E Diela e X-të e Lukait (Ungjilli sipas Lukait 13: 10-17.
Përgatitur nga Miron Çako.
Të nderuar miq dhe të dashur vellëzër edhe motra në Krishtin.
"Edhe një të shtunë ishte duke mësuar në një sinagogë. 11Edhe ja ishte një grua që kishte frymë sëmundjeje tetëmbëdhjetë vjet, edhe ishte e kërrusur e nuk mundej fare të ngrihej drejt. 12Edhe Jisui kur e pa, e thirri dhe i tha: Grua, je e çliruar prej sëmundjes sate. 13Edhe vuri duart mbi të, edhe ajo menjëherë u drejtua, dhe lavdëronte Perëndinë.
Hipokrit, gjithësecili prej jush të shtunën a nuk e zgjidh kaun e tij a gomarin nga grazhdi, edhe e sjell e i jep ujë? 16 Edhe kjo që është bijë e Abrahamit, të cilën ja tek e pati lidhur satanai tetëmbëdhjetë vjet, a nuk duhej të zgjidhej prej kësaj lidhjeje ditën e shtunë?
Komenti i ungjillit.
Vetë Zoti Jisu Krisht si një jude i vërtetë vazhdimisht shkonte nëpër sinagoga dhe veçanërisht ditën e sabatit ( e shtunë), ditën kur populli mblidhej aty.
Ai është Biri edhe Fjala e Atit Perëndi. Si Fjala, Ai i dha Dhjetë Urdhëresat Mojsiut edhe urdhëresën për të shtunën,si:“Mbaje mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar, do të punosh gjashtë ditë dhe në ato do të bësh gjithë punën tënde po dita e shtatë është e shtuna e shenjtë për Zotin, Perëndinë tend.., (Eksodi. 20:8-9)
E diela është ditë pushimi edhe gëzimi, sepse Zoti Jisu Krisht është ngjallur dhe kështu e ka mundur djallin, mëkatin dhe vdekjen dhe prandaj kjo është një ditë e veçantë ku nëpërmjet Jisu Krishtit ne fitojmë hyrjen në pushimin e Zotit dmth në Parajsën qiellore.
Kjo ditë ka qenë e profetizuar në psalmet: “Kjo është dita që Zoti ka bërë, le të gëzohemi dhe të ngazëllohemi në të” (Psalmi. 118:24)
Tradita e krishterë thotë që ditën e dielë do të vijë Zoti Krisht për të gjykuar botën, prandaj ai njeri që nuk respekton të dielën, nuk do ta shikojë faqen e Perëndisë as në këtë jetë, as në jetën tjetër.
Zoti Jisu duke qenë të shtunën në sinagog , pa një grua të kërrusur dhe kjo është pika e dytë në të cilën do të sqarojmë.
Patjetër që ajo do të ishte e përligjur përpara Zotit dhe komunitetit edhe sikur të mos vinte të shtunën në sinagog,por pavarësisht sëmundjes dhe lëngatës së saj prej shumë vitesh që ia kishte kërrusur trupin në mënyrë të frikëshme ajo nuk mungonte asnjë të shtunë në sinagogë.
Nëse ne nuk do të vijmë në Kishë, është shumë e vështirë që ta takojmë Zotin. Nëse do të vijmë në Kishë, është Zoti që vjen na takon, prandaj Kisha quhet “Shtëpia e Perëndisë” edhe Shën Qipriani thotë: “Jashtë Kishës nuk ka shpëtim”
Nëse e lexojmë me kujdes ungjillin, ky është i vetmi rast, që një njeri nuk i kërkon Zotit që të shërohet. Kjo grua nuk kërkonte shërim, por rrinte në sinagogë si shembull për ne.
Kush është deformimi shpirtëtor?
Dhe të gjitha këto mëkate që në fillim janë një barrë dhe sjellin shtrëmbërim hpirtëror, ndikojnë edhe në deformimin trupor, dmth sëmundjen dhe vetë vdekjen e trupit.
Prandaj ashtu si mëkati sjell kërrusjen e shpirtit dhe sëmundjen e trupit po kështu edhe ndjesa e mëkatit e rigjallëron, e drejtëson shpirtin edhe trupin, sepse shpirti i jep jetë trupit dhe trupi ripërtërihet nëpërmjet shpirtit të ringjallur.
Vetë shkenca e mjekësisë pranon se shkaku i shumë sëmundjeve të rrezikshme për jetën, si ato kardiake, hipertension, prishje gjaku, leuçemi, kancer, por dhe çdo dëmtim i organeve të trupit vijnë prej stresit, depresionit dhe stres dhe depresion do të thotë një gjendje anormale e shpirtit që vjen për shkak të pabesisë, abuzimit, mëkatit dhe dëshpërimit.
Në atë sinagogë njeriu që dukej më i drejti i pari i sinagogës, ishte vërtet njeriu më i shtrembër dhe që kishte deformimin më të madh shpirtëror,dmth atë të cmirës.
Por?
Hipokrizia është një sëmundje shpirtërore. Shumë njerëz ndoshta nuk e kuptojnë që janë hipokritë.Këta njerëz vijnë vazhdimisht në Kishë dhe besojë se janë të drejtë, duke zbatuar gjithçka e megjithatë ata nuk kanë asnjë përmirësim shpirtëror
Nëse dikush si ai që flet, si ai që dëgjon nuk do ta zbatojë në jetën e tij atë që predikon, ai do të jetë një hipokrit, ashtu si edhe i pari i sinagogës besonte në Ligjin dhe profetët, e megjithatë ai nuk e kishte zbatuar Ligjin dhe profetët thellë në shpirtin e tij, sepse skishte dashuri dhe dhëmshuri por ishte plotë ligësi edhe cmirë kundër edhe vetë Zotit .
Madje ai urdhëron nxënësit : “para së gjithash ruhuni nga majaja e farisenjve që është hipokrizi” (Luka. 12:1)
Nuk do të kishte aspak sëmundje, as fizike, as mendore nëse njeriu nuk do të kishte mëkatuar,sepse sëmundja është robëri te djalli:“ prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit.” (1 Joanit 3:8) dhe sëmundjen si pasoja e mëkatit.
Perëndia e përdor sëmundjen, që njeriu të shërohet dhe të shpëtohet,sepse nëpërmjetë sëmundjes njeriu përulet dhe kërkon ndjesën e mëkateve.Vetëm në këtë kuptim mund të thuhet se Perëndia i dërgon sëmundje njeriut.
17 "Edhe ndërsa ai po thoshte këto, gjithë kundërshtarët e tij turpëroheshin; edhe gjithë turma gëzohej për tërë punët e lavdërueshme që bëheshin prej tij".