Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Shën Nikita Stiliti mrekullibërësi : 24 Maj

May 24, 2022 at 9:12 am, No comments

Oshënar martiri i shenjtë Nikita jetoi gjatë shekullit XII në qytetin Perejaslavl të Rusisë. Punonte si taksambledhës i princit Dolgorukig dhe mblidhte nga taksapaguesit shuma të mëdha, të cilët ishin të detyruar që t’i jepnin për ndërtimin e qytetit dhe të një kishe. Kështu kaluan shumë vite. Por Perëndia zemërgjerë, që dëshiron që të gjithë të drejtohen në pendim dhe të shpëtohen, nuk e braktisi Nikitën dhe përgatiti rrugën e kthimit të tij. Kur një ditë Nikita shkoi në Kishë, dëgjoi fjalët e profetit Isaia: “Lahuni, pastrohuni, largoni nga prania ime ligësinë e veprimeve tuaja, mos bëni më keq. Mësoni të bëni të mirën, kërkoni drejtësinë, ndihmoni të shtypurin, sigurojini drejtësi jetimit, mbroni çështjen e gruas së ve” (Isa. 1.16). Ndërgjegjja e tij e fjetur u zgjua dhe e çoi në pendim. Ai menjëherë vrapoi në manastirin e Perejaslavl-Zalesky, i cili i ishte kushtuar Shën Nikitas, ra në këmbët e atit shpirtëror dhe rrëfeu mëkatet e tij.

Jerondi, atë shpirtëror, për të konstatuar sinqeritetin e rrëfimtarit, i dha urdhërin e parë: të qëndronte tre ditë para portave të manastirit dhe të rrëfente publikisht mëkatet e tij. Me përulësi të thellë, Nikita iu bind.

Kështu pas pak kohësh u qeth murg dhe filloi jetën e ashpër shpirtërore dhe asketizimin. Hapi një gropë dhe aty vendosi një shkëmb mbi të cilin qëndronte duke mbajtur veshur disa zinxhira të rëndë si një Stilit i ri.

Por një natë të vitit 1196, kur Shenjti lutej dhe zinxhirat e tij shkëlqenin si argjend, hajdutët e vranë dhe vodhën zinxhirët e hekurt që ata mendonin se ishin të vlefshëm. Kur u larguan dhe kuptuan se zinxhirët ishin prej hekuri, i hodhën në lumin Vollga.

Por Perëndia donte të nderonte edhe këto shenja të dukshme të martirizimit dhe asketizimit të Dëshmorit të Shenjtë Nikita. Një natë, murgu plak i devotshëm Simeon, i cili po asketizonte në manastirin e Apostujve Petro dhe Pavlo në Jaroslavl, pa tre rreze drite mbi lumë. Menjëherë etërit e manastirit vrapuan për të parë se çfarë po ndodhte. Me frikë ata panë zinxhirët e Shën Nikitës që notonin. Ata i morën me nderim dhe i çuan te varri i Shenjtit.

Kur mes viteve 1420-1425, hapën varrin e Oshënarit, gjetën lipsanin e tij të shenjtë të paprishur.


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • Frytet e Shpirtit të Shenjtë !
    4 Oct, 2025
  • KU NA ÇON AXHENDA E INDETITETIT GJINOR (SHPREHJE GJINORE)
    1 Oct, 2025
  • Homelia XI mbi Ungjillin sipas Mateut
    30 Sep, 2025
  • Shpirti i Shenjtë: Drita dhe Forca e Jetës Ortodokse !
    30 Sep, 2025
  • FALJA: UDHËZIMI I SHENJTORËVE !
    25 Sep, 2025
  • Verbëria fizike vs verbëria shpirtërore !
    24 Sep, 2025
  • Homelia X mbi Ungjillin sipas Mateut
    19 Sep, 2025



  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako