Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2026
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Shën Kirana, Martire e Re : 28 Shkurt

28 Feb, 2022, No comments


Read more »

Shën Tarasi, Kryepiskop i Kostandinopojës : 25 Shkurt

25 Feb, 2022, No comments


Read more »

Shën Ethelberti - Mbret i Anglisë : 24 Shkurt

24 Feb, 2022, No comments

Read more »

Gjetja I dhe II e Kokës e Shën Joan Pagëzorit : 24 Shkurt

24 Feb, 2022, No comments
Picture1-4-1.jpg

Read more »

Shën Llazari nga Tripoli i Peloponezit, Hieromartir i Ri : 23 Shkurt

23 Feb, 2022, No comments

Burimi i parë i shkruar që kemi për martirizimin e Hieromartirit të Ri dhe të Shenjtë Llazar është ai i kodikut nr. 797 i Manastirit të Hirshëm të Vatopedhit, i cili përmban shërbesën dhe sinaksarin e Shenjtit.

Shën Llazari, ishte prift dhe atdheu i tij i veçantë ishte Tripoli. Prindërit e tij besëmirë, Nikolla dhe Aleksandra, e rritën me këshilla dhe edukim më Zotin, duke e çuar atë drejt masave të përsosura të virtytit. Kur u dorëzua prift, mësonte ata që jetonin me devotshmëri, ndërsa të tjerët i këshillonte që të mos padrejtësonin të varfërit. Një person që jetonte në të njëjtin qytet në Tripoli, i quajtur Seletos, përditë kryente padrejtësi. Këtë Seletos, prifti Llazar vazhdimisht e këshillonte që të mos i binte në qafë njeriu. Kur Seleti u dënua me vdekje për padrejtësitë e tij, mohoi Krishtin që të shpëtonte.

Atëherë, duke u bërë mysliman dhe duke i shpëtuar rrezikut, bashkë myslimanë të tjerë dëshironin që të detyronin edhe Shën Llazarin që të bëhej edhe ai mysliman. Shpifën shumë herë kundër tij dhe e çuan në gjykatë duke i thënë se nëse do të ndryshonte besimin do t’i jepnin shumë të mira, përndryshe do ta vrisnin.

Shenjti e refuzoi këtë ofertë të të pabesëve, të cilët vendosën që Shenjti të torturohej me shumë tortura, të njëjta për shumë neomartirë, si fshikullimet, shtrembërim gjymtyrësh, etj. Përfundimisht, martirin e hodhën brenda në zjarr, ku Shenjti dha edhe shpirtin e tij të lumur në lutje më 23 Shkurt 1605.

Me rëndësi të veçantë është fakti se nëna e tij e mbështeste duke thënë që ta duronte dënimin e zjarrit, në mënyrë që të trashëgonte Mbretërinë e përjetëshme dhe të gëzohet bashkë me martirët e tjerë, ëngjëjtë, kryeëngjëjtë, profetët dhe shenjtorët e tjerë. Në këtë mënyrë mbaroi Hieromartiri i ri dhe i shenjtë Llazar. Besimtarët dhe jobesimtarët e pranishëm, të habitur dhe të frikësuar, konfirmuan se një dritë nga qielli mbuloi vendin e martirizimit për tre ditë rresht. Më pas disa të krishterë besëmirë morën lipsanet e Shenjtit, të cilat shëronin të gjithë ata që i lutnin me besim.

Shën Ariston Çudibërësi - Episkop i Arsinois në Qipro : 22 Shkurt

22 Feb, 2022, No comments


Read more »

Shën Gjergji, Episkop i Amastridhos : 21 Shkurt

21 Feb, 2022, No comments


Read more »

Shën Filothei e Athinës: 19 Shkurt

19 Feb, 2022, No comments


Read more »

Shën Nikita Arvaniti, Martiri i ri

19 Feb, 2022, No comments


Read more »

Oshënar Agapiti, Omologjet dhe Çudibërës, Episkop i Sinaut

18 Feb, 2022, No comments

Oshënar Agapiti ishte me origjinë nga Kapadhokia dhe lindi prej prindërish besëmirë dhe Perëndidashës. Jetoi gjatë kohës së perandorit Dioklecian (284-305) dhe Maksimian (285-305). Në moshë të re shkoi tek manastiri në Sinao dhe u qeth murg.  Igumeni e donte shumë, për shkak të jetës së tij të vyrtytshme dhe i mësoi edhe shkronjat e shenjta. Mori prej Perëndisë edhe dhuntinë e mrekullive. Me anë të lutjes vrau një dragua të madh, që shfaqej pranë manastirit dhe zhdukte njerëz dhe kafshë.

Më pas, në kohën e perandorit Licin (308-323), Oshënar Agapiti u rekrutua në ushtri. Aty pa sesi torturoheshin për besimin e tyre tek Krishti Martirët bukurmundës Viktori, Dhorotheu, Theodhuli, Agripa dhe shumë të tjerë. Menjëherë donte që edhe ai të merrte pjesë në martirizimin e tyre. Dhe ndërsa ata mbaruan për Krishtin me shpatë, ai shpëtoi shëndoshë e mirë me ekonominë e Perëndisë, edhe pse e goditën me shtizë, që të drejtonte shumë të tjerë në shpëtim. 

Pas shërbimit ushtarak dhe kur tashmë perandor ishte Kostandini i Madh (324-337), Shën Agapiti u dha pas studimit të Ungjillit të Shenjtë dhe Episkopi i qytetit të Sinaut e hierotonisi Presviter. Pas fjetjes së Episkopit të tij dhe pas vendimit të përbashkët të klerit dhe popullit, u zgjodh Episkop.

Oshënar Agapiti pasi luftoi në mënyrë të pëlqyeshme për Perëndinë, fjeti me paqe.

Shën Mihail Mavroidhis nga Adrianopoja : 17 Shkurt

17 Feb, 2022, No comments

Neomartiri i Shenjtë Mihail ishte me origjinë nga Adrianopoja dhe ishte ndër banorët e saj të shquar dhe të pasur. U denoncua padrejtësisht tek kadiu i Ardianopojës prej disa fanatikëve myslimanë, sikur ai kishte përbuzur emrin e Perëndisë së tyre. Kadiu, që njihte ndershmërinë e Shenjtit, e liroi atë, por shpifësit e kërcënuan kadiun se do ta paditnin tek Sulltani. Kadiu u tremb dhe urdhëroi që Shenjtin ta burgosnin. Paralelisht njoftoi edhe Sulltanin për ngjarjen që kishte ndodhur dhe priti urdhërat e tij. Urdhëri ishte i qartë: ose të mohonte besimin e tij atëror ose të digjej i gjallë. Megjithë premtimet dhe kërcënimet Martiri qëndroi i patundur në besimin e tij tek Krishti, për këtë arsye atij i’u pre koka në vitin 1490.

Shën Nikodhim Agjioriti e quan Martirin Mavrudhi dhe e shënon kujtimin e tij më 10 Mars, ndërsa Kodiku Jeshil e quan atë Mavroidhi dhe e shënon kujtimin e tij më 17Shkurt. Sofron Estrartiadhis thekson se tjetër është Neomartiri i Shenjtë Mihail nga Adrianopoja dhe tjetër është Neomartiri i Shenjtë Mihail Mavrudhi, që ishte me origjinë nga Granica e Evritanisë dhe kremtohet më 21 Mars. Hulumtimet e fundit sugjerojnë se nuk bëhet fjalë për të njëjtin person, por për dy shenjtorë të veçantë.

Shën Theodhor Bizantini, Martir i ri : 17 Shkurt

17 Feb, 2022, No comments

Neomartiri i shenjtë Theodhor ishte me origjinë nga Neohori i Kostandinopojës. Prindërit e tij ishin Haxhi-Anastasi dhe Smaragdhoja dhe vëllezërit e tij ishin Andoni dhe Gjergji, anagnost i Kishës së Madhe dhe më pas Mitropolit i Adrianopojës me emrin Grigor (1830-1840).

Theodhori ishte zograf. Myslimanët u munduan që ta tërhiqnin në fenë myslymane dhe ia arritën. Por shenjti më vonë u pendua për këtë veprim. Kështu shkoi në Kio dhe qëndroi pranë një ati shpirtëror, Shën Makario Notara (17 Prill). Aty çdo ditë studionte martirizimet e Shenjtorëve si edhe libra të dobishëm për shpirtin. Nga dita në ditë rritej brenda tij dëshira për martirizim. Kështu arriti në Mitilini, ku para krerëve pohoi besimin e tij tek Krishti dhe dënoi fenë myslimane. Shën Theodhori burgoset dhe vuan prej torturave, dhe shumë martirizimeve çnjerëzore. I lidhën këmbët në dru dhe i shkuan në fyt një zinxhir të rëndë. I mbështollën kokën me një litar dhe i vunë dy copa tullash. Pastaj me një shkop ia shtrënguan kokën aq fort, sa sytë i dolën nga vendi. Por ushtari i Krishtit thoshte: “I krishter, i krishter, i krishter jam”.

Në mëngjesin e së shtunës, Shenjti i kërkoi një shërbëtori të krishterë mjete që t’i shkruante Episkopit, që t’i dërgonte Kungatën Hyjnore. Pasi u kungua me Misteret e Shenjta e çuan tek vendi i ekzekutimit, ku vraponte me dëshirë të madhe. Aty vdiq me varje në vitin 1774 (ose sipas të tjerëve në 1795).

Pas tre ditësh të krishterët morën lipsanin e shenjtë të tij dhe e varrosën në pjesën jugore të kishës së të Tërëshenjtës së Krisomalusas. Në vitin 1798 lipsani i shenjtë i Martirit u zhvarros dhe u transferua në Kishën metropolitane të Mitilinit.

Shën Joan Kulakiotis nga Selaniku : 15 Shkurt

15 Feb, 2022, No comments


Neomartiri i shenjtë Joan ishte me origjinë nga Kulakia, në zonën e sotme të Halastras dhe ishte mësues. Për një periudhë kohore shkoi në Malin e Shenjtë, por nuk jemi të qartë nëse ai kishte marrë skimën murgjërore apo ishte laik dhe kishte si nxënës të tij një person të quajtur Argjiri.


Joani gjendej në Selanik, kur gjatë një banketi me disa myslimanë, ata pretenduan se ai gjoja u kishte thënë atyre se edhe ai donte të bëhej mysliman. Joani e mohoi në mënyrë kategorike këtë peretendim të myslimanëve, për këtë arsye e sollën tek pazari, me shumë mundësi në sheshin qëndror të qytetit, ku edhe e ekzekutuan me varje, ditën e martë, në orën 4 pasdite në vitin 1776. Pas varjes së tij, lipsani i Martirit të ri të shenjtë u hodh në det.


Shërbesa për nder të martirit të ri u shkrua prej Mitropolitit Ioil të Edesës.

Shën Damian murgu : 14 Shkurt

14 Feb, 2022, No comments


Shën Damiani lindi në fshatin Mirihovo Agrafon (sot Agia Triadha) rreth vitit 1510 prej prindërish besëmirë. Që prej fëmijërisë deshi jetën murgjërore dëshironte që të vishte skimën ëngjëllore të murgut. Kështu la vendlindjen e tij dhe shkoi në Malin e Shenjtë.

Pas pak kohësh largohet nga manastiri për të murgëruar në një vend asketik që të përkushtohej më shumë në lutje. Shkoi, pra, pranë një asketi që e quanin Dometio. Qëndroi pranë tij për rreth 3 vite dhe murgu Damian përparoi në të gjitha vyrtytet dhe të mirat shpirtërore. Madje, u denjësua që një herë të dëgjonte edhe zërin e Zotit që thoshte: “Damian, nuk duhet që të kërkosh vetëm interesin tënd shpirtëror, por edhe të të tjerëve”.

Pas kësaj ngjarjeje Murgu Damian braktis Malin e Shenjtë dhe shkon në zonën e Olimpit. Aty predikoi fjalën e Perëndisë, motivonte të krishterët për t’u penduar, të largohen prej padrejtësive dhe të këqijave dhe i nxiste që të zbatonin vullnetin e Perëndisë. Por predikimi i tij shqetësonte disa, të cilët e akuzuan sikur ishte mashtrues. Oshënari nuk ju dha rëndësi këtyre akuzave dhe shkon në zonën e Larisas dhe të Kisavut. Më pas shkon në Agrafa. Aty në vendin e quajtur Karica Dhoplon ndërton manastirin e së Tërëshenjtës Pelekitis, që ishte edhe pikënisja e misioneve të tij hierapostolike. Ai në thelb rinovoi manastirin që kishte pësuar një shkatërrim të madh dhe kështu kaloi në vetëdijen e popullit të Perëndisë si ndërtuesi i tij. Për fat të keq njerëzit e pabesë edhe aty e akuzuan si mashtrues dhe pseudo murg. Në këtë mënyë largohet prej andej dhe shkon në Kisavo, ku ndërton një manastir të ri për nder të Shën Joan Pararendësit. Shumë besimtar e vizitonin, që të dëgjonin predikimin e tij dhe këshillat e tij shpirtërore.

Njëherë Damiani shkoi për disa punë të manastirit në fshatin Vulgarini. Aty arrestohet prej kadiut osman të Larisës, me akuzën se pengonte blerjen dhe shitjen e mallrave të dielave dhe u kërkonte grekëve që të qëndronin të palëkundur në besimin e tyre.

E futën në burg dhe e torturuan. I lidhën këmbët dhe qafën me zinxhirë të rëndë dhe e kërcënuan për jetën e tij. Por më kot. Shenjti pohon besimin e tij tek Krishti dhe kadiu urdhëron vrasjen e tij dhe më pas ta hidhnin në zjarr. Ushtarët e morën dhe e goditën fuqishëm në kokë me sëpatë. Shenjtori, gjysmë i vdekur siç ishte, ra në tokë. Pastaj u hodh në furrën e zjarrit dhe çfarë kishte mbetur nga lipsani i tij i shenjtë u hodh në lumin Pinios.

Martiri Oshënar Damian mori kurorën e martirit në vitin 1568.

Shënim: Shën Nikodhim Agjioriti, ndoshta gabimisht, tregon si datë të martirizimit të tij, 23 Shkurtin.



Shën Gjergj Paizoni, Martiri i ri nga Mitilini

14 Feb, 2022, No comments


Neomartiri i shenjtë Gjergj, i quajtur Paizona, lindi në fshatin Plaja të Plomariut në ishullin Lesbo. Ishte rrobaqepës në profesion dhe u martirizua në Kostandinopojë në vitin 1693, pasi pohoi besimin e tij tek Krishti dhe nuk deshi që të ndryshonte besimin e tij.

Shën Nikolla, Martir i ri

14 Feb, 2022, No comments


Martiri i ri Nikolla ishte me origjinë nga fashti Psari i Korinthisë. Prindërit e tij quheshin Joan dhe Kali dhe ishin besëmirë dhe Perëndidashës.

Shenjti, në moshën 12 vjeçare, ngeli jetim nga i ati. Kështu shkoi në Silivri, ku më pas u martua dhe  bëri fëmijë. Prej andej shkoi në Kostandinopojë dhe ushtronte profesionin e shitësit shëtitës.

U akuzua prej bashkëpunëtorëve të tij agarinë sikur kishte ofenduar fenë e Muhamedit. Për këtë arsye arrestohet, gjatë kohës së sulltan Sulejmanit I (1520-1566) dhe çohet tek kadiu. Shën Nikolla pohoi besimin e tij tek Krishti dhe e quajti mashtrim fenë e osmanëve. Ai nuk u nënshtrua para joshjeve dhe torturave. Kështu fillimisht e hodhën në zjarr dhe më pas i prenë kokën. Ishte vitin 1554.

Shërbesa e martirit u shkrua prej Hieromonakut Damaskin, Episkopit të ardhshëm të Litis dhe Rendhinis.

Shën Kristo Kopshtari : 12 Shkurt

12 Feb, 2022, No comments


Martiri i ri Kristo ishte me origjinë nga Shqipëria. Për këtë arsye njihet edhe me mbiemrin “Arvaniti”. Jeta e tij deri në moshën 40 vjeçare është e panjohur. Në një moshë të pjekur u largua nga fshati i tij dhe shkoi në Kostandinopojë, ku punonte si koshptar. Një ditë shkoi në treg që të shiste mollë. Aty u gjend edhe një myslyman, i cili dëshironte që të blinte mollë. Pasi nuk ranë dakort për çmimin, u grindën me fjalë dhe Shenjti u largua pa ja shitur mollët myslymanit. Për t’u hakmarrë myslymani shpifi tek kadiu sikur Kristo dikur kishte premtuar se do të bëhej myslyman por tani ngurron dhe e mohon këtë gjë.

Shenjti kapet dhe çohet në gjykatë, ku pohon se është i krishter dhe se nuk do ta mohojë Orthodhoksinë sado tortura që t’i bëjnë. Kadiu i egërsuar nga këmbëngulja e Shenjtit në besimin orthodhoks urdhëroi që ta kamxhikonin për shumë kohë. Trupi i martirit u mbush me plagë. Pas kamxhikimeve e mbyllën në burg dhe i lidhën këmbët në një dru torturues.

Dhimbja ishte e madhe. Por më i madh ishte besimi i shenjtit, i cili i konsideronte torturat si një nder të veçantë nga Perëndia dhe për këtë arsye papushim lavdëronte emrin e ëmbël të Krishtit.

Brenda në burg ishte edhe murgu i njohur Qesar Dapontes nga Skopelo, që shkroi edhe për martirizimin e Shenjtit. Dapontja duke parë gjendjen e Martirit u përpoq fshehtazi dhe zgjidhi këmbët e shenjtit nga druri dhe i solli ushqim që të merrte fuqi. Por Martiri e refuzoi duke thënë se preferon që për Krishtin të vdesë i uritur dhe i etur.  

Kadiu, pasi u bind se Shenjti as nuk e diskutonte ndryshimin e besimit, urdhëroi që t’i prisnin kokën. Ai i dha Dapontes gurin ku mprehte thikat, i cili varej në rripin e tij, duke i kërkuar ta shiste dhe, me paratë që do të merrte, të bënte disa Liturgji në kujtim të tij. Më 12 Shkurt 1748 Kristos së lumur i’u pre koka dhe shpirti i tij u ngjit tek Krishti i ëmbël, që Shenjti kaq shumë e deshi.

Shën Gjergji, Martiri i ri nga Kratova : 11 Shkurt

11 Feb, 2022, No comments


Neomartiri i shenjtë Gjergj lindi në qytetin Kratova të Serbisë prej prindërve besëmirë Dhimitrit dhe Sarës. Që në moshë të vogël u dha pas studimit të fjalës hyjnore dhe më pas mësoi edhe artin e argjendarit. Humbi babain e tij në një moshë të re dhe duke pasur frikë se mos, për shkak të bukurisë së tij, ai do të rrëmbehej në oborrin e Sulltan Bajazitit II (1481 - 1512), shkoi në Bullgari dhe qëndroi në Sofie pranë një prifti që quhej Petro. Ai prift i dha atij çdo mjet për të mësuar shkrimet e shenjta. Dhe kështu shenjtori jetoi një jetë asketike dhe të pëlqyeshme nga Perëndia.

Osmanët u munduan që ta islamizonin dhe për këtë arsye rekrutuan një mësues myslyman me përvojë, i cili për t’ju afruar Gjergjit i ofroi atij ar për të bërë bizhuteri. Dhe në kontakt me të Gjergji i tregoi se besimi i vetëm i vërtetë ishte besimi i Krishterë, ndërsa feja myslymane ishte një mashtrim. Për këtë arsye ai u soll para kadiut. Me gjithë joshjet, premtimet dhe kërcënimet, Martiri qëndroi i patundur në besimin e tij. Prifti Petro e vizitoi në burg, e puthi dhe i tha: “Gëzohu Gjergj, ti sot lavdërove Krishtin, siç bëri dikur edhe martiri i parë Stefan, dhe si Stefani i ri në kohën e Ikonoklastisë dhe shumë Shenjtorë të tjerë”. Pas këtyre Shenjti u çua përsëri përpara kadiut, i cili i premtoi se do ta birësonte dhe do t’i falte pasuri dhe lavdi të pafundme, nëse do të mohonte Krishtin. Shenjti përsëri tregoi predispozitën e tij për t’u martirizuar dhe pohoi Krishtin. Atëherë kadiu, duke iu nënshtruar presioneve të turmës, ia dha Martirin turmës së tërbuar, e cila e lidhi dhe e zvarriti nëpër rrugët e qytetit. Kështu Shën Gjergji u tregua si Martir i Besimit dhe vdiq nga zjarri në vitin 1515, në Sofie të Bullgarisë.

Oshënar Prohori nga Rusia : 10 Shkurt

10 Feb, 2022, No comments



Oshënar Prohori ishte me origjinë nga Smolensku i Rusisë dhe ndoqi jetën murgjërore duke u bërë murg në manastirin e Shpellave të Kievit prej igumenit Joan, i cili ndjeu zellin e Prohorit. Oshënari ushtrohej me rreptësi të madhe dhe me saktësi në parimet e jetës murgjërore. Ajo që e dallonte ishte kreshma. Asnjëherë nuk shijoi ndonjë ushqim tjetër përveç ujit dhe bukës së bërë nga një bimë e hidhur ruse e quajtur “lebenta”. Për këtë arsye quhet edhe “Lebentotis”. Dhe Perëndia i Shenjtë, që pa asketizmin dhe dashurinë e Oshënarit, bimën e hidhur e bëri të ëmbël.

Vitet në të cilat jetoi Oshënari ishin të vështira për Rusinë dhe për popullin e saj. Trazirat e luftërave sollën zi buke. Vdekja kërcënoi popullin e Kievit. Oshënari, pa u lodhur, mblidhte bimën e hidhur “lebenta” dhe çdo ditë përgatiste bukë dhe ua shpërndante vëllezërve të tij të uritur. Disa donin të imitonin Oshënarin dhe të bënin bukën e tyre nga kjo bimë e hidhur. Por ishte e pamundur që të hahej sepse ishte shumë e hidhur. Atëherë kuptuan se diçka e mrekullueshme ndodhte me asketin e shenjtë, i cili e kryente këtë punë me Hirin e Perëndisë.

Në kohën e Oshënarit ndodhi edhe lufta civile ndërmjet hegjemonit Mihail Sviatopolk dhe princave të qyteteve Vladimir dhe Peremislsk. Kievi përsëri vuajti nga ushqimet dhe problemi u zmadhua kur ndaloi së paturi kripë. Atëherë Oshënari mblodhi të gjithë hirin nga qelitë e murgjërve dhe filloi që të lutej. Hiri u bë kripë, të cilën Oshënari e shpërndante dhe nuk mbaronte kurrë.

Më pas tregtarët u ankuan te sundimtari mizor Mihail Sviatopolk, i cili urdhëroi që kripa të çohej në oborr për t'u shitur. Atëherë kripa u bë përsëri hi dhe e vërteta u zbulua, që të lavdërohej Emri i Perëndisë. Hegjemoni, i dërrmuar, shkoi në manastirin e Shpellave dhe me përulësi i’u afrua Oshënarit, i cili profetizoi edhe fitoren e hegjemonit kundër Poloftsonëve.

Oshënar Prohori fjeti me paqe në vitin 1107. Hegjemoni Mihail e varrosi trupin e Oshënarit pranë manastirit të Shën Andonit të Shpellave.

SHËN HARALLAMBI ,MBROJTËSI KUNDËR SËMUNDJEVE EPIDEMIKE : 10 Shkurt

10 Feb, 2022, No comments

Shën Harallambi ishte prift (ose kryeprift) në qytetin Magnezi të Azisë së Vogël, afër Izmirit të sotëm.
Ai vepronte me guxim duke bërë detyrën priftit prandaj dhe u arrestua në kohën e Septim Severit (193-211 ps K).
Mbasi u turturua shumë u martirizua për Krishtin me prerje koke në moshën 107 vjeç në vitin (202 ps K).
Kur mbërriti në vendin e ekzekutimit, shenjti ngriti sytë dhe duart drejt qiellit. E falënderoi Perëndinë, sepse i dha mundësinë betejës së tij që të kurorëzohej në atë mënyrë dhe i kërkoi Atij t’u falte shpëtimin e shpirtit, shëndetin e trupit dhe bollëkun e të mirave në këtë jetë dhe në tjetrën të gjithë atyre që do t’i luten Perëndisë në emrin e martirit të tij, që do të festonin kujtimin e tij ose do të nderonin lipsanin e tij.
Atëherë u dëgjua një zë nga qielli: “Eja, Harallamb, o njeri trim në luftë, për të shijuar gëzimin dhe lavdinë e martirëve dhe të priftërinjve të shenjtë!”. Koka e tij ra përtokë nga shpata më 10 shkurt dhe trupi i tij u varros nga Galinia e bekuar vajza e perandorit antikrisht.
Koka e shën Harallambit ruhet në manastirin e Shën Stefanit në Meteora. Pjesë të lipsaneve të tij të shenjta, që ndodhen në Greqi dhe në vende të tjera, kryejnë mrekulli të shumta dhe e kanë bërë shën Harallambin, më të vjetrin në moshë të të gjithë martirëve, shumë të dashur, veçanërisht për popullin e Greqisë.
Shenjti nderohet gjerësisht si mbrojtës nga epidemitë madje dhe nga murtaja.Prandaj në disa ikona shfaqet duke shkelur një grua të zezë që simbolzon murtajën sëmundje vdekje prurëse me shumë viktima.
Harallamb greqisht j do të thotë : " gëzimi".Ai edhe sot bënë shumë mrekulli sidomos shërimin nga sëmundjet e pidemike.
Shumë të krishterë klerik dhe laik në këtë pandemi po i luten me besim shën Harallambit për ndalimin e kësaj murtaje të re COVID 19 me mutacionet e saja që po kërcënon akoma shumë njerëz dhe vende.
Le ti lutemi të gjithë me besim Zotit Jisu Krishtit Shpëtimtarit tonë edhe të gjithë njerëzimit, që me ndërmjetimin i Hyjlindëses Zonjës Shën Mari, shën Shën Harallambit dhe gjithë shejntorëve të na i largojë sa më shpejtë hidhërimin e vdekjes që po na shkaton ky djall-virusi, ta vendosi të ngordhur nën këmbët tona edhe të na i rikthejë pësëri gëzimin dhe si gurinë e jetës . Amin.
PARAKLISI I SHËN HARALLAMBIT
Ode I
Si në sterë Izraeli kaloi lehtë dhe me këmbë , duke parë Faraonin , ndjeksin mbrapa gjurmëve të tij, të zhytej; thërriste: Zotit tí këndojmë këngë mundëse.
Duke kërcyer në tendat e qiellëshme shpirtërore, o i urtë, me hare i feksur fortë dhe me dritë që s’perëndon , çliromë me ndërmjetin tënd nga veset, të të psal.
Kujtimi yt dritëprurës lëshon rreze diellore, hire pra, llamburit çdo besimtar që të të nderon me besë, o martir me emër gazi dhe shkelqim vërtetë.
Me pika gjaku përmbyse detin me kripë, pabesinë dhe pastaj na u bëre porsi lum besëmirë i Krishtit Zot,ngaherë ti Kishën e vadit vërtetë, o Harallamb.
Hyjlindësore
Shtrëngatë fajesh dhe dallgë mendimesh plot, kundërsharë dhe sulm vesesh o Hyjlindësore, kanë kaluar mbi mua, o Zonjë, shpëtomë përmes ndërmjetimit tënd të fortë.
Ode III
Nuk ka të shenjtë pra si ty o Perëndia im, O zot, që ngrite lart bririn e besnikëve të tu dhe na forcove të gjithë, o i mirë ,mbi gurin e pohimit tënd.
E mundur s’është të dëftej, o althofor i shenjtë çudibërës, morin e mrekullive që ke bërë kur ishe ende në jetë si dhe kur drejtë Zotit u shpërngule ti.
I përforcuar me fuqi të hyjshme e rrëzove si luftues i fortë arrgancën e dobët e të paligjshmëve ti, Harallamb atlet, ushtar në rresht hyjnor.
Nga trupi yt rrodhën rrëke gjakrash, të cilat shuan flakën, zjarrin përpirës plot me tmerr të pabesisë ndërsa shkaktuan tek ti, një përrua me shijim edhe dëfrim.
Hyjlindësore
E Tërëshenjtë, linde ti Zotin Krisht më të shenjtë se çdo të shenjtë se u shfaqe strehë pastërtie krejt me shenjtëri, portë je ku kaloi vetëm Krishti Shpëtimtar.
Ode IV
Fuqia ime Krishti Perëndia është, psal me mendje të pastër edhe thërret siç e meriton pra Zoti, Kisha jonë e vyer fortë dhe feston në Krishtin me hare.
U stolise kur u leve në gjakun e dëshmimit të nderuar dhe shkëlqeve me bukuritë e tij, o Harallamb, hijeshia dhe mbështetja e atleteve.
O althofor me burrërinë tënde i dërrmove staujat e drunjta të demonëve, pasi e tregove veten tempull të Shpirtit të Shenjtë, shembull dhe përmendore durimi të pagënjeshtër.
O i lavdishëm, duke ngritur duart mbrojtësit e errësirës, shqyenin brinjët e tua me thonj, duke të shkaktuar shijimin e vërtetë të përjetëshëm.
Hyjlindësore
Është fuqi dhe himnim Zoti Krishti , që lindi si diell prej teje, o e Tërëkulluar, nga hiperbola e mirësisë dhe na çliroi nga shkelja e lashtë.
Ode V
Me dritë hyjnore, i mirë ti,shpirtrat e atyre që po mëngojnë me mall për ty shndrit të lyp, të të njohin, Fjalë e Perëndisë, o Zot vërtetë, që rrithëret nga mjegulla e mëkateve.
Meqë imitove me qëndrueshmëri, o martir i Krishtit, pësimin hyjnor të atij që duroi për ne pësime , duron me duresë të madhe mbërthimet e gozhdëve në tërë trupin, o i lavdëruar.
O i tërëurtë, Fjala e panisëshme bashkë me Atin, duke koorigjuar pamendësinë e përndjekësve , u fut qartazi arsye të palogjikshmëve , të cilët urdhërojnë të të zgjedhin nga prangat.
I shpuar me thumba e plagose zemrën e armikut të frikshëm të të dhelidhurve , me shtizën e burrësisë dhe durueshëmrisë sate, o althofor hyjmëndës i admirueshëm.
Hyjlindësore
Me ndriçimin tënd, o e Mirë, shklëqeje shpirtin tim të errësuar nga kënaqësitë dhe udhëzoje drejt udhë shpëtimi ti, e vetmja që kishe në bark Krishtin Shpëtimtar.
Ode VI
Ja detin e jetës tani, e shikoj të ngrihet prej furtune ngasjesh aspërsisht prej furtune ngasjesh aspërsisht, te limani yt shumë i qetë rend pra dhe të thërras : Ma ngri shpirtin tim, o mëshirëplot nga prishja pra.
Ndriçues i madhë ke qën, që shkëlqeve anembanë dritën e arritjeve, althofor i çuditshëm i Zotit, që përpara tiranëve, e pohove ti emrin e Jisuit Krisht.
I ndezur prej dashurisë së përflaktë shove zjarr, mani besëkëqijsh plot tmerr, përmes vesës së besës kur shfaqe mrekullitë e Krishtit Zot, tek të pabesët, o i admirueshëm.
Meqë dëshirove ti jetën e pavdekshme, vrave çdo lëvizje dhe pasion mishëror dhe me lutje të vdekurit i ngjalle, o Harallamb, duke psalur atë që të lëvdoi fort.
Hyjlindësore
Nga sulmet e veseve kundërshtare tundem , po forcomë, o Hyjlindëse, ti që linde burimin e papasionshmërisë, se ti je streha e madhe e gjithë njerëzve.
Ode VII
Tre djemtë në Babiloninë nuk u frikësuan në flakë , zjarrë , por të hedhur në mesin e furrës të frekskuar po psalin pra: O Perëndi i etërve , i bekuar je o Zot i madh.
Duke kumtuar me tortuart dhe duke u plehruar me zjarr,o althofor i Krishtit, u bëre më i pastër se ari dhe dhuratë e hyjshme vërtetë.
Me vesën e lutjeve u shua plotësisht kamina e të paligjshmëve dhe shpëtove , o i urtë , duke i psalur Bërësit: I bekuar je, o Zot ,Perëndi i etërve tanë.
Me zgjatjen e ndeshjeve u duke pemë e lartë që u bën hije nga mëkati i flaktë besnikëve që i thërrasin: I bekuar je o Zot, Perëndi i etërve tanë.
Hyjlindësore
O Perëndilindëse e kulluar, që pranove harenë në barkun tënd të tërëdlirë, mbush me ngazëllim zemrën time duke dëbuar zymtësinë e pasioneve, o gjithmonë e Virgjër.
Ode VIII
Ves burove prej flakës tek oshënarët ti, dhe e dogje flijimin, e një të drejti , shkrumb; vetëm me vullnetin tënd, o Krisht, bën çdo gjë ti; ne në të gjithë jetët të përmbilartësojmë.
I stolisur me bukurinë e shenjave të traumave, i hijeshuar hirshëm me kurorën fitimtare, u paraqite pranë Perëndisë, duke pikuar akoma rrjedhjet e gjakut, o martir.
Shumica e sfilitjeve nuk e mbuluan burrërinë dhe trimërinë tënde, o martir; fuqia e përnjekësve nuk e errësoi durimin tënd tejet të shkëlyer, o hyjmëndës.
Hyjlindësore
Ai që i bëri të gjitha me vullnet hyjnor me dëshirën e vet banoi në barkun tënd, o e pacënuar , duke dashur të na rigatonte ne që rrëshqitëm ; atë e përmbilartësojmë në gjithë jetët.
Ode IX
Nuk munden Zotin ta shohin njerëzit, që rreshta engjëjsh s’kan guxim ta shohin , veçse nga ti e dlirë , njerëzve u duk ky njeri Fjala e mishëruar , e madhështojmë ne, dhe të lumërojmë tok me ushtritë ëngjëllore .
As zjarrë, as shpatë, as vdekje , as ngushtim, as shpikje torturimesh të çdo llojshme dhe as uri, as përndekje, as shtrëngim dhe as rrezik s’munden vërtetë që të të ndalin prej dashurisë së atij që të krijoi; o atlet të admirojmë.
Nga shqyerje thonjsh, këmishë vdekjeje e zhveshe dhe e zbukurove veten , o allthofor , me stoli prej gjakrash , me guxim pra qëndron i ngazëlluar pranë Krishtit tonë’ Perëndi, Zotit të gjithëçkaje, o martir që s'u përkule kurrë.
Kujtimi yt që gaz dhe hare na jep si dhe shkëlqim vërtetë të hyjshëm lindi mbi rruzullin dhe flakë dimër vesesh, ne të gjithë na shëndrit, duke kremtuar për atë, le ta përfitojmë falë përgjërimeve të tua ndjesë, mirësi.
Hyjlindësore
Furtunë vesesh më shkund dhe më përmbyt, e Tërëpaqortueshme, shtrëngatat e tmerreve, ti që kapitenin Krisht kishe në bark, shtri dorën ndihmëse, shpëtomë se vetëm ti je mbrojtje për sa të lumërojnë me besim dhe mall.
Lavdërime
Tani, o bijë të Ballkanit, vraponi ejani, të gjithë puthni kryen e nderuar të shenjtit Harallamb të hyjshëm që shpalli fort Krishtin tonë në satdium dhe demaskoi mashtrimin e pabesisë, madhëroi dhe Nadërtuesin.
(2 herë)
U numërove me engjëjt tani në qiell ti, rri pranë Shën Trinisë, o i lum përgjërohesh, lyp për ne që respektojmë me besë, kryen tënd të nderuar fort dhe po kërkojmë çlirimin nga cdo rrezik, nga sëmundje dhe peripeci.
Lindi në tërë Greqinë plot me ndricim dhe lavd kujtimi yt festiv fort, Harallamb shenjt i hyjshëm ndaj shkëlyqeshëm kremton, se e ka kryen tënd të nderuar shumë, që predikoi fuqishëm Jiusin Krisht Zotin tonë Perëndinjeri.
Lavdi Atit e Birit dhe Shpirtit të Shejntë.
Si alabastër i mbushur koka jote e cmuar, o i mahnitshëm, derdh shërimet, dicka si miro tejet të cmuar, dhe i aromatizon në mënyrë të mrekullueshme shpresëtarët, i shpengon nga të gjithë mjerimet ata që i afrohen me besim, dhe duke pushuar mashtrimin erëkeq, sëmundje të larmishme dhe murtajën epidemike u dhuron të gjithë shëndet, paqe dhe përdëllimin e madh.
Tani e përherë e në jetëve të jetëve Amin.
Ty të lumërojmë, o Hyjlindëse e virgjër, dhe të lavdërojmë ne besnikët siç të ka hije ty, qytetin e patundshëm dhe murin që s’çahet dot, mbrojtjen e pathyeshme dhe strehën e shpirtrave tanë.
Përlëshorja e shejntorit.
Kollonë e patundëshme e Kishës sonë Harallamb, kandil i pashujtshëm i tërë botës o shenjtë u shafqe plot me lavdi, ndrite ti tërë dhenë me dëshmi dhe vojtje, shove paganizmin e mallkuar, plot me lavdi, pra lutu pranë Krishtit Perëndi, të shpëtohen shpirtet tona.(Përlëshorja)
Load more

Recent Posts

  • Shën Kirana, Martire e Re : 28 Shkurt
    28 Feb, 2022
  • Shën Tarasi, Kryepiskop i Kostandinopojës : 25 Shkurt
    25 Feb, 2022
  • Shën Ethelberti - Mbret i Anglisë : 24 Shkurt
    24 Feb, 2022
  • Gjetja I dhe II e Kokës e Shën Joan Pagëzorit : 24 Shkurt
    24 Feb, 2022
  • Shën Llazari nga Tripoli i Peloponezit, Hieromartir i Ri : 23 Shkurt
    23 Feb, 2022
  • Shën Ariston Çudibërësi - Episkop i Arsinois në Qipro : 22 Shkurt
    22 Feb, 2022
  • Shën Gjergji, Episkop i Amastridhos : 21 Shkurt
    21 Feb, 2022

Shenjtorët - Shkurt

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako