Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Shën Kozmai i Etolisë > 24 gusht

24 Aug, 2022, No comments

Shën Kozmai ishte apostull dritësjellës i Ungjillit, në kohët e errta të skllavërisë osmane. Kisha e Krishtit, për të nderuar përpjekjen dhe ofrimin e tij e ka quajtur Isapostull (të barabartë me Apostujtë).
Shën Kozmai lindi në vitin 1714 në fshatin Taksiarkis të zonës së Apokurës që gjendet pranë fshatit Megalo Dhendro të Navpaktos. Prindërit e tij ishin besëmirë dhe e rritën me kujdes dhe edukatë më Krishtin. Në moshën 20 vjeçare shkon në Malin e Shenjtë për të studiuar në shkollën e Vatopedhit. Fillimisht shën Kozmai quhej Kostandin. Pas studimeve të tij shkoi në Manastirin e Filotheit, ku u qeth murg (1759) dhe më pas u bë Hieromonak duke marrë emrin Kozma.
Shenjti duke e ditur se të krishterët ishin në rrezik, nuk ishte i qetë dhe ditë e natë digjej nga dëshira që të dilte dhe t’u mësonte të krishterëve të skllavëruar Shkrimet e Shenjta. Por, e konsideronte veten të përulur dhe të pamundur për të marrë përsipër një detyrë të tillë. Me zbulesë hyjnore shkoi në Kostandinopojë, ku takoi vëllain e tij Krisanthin, i cili ishte mësues. Ai i bëri disa mësime oratorie, që do ta ndihmonin Kozmain në predikime. Më pas, pasi mori leje nga Patriarku Serafim shkoi për t’i mësuar “rajasë” fjalën e Perëndisë.
Kështu, Shën Kozmai, fillimisht predikoi në Kostandinopojë dhe në vazhdim shkoi në Etolokarnani. Me një leje të re shkoi edhe në ishujt Dhodhekanezë dhe në Malin e Shenjtë. Në vazhdim shkoi në Selanik, Veria dhe në të gjithë Maqedoninë. Më vonë arriti në Himarë, u kthye pastaj në Epirin e Jugut dhe prej andej u hodh në Lefkadhë dhe Qefalonia. Shkoi edhe në Zakinth, Korfuz dhe më pas rikthehet në Shqipërinë e Jugut.
Kudo ku kaloi, ndërtoi shkolla, kisha dhe një mori njerëzish u mblodhën dhe “thithën nektarin” e mësimit të tij të shenjtë.
Përfundimisht, zilia e Hebrenjve, në bashkëpunim me osmanët, kishte si rezultat varjen e Shenjtit në Kolkondas të Shqipërisë së Jugut në vitin 1779. Lipsanin e tij e hodhën në ujërat e lumit Seman. Pavarësisht gurit të lidhur në qafë, lipsani notoi mbi ujë. U gjend nga prifti Marko dhe u varros në Manastirin e Hyjlindëses në Kolkondas.
Njohja e tij kanonike si shenjt u bë më 20 prill 1961 nga Patriarkana Ekumenike, përveç shërbesës dhe jetës së tij të shkruar në gjuhën greke, Shërbesa dhe jeta e tij u shkruajtën në shqip edhe nga Kryepiskopi i parë kanonik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shipërisë, Kristofor Kissi. Shumë shkrimtarë të mëvonshëm janë marrë me jetën dhe veprën e këtij shenjti të madh. Shumë ikona dhe afreska në nder të tij tregojnë për nderimin dhe mirënjohjen e të krishterëve për yllin e ndritshëm të Malit të Shenjtë.
Fjalët e tij ishin profetike, të mbushura me hir hyjnor dhe thjeshtësi. Dikur ju tha banorëve të një fshati. “Erdha në fshatin tuaj dhe ju predikove. Pra, është e drejtë të më paguani për veprimtarinë time. Me para të më paguani? E për çfarë më duhen ato? Pagesa ime është që ju të vendosni fjalët e Perëndisë në zemrat tuaja, që të fitoni jetën e përjetëshme”.

Shën Apostoli, Zaharia dhe Dhimitri, Martir i ri : 21 gusht

21 Aug, 2022, No comments

Read more »

Shën Theohari Neapoliti nga Azia e Vogël : 20 gusht

20 Aug, 2022, No comments

Read more »

Shën Agapi nga Galatista Martir i ri : 18 gusht

18 Aug, 2022, No comments

Hieromartiri i shenjtë Agapi nga Galatista lindi nëm qytezën Galatista të Halkidhikisë rreth vitit 1710. Në atë kohë Galatista ishte qendër episkopale dhe kishte edhe një shkollë ku shenjti mori mësimet e përgjithëshme.
Në moshë të re shkon për pelegrinazh në Vendet e Shenjta në Jeruzalem, ku qëndron dhe qethet murg duke u bërë anëtar i Vëllazërisë Agjiotafike (të Varrit të Shenjtë). Më vonë hirotoniset prift nëm Varrin e Tërëshenjta nga Patriarku i Jerusalemit Partheni (1737-1766).
Më pas dërgohet si prift ikonom në metoqin e Varrit të Tërëshenjtë në Selanik, ku ishte kisha e të Tërëshenjtë së re pranë Levko Pirgo, ku ekziston edhe në ditët e sotme. Gjatë qëndrimit aty dha mësim në Shkollën Astike në Selanik.
Në vitin 1743 patriarku i Jeruzalemit Parthen e dërgon arkimandritin Agapio në Moskë për mbledhjen e fondeve për shlyerjen e borxhit të madh të Varrit të Tërëshenjtë ndaj kreditorëve të Patriarkanës. Agapi, për shkak të problemeve të shumta dhe të ndryshme, qëndroi në Rusi deri në vitin 1747 dhe u kthye me një shumë të mjaftueshme për të shlyer borxhin.
Kur u kthye në Selanik, vazhdoi punën e mësimdhënies në shkollën e atjeshme. Më pas dha mësim si profesor në Akademinë Athoniadha, pranë manastirit të Vatopedhit. Me sugjerimin e mësuesit të urtë Evgjenios Vulgaris, shenjtori u emërua nga Patriarkana Ekumenike Drejtor i Athoniadhës.
Më 18 gusht 1752 Arkimandriti i vyrtytshëm dhe i urtë i Varrit të Tërëshenjtë, Drejtori i Shkollës së Athoniadhës, Agapio Agjiotafiti vritet në mënyrë martirike jashtë Selanikut nga Jeniçerët keqbërës kur po vinte nga Galatista në Selanik.
Dimë se në atë kohë ushtria e jeniçerëve të dhunshëm në këtë zonë bënte grabitje, përdhunime dhe gjakderdhje kundër popullit orthodhoks. Nuk e dimë se çfarë ndodhi gjatë arrestimit dhe martirizimit të Agapit. Nuk e dimë gjithashtu se ku u varros dhe çfarë ndodhi me lipsanet e tij të çmuara.
Kremtimi i parë për nder të shën Agapit u bë në vitin 1977 në vendlindjen e tij nga mitropoliti i Jerisosë, Malit të Shenjtë dhe Ardhamerit Nikodhimi. Ikona e Shenjtorit u pikturua nga hieromonaku agjiorit Benedikt Neoskioti në vitin 1997 dhe u vendos në kishën e shenjtë të Tërëshenjtës Galatistas. Në vendlindjen e tij u ngrit edhe kishë për nder të tij. Shërbesën e tij të shenjtë e kompozoi himnografi Harallamb Bushas. Kujtimi i tij nderohet më 18 gusht.

Shën Mattheo Martir i ri : 18 gusht

18 Aug, 2022, No comments

Read more »

Shën Kostandini nga Kapua : 18 gusht

18 Aug, 2022, No comments

Read more »

Shën Dhimitri, Murg nga Samarina e Pindit : 17 gusht

17 Aug, 2022, No comments
Dhimitri lindi në Samarina të Pindit në fund të shekullit 18. U bë murg në manastirin e Atdheut të tij, ku me lutje dhe me kreshmë mbajti pastër trupin dhe shpirtin e tij. Pas shtypjes nga Ali Pasha të revolucionit që nisi atë Evthimios Vlahavas në vitin 1808, Dhimitri doli nga manastiri i tij dhe shkoi përreth fshatrave për të predikuar fjalën e Perëndisë dhe duke i mësuar që të duronin në dhimbje. Pas një akuze të rreme u kap nga Ali Pasha, që e mbylli në burg. Më pas urdhëroi tortura të rënda për të.


Kështu xhelatët me thumba kallamishte ia shpuan krahët dhe më pas ia futën në thonjtë e duarve dhe të këmbëve. Pastaj ia shtrënguan kokën dhe më pas pasi e varën me kokë poshtë dhe e dogjën me zjarr nga poshtë. Një mysliman duke parë trimërinë e Dhimitrit, besoi tek Krishti dhe më pas u martirizua. Më pas Ali Pasha e murosi Dhimitrin brenda në një mur, duke lënë jashtë vetëm kokën e tij për të zgjatur torturat. Martiri duroi kështu për 10 ditë. Përfundimisht dorëzoi shpirtin e tij tek Perëndia në vitin 1808. Për martirizimin e tij ka shkruar konsulli francez në Janinë Pouqueville.

Shën Apostoli i Ri : 16 gusht

16 Aug, 2022, No comments


Shën Apostoli i Riu, lindi në Agjio Laurentio të Pilios në vitin 1667. Babai i tij quhej Kosta, kurse nëna Melo. Në moshën 15 vjeçare mbeti jetim dhe në vitin 1682 shkoi në Kostandinopojë ku filloi punë në një tavrenë.


Ndërsa shenjtori kishte katër vite që jetonte në Kostandinopojë, në atdheun e tij të veçantë ndodhi një ngjarje. Banorët e Agjio Laurentit dhe të zonës, pasi shtypeshin ashpër nga taksat e rënda dhe të padrejta, vendosën t'i drejtohen komisionerëve të Sulltanit. Banorët përfituan disa ulje taksash dhe u kthyen. Por Vojvoda nuk i njohu dokumentat e komisionarëve dhe i hodhi poshtë si falsifikime, por edhe arrestoi edhe tre nga përfaqësia e banorëve, që kishin shkuar në Kostandinopojë, i lidhi si keqbërës, dhe vetë ai i çoi në Qytet ku kërkoi ti arrestonin si tradhtarë.
Kur këtë gjë e mësuan bashkëpatriotët e tyre dërguan menjëherë në Qytet një përfaqësi me qëllim që t’i drejtoheshin vetë nënën sulltaneshë që ata të liroheshin. Por duke qenë se nuk e dinin se si dhe se ku do të duhej të drejtoheshin, Shën Apostoli doli vullnetar për t’i ndihmuar, pasi dinte mirë edhe gjuhën turke. Ai madje e mori vetë raportin dhe ia dha një zyrtari të lartë të Sulltanit. Por ky zyrtar ishte palë me vojvodën e Pilios dhe si pasojë urdhëroi menjëherë që Shenjti të arrestohej dhe të dërgohej tek vojvoda për ta dënuar për paturpësinë e tij.


Vojvoda urdhëroi që ta lidhnin me zinxhirë dhe i kërkoi haraçin e katër vjetëvë për aq kohë sa kishte munguar nga fshati i tij. Por duke u trembur se mos ndoshta anëtarët e tjerë të përfaqësisë do të ankoheshin tek nëna sulltaneshë, po mendohej që t’i linte të lirë të katër të burgosurit. Por një bashkëpatriot i Shenjtit, një plak xheloz, nga zilia që një fëmijë i parëndësishëm dhe i varfër do të konsiderohej dashamirës i vendit të tij, e përgojoi sikua ai e kishte nxitur të gjithë këtë çështje dhe se nëse do të lirohej, sigurisht që do ta denonconte vojvodën tek nëna sulltaneshë. Kështu vojvoda urdhëroi që Shenjtin ta torturonin mizorisht deri në vdekje.


Ndërsa Shenjti torturohej pa mëshirë një ditë, ai arriti të çlironte njërën nga këmbët e tij dhe u përpoq të arratisej. Por ata e kuptuan nga zhurma e zinxhirëve dhe e arrestuan. Më pas erdhi Voevodas dhe filloi ta rrahë me sëpatë. Shenjti i tha: “Pse më godet kaq ashpër? A nuk e di se jam më i mirë se ty dhe se shërbëtorët e tu?”


Kjo frazë konsiderua si pohim besimi, sikur Shenjti tha se është muhamedan më i mirë se ata dhe menjëherë vojvoda urdhëroi që ta rreprenin. Shenjti kundërshtoi trimërisht duke thënë: “Unë jam i krishter dhe nuk e mohoj besimin tim”. Atëherë e torturuan dhe e mbyllën në burgun e keqbërësve. Më pas e çuan tek drejtuesi i lartë fetar i myslimanëve dhe tek zyrtarë të tjerë të cilët filluan përpjekjet për islamizimin e tij me joshje dhe premtime për grada, pasuri dhe ndere. Por pasi Shenjti mbeti i patundur në besimin e tij e çuan tek veziri, i cili u përpoq edhe ai që ta islamizonte martirin me premtime akoma edhe më të mëdha.


Shenjti as nuk i dëgjonte fjalët e tyre dhe ju tha: “Mos vononi dhe humbni kohën tuaj, çfarëdo që të bëni, bëjeni shpejt. Çfarëdolloj vdekjeje që të më jepni do ta pranoj me shumë dëshirë për hir të Krishtit tim. Pra mos u vononi. Doni të më digjni? T’i mbledh unë drutë dhe të përgatit zjarrin. Doni që të më varni? Ta përgatit unë me dorën time lakun. Doni të më prisni kokën? Ma jepni mua shpatën ta mpreh aq sa duhet.


Duke mos mundur që ta duronin më, veziri urdhëroi prerjen e kokës së tij. Pasi gjatë gjithë asaj nate e torturuan, para se të gdhinte e çuan tek vendi i ekzekutimit. Disa të krishterë që i ndeshi rrugës i përshëndeti përulësisht dhe ju kërkoi falje. Ata e kuptuan arsyen e ekzekutimit dhe e ndoqën nga larg të trembur dhe ishin dëshmitarë okularë të fundit të tij. Në portën e Jeni xhamisë Shenjti u gjunjëzua dhe priti xhelatin. Të pabesët u përpoqën për herë të fundit ta bindin që të islamizohej, por mëm kot. Xhelati, për ta bërë më të dhimbshëm ekzekutimin, e goditi tri herë me shpatë në qafë dhe më pas, i preu kokën. Ishte 19 vjeç.


Ndërsa grupi i ekzekutimit ishte ulur pak përtej  lipsanit të shenjtë, një yll nga qielli zbriti, qëndroi mbi lipsanin e shenjtë dhe formoi një kryq. Njëkohësisht një grup njerëzish u shfaq dhe rrethoi martirin. Duke menduar se ata njerëz janë të krishterë, që erdhën për të grabitur lipsanin, ushtarët turq u lëshuan drejt tyre, por duke u afruar nuk panë asgjë përvep lipsanit të shenjtë të Shenjtit.


Për shkak se ishte gdhirë dhe filloi lëvizja, xhelatët kishin frikë se të krishterët do të kuptonin se çfarë po ndodhte dhe do të kërkonin ta merrnin shenjtorin për ta varrosur dhe për ta nderuar. Menjëherë e hodhën trupin në det dhe kokën ia çuan vezirit si dëshmi të ekzekutimit. Në vend që të fundosej, lipsani doli duke notuar nga Briri i Artë por është mbetet i panjohur vendi ku u vendos. Përmes Patriarkanës të krishterët që e kishin takuar në rrugë kërkuan kokën e tij të shenjtë, gjoja për ta varrosur. Pasi e morën, e vendosën në një arkë të argjendë dhe e vendosën në kishën e Shën Dhimitrit në Tatavla.


Më vonë Dhosithe Selevkias, bashkëpatriot i martirit, e dërgoi në atdheun e tij të veçantë, në shtëpinë e tij, ku kishin ndërtuar një kishë, pas një nxitjeje të mrekullueshme të vetë Shenjtorit.

Shën Stamati nga Volos : 16 gusht

16 Aug, 2022, No comments


Neomartiri i shenjtë Stamat, ishte me origjinë nga fshati Agjios Gjeorgjis i Volos, në zonën e Dhimitriadhos.
Njëherë rastisi që të vinte një aga në zonën e tij për të mbledhur taksën e haraçit. Ky aga ishte shumë shtypës në mbledhjen e taksës, arbitrar dhe i padrejtë ndaj të krishterëve. Të dëshpëruar banorët vendosën të dërgojnë një delegacion në Kostandinopojë, te Porta e Lartë, për të parë nëse do të gjenin të drejtën e tyre.
Mes anëtarëve të delegacionit ishte edhe Stamati. Kështu ata u paraqitën te veziri dhe filluan t'i ankohen për padrejtësitë e agait.
Por Veziri, ngaqë ishte mik i taksambledhësit, urdhëroi që t'i nxirrnin jashtë duke i shtyrë dhe i rrahur. Disa nga delegacioni, duke përfshirë edhe shenjtorin, protestuan fuqishëm dhe thërritën për padrejtësinë që po bëhej.
Atëherë disa zyrtarë turq të pranishëm, miq të agait, e veçuan shenjtorin dhe e çuan tek veziri duke pseudodëshmuar dhe duke shpifur për të sikur ishte bërë mysliman dhe tani ishte shfaqur si i krishter. Natyrisht shenjtori e mohoi këtë akuzë përpara vezirit. Por ai e dërgoi te kadiu përgjegjës për këto çështje, ku kur u mor në pyetje, shenjtori e mohoi përsëri akuzën duke thënë se ishte shpifje. Atëhere kadiu i thotë: “Edhe nëse nuk je bërë mysliman, bëhu tani”. Martiri i shenjtë me zë të lartë ju përgjigj: “Mos u bëftë që të bëhem kaq shumë i marrë dhe të mohoj Krishtin tim. Më mirë të vdes dhe të jem me Krishtin tim, sesa të jetoj në këtë botë me mijëra kënaqësi dhe lavdi”.
Kadiu duke parë qëndrueshmërinë e martirit e dërgoi tek veziri, i cili u përpoq me shumë mënyra, joshje, premtime, nderime dhe grada që ta bindte martirin. Madje i premtoi se do ta bënte asistentin e tij. Shenjtori për herë të dytë me zë të lartë rrëfeu me vendosmëri besimin e tij në Krishtin duke thënë: “Unë pasur dhe lavdi dhe nderim kam Krishtin tim, i cili më jep banesë në qiej, lavdi dhe jetë të përjetëshme. Nderimet dhe lavditë e tua janë të prishme dhe të kota dhe shumë shpejt humbasin bashkë me ata që i gëzojnë ato”.
Veziri urdhëroi që të arrestohet dhe të torturohet. Pas disa ditësh urdhëroi që ta sillnin përsëri përpara tij, ku përsëri u përpoq ta bindte që të konvertohej. Martiri për herë të fundit ju përgjigj: “Edhe me mijëra vdekje të më dënosh, Krishtin tim nuk e mohoj. Jam i gatshëm që të torturohem për emrin e Tij gjatë gjithë jetën time”.
Atëherë veziri i egërsuar e dorëzoi tek administratori i zonën për ta ekzekutuar. I prenë kokën më 16 gusht 1680, ditën e hënë, para pallatit mbretëror, në Shën Sofi.

Shën Simeoni nga Trapezunda, argjendari : 14 gusht

14 Aug, 2022, No comments


Shën Simeoni ishte me origjinë nga Trapezunda, por jetonte dhe ushtronte profesionin e argjendarit në Kostandinopojë. Njëherë u gjend mes një përleshje midis të krishterëve dhe hebrenjve myslimanë, dhe për të u shpif sikur kishte goditur me thikë një hebre mysliman. Kështu e arrestuan dhe e mbyllën në burg, ku qëndroi 40 ditë. Me përmirësimin e shëndetit të hebreut mysliman të plagosur, Simeoni u detyrua t'i paguante atij 280 grosh për shtrimin në spital. 10 ditë pasi Simeoni ishte liruar nga burgu, hebreu mysliman, megjithë përmirësimin e shëndetit të tij, u dorëzua para plagëve të tij. atëherë Simeoni arrestohet përsëri dhe kadiu e nxiti që të bëhej mysliman në mënyrë që t’i shpëtonte dënimit me vdekje. Por martiri u përgjigj me guxim: “Edhe nëse mijëra vdekje të më jepni, nga besimi dhe dashuria e Jisu Krishtit, Zotit tim dhe Perëndisë tim, nuk ndahem”. Atëherë më 14 gusht 1653 e varën poshtë një peme në Kostandinopojë.

Shën Kozmai i Etolisë : 24 gusht

13 Aug, 2022, No comments

Shën Kozmai ishte apostull dritësjellës i Ungjillit, në kohët e errta të skllavërisë osmane. Kisha e Krishtit, për të nderuar përpjekjen dhe ofrimin e tij e ka quajtur Isapostull (të barabartë me Apostujtë).
Shën Kozmai lindi në vitin 1714 në fshatin Taksiarkis të zonës së Apokurës që gjendet pranë fshatit Megalo Dhendro të Navpaktos. Prindërit e tij ishin besëmirë dhe e rritën me kujdes dhe edukatë më Krishtin. Në moshën 20 vjeçare shkon në Malin e Shenjtë për të studiuar në shkollën e Vatopedhit. Fillimisht shën Kozmai quhej Kostandin. Pas studimeve të tij shkoi në Manastirin e Filotheit, ku u qeth murg (1759) dhe më pas u bë Hieromonak duke marrë emrin Kozma.
Shenjti duke e ditur se të krishterët ishin në rrezik, nuk ishte i qetë dhe ditë e natë digjej nga dëshira që të dilte dhe t’u mësonte të krishterëve të skllavëruar Shkrimet e Shenjta. Por, e konsideronte veten të përulur dhe të pamundur për të marrë përsipër një detyrë të tillë. Me zbulesë hyjnore shkoi në Kostandinopojë, ku takoi vëllain e tij Krisanthin, i cili ishte mësues. Ai i bëri disa mësime oratorie, që do ta ndihmonin Kozmain në predikime. Më pas, pasi mori leje nga Patriarku Serafim shkoi për t’i mësuar “rajasë” fjalën e Perëndisë.
Kështu, Shën Kozmai, fillimisht predikoi në Kostandinopojë dhe në vazhdim shkoi në Etolokarnani. Me një leje të re shkoi edhe në ishujt Dhodhekanezë dhe në Malin e Shenjtë. Në vazhdim shkoi në Selanik, Veria dhe në të gjithë Maqedoninë. Më vonë arriti në Himarë, u kthye pastaj në Epirin e Jugut dhe prej andej u hodh në Lefkadhë dhe Qefalonia. Shkoi edhe në Zakinth, Korfuz dhe më pas rikthehet në Shqipërinë e Jugut.
Kudo ku kaloi, ndërtoi shkolla, kisha dhe një mori njerëzish u mblodhën dhe “thithën nektarin” e mësimit të tij të shenjtë.
Përfundimisht, zilia e Hebrenjve, në bashkëpunim me osmanët, kishte si rezultat varjen e Shenjtit në Kolkondas të Shqipërisë së Jugut në vitin 1779. Lipsanin e tij e hodhën në ujërat e lumit Seman. Pavarësisht gurit të lidhur në qafë, lipsani notoi mbi ujë. U gjend nga prifti Marko dhe u varros në Manastirin e Hyjlindëses në Kolkondas.
Njohja e tij kanonike si shenjt u bë më 20 prill 1961 nga Patriarkana Ekumenike, përveç shërbesës dhe jetës së tij të shkruar në gjuhën greke, Shërbesa dhe jeta e tij u shkruajtën në shqip edhe nga Kryepiskopi i parë kanonik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shipërisë, Kristofor Kissi. Shumë shkrimtarë të mëvonshëm janë marrë me jetën dhe veprën e këtij shenjti të madh. Shumë ikona dhe afreska në nder të tij tregojnë për nderimin dhe mirënjohjen e të krishterëve për yllin e ndritshëm të Malit të Shenjtë.
Fjalët e tij ishin profetike, të mbushura me hir hyjnor dhe thjeshtësi. Dikur ju tha banorëve të një fshati. “Erdha në fshatin tuaj dhe ju predikove. Pra, është e drejtë të më paguani për veprimtarinë time. Me para të më paguani? E për çfarë më duhen ato? Pagesa ime është që ju të vendosni fjalët e Perëndisë në zemrat tuaja, që të fitoni jetën e përjetëshme”.

Shën Anastas Paneras dhe Shën Dhimitër Bejazi : 11 gusht

11 Aug, 2022, No comments


Këta Martir të rinjë të shenjtë bukurmundës të Krishtit, Anastasi, 20 vjeç, me origjinë nga Asomatos dhe Dhimitri, 18 vjeç me origjinë nga Ajaso e ishullit Lesbos, u martirizuan që të dy për besimin e shenjtë të Krishtit në Kasaba të Azisë së Vogël, në vitin 1816 ose 1819. Këta neomartirë, në Kasaba ushtronin profesionin e bërësit të shportave, dhe me shumë mundësi duhet të ishin të afërm me njëri tjetrin. Por, njëkohësisht me ushtrimin e profesionit të tyre, predikonin edhe Ungjillin tek të Krishterët, që ishin nën sundimin osman. Për këtë arsye turqit i kapën, i arrestuan dhe i torturuan ashpër. Por, duke qenë se ata vazhduan që të predikojnë besimin e tyre, i varën poshtë një peme. Në emër të të dy Shenjtorëve, në Ajaso u ndërtua një kishë madhështore, ku kremtohet edhe kujtimi i tyre më 11 gusht.

Shën Laurenti kryedhjakon, Ksisti Papa i Romës dhe Hipoliti : 10 gusht

10 Aug, 2022, No comments

Kryedhjakoni i shenjtë Laurenti, Ksisti Papa i Romës dhe Hipoliti u martirizuan në vitin 253.
Kryedhjakoni Laurent ishte një prej klerikëve më të njohur të kishës romake, dhe i ishte besuar administrimi i pasurisë së saj. Kur u bë përndjekja kundër të krishterëve, papa i Romës Ksisti II, që ishte me origjinë nga Athina, ishte i pari që sakrifikoi veten e tij, duke pohuar Krishtin dhe kështu i prenë kokën.
Më pas arrestuan edhe Laurentin. Pasi ishte administratori i kishës, e urdhëruan që të dorëzonte thesaret e saj. Laurenti pranoi dhe pas pak u kthye me një falangë të madhe karrocash, plot të varfër, jetimë dhe invalidë. Dhe ai iu përgjigj sundimtarit se thesaret e Kishës ruhen për të gjithë këta të vuajtur, “ku nuk i prish as krimb as ndryshk, edhe ku vjedhësit nuk rrëmojnë as vjedhin” (Matth. 6.20). Domethënë, aty ku as ndryshku, as kalbja dhe ndryshku nuk i shkatërrojnë këto thesare dhe ku as hajdutët nuk mund të shpojnë muret e këtyre qemereve, për të vjedhur përmbajtjen e tyre të çmuar. Atëherë, idhujtarët e tërbuar e poqën të gjallë mbi një zgarë hekuri.
Lipsanin e tij e mori një krishter besëmirë, Hipoliti. Por, kur, e mësoi këtë gjë hegjemoni, urdhëroi dhe e tërhoqën zvarrë kuajt e egër mes gjembave dhe kështu Hipoliti përfundoi jetën e tij në mënyrë martirike.

Shën Evthimi, Hieromartir, Mitropolit i Rodos : 9 gusht

9 Aug, 2022, No comments

Hieromartiri i lavdëruar Evthimi u zgjodh Mitropolit i Rodos në vitin 1523, kur osmanët pushtuan ishullin, dhe baritoi në mënyrë të pëlqyeshme nga Perëndia grigjën Orthodhokse në ato vite të vështira. Në vitin 1529 arrestohet si dhëheqës i një komploti kundër turqve dhe u arrestua së bashku me Klerikë dhe besimtarë të tjerë të komunitetit të Rodosit.
Mitropoliti Evthim u nderua prej të krieshterëve si Martir menjëherë pas fundit të tij martirik. Misionari latin Petros Gangos, vikar i përgjithshëm i Kryepiskopit Latin Alfonso Gonzaga, tregon në një relacion të tij drejtuar Propagandës Romano-katolike se varri i Evthimit të lumur ishte bërë një vend pelegrinazhi për besimtarët e Rodosit dhe aty shkonin dhe qëndronin të gjithë sa vuanin nga temperatura e madhe “malaria” dhe shëroheshin.

Shën Mironin e Kretës : 8 gusht

8 Aug, 2022, No comments


Read more »

Shën Anastasi nga Bullgaria : 8 gusht

8 Aug, 2022, No comments


Atdheu i shën Anastasit ishte qyteti Rodovisi i zonës së Strumcës së Bullgarisë. Në moshën 20 vjepare shkoi në Selanik dhe punoi si nënpunës në një dyqan tregtar.


Një ditë, ndihmoi pronarin e tij për të bërë një kontrabandë veshjesh jashtë Kështjellës së Seleanikut, në mënyrë që të mos paguante taksa. Madje Anastasi kishte veshur një uniformë turke për të kaluar mallin. Por teksa kalonte nga porta, agjentët e taksave turq e pyetën nëse kishte dokumentet e duhura për të eksportuar veshjet. Ai u përgjigj me naivitet se ishte turk. Për t’u siguruar për këtë gjë, nënpunësit turq i kërkuan që të bënte një pohim besimi. Por i riu nuk ju përgjigj kësaj kërkese. Atëherë, menjëherë turqit e kapën dhe me goditje të rënda e çuan tek agai. Aty Anastasi, me gjithë joshjet dhe frikësimet e agait, mbeti i palëkundur në besimin e krishterë. Më pas e çuan tek kadiu dhe më pas tek një qeveritar tjetër, ku u burgos dhe u torturua papushim. Por pasi përsëri pohoi Krishtin, e dënuan me vdekje.


Rrugës për në vendin ku do ta varnin, Anastasi nuk mundi t’u duronte plagëve dhe kështu i dorëzoi shpirtin e tij Perëndisë, jashtë Selanikut pranë “portës së re”, më 8 gusht 1794.

Shën Triandafili nga Zagora : 8 gusht

8 Aug, 2022, No comments

Martiri i lavdishëm i Krishtit Triandafil lindi në Zagora të Magnesisë në vitin 1663. Që në moshë të vogël punonte si marinar në një prej anijeve më të famshme zagoriane. Në verën e vitit 1680 anija e tij hodhi spirancën në portin e Kostandinopojës. Aty Triandafili vizitoi kishat dhe vendet e shenjta të Qytetit. Për një arsye të panjohur për ne, ai u grind me dida turq, të cilët shpifën për të sikur ai dëshironte të bëhej mysliman.

Por Triandafili e mohoi këtë shpifje dhe duke qëndruar i patundur në besimin e tij mori kurorën e martirizimit më 8 gusht 1680 në Hipodromin e Kostandinopojës, në moshën 18 vjepare. Këtë ditë kujtimi i tij nderohet si në Zagora ashtu edhe në Volos. Pjesë e Lipsanit të shenjtë të Shën Triandafilit gjendet në Manastirin e Hirshëm të Shën Nikollës në ishullin Andros, bashkë me një ikonë të Shenjtorit.

Shën Kristo nga Preveza : 5 gusht

5 Aug, 2022, No comments

Pavarësisht se ishte marinar në profesion, Shën Kristo nuk u tjetërsua aspak nga sjellja e tij e krishterë. Kur njëherë anija në të cilën ai punonte arriti në Kretë, në limanin e Ko-së, Kristo menjëherë vrapoi për në Kishë, u lut, gjeti një atë shpirtëror dhe u rrëfye.

Pas disa ditësh, kur po shkonte për tek anija e tij, u takua me disa jeniçerë, të cilët filluan që të ofendojnë besimin dhe pagëzimin e shenjtë. Kristo nuk u tremb dhe ju përgjigj turqve, se Muhameti është antikrishti i mallkuar. Jeniçerët të mbushur me zemërim, u hodhën mbi të dhe me goditje të rënda i thanë që të mohojë besimin e tij që të shpëtonte. Kristo u përgjigj duke thënë Simbolin e Besimit. Atëherë ata e nxorrën jashtë qytetit dhe e dogjën të gjallë.

Për tre ditë dhe netë një dritë qiellore qëndronte mbi trupin e tij, i cili mbeti në vendin e ekzekutimit për 30 ditë i pavarrosur, por i paprekur prej shkabave dhe qenve, ndërsa më vonë disa besëmirë të krishterë duke kuptuar shenjtërinë e të riut marinar, që ishte martirizuar, morën fshehtazi copëza të lipsanit të Shenjtit dhe nuk ishin të pakta mrekullitë që u raportuan ato ditë prej atyre që e thirrën atë në lutje.

Kujtimi i parë dhe kremtimi panigjirik i Shenjtit u krye 3 shekuj më vonë pas martirizimit të tij, në vitin 1972 një vit pas zbulimit të tij nëpër kodikët e Manastirit të Lavrës së Madhe të Malit të Shenjtë, ndërsa banorët e Prevezës e quajnë mburrje të tyre dhe ndërmjetues të përulur drejt Perëndisë së Tërëmirë.


Shën Stefani, Hieromartiri Papa i Romës dhe të gjithë sa ishin me të . 3 gusht

3 Aug, 2022, No comments

Shën Stefani ishte Romak dhe u ngjit në fronin e Romës rreth vitit 253. Ai katekizoi dhe pagëzoi të krishterë shumë idhujtar që vinin tek ai. Disa prej tyre i hirotonisi presviterë, dhjakonë dhe anagnostë, të cilët më vonë u martirizuan për Krishtin. Kur u arrestua Stefani dhe u çua në tempullin e perëndisë Ares, u lut dhe në atë moment ra një tërmet dhe si pasojë u shemb një pjesë e tempullit. Atëherë ushtarët të trembur vrapuan për t’u larguar, ndërsa Shenjti shkoi në varrin e Shën Lucias, ku bëri një sakrificë pa gjak. Aty e gjetën ushtarët, ku pasi e torturuan, përfundimisht i prenë kokën dhe kështu mori kurorën e martirizimit.


Oshënare Theodhora nga Egjina dhe Theopisti, bija e saj : 3 gusht

3 Aug, 2022, No comments

Oshënare Theodhora lindi në Egjina. Pas martesës së saj shkoi në Selanik për shkak të bastisjeve të Saraçenëve. Përqafoi murgjërinë pas vdekjes së bashkëshortit të saj dhe hyri në Manastirin e Shën Stefanit, bashkë me bijën e saj Theopistin. Jetoi me shumë vyrtyt dhe fjeti në vitin 892.

Oshënaret kremtohen më 29 Gusht, por e kremtja e tyre u trensferua më 3 Gusht për shkak të së kremtes së prerjes së Kokës së Nderuar të Shën Joan Pararendësit.

Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025


  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako