Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Shën Metodia e Kimolos: 5 shtator

October 5, 2022 at 1:37 pm, No comments



Oshënare Metodia e Kimolos lindi në ishullin Kimolo më 10 Nëntor 1865, nga prindër shpresëtar. Babai i saj quhej Jakov Sardis dhe nëna Maria. Kishin tre djem dhe pesë vajza, prej të cilëve e dyta ishte Irini, ose Metodia e ardhshme.

Shenjtorja që në vogëli kishte thirrje për hyjnoret dhe shkonte gjithmonë në Kishë. Kur erdhi në një moshë madhore, në mënyrë që të mos hidhëronte prindërit, u martua me një marinar. Edhe pse ishte e martuar, zelli i saj për Kishën mbeti i pandryshuar. Por njëherë burri i saj, në një nga lundrimet e tij, lundoi pranë Azisë së Vogël dhe nuk u rikthye më në Kimolo. Atëherë Irini u bë murgeshë në Kishën e të Tërëshenjtës Odigitria (udhërrëfyese) në Kimolo, nga Kryepiskopi i atëhershëm i Siros Metodi, duke e ndërruar emrin nga Irini në Metodia. Gëzimi i saj ishte i madh dhe ndoqi urdhërimet ungjillore të Zotit me gjithë shpirt. Luftrat e saj asketike ishin të mëdha dhe përbënte një shembull të gjallë për të gjithë. Fama e vyrtytit të saj të madh u përhap kudo dhe shumë gra shkonin ta takonin, në mënyrë që të gjenin përikje shpirtërore dhe liman nga stuhitë e jetës. Fjala e Shenjtores ishte freski dhe shërim për shpirtrat e munduar. Gjithashtu Metodia, përveç dhuntive të tjera, u denjësua nga Perëndia të bënte edhe mrekulli.

Atë Joanis Ramfos shkruan dhe ruan në arkivin e familjes së tij një nga shumë mrekullitë, që i atribuohen Oshënare Metodisë, mrekulli e cila ka ndodhur para sëmurjes dhe vdekjes së saj. Pas një trokitje në derë dhe sapo Oshënarja doli në oborrin e qelisë së saj duke menduar se arriti ora e mëngjesores dhe ishte vonuar, pa kishën e Odigitrias të mbuluar me dritë. Pamja që pa duke hyrë në brendësi të kishës ishte një skenë e ëngjëjve që ngjiteshin në qiell. Ajo ishte edhe liturgjia e saj e fundit. Kjo histori përbën një shembull shumë të vogël të mrekullive, që i atribuohen Oshënares, të cilat u ruajtën dhe u shkruajtën prej biografëve të saj. Sigurisht Murgu Agjiorit Moisi, por edhe Arkimandrit Emanuel Karpathos, bëjnë fjalë për fuqinë që fsheh besimi dhe vaji nga kandili i saj, që nuk shuhej kurrë dhe me të cilin lyente besimtarët e sëmurë.

Një bujk nga Kimolo kishte tumor në fyt. Shkoi me shumë besim tek Oshënarja, e cila u lut, i bëri shenjën e kryqit në qafë dhe i dha të pijë nga vaji i kandilit të pashuar. I sëmuri u shërua plotësisht duke falenderuar Perëndinë.

Bashkëshortja e Vas. Logothetit, Aleksandra, nuk mund të lindte fëmijë dhe shkoi tek Oshënare Metodia duke i kërkuar të lutej në mënyrë që të denjësohej të lindë një fëmijë. Oshënarja u lut dhe gruaja mundi të lindë duke lavdëruar edhe ajo Krishtin për ngjarje e mrekullueshme.

Ekaterina Logotheti që jetonte në Kastro, përballë qelisë së Oshënares, u sëmur rëndë. Oshënarja e vizitoi dhe me lutje dhe me vajin e kandilit të saj e shëroi.

Një grua tjetër nga ishulli, për të cilën nuk kemi emër, kishte kancer në gji. Duke dëgjuar për mrekullitë që bënte Oshënarja, shkoi tek ajo me besim dhe u shërua plotësisht me lutjet dhe kryqin e Shenjtores.

Prifti atë Gergios Logothetis u sëmur rëndë dhe rrezikonte për të vdekur. Oshënare Metodia i dërgoi vaj nga kandili i saj i pashuar dhe kur u lye me atë dhe u shërua.

Kështu Shenjtorja pasi jetoi të gjithë jetën e saj, ndërroi jetë paqësisht të dielën e 5 Tetorit 1908 në moshën 43 vjeçare.


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako