Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

KANONI I MADH DHE I VOGËL I PARAKLISIT: KUR, PSE DHE PREJ KUJT U KRIJUAN? (P.1)

August 1, 2023 at 2:34 pm, No comments

Nga Atë Dhimitrio Athanasiu



Kanoni i Madh dhe i Vogël i Paraklisit për Hyjlindësen e Tërëshenjtë, është një prej Shërbesave më të dashura për Kishën Orthodhokse. Dy Kanonet quhen “Paraklise” për Hyjlindësen e Tërëshenjtë, sepse besimtarët, ndjenjat e të cilëve shprehin Kanonet, lutin dhe thërrasin të Tërëshenjtën me ndërmjetimet e saj drejt Perëndisë dhe Birit të saj njeridashës, në mënyrë që të kënaqë dhe të plotësojë kërkesat e zjarrta të atyre që i luten asaj (nxito të lutesh dhe shpejto që të ndërmjetosh).
Siç thekson profesori Joan Funduli, dy Kanonet quhen Paraklis “i Madh” dhe “i Vogël”, edhe pse kanë të njëjtin numër troparesh, 32 secili, 4 në çdo odë. Por troparet dhe hirmoset e Kanonit të Madh janë dukshëm më të gjëra. Por kjo gjë, sikurse thotë i njëjti profesor, nuk është e mjaftueshme për të justifikuar mbiemrin “i Madh” për të. Arsyeja kryesore është se Kanoni i Madh psalet në mënyrë panigjirike, veçantërisht gjatë periudhës së 15 gushtit, siç e tregojnë edhe dërgimsoret: “O apostuj që u mblodhët këtu nga anët e dheut, në fshat të Gjethsemanisë, trupin ju ma varrosni; dhe Ti, o Bir dhe Perendia im, eja merre shpirtin tim”.
Pak kërkime janë bërë mbi rrethanat historike që çuan në kompozimin e dy Kanoneve si edhe në formën përfundimtare të dy Parakliseve. Fakt i sigurt i historisë së dy Parakliseve është se, Kanoni i Madh i Paraklisit është poezi e Perandorit të Nikeas Theodhorit II Duka Laskarit. Titulli i tij Dukë na tregon se e ka kompozuar Kanonin para ngjitjes së tij në fronin e Nikesë, në nëntor 1254.
Kanoni i Vogël i Paraklisit, që është edhe më i vjetër, i atribuohet prej disa studiuesve murgut Theostirikt, që jetoi gjatë shekullit të tetë, ndërsa të tjerë besojnë se është vepër e Mitropolitit të Nikesë Theofan Omologjetit, Shkruesit, që jetoi në të njëjtin shekull. Disa të tjerë ja atribuojnë Shën Joan Damaskinit. Në librin kishtar të “Orologjios” shkruhet, se Kanoni i Vogël i Paraklisit është “Poezi e Murgut Theostirikt. Ndërsa të tjerë ja atribuojnë Theofanit”. Është e mundur që këta dy emra të përkojnë me të njëjtin person, duke konsideruar mundësinë se Theofani ishte murgu i mëvonshëm Theostirikt (Omologjet i Ikonave të Shenjta).
Studiuesit specialistë modernë (Nikolaos Tomadakis - Profesor i Filologjisë Bizantine në Universitetin e Athinës - dhe Joanis Fundulis - Profesor i Liturgjisë në Universitetin e Selanikut) shprehin mendimin se ky është i njëjti person, i cili mban dy emra, emrin e tij të botës Theofan dhe emrin i tij të murgjërisë Theostirikt.
I lindur në fillim të shekullit të 8-të në Triglia të Bitinisë, i shenjtë Theosirikti u bë murg që në moshë të re në Manastirin e Shën Joan Theologut, të quajtur Pelekiti, ku më vonë u zgjodh igumen. Kur, me urdhër të perandorit Konstandin V të Kopronimit (741-775), guvernatori famëkeq dhe gjakatar i Azisë së Vogël, Mihail Lakanodrakon, filloi të persekutonte Omologjetët e Ikonave të Shenjta, hyri në manastiri në natën e të Enjtes së Madhe të vitit  763, gjatë momentit të Liturgjisë Hyjnore. Igumeni i shenjtë Theostirikt celebroi Liturgjinë Hyjnore me 780 anëtarët e manastirit të tij, nga të cilët 70 ishin Hieromonakë! (400 murgj u vranë në përleshjen që pasoi).


Vazhdon....(P.2)


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025

Extra info

Replace this text with some additional info. If there is no extra info, you can hide this text or hide this block by clicking the icon at the above right corner.

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako