Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Shën Nili i Kalabrisë: 26 shtator

September 26, 2022 at 9:55 am, No comments



Shën Nili është një prej shenjtorëve më të njohur të Kalabrisë, jo vetëm për shkak se ishte ndërtuesi i manastirit të Kriptoferës, por edhe sepse jeta e tij është një nga më të shkëlqyerat e agjiologjisë italioano-jugore.

Ai lindi në vitin 909 në Rosano nga një familje fisnike me origjinë bizantine. Ishte i martuar dhe kishte një vajzë. Në moshën 30 vjeçare vendosi që të braktiste botën dhe të ndiqte jetën murgjërore në malin Mërkuri, pranë oshënar Zaharisë “Angjeliko”, oshënar Joanit të Madhe dhe oshënar Fatinit të Ri. 

Për një periudhë kohore shkoi në manastirin e shën Nazarit që të shpëtonte nga kundërshtimet e administratorit të Rosanos dhe nga ato të familjes së tij, të cilët nuk ishin dakort me vendimin e tij për të ndjekur jetën murgjërore. Aty vesh skimën murgjërore dhe merr emrin Nil. Duke kërkuar më shumë qetësi, pasi mori edhe bekimet e Etërve shkoi që të jetonte në shpellën e Shën Mihailit si eremit. Aty qëndroi për 10 vite, ku pranoi edhe nxënësit e tij të parë: Stefanin, Gjergjin dhe Proklin.

Oshënari, për shkak të bastisjeve të shpeshta të saraçenëve në atë zonë, u detyrua me sinodinë e tij të vogël të strehohej në një pronë të tij pranë Rosanos, ku ishte një kishë e Shën Adrianit. Këtë pronë, më vonë, ai e shndërroi në një manastir. Shumë shpejt vllazëria u rrit në 12 murgj, ndërsa pas 25 vitesh qëndrimi në Shën Adrian, numri i murgjërve arriti në 60. 

Këtu fama e oshënarit, për shkak të dhuntisë së profetizimit, për shkak të shërimeve u bë kaq e njohur, saqë fama e tij arriti deri në Kostandinopojë.

Oshënari, që t’i shmangej numrit të madh të vizitorëve që vinin për ta parë dhe për të marrë bekimin e tij, por edhe pasi parashikoi shkatërrimin e Kalabrisë nga arabët, braktis vendin e tij dhe bashkë me shumë nxënës të tij shkon në Kapua të Kampanisë.

Aty vendoset në Manastirin e Valelukit, që iu dha atij nga murgjit benediktinë të malit Kasian (Montecasino). Pasi qëndron për 15 vite në Valelukio, oshënari bashkë me vllazërinë e tij shkon në Serperi të Gaetës, që ishte pronë e perandorit gjerman Oto III. Aty ai ndërton një manastir ku qëndroi për rreth 10 vite.

Në vitin 1004 ai largohet nga Serperi bashkë me disa nga nxënësit e tij për në Romë dhe mikpritet në manastirin e bizantit të Shën Agathisë në Tuskulano. Ndërkohë erdhën edhe vëllezërit e tjerë nga Serperi dhe filluan që të ndërtojnë manastirin e Kriptoferës, të cilin Oshënari nuk mundi ta shikonte të përfunduar.

Më 26 Shtator 1004 në moshën 95 vjeçare ai dorëzoi tek Zoti shpirtin e tij të shenjtë, që të prehej nga mundimet e jetës së tij të trazuar. Jetën dhe shërbesën e tij e shkroi nxënësi i tij, Oshënar Bartholomeu i Ri.


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako