Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Krishlindjet kur festohen pa Krishtin, janë festë pagane !

October 20, 2021 at 1:25 pm, No comments

Dt 25/12/2015 

Botuar dhe publikuar në Gazetën Shqiptare & Tirana Observer

Shkrim i përgatitur nga Miron Çako, përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit në KOASH

Më 25 dhjetor shumica e të krishterëve në të gjithë botën festojnë lindjen si Perëndi-Njeri të Jisu Krishtit nga Virgjëresha Mari në Bethlehem të Judesë.


Kjo festë e krishterë që vjen e dyta mbas Pashkës (Ngjalljes së Krishtit) është festuar nga të krishterët që në shekujt e parë të krishtërimit në Perandorinë Romake. Kjo festë festohej së bashku me adhurimin e magëve dhe pagëzimin e Zotit (6 janar) si një Theofani (shfaqje e perëndishme e Jisu Krishtit në botë). Krishtlindja filloi të festohej në 25 dhjetor në shekullin e IV p.K. Kisha e krishterë në urtësinë e saj vendosi në këtë ditë të festohej Krishtlindja për të kundërbalancuar festivalin pagan të diellit të pamposhtur që e festonin paganët në Romën e lashtë dhe në të gjithë Perandorinë. Kjo festë pagane kishte lidhje me solticin e dimrit ku nata bëhej e barabartë me ditën dhe dita fillonte t’i merrte natës.Soltici dimëror ndodh rreth 21 dhjetorit dhe paganët festonin nga data 21 deri në datën 25 që ishte kulmi i festës së tyre. Festa shoqërohej me shërbesa okulte ndaj diellit me argëtime, dehje deri në orgji. Në kohën e Perandorit Aurel 275 pr.Kr. kulti i diellit u rivendos në pozitën më të lartë të fesë pagane. Aureli e shpalli diellin zot të quajtur “Deus Sol Inviktus” d.m.th. (Perëndinë zyrtare të Perandorisë Romake). Ai ndërtoi një tempull të shkëlqyer të diellit të pa mposhtur në Romë dhe vendosi festimin e lindjes së diellit (natyralis soli invikti ) më 25 dhjetor. Kisha e krishterë e mori këtë vendim që Krishtlindja të festohej më 25 dhjetor për ndriçimin e paganëve të errësuar nga padija ,që i çonte në idhujtari duke adhuruar si zota fenomene natyrale dhe trupat qiellor si diellin, hënën dhe yjet. Kisha ju tha paganëve që ju duhet të adhuroni, Krijuesin e Gjithësisë, Fjalën dhe Birin e vetëmlindur të Perëndisë me anë të cilit u bënë të gjitha të dukurat dhe të padukurat, i Cili për shpëtimin tonë zbriti prej qiejve u bë njeri prej Shpirtit të Shenjte dhe virgjëreshës Mari. Jisu Krishti tha për veten e tij: “Unë jam drita e botës,kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë po do të ketë dritën e jetës” (Joani 8.12). Kisha ia arriti me këtë mënyrë t’i ndriçojë dhe t’i bindë paganët që ata të mos vazhdonin të adhuronin diellin si mbajtës dhe gjallërues të jetës por Jisu Krishtin  Zotin  Njeri dhe Shpëtimtarin e gjithë njerëzve. Me urdhër të perandorit romak Justinian (527-656), kjo ditë u pranua si një festë zyrtare e perandorisë. Kalendari i shumë vendeve që pranuan krishtërimin i llogarisin ditët e epokës së re të njerëzimit me lindjen e Krishtit dhe sot kalendari diellor daton më 25 dhjetor 2015 mbas Krishtit dhe kështu do të vazhdojë deri në ditët e fundit të botës, ku përsëri Jisu Krishti do të shfaqet për herë të dytë në botë jo më si një fëmijë por si një Mbret i Gjithëpushtetshëm për të gjykuar gjithësecilin sipas veprave që ka bërë dhe për të inauguruar ditën pa kohë që nuk perëndon, jetën e përjetshme ku nuk do të ketë më diell, se Ai vetë do jetë Drita e botës, këtë besojnë dhe presin të krishterët. Krishlindjet kremtohen në mëngjes herët kur shfaqet ylli i mëngjesit (Afërdita ) që lajmëron lindjen e diellit. Ky fenomen natyror i përditshëm bëhet një simbol i Krishtlindjes sepse edhe kur u lind Krishti në Bethlehem të Judesë, një yll u shfaq në zonën zotiake të Babilonisë dhe i drejtoi magët astrologë (adhuruesit e yjeve) që përfaqësojnë kombet, drejt Palestinës vendi ku lindi Krishti si Zot dhe mbret. Edhe ata kur e panë iu falën dhe i ofruan dhurata për mbretin (ar, temjan dhe miro). Prandaj dhe Krishtlindja quhet festa e dritave dhe ka traditë ndarjen e dhuratave midis njerëzve. Por dritat artificiale që na ndriçojnë kudo dhe gati na verbojnë për të mos parë kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes, në këtë shoqëri konsumi duke pritur dhurata nga Babo Natale një plak me origjinë pagane skandinave,një shaman magjistar apo Santa Klaus një shenjt i shpërfytyruar sipas lakmisë së njerëzve i shoqëruar nga elfët krijesa mitologjike, rrezikojnë ta shndërojnë Krishtlindjen në një festë pagane dhe në një rikthim të adhurimit të yllit (pendalfa) simboli diellit, i pemës së Vitit të Ri një idhull pagan, romak, skandinav dhe i çdo kënaqësie gastronomike dhe përmbushje të instiktit mishor deri në atë të shtazës me slloganin “të hamë dhe të pimë se nesër do të vdesim”.Vetë bestytnitë që i krijojnë njerëzit dhe më pas rrotullohen si satelitë të pa logjikë rreth tyre, tregojnë se Krishtlindja për shumë është një festë pa kuptim deri në marrëzi, p.sh. njerëzit janë të fiksuar te ngjyra e kuqe me të cilën bëjnë arredimin e shtëpive, dyqaneve, stolisin dhuratat, preferojnë rrobat me këtë ngjyrë, duke menduar se ngjyra e kuqe sjell fat, mbarësi dhe dashuri në jetë. Vërtet ngjyra e kuqe ka simbolikën e vet dhe në lidhje me Krishtin tregon Perëndinë që është zjarr dhe dritë, por kur ky simbol është i ndarë nga Krishti është i pakuptimtë, një bestytni dhe një simbol erotik. Po ashtu mund të flasim, për fiksimet që kanë njerëzit në lidhje me gastronominë, për ushqimet e veçanta të festës duke u përpjekur me të gjitha mënyrat përtej dhe mundësive, që në tavolinën e shtruar mos të mungojë asnjë lloj ushqimi tradicional. Kur kjo bëhet qëllim në vetvete atëherë Krishtlindja kthehet në një festë për barkollogjinë ashtu siç thuhet, në Shkrimin e Shenjtë: “Perëndia i tyre është barku i tyre”(Fil. 3:19). Mos të përmendim argëtimet pa moral në party të organizuar me dixhei….ku alkoli,droga, striptizmi, seksi janë të përligjura se eshtë natë e Krishtlindjes. O brez i pa besë dhe imoral ç’lidhje keni ju me ditëlindjen time thëret Krishti, largohuni prej meje të mallkuar nuk ju njoh. Por paradokset më të mëdha janë ato në lidhje me dhuratat që njerëzit i ndajnë njëri-tjetrit në këtë festë, me shumë krenari, egoizëm, hipokrizi, interes dhe cinizëm. Dëgjojmë për dhurata me çmime marramendëse që të pasurit i bëjnë vetes dhe njëri-tjetrit duke uruar  Merry Christmas. Në rrjetet sociale lexojmë se një çift europian, i pasur, për këtë Krishtlindje shpenzoi për dhuratat e dy binjakëve të tyre 10 muajsh 25 mijë paund duke iu blerë fëmijëve byzylykë të artë me gurë diamanti me vlerë 2200 paund secili, pavarësisht se fëmijët e tyre nuk kuptojnë asgjë nga dhuratat dhe festat. Ose për të tjera dhurata psh.biskota për Krishtlindje me diamante me një çmim marramendës ku zerot janë pa fund.


Por çfarë lidhje ka Krishtlindja që do të thotë lindje e Krishtit me të tilla veprime që janë në antitezë të theksuar me mësimet e Atij që lindi në varfëri ekstreme në shpellë dhe jetoi si i varfër dhe i lumëroi të varfërit duke thënë: “lum të varfërit në frymë sepse e tyre është Mbretëria e qiejve” (Math. 5:3) kurse për të pasurit tha: “Më lehtë hyn deveja në vrimë të gjilpërës se sa i pasuri në Mbretërinë e Zotit” (Mk. 10:25). Nevojat imediate të njerëzve që vuajnë nga uria, etja duke jetuar në minimumin e jetesës, në ankthin për të nesërmen deri në vdekje mizore janë një akuzë që gërthet për këtë padrejtësi klasore, deri kur o Zot? Nga evidencat e FAO-s rezulton se mbi bazën e vlerësimeve nga viti 90 deri më sot janë 870 milionë njerëz të kequshqyer. Sot për sot rreth 200 milionë fëmijë nën 5 vjeç vuajnë nga kequshqyerja, emergjenca humanitare që janë përgjegjëse për vdekjen foshnjore të çdo një fëmije në tre. Çdo vit 6.9 milionë fëmijë vdesin para se të mbushin 5 vjeç nga sëmundjet e parandalueshme dhe të kurueshme, diarreja dhe bronkoplomonia: 51 në çdo 1000 foshnje, 1 në çdo 5 sekonda, gati 19 mijë çdo ditë. Në këtë numër të frikshëm nuk llogarisim mijëra fëmijë që vriten çdo ditë me anë të abortit 125 000 fëmijë në ditë sepse prindërit nuk dëshirojnë në egoizmin e tyre që ata të vijnë në jetë ose kur nuk kanë mundësi t’i rrisin për shkak të varfërisë ekstreme.


99% e këtyre të vdekurve janë nga vendet në zhvillim dhe më shumë se një fëmijë në tre vdes nga kequshqyerja. Por në të njëjtën kohë 1/3 e ushqimit, 1.3 miliardë tonelata çohen dëm çdo vit. Vlera ekonomike e mbeturinave botërore të ushqimeve është vlerësuar më mijëra, miliardë dollarë në vit. Këtu futen edhe shpenzimet për festën e Krishtlindjes. Në Europë përfundojnë në plehra 89 milionë tonelata produkte ushqimore që do të thotë një sasi e barabartë me 89 herë më shumë nga ajo e destinuar për ndihma ndërkombëtare.


Prandaj të festosh Krishtlindjen me këtë abuzim ose duke bërë shpenzime marramendëse për zbukurimin e shtëpive me aksesorët e Krishtlindjes që gjithmonë shtohen nga bizneset fitimprurëse është një kundërshtim i hapur i asaj që tha dhe bëri Krishti. Tregohet njëherë se Krishti fëmijë shkoi në një lagje të pasurish të zbukuruar me drita me një ambjent shumë festiv,trokiti në shumë dyer, herë u paraqit si lypës i uritur,herë si I zhveshur,herë si i pa strehë po në të gjitha rastet nga dyert e mbyllura u dëgjua një zë “sot është Krishtlindje nuk ka vend për ty” është e njëjta përgjigje që ia dhanë judenjtë 2015 vjet më parë në Betlehem të Judesë, “nuk ka vend për ju në han” dhe Ai u detyrua të lindë nga nëna e tij, në një shpellë i rrethuar nga kafshët që e ngrohnin me frymën e tyre. Dhe judenjtë e sotshëm jomikpritës janë ata të krishterë që e festojnë Krishtlindjen pa Krishtin dhe nuk bëjnë vend për Të në zemrën e tyre dhe përveç judenjve Krishti përballoi që në foshnjëri një armik të pushtetshëm Herodin i cili kërkonte ta vriste Atë. Herodët e sotshëm janë ata njerëz të pushtetshëm që nuk besojnë në Krishtin dhe i shkelin porositë e Perëndisë haptazi, jetojnë vetëm për vete, për karrierën, pushtetin, për kënaqësitë e tyre të pamoralshme dhe e shohin Krishtlindjen si një mundësi për mëkat dhe ndajnë dhurata njëri-tjetrit me hipokrizi dhe interes, duke përdorur pushtetin e kësaj bote për të vrarë të vërtetën dhe dashurinë që është e mishëruar në vetë Krishtin dhe besnikët e Tij. Por çudia më e madhe është se edhe pse shumë shpenzime marramendëse bëhen për këtë festë dhe shumë dhurata ndahen midis njerëzve,por pak ose aspak nga kjo kategori njerëzish mendojnë për dhuratën që duhet t’i bëjnë Atij që ka ditëlindjen. Mendoni sikur ju të keni ditëlindjen dhe të ftuarit tuaj i ndajnë dhurata njëri-tjetrit por ty nuk të dhurojnë asgjë. Do të ishte i përligjur ky veprim fyes? Patjetër që jo. Prandaj dhe çdo shpenzim dhe dhuratë që bëhet për Krishtlindje duke anashkaluar Krishtin është një shpenzim i kotë. Dikush mund të interesohet dhe të thotë “Çfarë dhurate kërkon Krishti që unë t’ia ofroj?” Normalisht Ai nuk mund të tërhiqet nga dhuratat tona njerëzore që janë mall konsumi, por Ai e pranon një dhuratè madje e kërkon vetë, për këtë na ndihmon Shën Jeronimi i shekullit IV, i cili na tregon se kur ishte duke u lutur një natë Krishtlindjeje në shpellën e Betlehemit i shfaqet Zoti fëmijë dhe i thotë: “Çfarë dhurate do më bësh Jeronim për ditëlindjen time?” Jeronimi u zu ngushtë dhe nuk dinte ç’ti thoshte dhe i tha: “O Zot nuk di, nuk kam asgjë” por Krishti i tha, “ke Jeronim dhe i dua të m’i japësh, janë mëkatet e tua, dua pendimin dhe rrëfimin tënd të sinqertë”. Kjo është dhurata që ne mund t’i bëjmë Krishtit, të gjithë si njerëz të pasur dhe të varfër sepse të gjithë jemi mëkatarë dhe kemi nevojë për mëshirën e Zotit, për faljen e Tij. Për këtë arsye Biri i Zotit bëhet Bir njeriu që në natyrën e Tij njerëzore të marrë mbi vete mëkatet e gjithë njerëzimit dhe t’i shlyejë me sakrificën në kryq sepse “kaq shumë e deshi Zoti botën sa dha Birin e tij që kushdo që të besojë tek Ai të mos humbas por të ketë jetë të përjetëshme” (Jn. 3:16).  Por Krishti në përulësinë e Tij pranon dhe dhurata materiale që ne ia ofrojmë Atij kur na shfaqet i uritur, i etur, i zhveshur,i sëmurë, i burgosur sepse Ai vetë tha: “pata uri e më dhatë të ha, patja etje e më dhatë të pi, i huaj isha e më morët në shtëpi, i zhveshur e më veshët, u sëmura dhe erdhët të më shihni, isha në burg dhe erdhët tek Unë” (Math. 25:35) dhe me të vërtetë po ju them juve gjithë sa i bëtë njërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël ma keni bërë Mua” (25:40)


Normalisht çdokush është i lirë të veprojë dhe t’i shpenzojë paratë e tij si të dojë, por kur festojmë Krishtlindjen pa Krishtin ajo është thjesht një festë pagane, që na kthen prapa në kohën e padijes ku njerëzit adhuronin trupat qiellorë dhe fenomene natyrale si zota dhe përmbushnin kënaqësitë e tyre instiktive. Mendoj se kjo gjendje nuk mund të quhet modernizëm dhe risi por primitivizëm dhe paganizëm.
Gëzuar Krishtlindjet me dhe në Krishtin.



No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako