Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Oshënar Vlashi nga Amori : 31 Mars

March 31, 2022 at 9:43 am, No comments



Oshënar Vlashi ishte me origjinë nga Amori i Azisës së Vogël, nga fshati Aplatiani dhe emri i tij i mëparshëm ishte Vasil. Në fillim të shekullit IX braktis atdheun e tij dhe shkon në Kostandinopojë, ku hirotoniset dhjakon i Shën Sofisë nga patriarku i shenjtë Ignat (shih 23 tetor). Në të njëjtën kishë shërbente si prift edhe vëllai i tij.

Pas një arratisjeje aventureske në Bullgari dhe shpëtimit të tij të mrekullueshëm, ai udhëton për në Romë. Aty qëndron rreth 12 vjet, dorëzohet prift, jeton një jetë të mrekullueshme në konovion e Shën Qesarit duke kryer mrekulli dhe dy herë edhe Hyjlindësja e vizitoi në vegime. Kthehet dhe murgjëron në manastirin  Studit për katër vite, ku lidhet me arkondë të fuqishëm, me perandorin Leon VI të Urtin dhe me patriarkun e shenjtë Andon (shih 12 shkurt).

Rreth vitit 896 shkon në Malin e Shenjtë me disa nxënës dhe themelon një monidrio (manastir i vogël). Më pas lë si pasues aty një prej nxënësve të tij dhe shkon në vendet më të shkreta të Malit të Shenjtë ku jepet pas asketizmit dhe lutjes. Qëndroi vetëm në shkretëtirë dhe u dha i tëri pas lutjes, pa u interesuar për ushqimin dhe pa u frikësuar nga bishat e egra. Ai ushqehej me fjalët hyjnore dhe me barin e malit. Bishat e pyllit u bënë miq të tij dhe iu afruan me respekt. Shpesh nëpër Liturgjitë e tij bashkëmeshonte me ëngjëjt dhe barinjtë mahniteshin nga meloditë qiellore.

Për të gjithë Malin e Shenjtë ishte si “yll mëngjesi që i ndriçon të gjitha”.

Pas një 20 vjeçari përpjekjesh, kthehet në manastirin Studit, sepse njerëzit kishin filluar ta bezdisnin. Pas një temperature të lartë dhe pasi parashikoi fundin e tij dhe pasi meshoi për herë të fundit, dorëzoi shpirtin e tij të shenjtë tek Krijuesi i tij në vitin 909 ose 912. U varros në mënyrë madhështore në paraklisin e Shën Gjergjit në manastirin Studit.

Jeta e tij e bukur u shkrua rreth vitit 940 nga murgu Studit, që ishte nxënës i nxënësit të tij Lluka.


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SI T’A PËRBALLOJË I KRISHTERI KUNDËRSHTIMIN E FAMILJARËVE, MIQVE PËRKUNDREJT BESIMIT?
    6 Aug, 2025
  • Mrekullia e Hyjlindëses Mari në jetën e Shën Serafimit të Sarovit!
    5 Aug, 2025
  • Ikona e Hyjlindëses Mari "Zbutësja e Zemrave të Liga" (Смягчение злых сердец)
    4 Aug, 2025
  • Skllavëria e mëkatit!
    31 Jul, 2025
  • Lutja Personale!
    30 Jul, 2025
  • Homelia IX mbi Ungjillin sipas Mateut
    29 Jul, 2025
  • Lutja,frymëmarrja e shpirtit!
    29 Jul, 2025
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako