Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

E PREMTJA E MADHE

April 17, 2025 at 11:05 am, No comments

IMG_5662.jpeg


Të dashur miq, vëllezër dhe motra më Krishtin.

Në mëngjesin e të Premtes së Zezë pas Orëve të Mëdha kryhet shërbesa e mbrëmësores dhe mbas leximit të Ungjillit sipas Matheut (27:56-60) që na tregon për zbritjen dhe varrimin e trupit të Krishtit nga Nikodemi dhe Josifi nga Arimathea, një nga priftërinjtë del nga dera veriore e Hierores dhe i afrohet Kryqit, që qëndron në mes të Kishës. Pastaj, duke marrë nga Kryqi figurën e Krishtit, ai e mbështjell atë me një copë të bardhë, duke e mbajtur në Hierore dhe e shtrin në Tryezën e Shenjtë.

Në fund të Mbrëmësores, Epitafi një copë zakonisht e kuqe, në të cilën është pikturuar ose qëndisur figura e Krishtit të vdekur të lënë jashtë varrit, mbahet nga prifti në ardhjen përreth nga Hierorja në qendër të Kishës, vendoset në një tryezë të zbukuruar dhe pastaj nderohet nga besimtarët dhe kështu përfundon e Premtja e Zezë.

Të shtunën e Madhe që fillon të premten në darkë ne kremtojmë varrimin e trupit hyjnor të Krishtit dhe zbritjen e Zotit dhe Shpëtimtarit tonë në had ( bota e të vdekurve), nëpërmjet të cilës Ai ktheu natyrën  njerëzore nga kalbëzimi dhe e transformoi atë në jetën e përjetshme.

E Shtuna e Madhe dhe e Shenjtë është dita e cila bashkon të Premten e Madhe, përkujtimin e Kryqit me ditën e Ngjalljes së Tij. Përpara Ngjalljes zë vend një ngjarje në të cilën dëshpërimi transformohet në gëzim. E Shtuna e Madhe është pikërisht kjo ditë e transformimit, dita e fitores mbi vdekjen. Gjatë ditës së shtunë ne soditim vdekjen e vetë vdekjes. E gjithë kjo është shprehur në shërbesën e së Shtunës së Madhe. Nota bazë e kësaj shërbese nuk është kaq shumë vajtuese, por më tepër një pritje e kujdesshme.

Përgjatë kësaj kohe ne shohim trupin e Krishtit të pushojë në varr, por me besim ne shohim momentin edhe kur Ai do të ngrihet përsëri duke sjellë jetë të re dhe duke rikrijuar botën.

Një himn thotë: “Sot varri mbajti atë që mbajti krijimin në duart e tij. Një gur mbulon atë që mbuloi qiejt me lavdi. Jeta fle dhe ferri dridhet dhe Adami çlirohet nga prangat e tij”. Në fund të shërbesës, të gjithë shkojnë me Epitafin jashtë.

Kisha e quan këtë të shtunë e Shtuna e Bekuar, duke përdorur këtë titull ajo bashkon të Shtunën e Shenjtë me aktin krijues të Perëndisë në krijimin e parë. Njeriu u krijua në fillim të jetonte në bashkësi me burimin e fuqisë Perëndinë, por njeriu u rrëzua në mëkatin e mos bindjes  dhe humbi komunikimin me Perëndinë që është burimi i jetës dhe përfundoj i vdekur shpirtërisht edhe trupërisht.Tani Zoti Krisht ka ardhur të ripërtërijë njeriun në bashkim me Perëndinë, Ai qëndroi gjashtë orë në kryq, duke shpenguar mëkatet e njerëzve dhe çliruar gjithë krijimin që lëngon në kotësi pë shkak të mëkateve të njerëzve dhe Krishti mbasi  e mbarojë këtë vepër  shpëtimtare që Ati Perëndi ja kishte dhënë pë ta bërë,  prehet dhe pushon në varr si një trim mbas fitores në betej.

Po kjo prehje është një prehje “aktive”. Ai hyn në kërkim të mikut të tij të rënë, Adamit  i cili përfaqëson gjithë natyrën njerëzore. Duke mos e gjetur atë në tokë, Ai zbret në mbretërinë e vdekjes, të njohur si hadhi në Dhiatën e Vjetër. Atje Ai e gjen atë dhe i jep përsëri jetë. Kur Adami dëgjoi hapat e Zotit që po zbriste në hadh tha: Unë këto hapa i njoh, janë hapat e Zotit që kur i dëgjova në Parajsë u fsheha se kisha mëkatuar, por në qoftë se Zoti po zbret këtu ku jemi ne kjo do të thotë se shpëtuam.

Le t'i shkojmë pas trupit të Krishtit (epitafit) i cili prehet në varr, me shpirt të dërrmuar, por jo me dëshpërim sepse ne te tretën ditë do të na gëzojë me Ngjalljen e Tij të lavdëruar. Amin.


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025


  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako