Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Përulësia!

July 23, 2025 at 12:47 pm, No comments



Dikur djalli iu shfaq një shenjtori dhe i tha:

Ti je një hiç!Atë që bën ti e bëj edhe unë.Punon ti, punojë edhe unë, kreshmon ti, unë nuk ha fare.Bën agripni ti, unë nuk fle fare.

Jo or djall,- iu përgjigj shenjtori.Ti vërtetë mund t’i bësh të gjitha këto, por vetëm një gjë nuk mund të bësh.Është pikërisht ajo, që bëjnë shenjtorët e Perëndisë.Ti nuk mund të përulesh.

Djalli nuk mund të përulet kurrë!

Dikur pyetën një murg:

-Përse goditemi kaq shumë nga demonët?

-Sepse ne i hedhim armët, u përgjigj ai.Përulësinë, dashurinë dhe durimin.
Njëherë erdhën disa familjarë të një demonizuari tek një murg dhe i kërkuan që ta shëroj.
Në fillim murgu nuk pranoi sepse e quante veten të padenjë, por pas lutjeve të tyre për ndihmë, pranoi.I tha demonit:
-Dil jashtë krijesës së Perëndisë!
-Po dal, iu përgjigj ai.Por të pyes diçka dhe dua të më përgjigjesh:

Cilët janë dhitë dhe cilët delet?

“31 Edhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e tij, edhe gjithë engjëjt e shenjtë bashkë me të, atëherë do të rrijë mbi fronin e lavdisë së tij. 32 Edhe do të mblidhen përpara tij gjithë kombet; edhe do t’i ndajë ata njërin nga tjetri, siç ndan bariu dhentë nga dhitë. 33 Edhe do të vërë dhentë në të djathtë e dhitë në të majtë.” (Mth.25:31-33).
-Dhitë jam unë, sa për delet, Perëndia i njeh, u përgjigj murgu.
Sapo dëgjoi këto fjalë, demoni thërriti fortë:
-Po, për përulësinë tënde po dal!
Dhe që nga ai moment doli nga i sëmuri.

Perëndia ngre (lartëson) ata që janë të përulur, jo ata që dëshirojnë madhështitë.

Lartësoi Jakovin mbi Isavin (Zan.27-28), lartësoi Josifin mbi të vëllezërit (Zan.37-41), doganierin përmbi fariseun (Lk.18,14), Llazarin e varfër mbi të pasurin (Lk.16.19-31).

Lartësoi Ati Perëndi Birin e Tij Të Vetëmlindur, Zotin tonë Jesu Krisht i cili u përul më shumë se cdo njeri. Perëndia i pavdekshëm dhe i plotfuqishëm dënjoi të bëhet njeri, të lind në grazhd, të jetoj në varfëri, të laj këmbët e nxënësve të Tij, të dënohet, të përbuzet, të rrihet me kamzhik, dhe duke qënë krejt i pafajshëm të kryqëzohet dhe të vdesi.Dhe të gjitha këto  për të gjetur shpëtim gjithë  fajtorët dhe mëkatarët.

Të imitojmë Zotin tonë, të urrejmë egoizmin dhe të dëshirojmë përulësinë.Të kërkojmë të shoqërohemi me njerëz të thjeshtë dhe të përulur.Gjithmonë të kërkojmë vendin e fundit.Në veshje, në nevojat tona të përditshme dhe për gjithë nevojat tona trupore t’u shmangemi luksit dhe  gjërave të tepërta.Të kemi vetëm ato që na nevojiten.

Sa të mundemi të imitojmë gjithmonë Zotin tonë, Zonjën Hyjlindëse dhe Shenjtorët të cilët jetuan me përulësi të thellë.Përse vallë pemët frutore sa më shumë të mbushura me fruta janë, aq më të përkulura qëndrojnë?

Kështu edhe shërbëtorët besnikë  të Perëndisë për sa kohë marrin bamirësitë dhe dhuratat e Tij, aq me të përulur janë, sepse janë të vetëdijshëm ndaj detyrimeve të tyre ashtu siç vetë Zoti Jisu Krisht tha:

“Kështu edhe ju, kur të bëni gjithë sa ju janë urdhëruar, thoni se jemi shërbëtorë të pavlefshëm, sepse bëmë atë që kishim detyrë të bënim.” (Lk.17:10).

Mendojmë se Zoti bën mrekulli vetëm me lutjen e Shenjtorëve.Por  jo, Zoti do bëj mrekulli dhe tek njeriu mëkatar, menjëherë sapo shpirti i tij të mbushet me përulësi.Sepse kur njeriu njeh përulësinë, atëherë Zoti dëgjon lutjet e tij.
Shumë njerëz, nga mungesa e përvojës thonë: “Ky Shenjtor bëri mrekulli”, por kuptojmë se  Shpirti i Shenjtë që jeton brenda njeriut, bën mrekullira.

Shpirti i Shenjtë vjen tek njeriu që njeh dhe kultivon përulësinë në jetën e tij!


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • Homelia IX mbi Ungjillin sipas Mateut
    29 Jul, 2025
  • Lutja,frymëmarrja e shpirtit!
    29 Jul, 2025
  • Liria në Krishtin!
    28 Jul, 2025
  • Dashuria,përsosmëri shpirtërore!
    25 Jul, 2025
  • PSE TRUPAT E DISA SHENJTORËVE NUK PRISHEN ?
    24 Jul, 2025
  • Përulësia!
    23 Jul, 2025
  • PSE GRUAJA NUK MUND TE BËHET PRIFTËRESHË?
    23 Jul, 2025
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako