Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Shën Metodia e Kimolos: 5 shtator

5 Oct, 2022, No comments


Read more »

Tre Martirët e Rinj në Vrahori të Agrinjos: 29 shtator

29 Sep, 2022, No comments


Read more »

Shën Malakia Dëshmor i ri nga Rodos: 29 shtator

29 Sep, 2022, No comments



Read more »

Shën Vatslavi Princi i Çekisë: 28 shtator

28 Sep, 2022, No comments


Read more »

Shën Kalistrai dhe 49 dëshmorët bashkë me atë: 27 shtator

27 Sep, 2022, No comments

Shën Kalistrati u martirizua në Romë gjatë sundimit të Dioklecianit (284-304). Origjina e tij ishte nga Kalkidona dhe prindërit e tij, si edhe paraardhësit e tyre ishin të krishterë shpresëtar.

Kur u rrit, Kalistrati u regjistrua në ushtrinë romake, por nuk i braktisi zakonet e tij shpresëtare, një prej të cilëve ishte lutja e mbrëmjes. Disa ushtar idhujtar, që e kishin parë, e spiunuan tek gjenerali idhujtar Persentini.

Ai, pasi fillimisht urdhëroi torturimin e tij, në vijim urdhëroi që ta vendosnin brenda në një thes të lidhur dhe ta hidhnin në det. Në një mënyrë të mrekullueshme thesi u zgjidh dhe dy delfinë shpëtuan Kalistratin. 49 ushtar që panë mrekullinë besuan tek Krishti. Atëherë Persentini i zemëruar urdhëroi që të gjithëve t’u pritej koka.

Shën Akilina: 27 shtator

27 Sep, 2022, No comments


Read more »

Oshënar Iganti : 27 shtator

27 Sep, 2022, No comments

Oshënar Ignati, Igumen i Manastirit të Shpëtimtarit Krisht në Batheos Riakos.

Oshënar Ignati e kishte origjinën nga Kapadokia dhe jetoi në kohën e perandorëve Bizantin Niqifor II Foka (963-969) dhe Joan Tsimiski (969-976).

Që në vogëli i’u përkushtua Perëndisë dhe shkoi në Manastirin e Batheos Riakos (Ky manastir gjendet në Triglia pranë Mudanias së Azisë së Vogël). Aty mësoi të gjithë të vërtetën asketike prej Oshënar Vasilit, igumenit dhe ndërtuesit të këtij Manastiri. Ignati, pasi arriti në një nivel të lartë vyrtyti, u dorëzua Anagnost, më pas Nëndhjakon, Dhjakon dhe Presviter. Më vonë u bë igumen i Manastirit në fjalë dhe i solli atij shumë përparim, material edhe shpirtëror.

Kur disa krerë politikë donin që të përdornin paratë e Manastirit, Ignati me qëndrimin e tij të vendosur, mbrojti pasurinë e Manastirit. Ndërroi jetë në rrugën pranë Amorios, kur po kthehej nga Kostandinopoja. Pas një viti lipsani i tij u transferua në Manastirin e tij të dashur, për të cilin aq shumë ishte munduar.

Shën Nili i Kalabrisë: 26 shtator

26 Sep, 2022, No comments


Read more »

Shën Nikolla Martir i Ri : 23 shtator

23 Sep, 2022, No comments

Read more »

Shën Joani Martir i Ri nga Konica : 23 shtator

23 Sep, 2022, No comments

Read more »

Shën Kozma Zografiti : 22 shtator

22 Sep, 2022, No comments

Oshënar Kozma Zografiti lindi në një familje aristokrate të Bullgarisë ku mësoi edhe të shkruante bullgarisht dhe greqisht. Kur prindërit e tij donin që ta martonin, u largua fshehurazi nga shtëpia dhe shkoi në Malin e Shenjtë. U vendos në manastirin e Zografit dhe pas pak kohe veshi edhe rrobën murgërore, duke marrë edhe detyrën e kishtarit. Në një panair të manastirit të Vatopedhit, ai pa i mahnitur të Tërëshenjtën që t’u shërbente murgjërve.

Për shkak të virtyteve të tij, igumeni i tij sugjeroi që të bëhej prift. Pas disa lutjeve, Hyjlindësja i tha se mund të shkonte në shkretëtirë. Aty rrëfente  njerëzit dhe u denjësua të merrte dhuntinë e parashikimit, mrekullibërjes dhe paradjenisë së fundit të tij. Në vdekjen e tij, gjatë shërbesës, “Perëndia shfaqi një mrekulli të madhe, të gjitha kafshët e shkretëtirës u mblodhën dhe qëndronin rreth tij. Dhe pasi e varrosën, secila kafshë qau sipas mënyrës së vet dhe e lavdëruan. Dhe më pas u rikthyen përsëri në shkretëtirë”.

Oshënari anahorit (ai që braktis gjërat tokësore), është asketi më i madh Zografit. Qelia e tij pranë manastirit të shpellës, që ekziston deri më sot, u bë një vend betejash kundër demonëve.

Ndërroi jetë paqësisht në 22 shtator 1323 dhe u varros në qelinë e tij dhe prej andej shkoi në gëzimin e Zotit. 40 ditë pas varrimit kërkuan lipsanin e tij dhe nuk e gjetën.


Profeti Jona : 21 shtator

21 Sep, 2022, No comments

Profeti Jona jetoi në kohën e mbretërve Amasi dhe Jeroboam. Ishte i biri i Amathit dhe atdheu i tij ishte Jehthoferi, i fisit të Zabulonit. Jonai ishte ai, i cili i dha guxim Jeroboamit në luftën kundër mbretit të Sirisë, e cila përfundoi me fitoren e Izraelit. Jonai përmendet në Dhiatën e Vjetër, i pesti ndër të ashtëquajturit profetë të vegjël. Të dhëna për të zbulohen në librin me të njëjtin emër, i cili e bëri të famshëm kryesisht për shkak të dramës së tij të shenjtë. Zoti e kishte urdhëruar të shkonte në Ninivi, selia e mashtrimit të zbukurimeve dhe orgjive të kota, për t'i predikuar asaj dhe për të profetizuar shkatërrimin e saj. Jonai, megjithatë, vendosi të harronte urdhrin e Zotit dhe vendosi se ishte mirë të shkonte në një qytet tjetër në Tarsei.

Kështu nisi udhëtimin me anije, por në det të hapur e kapi një stuhi e madhe. Pastaj hodhën short, për të parë se kush ishte përgjegjës për të keqen që u ndodhi. Dhe shorti i ra Jonait, i cili nuk iu bind urdhërit të Perëndisë. Pastaj e hodhën në det dhe stuhia pushoi. Por Jonain, një balenë e madhe e gëlltiti pa e ngrënë dhe pas tri ditësh e netësh e nxori në tokë të sigurt dhe të padëmtuar. Pastaj Jonai shkoi në Ninivi, ku profetizoi atë që i tha Perëndia dhe ninevitët u penduan, kreshmuan për 40 ditë dhe kështu qyteti i tyre u shpëtua nga shkatërrimi. Sepse pendimi sjell mirësinë e Perëndisë, mbi drejtësinë e Tij. Jonai vdiq në tokën e Saraarit, pranë lisit të Deborës dhe u varros në një shpellë. Natyrisht, ne mësojmë ngjarje të tjera të jetës së tij në Dhiatën e Vjetër.


Shën Joani i Huaji: 20 shtator

20 Sep, 2022, No comments


Oshënar Joani i Huaji është i panjohur për Sinaksaristët. Biografia e tij ruhet në një dorëshkrim në fshatin Siva të zonës së Pirgiotisas në Kretë, që ishte edhe atdheu i veçantë i Shenjtit.

Oshënar Joani i Huaji lindi prej prindërish besëmirë në kohën e perandorit Kostandin VII Porfirogjenet dhe në kohën e çlirimit të Kretës nga perandori Niqifor Foka në vitin 961 u vendos në fshatin Siva. Që në moshë të vogël kishte thirrje për jetën murgjërore dhe u bë eremit nëpër shpellat e Kretës, ku ushtronte lutjen dhe vetëpërmbajtjen. Më pas shkoi në malin Raksos, ku ndërtoi një kishë në emrin e Shenjtorëve Eftihi dhe Evtihian (17 gusht). Aty gjithashtu u qeth murg nga një Jerond i devotshëm dhe më pas u vendos në malin Miriokefalo. Në majën e këtij mali ndërtoi Manastirin e Hirshëm të Hyjlindëses Antifonitrias, i cili ka shpëtuar deri në ditët e sotme. Por Oshënari nuk qëndroi aty. Pasi lëvizi nëpër shumë vende të Kretës, ku ndërtoi Kisha dhe Manastire, u vendos në pjesën perëndimore të zonës së Kisamos, në fshatin Akti, ku ndërtoi një Manastir të Shën Evstathit. Aty pra, pasi jetoi një jetë oshënare dhe formuloi testamentin e tij, ndërroi jetë paqësisht.

Një burim i rëndësishëm për Oshënarin përbën kodiku i Bibliotekës Bodhiliane të Oksfordit, i cili përmban edhe një kopje besnike të Testamentit të Oshënarit.

Shën Ilarioni i ri, martiri oshënar nga Kreta : 20 shtator

20 Sep, 2022, No comments
Shën Ilarioni ishte nga Iraklio i Kretës dhe emri i tij i botës ishte Joan. Kishte katër vëllezër të tjerë. Dy prindërit e tij, Françesko dhe Ekaterina, e kishin ushqyer me zell dhe kishte mësuar gërmat e shenjta.
Joani kishte një xhaxha mjek, i cili duke shkuar për në Kostandinopojë e mori pranë tij. Edhe pse Joani, qëndroi bashkë me xhaxhain për 10 vjet, as mjekësinë i mësoi dhe as interesohej për nipin e tij. Për këtë arsye Joani u detyrua që të largohej nga shtëpia e xhaxhait dhe u punësua pranë një tregtari, nga ishulli Hio, i cili edhe ai vetë ishte i punësuar nga një person tjetër.
Njëherë tregtari mungoi nga dyqani i tij, sepse kishte shkuar në vendlindjen e tij në Hio. Kur u kthye, dy nënpunësit i dhanë llogari pronarit të tyre për periudhën kohore që kishte munguar. Tregtari theksonte se paratë që kishin hyrë nuk përputheshin me vlerën e mallit që ishte shitur dhe që mungonin 30 grosh.
Dyshimet dhe kërcënimet e tregtarit ishin drejtuar kundër Joanit. I dëshpëruar Joani kërkoi ndihmë nga xhaxhai i tij, i cili nuk e përfilli.
Me dëshpërimin e tij shkoi tek pallati i sulltanit që të takojë Valide sulltanën, nënën e sulltanit.
Fillimisht u paraqit para agait të autorizuar për pritjet, Etiop Merxhan Agait, të cilin e njihte, i tregoi shqetësimin e tij, por ky këshilltar i lig shfrytëzoi rastin dhe i këshilloi që të ndërronte besimin e tij dhe do të kishte shumë pasuri dhe grada.
Joani nga trishtimi, në bashkëpunim edhe me djallin pranoi. Atëherë agai e paraqiti para nënës së sulltanit dhe ajo e paraqiti tek sulltani. Menjëherë e rrethprenë, e veshën me rrobë të ndritëshme dhe e çuan tek një hoxhë që t’i mësonte islamin.
Por pas tre ditësh i riu erdhi në vete dhe u pendua në zemrën e tij. Kërkoi një mundësi të largohej. Arriti të largohej dhe shkoj në Krime. Aty qëndroi 10 muaj por nuk mundi që të gjejë prehje nga mëkati i mohimit. Kështu vendosi që të kthehet në Kostandinopojë me qëllimi pohimin e Krishtit. Por disa etër shpirtëror e këshilluan që të shkojë në Malin e Shenjtë.
Shkoi në Malin e Shenjtë, fillimisht në Manastirin e Ivironit dhe më pas në Skitin e shën Anës, pranë hieromonakut Visarion. Jerondi e pranoi dhe i vendosi një kanon me ushtrime të ashpra dhe kreshmë. Pas pak kohësh e qethi murg me emrin Ilarion.
Një mëngjes Ilarioni i tha Jerondit të tij që është gati për të pohuar Krishtin që më parë kishte mohuar. Jerondi u dakortësua me këtë mendim të mirë dhe vendosën që të shkonin të dy bashkë në Kostandinopojë.
Aty fillimisht u kungua me Misteret e Shenjta nga Jerondi dhe më pas u paraqit tek Agai.
Menjëherë sapo u bëra musliman –i tha- u pendova dhe menjëherë lashë errësirën e mashtrimit dhe u riktheva në dritën e së vërtetës, për këtë arsye unë anatemoj pohimin dhe besimin tuaj. I krishterë isha dhe jam. Dhe duke hedhë përtokë çallmën veshi skufon që kishte fshehur në gjoksin e tij.
Agai duke parë vendimin e patundur urdhëroi që ta burgosnin dhe ta torturojnë pa mëshirë. Aq shumë e torturuan saqë edhe kockat i’u copëtuan.
Përfundimisht më 20 shtator 1804 i prenë kohën dhe mori dy kurora, të ushtrimit dhe të martirizimit.
Njëherë Jerond Visarinin e kishin ftuar në një shtëpi të krishterë dhe i sollën fëmijët që t’i bekonte, një prej tyre, vajzë, rreth 8 vjeç, që kishte një demon të fshehur, u nxi, bëri disa lëvizje të çrregullta dhe përfundimisht ra përtokë si e vdekur.
Jerondi kishte me vete pak gjak të Shenjtorit, por para se të arrinte që me të, të lyente vajzën, demoni doli dhe fëmija u ngrit sërish.
lavdi Perëndisë që bën çudira me shenjtorët e tij të lavdëruar.

Shën Qipriani Mitropoliti i Kievit : 16 shtator

16 Sep, 2022, No comments

Lindi në Tërnovo të Bullgarisë në vitin 1330. Pasi u bë murg qëndroi në disa manastire të zonës së tij, veçantërisht në Kelifavero, dhe më pas vendoset në Kostandinopojë ku edhe lidhet me Patriarkun agjiorit Filotheo Kokino dhe për një periudhë qëndron në manastirin e Studit. Në vitin 1354 Qipriani shkoi në Malin e Shenjtë “në shkollën e asketizmit të lartë shpirtëror”. Jetoi një jetë erimitike në zonën e Lavrës së Madhe me studim dhe lutje të pandërprerë, asketizim dhe me kopjimin e veprave (shkrimeve) të etërve.

U kthye në Kostandinopojë dhe më pas Patriarku Filothe e dërgoi të baritonte në mitropolinë e Kievit. Më pas u bë mitropolit i të gjithë Rusisë (1378-1391). Rivaliteti dhe ndarjet e brendshme e hidhëruan mitropolitin e mirë. Duroi vite vuajtjesh dhe nuk e braktisi veprën e tij frytdhënëse, prej të cilës Kisha ruse përfitoi shumë. Shpëtoi pasurinë e kishës, që duhet ta kishin murgjit, të cilëve i’u solli frymën agjiorike.

Tre dekadat e kryepriftërisë së tij i sollën shumë fitore. Bashkoi mitropolitë e ndara të Rusisë në një mitropoli të Kievit, Galikisë dhe të gjithë Rusisë. I’u përkushtua me sukses të madh përkthimit dhe korrigjimit të librave kishtar dhe u tregua shkrimtar, kanonolog, liturgjiolog dhe kronograf i dalluar. Veprat e tij janë përkthimet e Pidaliut, Uratores, Psaltirit dhe shumë teksteve liturgjike, agjiologjike dhe askitikoniptike. Në kohën e tij u themelua lëvizja hezikaste rreth shën Sergjit të Radonezit, si dhe u forcua kthesa e rusëve drejt Malit të Shenjtë, e sidomos murgjërve.

Lipsani i tij mrekullibërës prehet në kishën e shenjtë të Fjetjes së Hyjlindëses në Kremlin të Moskës. Shenjtëria e tij u njoh në vitin 1472. Biografi i tij është mitropoliti i Kievit Grigor Camblak (1420).

Kujtimi i tij nderohet më 16 shtator dhe 27 maj.

Shën Joani Martir i Ri nga Kreta : 15 shtator

15 Sep, 2022, No comments

Vendi i quajtur Sfakia e Kretës ishte atdheu i Shën Joanit dhe punonte si bujk në Neo Efeso. Në një panair për nder të Shën Joan Pararendësit (29 gusht 1811) jashtë Neo Efeso, Joani bashkë me dy patriotë të tij po argëtoheshin. Në një moment në panair erdhën disa të dërguar të agait dhe kërkuan takën e kokës. Të tre të rinjtë nga Sfakia refuzuan që të paguanin dhe u grindën me tagrambledhësit. Rezultati i kësaj grindjeje ishte vrasja e njërit prej miqve të Joanit, ndërsa njëri prej turqve dhe të tjerët u plagosën. Dy patriotët e Joanit u larguan, ndërsa Joani qëndroi sepse ishte i pafajshëm. Por turqit që kërkonin hakmarrje e kapën Joanin dhe pasi e torturuan e mbyllën në burg, ku qëndroi pa ushqim për 16 ditë. Kërkesave të turqve për t’u islamizuar në mënyrë që t’i shpëtonte vdekjes, Joani ju përgjigjej: “I Krishterë linda dhe i Krishterë dua që të vdes, Joan quhem, nuk e ndryshoj besimin tim, as edhe emrin tim”. Atëherë turqit e varën më 15 Shtator 1811. Pasi morën leje të krishterët e varrosën në oborrin e kishës së Shën Gjergjit në Efes. Jetën e Shenjtit e shkroi Athanasios Parios, ndërsa Shërbesën e tij, murgu Gjerasim Mikrajananiti.

Shën Makario, Oshënarmartir i Ri : 14 shtator

14 Sep, 2022, No comments


Nuk është i njohur vendi i origjinës prej të cilit ishin prindërit e Shën Makarios. Ai ishte nxënës i Shën Nifonit (11 gusht) Patriarkut të Kostandinopojës, jetën e të cilit e imitoi. “Duke arritur në ekstrem dhe në përsosmëri të dashurisë hyjnore, zemra e tij dëshironte që të denjësohej për të përfunduar jetën e tij me një vdekje martirike”. Dëshirën e tij ja tregoi mësuesit të tij, që atëherë gjendej në Manastirin e Hirshëm të Vatopedhit, dhe pasi Jerondi njohu se dëshira e tij vinte me të vërtetë nga vullneti hyjnor, e këshilloi në mënyrën e duhur, e bekoi dhe e la që të shkonte drejt rrugës së martirizimit dhe i tha: “Shko, o bir, në rrugën e martirizimit, sepse sipas dëshirës sate, dëshiron që denjësisht të marrësh kurorën e së vërtetës dhe të ngazëllohesh përjetësisht bashkë me martirët dhe oshënarët”.

Makario bashkë me kushëririn e tij Joasafin (26 tetor) kishin shoqëruar Jerondin e tyre Shën Nifonin në udhëtimet hierapostolike të gjata dhe frytdhënëse në Maqedoni dhe Ungarovllahi. Në vitin 1505 shkuan dhe u vendosën në Manastirin e Vatopedhit, ku qëndruan për rreth dy vite.

Sipas një profecie të Shën Nifonit, Makario i lumur shkoi me gëzim në Selanik për të predikuar me guxim Krishtin tek myslimanët. Arrestohet dhe torturohet papushim prej turqve. E goditën me thika dhe drunj dhe të përgjakur e mbyllën në burg, ku përfundimisht i prenë kokën. Kur me ndriçimin dhe hirin e Shpirtit të Shenjtë Shën Nifoni u njoftua për këtë ngjarje, i gjendur në Manastirin e Vatopedhit, në të njëjtin moment me martirizimin e Makarios i thotë nxënësit tjetër të tij Joasafit, kushëririt të Makarios: “Të dish biri im, se kushëriri yt Makario mbaroi sot me martirizim, dhe gëzohet në Qiell, me rreshtat e Oshënarëve dhe të Martirëve”. 

Kujtimi i Oshënarmartirit Makario, që konsiderohet edhe Neomartiri i parë Agjiorit, nderohet më 14 Shtator. Martirizimi i tij u bë në vitin 1507 dhe jo në vitin 1527, siç tregohet gabimisht, pasi Jerondi i tij Shën Nifoni fjeti në vitin 1508.


Shën Meletio Pigas : 13 shtator

13 Sep, 2022, No comments

Shën Meletio Pigas ishte Patriark i Aleksandrisë (1590-1601). Personalitet i madh kishtar i shekullit 16, ai shërbeu edhe në Patriarkanën Ekumenike përgjatë kohëve të këqija (1597-1598).

Lindi në vitin 1549 në Handhaka të Kretës nga një familje besëmirësh në gjendje të mirë ekonomike, mori një qarkore arsimimi dhe vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Patavit. Pasi u rikthye, përqafoi jetën murgjërore në manastirin e Agarathit të Kretës, në të cilin igumen ishte Patriarku i mëvonshëm i Patriarkanës së Aleksandrisë Silvestri (1566-1590).

Si igumen i manastirit të Agarathit pas largimit të Silvestrit, luftoi me zell kundër propagandës katolike. Shumë shpejt përmendet edhe si klerik dhe protosingjel i Patriarkanës së Aleksandrisë.

Pas vdekjes së Silvestrit, u dorëzua patriark i Aleksandrisë prej Patriarkut të Antiokisë Joakimit (5 Gusht 1590).

Në fronin patriarkal luftoi me interes të madh për marrëdhëniet orthodhokse dhe për problemet kishtare. Kufizoi borxhet e patriarkanës, dhe me ndihmën e sundimtarit të Vllohomoldavisë Jeremisë ndërtoi një rezidencë të re patriarkale dhe zgjidhi shumë prej problemeve emergjente të patriarkanës, deri në vdekjen e tij të parakohëshme në moshën 52 vjeçare në vitin 1601.

Oshënar Daniel Thasios : 12 shtator

12 Sep, 2022, No comments

Read more »

Shën Efrosin kuzhinieri : 11 shtator

11 Sep, 2022, No comments

Në një moshë të pjekur Oshënar Efrosini braktisi botën dhe hyri në një shoqëri murgjërore, ku u qeth murg. I përbuzur nga bashkëmurgjit e tij për shkak të mos arsimimit të tij dhe për shkak të thjeshtësisë së tij, ndoqi përulësinë e Krishtit dhe ju shërbeu atyre në shërbimin e kuzhinerit. Gjithnjë i mbytur në thëngjij e hi, të gjithë talleshin me të. Por, i lumuri me trimëri zemre i duronte poshtërimet dhe në fshehtësi kalonte stadin e vyrtyteve, duke i shpëtuar vëmendjes së njerëzve.

Në atë manastir ishte edhe një prift i vyrtytshëm, i cili për tre vite me kreshmë dhe lutje, luste Perëndinë që t’i tregonte të mirat, “këto Perëndia i bëri gati për ata që e duan atë” (1Kor. 2.9). Një natë ndërsa ishte duke fjetur, mendja e tij  shkoi në parajsë, një një kopësht aromantik të mbushur plotë me pemë të ndryshme, lule të lezetshme dhe ujëra të rrjedhshëm të pastër, që gjuha njerëzore nuk mund t'i përshkruajë. Ndërsa po meditonte se e kujt mund të ishte ajo parajsë e mrekullueshme, sheh kuzhinierin e manastirit, Efrosinin, në mes të kopshtit, duke shijuar të mirat e papërshkrueshme. I shtangur e pyeti se si u gjend aty dhe nëse ky ishte vendi që Perëndia përgatit për të gjithë ata që e duan. Efrosini i tha: “Unë atë, siç ti e di, nuk di të shkruar dhe të lexoj, prej jush dëgjoj ato që thotë Apostulli. Por meqënëse ne kemi nxituar veten tonë, shikojmë vetëm një pjesë prej atyre që Perëndia ka përgatitur për gjithë ata që e duan, sepse njeriu që vesh mishin nuk mund të durojë të shikojë më tepër”. Prifti e pytei nëse kishte ardhur aty edhe herë të tjera dhe Efrosini ju përgjigj: “Me hirin e Perëndisë këtu qëndroj gjithmonë dhe jam rojtar i kopshtit”. Atëherë prifti i tregoi tre mollë të bukura dhe të mëdha dhe e pytei nëse kishte pushtet për t’ia dhënë. Efrosini i këputi menjëherë dhe ja vendosi në raso.

Në atë moment ra kambana për shërbesën e mëngjesores. Prifti, duke kërcyer nga shtrati i tij, mendoi se kishte parë ëndërr dhe u habit kur brenda rasos së tij gjeti tre frutat e parajsës. Në kishë pa Efrosinin që të qëndronte si gjithmonë në ndenjësen e tij. Duke rënë në këmbët e tij, ju lut që t’i thoshte se ku gjendej atë natë. “Aty isha atë”, ju përgjigj, “ku më gjete”. “Dhe çfarë më dhe, shërbëtor i Perëndisë? Më thuaj”, e pyeti përsëri prifti. “Tre mollë kërkove dhe t’i dhashë”, ju përgjigj me përulësi kuzhinieri. Prifti i bëri një metani dhe shkoi në vendin e tij. Pas përleshimit solli nga qelia e tij të tre mollët, jua tregoi vëllezërve dhe rrëfeu ato që i ndodhën gjatë natës. Ata u mrekulluan dhe lavdëruan Perëndinë. më pas i prenë pjesë pjesë dhe i vendosën në një disk. Të gjithë sa morën nga bekimi i kopshtit zotëror u shëruan nga çdo sëmundje.

Ndërsa Efrosini i lumur, në momentin kur murgjit dëgjonin me kujdes rrëfimin e priftit, hapi portën anësore të kishës dhe për t’ju shmangur lavdisë njerëzore u largua nga manastiri dhe nuk u duk më kurrë.


Load more

Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako