Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Jeta dhe mrekullia e Shën Mërkurit

November 25, 2021 at 12:20 pm, No comments



Shenjtori vinte nga provinca e Azisë (në perëndim të Azisë së Vogël) dhe ishte i biri i një skithi, që u bë fshehurazi i krishterë, me emrin Gordian. Shën Mërkuri shërbeu në ushtritë perandorake në kohën e Deciusit (251) dhe të Valerianit (253-260). Një ditë, kur ishte në luftë kundër barbarëve, një engjëll drite iu shfaq dhe i dha një shpatë me urdhrin për të luftuar me besim dhe ndihmën e Krishtit Perëndi. I mbushur me guxim nga ky vegim, i riu vrapoi në përleshje dhe depërtoi në mes të armiqve, duke iu futur frikën me shpatën qiellore dhe arriti deri te gjenerali i barbarëve, Riga, të cilin e vrau në dyluftim. Kur morën lajmin e vrasjes së kryetarit të tyre, trupat barbare i zuri paniku dhe u shpërndanë.

Kur perandori mësoi aktin e trimërisë së Mërkurit, e ftoi pranë tij, e vuri të ulej në të njëjtën tryezë dhe, pavarësisht moshës së re, e nderoi me gradën gjeneral. I joshur nga nderet dhe kënaqësitë e oborrit, i riu i krishterë i harroi detyrat ndaj Mbretit të vërtetë. Atëherë një engjëll iu shfaq natën dhe i kujtoi se atë shpatë, me të cilën kishte korrur fitore, ia kishte dhënë Krishti, si shenjë e martirizimit që do të kishte. Mërkuri u zgjua nga gjumi i neglizhencës dhe të nesërmen, teksa perandori e kishte ftuar t’i sakrifikonte Artemidës (Perëndi pagane) , ai nuk pranoi të shkonte. U thirr nga sovrani, rrëfeu se ishte i krishterë dhe hodhi në tokë shenjat dalluese ushtarake, për të treguar se ishte i vendosur të braktiste lavdinë tokësore dhe të ballafaqohej me vdekjen për Krishtin.

Menjëherë e burgosën dhe e munduan, por çdo gjë e duroi, sepse i njëjti engjëll i Perëndisë që i ishte shfaqur më përpara, iu rishfaq në qeli për t’i dhënë zemër dhe shpresë. I plagosur nga të gjitha anët me goditje shpate dhe i varur mbi një furrë të zjarrtë, gjaku i rrodhi lumë, aq sa shoi edhe zjarrin. E varën me kokën poshtë dhe e kamxhikuan me rripa bronzi. Më në fund, e çuan në Qesari të Kapadokisë, i prenë kokën me urdhër të perandorit.

Ishte 25 vjeç, por trashëgoi lavdi të përjetshme në ushtrinë qiellore.

Mrekullia e vrasjes të perandorit famkeq dhe magjistarit Julian Apostatit


ë librin: “Jeta ushtarake dhe fetare në Mesjetë dhe epoka e Rilindjes" nga Paul Lacroix, i cili ishte Konservatori zyrtar i Bibliotekës Kombëtare në Paris (viti i botimit 1873) përshkruhet persekutimi i tmerrshëm që Julian Apostati, Perandori i Perandorisë Romake (331-363), drejtoi kundër Kishës menjëherë pasi ajo u largua nga Katakombet dhe mori çlirimin nga Edikti i Mediolanit me 313 nga Kostandini i Madh dhe Licini.

Në këtë tekst të këtij libri ka një ndërhyrje befasuese të Zotit tonë Jisu Krisht, i cili dërgoi Shën Mërkurin në një mision nga Parajsa në tokë për të ekzekutuar Perandorin e tmerrshëm Julian Apostati me një goditje vdekjeprurëse me shtizën e tij, të cilën ai e bëri.

Duhet të dimë që kjo ngjarje ikonizohet Shën Mërkuri duke goditur Perandorin Julian, por ka edhe versione të tjera të ikonës që Shën Mërkuri shfaqet me dy shpata, që një prej tyre ja dhuron Kryengjëlli Mikael, për të vrarë Perandorin Julian Apostatin.

Sipas historisë, ky perandor që kishte filluar persekutimin kundër krishterimit, ishte pa dyshim, një komplot i sekteve disidente, pagane, gnostike, okultiste nën patronazhin e perandorit Julian, i quajtur Apostat, sepse ai hodhi poshtë fenë e krishterë me qëllimin për të rivendosur paganizmin dhe u përfshi në rituale magjike.

Historianët e Kishës raportojnë se Shën Vasili i Madh, teksa i lutej Zotit që të mbronte Kishën e Tij nga persekutuesi, ra në ekstazë.

Ai pa Zotin Jisu Krishtin në Parajsë duke i thënë Shën Mërkurit: “Të shkosh të mposhtësh armikun tonë që nuk beson në Mua!” Martiri i shenjtë u largua menjëherë dhe, duke u kthyer pas ca kohësh, i tha Mjeshtrit të tij Hyjnor: "Urdhërat e tua u përmbushën, Juliani u shfaros".

Shën Vasili i Madh e pa këtë vizion pikërisht në natën që Juliani vdiq. Sipas raportimeve të shumë shkrimtarëve, Perandori, duke e kuptuar se nga i erdhi goditja që shkaktoi vdekjen e tij, mori gjakun nga plaga e tij dhe e hodhi lart drejt qiellit, duke thirrur: " Ti më munde , o Galileas!

Shën Mërkuri ikonizohet në traditën kopte dhe arabe me dy shpata, njërën prej të cilave ia dha Shën Mëhilli, kryeengjëlli i dërguar prej Zotit. Në arabisht Shën Mërkuri njihet edhe si Abu-Seifein.


Lavdi Perëndisë që bën çudira të mëdha me Shenjtorët e Tij. Amin.


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025



  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako