E Hëna e Madhe. Shërbesa I e Dhëndrit : Josifi i Dhiatës së Vjetër & Mallikimi i Fikut të pafrytë : Java e Madhe në Kishën Orthodhokse
Të hënën e madhe kujtojmë Patriarkun Josif, birin e
dashur të Jakovit. Bëhet fjalë për një figurë të rëndësishme të Dhjatës së
Vjetër, për të cilin lexojmë në pjesën e fundit të librit të Zanafillës (Kap.
37-50). Për arsye të veçorive, të karakteristikave dhe të jetës së tij të
devotshme, tradita jonë patristike dhe liturgjike e përshkruan Josifin si një
tip të Krishtit, dmth., si një prototip, ikonë e Krishtit. Historia e Josifit
shpjegon misterin e kujdesit të Perëndisë, të premtimit dhe të shpëtimit. I
pafajshëm, i pastër dhe i drejtë, me jetën e tij jep dëshmi për
Gjithashtu, të hënën e Madhe, Kisha kujton ngjarjen e mallkimit të pemës së fikut (Mat. 21.18-20). Në rrëfimin e Ungjillit kjo ngjarje thuhet që ndodh të nesërmen e hyrjes triumfuese të Jisuit në Jerusalem (Mat. 21.18, Mark. 11.12). Për këtë arsye gjeti vendin e saj në liturgjinë e së Hënës së Madhe. Bashkë me ngjarjen e pastrimit të Tempullit, ky episod është një shfaqje tjetër e fuqisë dhe pushtetit hyjnor të Krishtit dhe paralelisht një zbulim i gjykimit të Perëndisë për pabesinë e fraksioneve fetare të judenjve. Pema e fikut simbolizon Izraelin, i cili bëhet i pafrytshëm, sepse nuk deshi që të njohë dhe të pranojë Krishtin dhe mësimin e Tij. Mallkimi i fikut është një parabolë në veprim, një gjest simbolik. Mesazhin e saj nuk duhet ta humbasë asnjë brez. Gjykimi i Krishtit për të pabesët, skeptikët, të papenduarit do të jetë i vërtetë dhe vendimtar në ditën e Gjykimit. Ky episod demonstron që krishtërimi sipas emrit nuk është vetëm i pamjaftueshëm, por është edhe i padenjë për Mbretërinë e Perëndisë. Besimi i krishterë i vërtetë është dinamik dhe i frytshëm. Depërton në të gjithë qënien njerëzore dhe shkakton ndryshim. Besimi i vërtetë dhe i gjallë e bën të krishterin që të jetë i vetëdijshëm, që është qytetar i qiellit. Mënyra sesi mendon, ndihet, vepron dhe ekziston duhet që të reflektojë këtë realitet. Ata që i përkasin Krishtit kanë për detyrë që të jetojnë dhe të përparojnë në Shpirt, dhe Shpirti do t’u falë fryte: dashurinë, gëzimin, paqen, zemërgjerësinë, mirësinë, besimin, butësinë (Gal. 5.22-25).
