Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Kur futbolli bëhet një idhujtari dhe pushon së qeni sport?

May 25, 2022 at 11:33 am, No comments
Kur futbolli bëhet një idhujtari dhe pushon së qeni sport?

Shkrim nga Miron Çako përgjegjësi i Zyrës së Katekizimit të Kryepiskopatës Orthodhodokse në Tiranë. Publikuar

25/05/2022

Futbolli është një nga disiplinat sportive më të reja duke pasur fillesën sipas historikut sportiv  në 1863 në Angli, por mendohet se futbolli në forma më arkaike është luajtur përafërsisht shumë më përpara, gati (2500 vjet pr K) si tek egjiptasit, grekët, ose kinezët me lojtarët Cuju ku lojtarët loznin me këmbë  topin që nga vitet (206-200 pr K) gjatë Dinastisë Han.

Por në vitin  1863 u vendosën regullat përkatëse për disiplinën e futbollit nga Federata Angleze e Futbollit që e dallonin futbollin nga të tjera displina ku përdorej topi me këmbë edhe me duar.

Futbolli është  është bëri sot sporti më i përhapur më  i dashur dhe popullor midis njerëzve në të gjithë botën .Sot futbolli luhet përafërsisht nga 250 milion njerëz në 200 vënde të botës dhe ka gati 5 miliradë tifoz. Organi qeveritar ndërkombëtar i shoqatës së futbollit është Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit (FIFA) e formuar 1904 në Paris, që organizon Kupën e Botës një herë në katër vite.

Futbolli si lojë sportive patjetër që nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi ëshë një lojë e bukur , me shumë emocione dhe spektakël që kënaq jo vetëm lojtarët por edhe spektatorët e shumtë.

Është intresante për lojën  futbollit edhe ky episode nga jeta e Shën Nektarit të Pendapolit kur ishte drejtor në shkollën fetare Rizario në Athin.

“Më pas u shfaq në Athinë dhe futboll, një lojë e re - një sport nga disa aristokratë që kishin jetuar në Angli. Daja i një studenti nga Rizario ka dhuruar një top me të gjitha “mjetet” përkatëse për lojën. Fatkeqësisht, disa mësues mendjengushtë e konsideruan lojën të papërshtatshme për shkollën dhe e mbanin topin në zyra. I vetmi ankth dhe mendim i fëmijëve ishte si ta merrnin topin. Zgjidhjen e dha dikush që nuk ishte i interesuar personalisht për këtë lojë, dhjaku Gervasios Paraskevopoulos.Me guximin që pati Gervasi, për shkak të marrëdhënies së veçantë me Shën Nektarin, mori guximin dhe vizitoi drejtorin e shenjtë të shkollës në zyrën e tij duke i thënë:- Nuk mendoj se është e drejtë që fëmijët të mërziten. Gëzimi dhe jo pikëllimi duhet të jenë aspiratat e Shkollës dhe Kishës në përgjithësi. Çfarë nuk shkon me këtë lojë? Ushtron trupin, mpreh vëzhgimin dhe gatishmërinë e fëmijëve, u jep atyre gëzimin e rivalitetit kolektiv të sjellshëm edhe në luhet në kopshtin tonë me lule. Shenjti ia dha topin dhjakut të ri, i cili ishte dhe nxënës i shkollës dhe të gjithë nxënësit ngelën të kënaqur dhe ndjenin detyrim ndaj mirësisë së bashkënxënësit të tyre Gervasio. Ngjarja është treguar nga i ndjeri At Gervasios Paraskevopoulos dhe është regjistruar në libra të ndryshëm që u botuan për të.

Duke u nisur nga kjo ngjarje me Shën Nektarit disa futbollist duan ta quajnë Shën Nekatrin mbrojtësin e futbollit, ashtu si pas propozimit të një komiteti të mësuesve të edukimit fizik, Shën Nektari është shpallur Mbrojtësi i gjimnastëve, për shkak të fjalës së tij "Mbi gjimnastikën", e cila u mbajt më 21-8-1893".

Të luash futrboll edhe të shohësh futboll ose të jesh tifoz me një skuadër nuk ka asgjë të keqe madje është argëtuese edhe dobishme për marrëdhëniet normale njerëzore , por çdo gjë e mirë kur bëhet me tepri dhe nuk ka masë kontrolli kthehet në të keqe.

Sot futbolli në trendin e marketingut  nuk është më një lojë e mirfilltë argëtuese por është kthyer në  një biznes me fitime kolosale në miliarda euro për klubet. Futbollistët sot janë sportistët më të paguar .Paga e një lojtari varet nga shumë faktorë dhe mesatarja për një lojtar është 60,000 dollarë. Me shumë lojtarë profesionistë, paga është nga 25,000 dollarë në 300,000 dollarë.

Për shkak të masivitetit  dhe marketingut futbollistët  janë bërë sot  idhuj e rinj, të cilët kontrollojnë ndjeshmërinë ,etikën, energjitë dhe mënyrën e jetës të miliona fansave dhe tifoza të tyre.Madje ka futbollistë të shquar  që idhtarët e tyre i kanë shpallur “perëndi”, ashtu si kemi në rastin e futbollistit të famshëm Maradona .

Duhet ta dimë se në Meksikë ëshët ndërtuar një “kishë” për Maradonën, yllin e futbollit ose i cilësuar “si dora e Zotit” .Aty bëhen rite për adhurimin e tij.Edhe pse kjo "fe "e re ishte e padëgjuar më parë dhe shumë janë kundra, përsëri është përhapur në vende të ndryshme dhe numëron më shumë se 500,000 besimtarë. Këta  njerëz të paformuar fetarisht shkojnë e qajnë në foton e Maradonës dhe luten sikur ai ti ishte një i shenjtë dhe aq më keq një "perëndi".Por jo vetëm Maradona që tek shumë njerëz duket si “perëndi” edhe të tjerë futbollistë të sotëm për shumë tifoz janë si “perëndi”.

Nuk duhet të çuditemi për këto reagim , sepse në subkoshiencën e historisë njerëzore këto nuk janë të panjojtura , në lashtësi në garat olimpike sportistët fitues jo vetëm kurorëzoheshin me dafina, por ju ndërtoheshin shtatore ,tempuj dhe i adhuronin si gjysëm perëndi.

E njëjta gjë po ndodh edhe sot në këto  kohë neopagane,ku  futbollistët jo vetëm admirohen por adhurohen si “perëndi” nga njerëzit dhe tifozët  ithtarë, nga fëmijë deri tek pleqtë të cilët janë gati për të bërë çdo sakrificë që të jenë pranë tyre, t’i imitojnë ata , të mbajnë fotot e tyre kudo,ti ndjekin nga pas,  madje sa fitorja ose humbja e idhullit ose e skudrës së tyre kthehet në qëllim primar të jetës dhe justifikon çdo veprim të papapreçedent ashtu si ndodh rëndomtë sa herë ka ndeshje apo finale kampionatësh .

Të bësh tifo me njerëzillëk , qytetari për një sportistë , apo për një skuadër sportive nuk është gabim , por kur tifozlliku kontrollën gjthë qënien tënde si mendore, emocionale, fizike , ekonomike, sociale. aq  sa futbollisti të adhurohet si “perëndi” dhe fubolli të kthehet qëllim i jetës ,atëhere nuk kemi më sport  por një idhujtari duke nxitur kështu zemërimin e Perëndisë që nuk pranon rivalitet dhe sipas dëshirës tonë lejon të biem në mentalitetin e turmës pa kontroll, në ndikim demoniak që na depersonalizon, na  nxjer nga vetja ndihmuar nga eforia e fitores, ose dëshpërimi i humbjes, nxitur nga alkoli dhe droga , duke bërë në këtë gjendje anormale veprime antisociale dhe të dëmshme për veten dhe të tjerët rreth nesh, ashtu si apostull Pavli na thotë në letrën drejtuar Romakëve : “Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi...Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë,dhe e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pakalbshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm,...Prandaj Perëndia ia dorëzoi papastërtsë në epshet e zemrave të tyre… Dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme,duke qenë të mbushur plot me çdo padrejtësi kurvërim, mbrapshtësi…vrasje, grindje..armiq të Perëndisë.(Romakët1;18-30)

Dhe Shën Joani na shkruan “Djema ruani veten nga  idhujt” (Joani1: 4-21)

Le të urojmë dhe të lusim Zotin që edhe finalja e sotme në stadiumin Air Albania, Tiranë  për kupën “Conference League” midis skudrave të Romës dhe Feynordit që të shkojë sa më mirë pa probleme dhe fituesit dhe humbësit e dy skuadrave të ndahen në paqe mes tyre, sepse nuk duhet të harojnë se fundja një ndeshje futbolli për kënaqësi është dhe jo një luftë për shkatërim.

Miron Çako.


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025

Shkrimet të publikuara në Vitin 2022

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako