Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

PËRCAKTIMI I TË KREMTES SË KRISHTLINDJES MË 25 DHJETOR

December 25, 2022 at 9:00 am, No comments


Përgatitur nga Zyra e Katekizmit Kryepiskopat e Tiranës



Krishtlindjet, përbëjnë për të gjithë të krishterët një ditë gëzimi dhe kremtimi. Jisui Perëndinjeri lindi në një shpellë të përulur në qyteti e vogël të Betlehemit të Judesë dhe solli shpresën dhe shpëtimin për botë. Por, pse e kremtojmë Lindjen e Zotit më 25 dhjetor? Pasi në asnjë vend nuk përmendet kjo datë, ose ndonjë datë tjetër si datë lindje e Krishtit.

Kisha, përgjatë tre shekujve të parë, kishte për zakon të kremtonte vetëm fjetjen e Shenjtorëve të saj. Dita e lindjes natyrore (dies natalis) nuk kishte ndonjë rëndësi të veçantë për të krishterët e parë. Veçantërisht, nëse mendojmë se Kishës së lashtë i është dashur të përballet me shumë herezi, mund të justifikojmë plotësisht interesin e saj për zgjidhjen e çështjeve të besimit dhe kristalizimin e dogmave, duke mos u marrë me kërkimin e një date e cila nuk konsiderohej kaq shumë e rëndësishme.

Në atë mjedis, disa donin t'i vendosnin Krishtlindjet në pranverë, si stinë pjellorie dhe vegjetacioni, e të tjerë në verë. Këtë gjë e theksonte edhe dëshmia e Apostull Lukait, i cili pa përmendur datë dhe muaj, shkruan se Kirishti lindi në vitin e regjistrimit të parë të popullsisë, që kishte urdhëruar Oktavian Augusti, kur administrator i Sirisë ishte Kirineu. Përfundmi që del është se nuk mund bëhej një regjistrim në dimër, sepse populli që do të duhej të udhëtonte për t’u regjistruar, si në rastin e Josifit, do të vështirësohej. Gjithashtu gjatë natës së Lindjes, barinjtë ruanin natën tufën e tyre, gjë që tregon se ishte koha ose e pranëverës, ose e verës.

Nga ana tjetër, bota e kombeve, kishte disa festa të mëdha, të cilat karakterizoheshin prej fenomeneve natyrore. Solstici dimëror, dmth., koha kur dita fillon që të zgjerohej duke marrë nga nata, festohej me një madhështi të veçantë, sepse konsiderohej edhe si fitore e dritës kundër natës. Ishte dita një festë që i kushtohej Diellit të Pamposhtur (Sol Invictus). Në Lindje gabimisht festohej më 6 janar, ndërsa në Romë festohej saktë më 25 dhjetor. Kisha u mundua që të ndryshonte ndërgjegjen e besimtarëve të saj, shumë prej të cilëve ishin konvertuar nga idhujtaria, të ndryshonte festat e kombeve, duke ju dhënë atyre festave përmbajtje tjetër ose duke i zëvendësuar me festa të tjera.

Para Kishës zyrtare, herezia e Gnostikëve kishte filluar që ta festonte Lindjen e Krishtit më 6 janar, në një festë të quajtur “Epifani”. Por kjo festë, nuk kishte lidhje me lindjen natyrale të Krishtit, por me “Lindjen në Jordan”, gjatë së cilës Gnostikët besonin se Hyjnyshmëria hyri tek njeriu Jisu. Sipas besimit të Gnostikëve, Jisui lindi vetëm me natyrë njerëzore dhe gjatë Pagëzimit ai u bë Perëndi.

Rreth vitit 300, Kisha e Krishterë, futi në adhurimin e saj një të kremte me emrin e njëjtë “Epifani”, e cila kremtohej gjithashtu më 6 janar, por ishte një e kremte që i kushtohej si Lindjes trupore, ashtu edhe pagëzimit të Jisu Krishtit. Kjo e kremte duket se ka nisur në Kishën e Aleksandrisë dhe më pas është përhapur në të gjithë Lindjen. Në Romë, konkretisht datën 25 dhjetor, të krishterët e zëvendësuan ditën e festimit të Sol Invictus që kremtohej atë datë me ditën e kremtimit të Lindjes trupore të Perëndinjeriut, rreth vitit 335. Ky ishte përcaktimi i parë i së kremtes së Krishtlindjeve si një e kremte më vete dhe më pas u përhap edhe në Lindje. Ashtu siç kremtimi i Krishtlindjeve më 25 janar u transmentua nga Perëndimi në Lindje, ashtu edhe kremtimi i Epifanisë më 6 janar u tansmentua nga Lindja në Peërndim.

Por kur u përcaktua kremtimi i Krishtlindjeve në Lindje? Dimë se Shën Joan Gojarti, në një predikim të tij në Antioki më 386, thotë se kanë kaluar 10 vite nga përcaktimi i së kremtes së Krishtlindjeve. I referohet dmth., vitit 376. Në lidhje me faktin se në cilat Kisha të Lindjes u miratua së pari kremtimi i Krishtlindjeve, ekzistojnë dy mendime. Sipas të parit, është miratuar prej Shën Vasilit të Madh të Qesarisë. Sipas mendimit të dytë, i cili besohet si më i mundshmi, është miratuar në vitin 376 në Antioki, prej Evstathianëve, episkopi i të cilëve njihej si kanonik prej Romës dhe kishte lidhje të ngushta me të. E kremtja ndeshet përsëri edhe në vitin 386 prej Meletianëve të Antiokisë. Në Kostandinopojë, e kremtja e veçantë është miratuar prej Shën Grigor Theologut në vitin 379, në Aleksandri në vitin 433 dhe në Jerusalem në fund të shekullit të gjashtë.


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025



  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako