Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Shën Joan Shqiptari (Arnautojani) - Martir i ri : 19 Maj

May 19, 2022 at 9:53 am, No comments

Martiri i ri ishte Ushtar me origjinë shqiptare Joani, i quajtur “Arnautojani”, u pagëzua i krishter me emrin Joan. Në vitet 1830-1840 ishulli i Kretës ndodhej nën kontrollin e Egjiptit, i cili në atë kohë qeverisej nga shqiptari Mehmet Ali. Pas largimit të sunduesve egjiptianë nga ishulli në vitin 1840, Joani që ishte ushtar në ushtrinë egjiptiane, qëndroi në Kretë. Ai u vendos në fshatin Agios Joanis të Festit dhe jetonte një jetë besëmirë dhe të devotshme, duke ushtruar profesionin e rojtarit, në mënyrë që të siguronte jetesën.

Ato ditë disa rebelë vranë dy turko-egjiptianë. Osmanët, të cilët urrenin Joanin, pasi ai kishte lënë fenë e tyre, gjetën rastin që të merrnin hak. E akuzuan tek qeveritarët e zonës, sikur ai ishte vrasësi i dy turko-egjiptianëve, duke e akuzuar atë edhe se pas ndërrimit të fesë ishte i disponuar për të vrarë myslimanë.

Joani u arrestua dhe u dërgua tek gjykatorja e Heraklios, ku doli i pafajshëm. Por kadiu Reshit Efendiu, i kërkoi që të ndryshonte përsëri besimin e tij që të dukej sikur nuk kishte vrarë për shkak të rivalitetit fetar, ose përndryshe do ta dënonte me vdekje. Joani me guxim pohoi Krishtin. Për tre ditë u torturua me tortura të frikshme. Ndër të tjera i vunë në kokë një enë hekuri, të cilën e kishin djegur në zjarr.

Kur Joani dorëzoi shpirtin e tij tek Perëndia, Pashai urdhëroi që trupi i tij t’i jepej të krishterëve që ta varrosnin. E morën dhe e varrosën në zonën e quajtur “Spitalia” në Heraklio.

Vdekja martirike e Joanit përhapi trishtim dhe indinjatë tek të krishterët e Heraklionit. Ishte e shtunë data 5 Maj 1845. Dhe siç tregon Stefanos Nikolaidhis në shënimet e tij biografike “...u bë një reagim i tmerrshëm i të Krishterëve kundër Qeverisë për Shqipëtarin - Arnautojanin, i cili kishte vdekur nga torturat”. Dhe që të qetësohej populli, u internua kreu i gjykatës Reshit Efendiu dhe u zëvendësua nga Kulukxhi-Meimuri.

Pas disa kohësh, u bë transferimi i eshtrave ( lipsaneve)  të tij, të cilat u gjetën të shenjtëruara. Ato i mori konsulli i Rusisë dhe i dërgoi në Kiev, ku edhe ruhen deri më sot.

Lavdi Perëndisë ndër Shenjtorët e tij


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025



  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako