Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

PËR PUSHTIMIN E BOTËS

July 6, 2022 at 8:58 am, No comments



Shën Vasili i Madh thotë: "Me zemër të trazuar askush nuk mund t'i afrohet dhe të njohë të Vërtetën. Për këtë duhet të shmangim çdo gjë, që trondit zemrën tonë, çdo gjë, që i shkakton intesitet ose i krijon pasion, ose i zgjon shqetësim. Duhet të qëndrojmë sa më larg, që të mundim, nga çdo nxitim dhe të mos rrotullohemi ndërmjet zhurmave dhe gjërave të kota të kësaj bote. Përderisa i shërbejmë Zotit duhet të mos "shqetësohemi dhe kujdesemi për shumë gjëra", por gjithmonë të kemi në mendjen tonë se "vetëm një gjë" është e nevojshme.

Kur dikush dëshiron të lahet duhet më parë të zhvishet. E njëjta gjë ndodh dhe me zemrën. Duhet, më parë, të çlirohet nga rroba e jashtme e botës, që e mbështjell të tërën, që të mund ta lajë, më pas, Pastruesi i zemrave.

Hiq, pra, rrobën e vjetëruar dhe të ndotur të shpirtit tënd. Moho veten tënde, por pa u vënë re përpara të tjerëve. Moho gjithçka që i shërben kënaqësive dhe dembelizmit ose prirjes tënde për argëtim mondan, gjithçka që kënaq dhe lajkaton sytë e tu, veshët e tu, shijen tënde apo ndonjë ndjenjë tjetër. "Kush nuk është me mua është kundër meje" dhe kushdo, që nuk ndërton bashkë me Zotin, rrënon. Këputi sa më shumë prangat, që të mbajnë rob të botës së jashtme. Argëtimet, pamjet mondane, mjetet personale, të mirat "sepse gjithçka në botë, lakmia e trupit, lakmia e syve dhe krenaria e jetës", "nuk vjen nga Ati, por nga bota" dhe akoma, sepse "luftojnë kundër shpirtit".

Por çfarë është bota? Nuk duhet ta fantazojmë si diçka të padukshme dhe të paprekshme. "Bota e thotë shën Makari i Egjiptit, e është një bërthamë e rrethuar, që burgos zemrën dhe e ndan atë nga pema e jetës. Botë është çdo gjë, që kënaq ndjenjat tona. Është ajo që brenda nesh "nuk njeh Perëndinë".

Botës i përkasin dëshirat dhe instiktet tona. Shën Isak Siriani i rendit: Dobësia dhe tërheqja pas pasurive, akumulimi dhe mbajtja e gjërave të ndryshme materiale ose dëshira e kënaqësive trupore, lavdidashja, lakmia.

Mendjemadhësia, gjoja, për pushtet mbi të tjerët, prirja për tu dukur elegant, vetëm e vetëm që të bëjë përshtypje tek të tjerët, dëshira për lavdërime njerëzore, përpjekja për kënaqësi trupore. Të gjitha këto janë të botës. Të gjitha këto bashkërrjedhin në mënyrë kaq të padukshme dhe të gënjeshtërt, derisa përfundimisht, në qoftë se nuk marrim masat tona, na lidhin me pranga të vjetra dhe ndërtojnë përqark nesh mure shumë të lartë.

Dëshiron të çlirohesh? Analizo veten tënde me hollësi dhe sqaro brenda teje çfarë duhet të mposhtësh, që të afrohesh tek Perëndia. Sepse miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë. "Kushdo, që dëshiron të jetë mik i botës, bëhet armik i Perëndisë". Fushat e gjëra i gëzojnë vetëm ata, që lënë vendet e ngushta dhe luginat e mbyllura. "Askush nuk i shërben dy zotërinjve. Nuk mundet ndonjëri të gjendet njëkohësisht në thellësitë e një lugine dhe në majën e një mali, që lartësohet në hapësirat e kaltërta të qiellit.

Që të bëhet më i lehtë marrshimi yt drejt lartësive dhe largimi më lehtë nga pasionet e tua, që të rëndojnë, mund të pyesësh shpesh veten tënde: "unë jam ai që shkon drejt një shfaqje te shthurrur apo dikush tjetër që më qeveris si të dojë?".

Pyetje të tilla mund të bëjë dikush shumë rreth zakoneve të jetës së përditshme dhe sjelljes së tij në përshtatje me tipin dhe rregullin e jetës, që i jep Ungjilli i Shenjtë. Mbi këto diskutime duhet të kujtosh se: "Kush është besnik në të vogla është besnik edhe në të mëdhatë; dhe kush është i padrejtë në të vogla, është i padrejtë edhe në të mëdhatë" dhe të mos mendosh dhimbjen, që mund të të shkaktojë një luftë e tillë. Të ndihmon të dalësh nga lugina të ngushta të mëkatit të cilat jetoje, në dëshirën e trupit dhe të mendjes tënde dhe së kundërtës me dëshirën e Perëndisë.

Ke detyrë të shtrosh, vetëm tek vetja jote, pyetje të ngjashme. Asnjëherë dhe në asnjë rast, as si mendim, tek të tjerët. Duke menduar dhe duke gjykuar tjetrin, pa qenë për atë as kopetent, as i urdhëruar, largon nga vetja jote gjithçka, që fitove me luftën tënde. Mendon se bëre një hap përpara por në realitet shkove dhjetë hapa mbrapa. Qaj, pra, dhe pendohu për ashpërsinë dhe për kryelartësinë tënde si dhe për shkakun, që qëndron i pakorrigjuar.

(Rruga e Asketëve)

No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako