Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Në emër të kujt bëjnë terror xhihadistët ?

October 20, 2021 at 1:36 pm, No comments

 

Dt 04/12/2015 : Publikuar dhe botuar në Gazetën Shqiptare & Tirana Observer
Shkrim i përgatitur nga përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit KOASH
   Z.Miron Çako



Kjo pyetje që po shqetëson shumë njerëz me mendje të hapur në të gjithë planetin do patjetër nje përgjigje emergjente, por këtë përgjigje përpiqen ta japin me nxitim vetë xhihadistët e të gjithë grupeve, si Al Nusra, ISIS, Boko Haram, etj.,kudo që ata ndodhen dhe bëjnë terror të përditshëm duke u bërë një problem serioz për paqen globale dhe kërcënojnë për një ndryshim radikal të qytetërimit të sotëm, nga multietnik dhe multifetar në një Kalifat, me një fe të imponuar, ata të gjitha këto thonë se i bëjnë në emër të Profetit, Kuranit, Islamit dhe Allahut, (Zotit).


E nëqoftëse e gjitha kjo mënxyrë kundër njerëzimit që ata thonë se bëjnë në emër të Isalmit  është e vërtetë, atëhere mendimi i parë që i vjen çdo qënie njerëzore normale  që e do jetën dhe lirinë  është se myslymanizmi  qënka vërtetë një rrezik imediat për njerëzimin dhe botën e qytetëruar, e cila standartin e lirisë për çdo individ sipas kartës së të drejtave të njeriut e ka fituar me shumë mund dhe sakrifica sublime të shumë brezave paraardhës në Europë dhe në botë.


DEKLARATA E PËRGJITHSHME E TË DREJTAVE TË NJERIUT TË VITIT 1948
Artikulli 1 thotë: “Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lira dhe kanë të drejta dhe dinjitet të barabartë. Ato janë të pajisur me arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen me njëra-tjetrën me frymë vëllazërie”
Artikulli 18 thotë: “Çdokush gëzon të drejtën, lirinë për të ndryshuar fe ose besim dhe liri për të manifestuar fenë apo besimin e tij, duke mësuar cakun e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe fesë; e drejtë e cila përfshin praktikuar, adhuruar dhe ushtruar rite, qoftë kjo personalisht apo në një komunitet publikisht ose privatisht.”


Mos ndoshta ka ardhur koha për të organizuar një tjetër kryqëzatë si ajo e shekullit të XIII-të nga vendet e Evropës, por jo vetëm, kundër islamizmit dhe kundër myslimanëve?


Por të mos nxitohemi të arrijmë shpejt në këtë konkluzion dhe të krijojmë steorotipe  për islamikët dhe kështu, dashje pa dashje t’i hedhim benzinë këtij zjarri, që një dorë e fshehtë djallëzore e ka ndezur dhe kërkon të na i paraqes si një luftë fetare, të cilën po mos dimë ta shuajmë shpejt mund të na djeg të gjithëve si të krishterë, myslimanë, fetarë, ateistë. Ashtu siç thuhet një fjalë e urtë; “Një zjarr i vogël çfare pylli të madh djeg”.
Por le t’i kthehemi pyetjes: Në emër të kujt bëjnë terror xhihadistët?
Ata thonë se e bëjnë në emër të Profetit, Kuranit, Islamit dhe Allahut. A është e vërtetë kjo?


Shumë njerëz të urtë thonë se kjo nuk është e vërtetë, por një trill që po përgati një dorë e fshehtë djallëzore nga prapaskena e këtij teatri global me një skenar, ku kërkon që në këtë tragjedi botërore, të angazhojë sa më shumë aktorë të paditur dhe mashtrues të mashtruar.Le të përmendim disa fakte që përgënjeshtrojnë atë që thonë dhe bëjnë xhihadistët sot në emër të Profetit, Kuranin, Islamit, fesë.Fakti i parë ka te bëjë me Profetin  Muhamed që për myslimanët besohet dhe pohohet si profeti i fundit që ka dërguar Zoti (Allahu) njerëzimit, na ka lënë një dëshmi të shkruar dhe të vulosur me dorën e tij, për respektimin dhe mbrojtjen nga ana e tij të krishterëve dhe kishës së tyre  që është shkruar si urdhërim për çdo myslyman deri në ditën e kiametit. Ky dokument i rrallë gjëndet i disponueshëm për të gjithë vizitorët e manastirit të Shën Ekaterinës në këmbët e malit Sinai, i ndërtuar nga perandori bizantin Justiniani shek VI, vend shumë i njohur si për hebrenjtë, të krishterët dhe muhamedanët, sepse në atë vend Zoti Perëndi i shfaqet Moisiut (Musait) 1500 vjet para Krishtit, duke i dhënë në dy rrasa guri dhjetë porositë  që është shtylla kurrizore e ligjit për hebrenjtë, të krishterët edhe për myslimanët  që i përkasin feve monoteiste. Ky dokument është shkruar në vitin 628 pas Krishtit dhe përpara librit të Kuranit, i cili u shkruajt mbas vdekjes së Muhamedit. Ja çfarë shkruhet:




“Ky është një mesazh nga Muhammed i biri i Abdullahut, si një pakt për ata që mbajnë Krishtërimin, pranë dhe larg, ne jemi me ta. Me të vërtetë unë, shërbëtorët, ndihmuesit, dhe ndjekësit e mi i mbrojnë ata, sepse kristianët janë qytetarët e mi; dhe për Allah, unë jam gjithmonë kundër çdo gjëje që i dëshpëron ata. Asnjë lloj detyrimi nuk duhet të ketë mbi ta. As gjykatësit e tyre nuk do të hiqen nga puna dhe as murgjërit e tyre nga manastiret e tyre. Asnjë nuk lejohet që të shkatërrojë një shtëpi të besimit të tyre, ta dëmtojë atë, apo të marrë ndonjë gjë nga ajo për tek shtëpitë e muslimanëve. Në qoftë se ndonjë merr ndonjë nga këto, ai do të shkelë paktin e Zotit dhe nuk i bindet profetit të Tij. Me të vërtetë, ata janë aleatët e mi dhe kanë statutin tim të sigurtë kundër gjithçkaje që ata urrejnë. Asnjë nuk do t'i detyrojë ata që të udhëtojnë apo t’i obligojë për luftë. Muslimanët duhet të luftojnë për ta. Në qoftë se një femër kristiane martohet me një musliman, kjo nuk duhet të ndodhë pa aprovimin e saj. Ajo nuk duhet të ndalohet të vizitojë kishën e saj për t’u lutur. Kishat e tyre duhet të respektohen. Atyre nuk duhet t’u ndalohet riparimi i tyre as shenjtërimi i tempujve të tyre. Asnjë njeri nga ummeti (bashkësia muslimane) nuk duhet të shkelë këtë pakt deri në Ditën e Kiametit (fundi i botës).” Ky statut i privilegjeve ka qenë nderuar dhe zbatuar me besim të plotë nga gjithë muslimanët nëpër shekuj dhe nëpër të gjithë tokat ku ata sunduan (Zahur, Dr. A.;Hak,Dr. Z., Drita Islame)


Fakti i dyte ka të bëje me Kuranin. Në vetë Kuranin që për myslimanët është një libër shumë i shenjtë dhe fjala e Zotit (Allahut) që iu transmetua Muhamedit nga qielli, në lidhje me të krishterët që quhen “ithtarët e librit (Biblës)” shkruhet: “ithtarët e librit mos i polemizoni, ndryshe (kur i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu siç është më së miri, përveç atyre që janë mizor dhe thuajini ‘ne i besuam asaj që na u zbrit neve dhe që iu zbrit juve dhe se zoti ynë dhe zoti juaj është një dhe ne jemi dorëzuar atij në islam” (suria: 29:46)


Fakti i tretë na tregon marëdhëniet e myslimaneve dhe të krishtereve në lidhje me objektet e kultit dhe nderimin e profetëvë që respektohen në të dy fetë. Vetë myslimanët edhe duke qënë maxhorancë në vendet që pushtonin kanë dhënë shenja të bashkjetesës dhe respektit të vendeve të kultit që i përkisnin të krishterëve. Le të japim një shembull: Në Damask të Sirisë ngrihet Katedralja madhështore e Shën Joan Pagëzorit, e ndërtuar nga Justiniani. Në kohën që arabët pushtuan rajonin (shek. VII), ata e kthyen kishën në një xhami (xhamia Umajad, 715). Megjithatë atje është një vend maozelumi (varr) i konsiderueshem i madh dhe i mrekullueshëm nga ana artisitike, brenda në kishën e madhe. Ku është varri i kokës së nderuar të Shën Joan Pagëzorit. Pas gjetjes se katërt të kokës së këtij shenjtori, gjetja e lipsaneve u bë me ngritjen e një varri të bukur në këtë kishë. Kur myslimanët e konvertuan kishën në xhami ata gjithashtu vunë dorë kundër varrit. Por ata u tmerruan, sepse me goditjen e parë filloi të rridhte gjak i ngrohtë nga aty dhe ai vazhdoi të rrjedhë për disa ditë dhe netë. Ai nuk po pushonte. Arabët në panik kërkuan lutjet e patriarkut të krishterë. Ai me të gjithë klerin e shenjtë të Damaskut kreu litani rreth varrit për tre ditë  dhe në ditën e tretë gjaku pushoi së rrjedhuri. Një mbishkrim me shkronja arabe të arta në monument dëshmon këtë incident shokues. Deri më sot bota myslimane respekton shumë varrin e Pararendësit  dhe në të njëjtën kohë i frikësohet atij. Askush nuk guxon t'i kundërvihet.


Por le të japim një tjetër fakt që ka lidhje me kishën katedrale “Ngjallja e Krishtit në Jeruzalem që mund të themi se është zemra e Trupit të Krishtit që është Kisha e tij në të gjithë botën. Zahi Shaked është myslymani që mban çelsat dhe që hap dhe mbyll derën e kishës së Ngjalljes në Jeruzalem. Kjo traditë është e përditshme qysh prej vitit 1520 ku sulltani Sulejmani urdhëroi që çelsat t’i mbante një familje myslymane.Të tëra këto fakte na tregojnë se providenca Hyjnore e Zotit ka ndikuar me shumë urtësi si tek myslimanët dhe tek të krishterët. Pavarsisht se kanë dogma të ndryshme për shpëtimin e botës nga Zoti, prapë ata kanë gjetur mënyra të bashkjetesës, të respektimit dhe të mbrojtjes së njeri-tjetrit duke kuptuar se toleranca fetare është në të mirën e të gjithëve.Dhe një fakt tjetër që i kalon të gjitha pritshmërit e mundshme të bashkjetesës të krishterëve dhe myslimanëve e gjejmë sot në Shqipëri në fshatin Malbardh të komunës Milot me 900 banor, ku vetëm 9 shtëpi janë të besimit të krishter katolik, kanë ndërtuar së bashku një kishë mbi themelet e një kishe të vjetër. Kisha është më afër me lagjen myslimane se atë katolike dhe i gjithë komuniteti e respekton dhe e nderon kishën si vend i shenjt dhe sot janë gati, të krishterë dhe mysliman të fshatit të ndërtojnë një xhami për besimtarët myslimanë. Banorët e të njëjtit fshat  thonë



: “Ashtu për mort e për dasma kemi detyrim gjithmon ndaj njeri-tjetrin, si myslimani për katolikun edhe katoliku për myslimanin.”


Zoti i paqes dhe dashurisë nuk kërkon që  njeriu krijesa e tij më e dashur e krijuar prej një fare të Adamit (Ademit) dhe me atributin Hyjnor të lirisë për të zgjedhur rrugën e tij, të derdh gjak njerëzor në emër të fese. Kjo kërkesë do të ishte një mizori cinike që është e pamundur për Zotin, Qënien Hyjnore të gjithë Pushtetshmin  që dashuron dhe do që çdo njeri të vijë pa inponim në të vërtetën absolute. Me këtë që po them nuk dua të keqkuptohet se fetë janë njësoj ose janë si partitë, siç pohojnë disa për shkak të padijes teologjike, ato kanë dallime esenciale që nuk duhen injoruar. Pavarsisht se ato janë të ndryshme nga njëra-tjetra, fetarët duhet të kenë respekt të ndërsjelltë për fenë e tjetrit. Të respektosh një fe nuk do të thotë të jesh patjetër dakort me atë. Ai që i imponohet dhe dhunon fenë e tjetrit i bën dëmin më të madh fesë së vetë. Dhe diçka tjetër: nuk duhet ngatërruar feja me shtetin, mbrojtja e besimit me mbrojtjen e vendit, përhapja e fesë më ekspasionin ushtarak. Në ungjill na thuhet: “Jepi Çezarit (shtetit) ç’i takon Çezarit dhe Perëndisë atë që i takon Perëndisë.”


Prandaj, në emër të kujt bëjnë terror  xhihadistët…?
Thamë që kjo nuk vjen nga feja dhe ky është mendimi i përbashkët i të gjithë lidërve fetar, klerikëve, teologëve të përgjegjshëm të të dyja besimeve, krishterë dhe myslimanë në botë, ashtu siç e shikojmë dhe e dëgjojmë edhe këto ditë në vendin tonë në takimet e përbashkëta të komuniteteve si përshembull: Takimi i përfaqësuesve të komuniteteve fetare në 25 Nëntor në Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj Gruas dhe Familjes, ku Komunitetet Fetare angazhohen së bashku si gjithmonë për punë të mbara; Takimi ndërfetar në fushën akademike   më 19 nëntor 2015 që u zhvillua midis përfaqësuesve te Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, drejtuesve të Departamentit të Shkencave Islame pranë Universitetit Bedër dhe drejtuesve të Akademisë Teologjike Orthodhokse, takim ky për të promovuar dialogun ndërfetar nëpërmjet hapave konkret të njohjes dhe prezantimit të stafit pedagogjik të të dyja palëve.


Takimi më 26 nëntor për dialogun ndërfetar myslimano-katolik zhvilluar në Shkodër midis stafit akademik të Departamentit të Shkencave Islame nga Universiteti Hëna e Plotë Bedër dhe studentëve të vitit të tretë  të Shkollës së Lartë Teologjike Katolike (Seminari Ndërdioqezian).Nje proverbe thotë:


“Ka kohe për të heshtur, ka kohe për të folur.” Mendoj se është koha për të folur dhe jo vetëm për të folur, por edhe për të vepruar sa me shpejt, pa ankth, pa rrëmuje me mendje të kthjellët dhe me shpirt paqësor duke e parë tjetrin si veten, pavarsisht se ai është i një feje tjetër ose ateist. Eshtë koha që të gjithë duhet të flasin dhe të veprojmë sipas dhuratës dhe statusit shoqëror që kemi. Dhe e para gjë që mund të bëjmë është të reflektojmë dhe të t’i lutemi Perëndisë, se ajo që është e pamundur për njerëzit është e mundur për Perëndinë. Zoti respekton dëshirën e njeriut dhe vepron atëherë kur njeriu ka mbaruar punën që ai mund ta bëj vetë.
Sot ne Shqiptarët, ky popull i vogël, por me urtësi të madhe i përbërë etnikisht nga myslimanë, të krishterë, ateistë duke u distancuar dhe dënuar çdo fanatizëm, ekstrem fetar dhe akt terrorist, në emër të fesë, kemi rastin më të mirë dhe historik t’i tregojmë botës me tolerancën, bashkëjetesën dhe vëllazërinë fetare që na karakterizon, se nuk mund të bëhet luftë dhe terror në emër të fesë. Ky është kontributi më i mirë që mund t’i bëjmë rajonit dhe botës, për paqen globale që sot rrezikohet nga terrorrizmi. Në ungjill na thuhet: “Të lumur janë paqtuesit se do të quhen bijtë e Perëndisë.”




No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako