Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Kujtime dhe bashkëbisedime - (Shkëputur nga libri i Arkimandrit Sofronit Shën Siluan Athoniti)

June 28, 2022 at 11:51 am, No comments



Në fëmijërinë time më pëlqente të mendoja, sesi Zoti u ngjit në qiell në re dhe sesi Nëna e Perëndisë dhe Apostujt e shenjtë e panë Ngjitjen e Tij. Por, kur unë e humba hirin e Perëndisë (kur isha i ri), shpirti im ra në udhë të egra dhe u bë rob i mëkatit, pastaj rrallë mendoja rreth Ngjitjes së Zotit. Megjithatë, më vonë, arrita t’i kuptoj mëkatet e mia dhe u pikëllova jashtëzakonisht që kisha hidhëruar Zotin. Unë kisha humbur udhën për tek Perëndia dhe te Nëna e Tij, mëkati ishte i urryer tek unë dhe vendosa të hyj në një manastir, për ta vendosur shpirtin tim t’i lutej Perëndisë dhe për të marrë nga Zoti i Mëshirshëm, faljen e mëkateve të mia.

Unë hyra në manastir në përfundim të shërbimit ushtarak, dhe pak më vonë, u tundova të kthehem përsëri në botë dhe të martohem; por me vendosmëri, i thashë shpirtit tim, “Unë do të qëndroj dhe do të vdes këtu për mëkatet e mia.” Dhe fillova t’i lutem Zotit me zjarr, që të më falte shumicën e mëkateve të mia.

Njëherë, fryma e dëshpërimit më mbërtheu - më dukej sikur Perëndia më kishte hedhur tej përfundimisht dhe nuk kishte shpëtim për mua, sikur përkundrazi, shpirti im mbante dëshminë e dënimit të përjetshëm. Dhe ndjeva në shpirtin tim, sikur Perëndia ishte i pamëshirshëm dhe i shurdhër ndaj lutjes. Kjo zgjati për një orë apo diçka më shumë. Një ndjenjë e tillë është kaq shtypëse, kaq sëkëlldisëse, saqë vetëm kujtimi i saj të tmerron. Shpirti nuk mund ta mbajë atë gjatë. Në momente të tilla si këto, njeriu mund të humbasë përjetësisht. E tillë ishte beteja që Zoti i Mëshirshëm e lejoi shpirtin e keq të luftonte me shpirtin tim.

Pak kohë rrodhi. Unë shkova në kishë, në Mbrëmësore dhe duke parë ikonën e Shpëtimtarit, thirra: “Zoti Jisu Krisht, ki mëshirë për mua mëkatarin.”

Dhe sapo thashë këto fjalë, unë pashë Zotin e gjallë në vendin ku ishte ikona, dhe hiri i Shpirtit të Shenjtë përmbyti shpirtin tim dhe gjithë trupin tim. Dhe kështu, unë arrita ta njoh nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë se Jisu Krishti është Perëndi; dhe u mbusha me një dëshirë të ëmbël për të duruar vuajtje për hir të Tij.

Qysh prej asaj dite kur unë arrita ta njoh Zotin, shpirti im tërhiqet drejt Tij,dhe toka nuk mban më kënaqësi për mua. Perëndia është lumturia ime e vetme.

Ai është gëzimi dhe fuqia ime, dituria ime dhe thesari im.

O Perëndi, ndriçona me anë të Shpirtit Tënd të Shenjtë, që ne të mundim ta kuptojmë dashurinë Tënde.



No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • Mrekullia e Hyjlindëses Mari në jetën e Shën Serafimit të Sarovit!
    5 Aug, 2025
  • Ikona e Hyjlindëses Mari "Zbutësja e Zemrave të Liga" (Смягчение злых сердец)
    4 Aug, 2025
  • Skllavëria e mëkatit!
    31 Jul, 2025
  • Lutja Personale!
    30 Jul, 2025
  • Homelia IX mbi Ungjillin sipas Mateut
    29 Jul, 2025
  • Lutja,frymëmarrja e shpirtit!
    29 Jul, 2025
  • Liria në Krishtin!
    28 Jul, 2025
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako