Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Krishtlindje të bekuara!

December 26, 2023 at 10:32 am, No comments

Urime nga Miron Çako Katekist 
Tiranë, 25 Dhjetor 2023


Të nderuar miq edhe të dashur vëllezër dhe motra në Krishtin, sot 25 Dhjetor në të aguar kur shfaqet ylli i mëngjesit Kisha Orthodhokse na fton të gjithë me himnet teologjike : “Eni shihni besërisht, ku është lindur Zoti Krisht; le t’i biem gjithnjë pas, atje ku ylli udhëton, bashkë me magët, mbretërit e lindjes. Engjëjtë me mall, po e himnojnë pa pushim, barinjtë plot me gas u bien fyejve dhe lavdërojnë të lindurin në shpellë prej Kryezonjës, dhe Virgjëreshës, në Betlehem të Judesë. “

Në këtë ditë Krishtlindje askush nuk mund të ndjehet i vetmuar,i braktisur dhe i papërfillur.
Nuk duhet të harrojmë se na ka lindur një djalë, Ai është Biri i Perëndisë, Jisu Krishti Shpëtimtari i botës, Emanueli , Perëndia me ne, i Cili mori mbi veten e tij natyrën tonë të rënë, që ta restaurojë, ta shpëtojë, ta vëllazërojë me veten ta hyjnizojë dhe të na tregojë bijë të adaptuar të Atit, që me atë dashuri që Ati do Birin, të na dojë edhe neve.
Zoti Krisht duke marrë natyrë njerëzore, i fali njeriut dhe çdo figure njerëzore vlerë të paimagjinueshme.
Ai i dha dinjitet çdo njeriu, të çdo race, gjuhe, kombi dhe gjinie.
Jisui u përul që të na kujtojë gjithnjë dinjitetin e të përulurve.
U përndoq që të theksojë dinjitetin e të përndjekurve padrejtësisht për hir të Zotit dhe drejtësis.
Jetoi varfërisht që të mos harrohej dinjiteti i të varfërve.
Mërgoi që të kujtojë dinjitetin e të mërguarve.
Vuajti duke u dhënë dinjitet të vuajturve.
U mundua që kur qe fëmijë që njerëzit të mos harrojnë dinjitetin e fëmijëve të nëpërkëmbur nga egoizmi dhe ligësia e të riturve.
Prandaj Zoti tha: “Çdo gjë që ja keni bërë këtyre të vegjëlve, ma keni bërë mua.”
Prandaj të dashur vëllezër dhe motra nuk jemi vetëm në sfidat e jetës , si vështirësi ekonomike ,sëmundje ,braktisje ,edhe përpara vdekjes, sepse Biri i Perëndis u bë njeri si ne përveç mëkatit që ne të bëhemi si ai bij të Perëndisë sipas hirit në Krishtin, prandaj të adhurojmë dhe falenderojmë Perëndinë Triadik dhe le të gëzohemi në Zotin në këtë ditë festive dhe në të gjitha ditët e jetës sonë dhe le të lajmërojmë njëri-tjetrin dhe gjithë botën:
"Ja Krishti lind lavderojeni, ja Krishti i qiellit vjen, dilni priteni, ja Krishti mbi dhenë lartësohuni, këndojini Zotit tërë dheun, dhe me ngazëllim përhimnojeni popuj se u lavdërua" (Zbritësorja).
Për shumë vjet Krishtlindjen me Krishtin!

No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SI T’A PËRBALLOJË I KRISHTERI KUNDËRSHTIMIN E FAMILJARËVE, MIQVE PËRKUNDREJT BESIMIT?
    6 Aug, 2025
  • Mrekullia e Hyjlindëses Mari në jetën e Shën Serafimit të Sarovit!
    5 Aug, 2025
  • Ikona e Hyjlindëses Mari "Zbutësja e Zemrave të Liga" (Смягчение злых сердец)
    4 Aug, 2025
  • Skllavëria e mëkatit!
    31 Jul, 2025
  • Lutja Personale!
    30 Jul, 2025
  • Homelia IX mbi Ungjillin sipas Mateut
    29 Jul, 2025
  • Lutja,frymëmarrja e shpirtit!
    29 Jul, 2025
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako