Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Shën Timotheu i Pskovit :20 Maj

May 20, 2022 at 10:18 am, No comments

Shën Timotheu, i cili fillimisht ishte idhujtar me emrin Dovmod, ishte me origjinë nga Lituania dhe ishte princ i Nalshenskut të Lituanisë. Në vitin 1265, për shkak të konflikteve midis hegjemonëve të Lituanisë, u detyrua që të braktisë zonën e tij të juridiksionit dhe të vendoset në Pskov bashkë me 300 familje të tjera. Këtu Hiri i Perëndisë e ndriçoi dhe u pagëzua i Krishter duke marrë emrin Timothe.

Shumë shpej banorët e Pskovit e zgjodhën si princ të tyre për shkak të trimërisë dhe vyrtyteve të tij të vërteta të krishtera.

Shenjti qeverisi për 33 vite me paqe dhe maturi. Ishte i drejtë, përdëllyes dhe filanthrop, bujar dhe mbrojtës i manastireve dhe kishave. Ndërtoi edhe një manastir për nder të Lindjes së Hyjlindëses.

Në vitin 1268 princi Timothe ishte një ndër heronjtë që mbrojtën me besim dhe vetmohim tokën ruse në betejën historike kundër ushtrive Daneze dhe Gjermane. Para çdo beteje shkonte në kishë, ku lutej dhe linte shpatën e tij tek Dera e Bukur, duke marrë edhe bekimin e priftit. Princi luftëtar i madh, fitoi në betejën përfundimtare kundër Gjermanëve, më 5 Mars 1299.

Shën Timotheu fjeti me paqe në vitin 1299, por ai e mbrojti qytetin e Pskovit edhe pas fjetjes së tij. Kur në vitin 1480, më shumë se 60,000 ushtarë gjermanë rrethuan qytetin, ai u shfaq tek një i Krishter dhe e udhëzoi që të merrnin ikonën e tij bashkë me një kryq dhe të bënin një litani në qytet. Të krishterët e Pskovit e zbatuan këtë udhëzim, siç ju tha Shenjti i tyre dhe gjermanët u tërhoqën nga rrethimi i qytetit.


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025



  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako