Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Trasferimi i lipsaneve të Shën Joan Gojartit : 27 Janar

January 27, 2022 at 9:30 am, No comments


Të dashur, miq, vëllezër dhe motra më Krishtin.

Më 27 janar Kisha Orthodhokse feston transferimin e lipsaneve të Shën Joan Gojartit .
Shën Joan Gojarti predikuesi më i madh i etërve , siç quhet edhe goja e Shën Pavlit me predikimet e tij të drejtpërdrejta dhe spontante i mësonte të krishterët që të përparonin në virtut sidomos në përulësi dhe në përdëllim ,ti shmangeshin lakmisë dhe gjithë të këqijave që vijnë nëpërmjët saj .
Ai me predikimet e tij akuzonte drejtpërsëdrejti edhe mbretëreshën Evdhoksia e cila kishte ngritur një kult indiviti dhe ishte e pa ngopur për pasuri duke abuzuar me pronat e të tjerëve.
Evdhoksia kishte rrëmbyer pronën e një gruaje të ve e quajtur Kalitropi ,prandaj Shën Joan Gojarti e qortoi atë publikisht .
Evdhoksia u hakmorr dhe me një sinod fars në Dhrinë viti 403 e shfronëzoi shenjtorin.
Shën Joan Gojarti u internua në vende të ndryshme deri sa vdiq,dorëzoi shpirtin e tij heroik tek Perëndia në 14 shtator të vitit 407 në Komano të Pontit të Azisë së Vogël .
Nxënësit e tij pasi e varrosën mësuesin e tyre shkuan në Romë dhe i treguan papës Inocent dhe mbretit Honor të gjitha dënimet dhe vuajtjet që i kishin shkaktuar shenjtit .
Vdiq edhe Evdhoksia dhe varri i saj gjithmonë dridhej si një ndërshkim për padrejtësinë që i bëri Shën Joan Gojartit .
Në vitin 435 një nxënës i Joanit Shën Prokli u bë Patrik i Kostandinopojës .Ai e bindi mbretin Theodhos djalin e Evdhoksis që të silte në Kostandinopojë lipsanin e Shën Joan Gojartit ,që kështu të korigjonte gabimet e nënës së tij dhe shpirti i saj të gjente paqe.
U dërgua një suitë mbretërore ,në vendin ku ishte varrosur shenjtori dhe mbasi u hap varri trupi i tij u gjet i pa prishur pavarsisht se kishin kaluar shumë vite.
E veshën lipsanin e shentorit me rrobat e Patriarkut dhe e sollën në Kostandinopoj. Kur anija ju afrua qytetit me lipsanin e pa prishur të shenjtorit ,këmbanat e të gjithë kishave filluan të binin vetëvetiu. Lipsanin e morën dhe e vendosën në kishën e apostujve dhe e ulën në fronin e Patrikut .
Shenjtori ngjante si i gjallë dhe populli i mallëngjyer thërriste bekona At ,atëherë u bë çudia e madhe, dora e shenjtorit u ngrit në formë bekimi dhe goja e tij foli: ‘’paqe mbi ju dhe falje Evdhoksis’’.
Dora e shenjtorit është dhe sot e pa prishur si një kujtim i kësaj ngjarje të mrekullueshme dhe si një nderim i vecantë që Perëndia i bëri Shën Joan Gojartit , ashtu siç e meritonte si një jerark i madh i nderuar jo vetëm në qiejt por edhe mbi dhe.
Po ashtu edhe veshi i shenjtorit në të cilin i fliste Shën Pavli dhe ja interpretonte letrat e tij gjendet i paprishur në manastirin e Vatopellit në Malin e Shejntë.
I madh është Perëndia ndër shenjtorët e tij.
Për shumë vjet të gjithëve me bekimin e Shën Joan Gojartit. Amin.





No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025

Shenjtorët - Janar 

.

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako