Shën Ethelberti - Mbret i Anglisë : 24 Shkurt
February 24, 2022 at 9:33 am,
No comments

Shën Ethelberti ishte mbret anglosakson i Kentit me qendër në Kanterbëri. Gruaja e tij Berta, ishte e krishterë me origjinë nga Franca. Gjatë mbretërimit të tij, mbërritën nga Roma Hierapostuj të krishterë të udhëhequr nga murgu Augustin. Mbreti i pranoi dhe ju krijoi çdo lehtësi në kryerjen e veprimtarisë së përhapjes së Fjalës Hyjnore. Përfundimisht, vetë mbreti u pagëzua si i Krishterë. Ndërtoi Kishën e Apostull Andreas në Roçester, të Apostull Pavlit në Londër dhe manastirin e famshëm të Apostujve të Shenjtë Petro dhe Pavlon dhe Kanterbëri. Gjithashtu, kontribuoi edhe në kristianizimin e Saksonve Lindorë, që kishin mbret Sebertin.
Shën Ethelberti fjeti me paqe në vitin 616.
