Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Shën Apostoli, Zaharia dhe Dhimitri, Martir i ri : 21 gusht

August 21, 2022 at 6:00 am, No comments


Familjet e krishtera të fshatit Mulion të Kretës u detyruan që të largohen nga fshati sapo shpërtheu revolucioni i vitit 1866 kundër sundimit osman. Familjet e Neomartirëve u strehuan në një grykë mbi malin Zaro në Agjios Nikolaos. Kur arritën në vendin e quajtur Muliano Poro, u ndeshën me një patrullë osmane. Ushtarët e patrullës i kapën dhe i çuan  në zonën e Agjios Vasilios. Tre Shenjtorët nuk mbanin armë dhe nuk krijuan probleme, por ata u arrestuan menjëherë. Pasi refuzuan që të ndryshonin besimin e tyre ju nënshtruan torturave. I rrahën pa mëshirë, ua prenë duart, hundën dhe veshët, u nxorën sytë dhe në fund i masakruan. Zaharia mbeti i fundit për të parë torturat e të tjerëve dhe për t'u përkulur. Por ndodhi e kundërta, ndaj pasi i kaluan një litar rreth belit, e lidhën në shalën e një kali dhe e tërhoqën zvarrë me shpejtësi mbi shkëmbinj dhe degë. Pasi u mbajt nga trungu i një dardhe të egër ushtarët i prenë të dyja duart me shpatë. Aty e goditën shtatë herë në kokë. Shenjat e goditjeve me shpatë vërehen në kafkën e tij.

Pranë vendit ku u martirizuan dy shenjtorët e parë, gjendej një përrua. Në shtratin e tij, ku dheu është i butë disa të krishterë shpresëtar i varrosën që të tre. Çdo mbrëmje në atë vend shfaqeshin mbi varret e tyre tre drita. Rrjedha e përroit ndryshoi që të mos shkatërronte varret e tyre dhe të mos merrte lipsanet e tyre të shenjta. Më vonë shenjtorët zhvarrosen që aty dhe lipsanet e tyre vendosen në Kishën e Apostujve të Shenjtë. Kështu lipsanet e tyre i vendosën në një sënduk në Hieroren e Kishës, ku me kalimin e kohës filloi që të shfaqet mbi sëndukun një pamje paradoksale, u shfaq një rrjetë merimange që trashej dita-ditës dhe mbi të formoheshin fytyrat e shenjtorëve.

Pas martirizimit, osmanët nuk ishin qetësuar, për këtë arsye u shkaktonin vuajtje familjeve të Shenjtorëve, si psh., rrëmbyen një nga tre vajzat e martirit Zaharia, që quhej Papadhja, të cilën e shitën si skllave në Kostandinopojë. Aty u martua me një të krishter dhe bëri familje. Ajo në gjumë pa babain e saj, i cili i tha se brenda në vendin ku kishin vendosur fillimisht lipsanet e shenjta, sepse do të gjenin ajazmë me anën e të cilës do të bëheshin shumë shërime. Papadhjaja u kthye nga Kostandinopoja dhe rrëfeu ëndrrën e saj. Me të vërtetë, në dy metra thellësi, u gjend ajazmë dhe shumë të sëmurët vinin nga shumë vende të Kretës dhe shëroheshin. Ky vend i ajazmës sot është një vend i mbrojtur.


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025


  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako