Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Shën Kostandini Martir i ri dhe ata që u martirizuan bashkë me të. : 21 Maj

May 21, 2022 at 10:26 am, No comments


Martiri i Ri Kostandin lindi në vitin 1654 në fshatin Brinkovani të Rumanisë dhe u bë princ i Vllahisë gjatë viteve 1688-1714. Që në moshën një vjeçare mbeti jetim nga i ati, i cili u vra në Shkurt të vitit 1655 në një rebelim të popullit kundër hegjemonit të atëhershëm. U rrit nga nëna dhe gjyshërit e tij Pauna dhe Konstantinos Kantakouzinos, në shtëpinë e tij atërore në Bukuresht. Ai studioi greqishten dhe latinishten. Pas vdekjes së dy vëllezërve, ai trashëgoi të gjithë pasurinë e të atit dhe u martua me Marikën, mbesën e Antonio Vodës nga Popest. Në vitin 1678, kur xhaxhai i tij Serbanos Kantakouzenos u bë sundimtar, ai e ndihmoi Kostandinin të arrinte postet më të larta.

Duke përfituar nga paqja që mbizotëronte në vendin e tij, nga fillimi i sundimit të tij, hodhi themelet për ndërtimin e manastirit Hurez, ku ndërtoi shtëpinë e familjes dhe kishën e tij. U përball me shumë vështirësi dhe i bëhej presion nga turqit që të paguante një haraç të madh. Megjithatë punoi shumë për zhvillimin politik dhe ekonomik të Vllahisë. Në vitin 1709 luftoi si aleat me car Pjetrin I të Rusisë (1672-1725) kundër turqve dhe sulltanit Ahmetit III (1673-1736). Sipas një Kronike, më 24 Mars 1714, të Martën e Madhe, në Bukuresht shkoi Mustafa agai, i cili e arrestoi bashkë me 4 fëmijët e tij, nusen e tij të madhe, dhëndurët, nipin e tij Kostandin dhe thesarruajtësin Janaq Vakaresku. Pas një udhëtimi të hidhur 3 javor, arritën në Kostandinopojë, ku u torturuan rëndë. U dënuan me vdekje më 15 Gusht 1714, ditën e Fjetjes së Hyjlindëses. Në fillim koka i’u pre Janaq thesarruajtësit, më pas djalit të tij të madh, duke vijuar me tre djemtë e tjerë, Stefanit, Radus dhe Mattheut. Lipsanet e tyre të shenjta i hodhën në ujërat e Bosforit, ndërsa kokat e tyre të nderuara i vendosën në hu, duke i qarkulluar përreth qytetit, më pas edhe ato i hodhën në det. Me nxitjen e Patriarkut Ekumenik, të krishterët besëmirë shkuan fshehtazi dhe pasi i nxorrën jashtë detit, i varrosën po fshehtazi në ishullin e Halkit, jashtë kishës së manastirit të Hyjlindëses, të cilin e kishte ndërtuar perandori Joan V Paleolog (1341-1391). Një vit më vonë edhe Kostandinit do t’i pritej koka, pasi refuzoi që të përqafonte fenë muslimane.

Lipsanet e shenjta të Martirit Kostandin dhe të gjithë atyre që u martirizuan bashkë me të, u transferuan fshehtazi në Rumani nga gruaja e tij Marika në vitin 1720, në kohën e sundimit të Nikolla Mavrokordhatit dhe u vendosën në kishën e Shën Gjergjit të Ri.


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025



  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako