Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Kuptimi esencial i Krishlindjes (P.2)

December 23, 2022 at 7:00 am, No comments




Në një atmosferë festive, me drita vezulluese, me dhurata për të dhënë e për të marrë, me festa dhe ushqime, me gjithçka që dikton shoqëria jonë konsumatore dhe jeta jonë e laicizuar e krishterë, ne festojmë Krishtlindjet!

Një mendim disi më shpirtëror do t’i shikonte Krishtlindjet si ngjarjen e “Paqe përmbi dhe” që solli Perëndia me ardhjen e Tij.

Dhe akoma një mendim më shpirtëror dhe më theologjik, do të thotë se Krishti u bë njeri “që të na shpëtojë prej mëkateve”, duke marrë si bazë për këtë ngjarje të frikshme të mishërimit të Perëndisë mëkatin, pra diçka negative.

Në këtë konfuzion kozmik, shpirtëror dhe teologjik, ku mund të gjendet një vend për të zbuluar kuptimin thelbësor të festës së madhe të Krishtlindjes? Dhe pse, nxitojmë, ta dimë? A nuk na arrijnë problemet, konceptet dhe gabimet tona, të cilat na konsumojnë kaq shumë fuqi? Çfarë na duhet angazhimi teorik me “kuptimin e Krishtlindjes”?

Por, zbulimi i kuptimit, i bazuar në mendimin Patristik, dhe pranimi i tij në jetën tonë, do të na çlirojë prej shqetësimeve të jetës, ankthi si edhe gjërat e tjera negative dhe do të na drejtojë në një jetë të re, në Jetën e Tij, që ka gëzim dhe paqe dhe Jetë të përjetëshme.

Shën Isaak Siriani thotë: “Perëndia u bë njeri, jo që të na çlirojë prej mëkateve apo për ndonjë arsye tjetër, por vetëm e vetëm që bota të njohë dashurinë që Perëndia ka për krijesën e Tij”.

Nëse ndjenja e dashurisë së një njeriu fal fuqi dhe gëzim, sa të plotë do të ndihemi në zemër, kur të ndjejmë dashurinë e Perëndisë sonë të madh? Një dashuri, sigurisht, që nuk kufizohet nga dashuria jonë e papërsosur apo nga besimi dhe veprat tona. Domethënë, nuk na do, sepse “jemi të Tijët”, apo sepse ne e duam Atë.

Secili prej nesh ka nevojë të ndjejë deri në thellësi të ekzistencës së tij këtë dashuri pa kufi dhe kushte. Të ndjejë se Perëndia na do edhe pse jemi mëkatar dhe “që nuk duron që të jetojë pa ne”.

Pastaj, i përgjigjemi dashurisë së Tij, duke e dashur Atë, i flasim – lutemi, bashkohemi me Të – kungohemi me pendim, jetojmë siç Ai dëshiron – ruajmë urdhërimet e Tij.

Dhe Ai vjen tek ne, lind në zemrat tona, dhe na fal paqen e Tij, prehjen e Tij, gëzimin e Mbretërisë së Tij, tani dhe në të ardhmen.


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • Frytet e Shpirtit të Shenjtë !
    4 Oct, 2025
  • KU NA ÇON AXHENDA E INDETITETIT GJINOR (SHPREHJE GJINORE)
    1 Oct, 2025
  • Homelia XI mbi Ungjillin sipas Mateut
    30 Sep, 2025
  • Shpirti i Shenjtë: Drita dhe Forca e Jetës Ortodokse !
    30 Sep, 2025
  • FALJA: UDHËZIMI I SHENJTORËVE !
    25 Sep, 2025
  • Verbëria fizike vs verbëria shpirtërore !
    24 Sep, 2025
  • Homelia X mbi Ungjillin sipas Mateut
    19 Sep, 2025



  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako