Besimi i Krishterë Orthodhokse - Zyra e Katekizmit Kryepiskopata e Tiranës - SHKRIMET E VITIT 2017
Gruaja, ku edhe si mund të bëhet e barabartë me burrin dhe të përmbushë qëllimin e saj?!
dimensionin e saj femëror, si motër, shoqe, bashkëshorte, nënë, e ka fillesën
nga ngjarja e ndodhur në 8 mars 1857, ku disa gra punëtore protestuan në rrugët
nëpërkëmbura, pagën e ulët dhe për kushtet e këqija të punës. Ngjarja u bë e
dhunshme nga ndërhyrja e policisë. Mbas dy vitesh më 8 mars 1908 gratë ngritën
organizatën e tyre të parë dhe gati 15 mijë vetë marshuan në rrugët e New York
duke kërkuar të drejtat e tyre në marrëdhënie pune, si orë më të shkurtuara,
rroga më të larta dhe të drejtën e votës. Në 1910 në Kopenhagen u mbajt
Konferenca Ndërkombëtare e Gruas, ku u caktua 8 marsi si dita ndërkombëtare
ndaj saj. Më vonë kjo ditë u zyrtarizua dhe në vende të tjera të Europës. Në
Rusi kjo ditë filloi të festohej në 1917. Në vitin 1977 nga OKB 8 marsi u
shpall botërisht si dita ndërkombëtare e grave në botë. Dita e gruas festohej
dhe kujtohej në forma të ndryshme, në vende të ndryshme me sisteme të ndryshme.
Në Perëndim me liri shprehjeje si ditë proteste, kurse në vendet e
Në këtë mënyrë u festua kjo festë edhe në Shqipëri gjatë atij sistemi të
mbushur me propagandë komuniste, ku gruaja shfaqej si forcë e madhe për
ndërtimin e socializmit e barabartë me burrin, për çdo aspekt të jetës, saqë
edhe në posterat e realizmit socialist, shfaqej në pamje burri, në një dorë
kazmën dhe në tjetrën pushkën. Sot në Shqipëri kjo festë kushtuar gruas nuk ka
më karakter propagandistik dhe më shumë është kthyer në ditë festive, argëtimi,
pikniku, ku gratë ndjehen të lira nga angazhimet e përditshme dhe duke festuar
së bashku, shumica në mentalitetin e turmës, nuk dinë edhe për çfarë po
vazhdon t‘i bashkojë ende gratë në shumë vende të botës në protestë për çdo
pabarazi, padrejtësi, abuzim që u bëhet atyre nga burrat dhe shoqëria e
drejtuar prej tyre, ose e thënë ndryshe maskiliste. Kjo ditë tregon rrugën se
qenie humane në çdo aspekt të jetës. Që nga ajo ditë e parë e protestës deri më
sot, pozicioni dhe roli i gruas në shoqëri ka ndryshuar ndjeshëm p.sh. ka
fituar të drejtën e votës, pjesëmarrje në vendimarrje dhe në drejtimin e
qeverive. Ajo sot kryen pothuajse çdo profesion si të burrave, madje vishet si
burrë, argëtohet si ata, fitoi të drejta mbi martesën, për divorcin madje dhe
për abortin e fëmijëve të saj. Edhe sot një grua “moderne” nuk ndryshon aspak
me një burrë, vetëm përsa i takon gjinisë, madje edhe gjinia tashmë nëpërmjet
drejtë, që një grua të fitojë barazinë me burrin dhe të përmbushë qëllimin e
humane ka ardhur si pasojë e rastit dhe e “evolucionit” mes një lufte të
amplifikuar me lëvizjet e forta feministe, janë “ok“. Por n.q.s. ecim me këtë
logjikë edhe burrat duhet të luftojnë për të mbajtur pozicionin e tyre, sepse
bie të kemi luftë pa fund midis burrave dhe grave, herë patriarkat herë
tjetër shumë më të hershëm, ku na tregohet se njeriu mashkull dhe femër nuk
është produkt i rastit, i “evolucionit”, por një projekt i dashurisë së
Perëndisë, i Cili e krijoi njeriun sipas ikonës dhe ngjashmërisë së Tij. Për
këtë na flet Bibla, (Libri) që thotë të vërtetën i frymëzuar nga Perëndia. Tek
libri i parë i Biblës, Zanafilla na thuhet: “Në fillim Zoti Perëndi krijoi
ta punojë dhe ta ruajë duke i dhënë një porosi; “Ha madje lirisht nga çdo pemë
e kopshtit, por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse
ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri” (Zan. 2:16-17) Në atë
kopësht të gjitha kafshët ishin çift mashkull dhe femër, njeriu ishte i vetëm
dhe për njeriun nuk gjendej një shoqe që t’i përngjante atij. Zoti Perëndia
tha: “Nuk është mirë që njeriu të rrijë vetëm, unë do t’i bëj një ndihmë që t’i
gjumë të rëndë dhe pasi e zuri gjumi, ai nxori një brinjë dhe vendin e saj e
mbushi me mish. Zoti Perëndi e përftoi gruan prej brinjës që ia kishte nxjerrë
njeriut dhe e solli te njeriu. Atëherë njeriu klithi: “Kjo tani është eshtra e
eshtrave të mia dhe mishi i mishit tim. Le të quhet grua se kjo u mor nga njeriu.
Dhe vazhdon Zanafilla edhe thotë, se njeriu do të donte gruan e tij aq shumë sa
për këtë arsye njeriu do të lërë atin dhe nënën e tij dhe do të jetojë bashkë
e brinjës nga njeriu Adami, për të krijuar gruan ka dy të vërteta të mëdha: 1-
Të barazisë së burrit me gruan, se janë nga një esencë njerëzore dhe kështu të
mund të duan njëri-tjetrin me dashuri shoqërore, sa të bëhen një mish.2- Eshtra
nuk iu mor njeriut nga koka që gruaja të qeverisë burrin, ose nga këmbët që
por u mor në mes që të jenë të barabartë si qenie dhe të jetojnë së bashku me
një bashkim dashurie dhe të qenuri. Kjo barazi personash ka dhe hierarki
veprimi, burri është udhëheqësi në aktivitetin njerëzor, gruaja duhet të jetë
ndihmësja e burrit dhe nëna e të gjithë të gjallëve. Ndryshimet ndërmjet burrit
dhe gruas janë realë dhe të pandryshueshëm. Ato nuk kufizohen vetëm në
ndryshime biologjike, mashkull dhe femër, ato janë më tepër mënyra ekzistence
brenda të njëjtës njerishmëri me funksione të ndryshme. Mashkulli dhe femra
duhet të jenë në bashkim shpirtëror si edhe fizik. Ata duhet të shprehin së
bashku në të njëjtën njerishmëri, të gjitha virtytet dhe fuqitë, që i përkasin
natyrës njerëzore, të krijuara sipas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë së
Perëndisë. Nuk ka virtyte apo fuqira që i përkasin burrit dhe jo gruas ose e
kundërta. Ata janë thirrur së bashku në përsosje shpirtërore drejt të vërtetës
dhe dashurisë dhe në të gjitha virtytet hyjnore, që Perëndia i ka dhënë
njeriut. Bashkimi (heteroseksual) në një mish të burrit dhe gruas ka si qëllim
të shtojnë dhe përjetësojnë natyrën njerëzore si na e thotë Bibla: “Perëndia i
bekoi dhe u tha: Shtohuni dhe shumohuni dhe mbusheni tokën dhe sundojeni atë”
marrëdhënie krejt të ndryshme konfliktuale, armiqësore dhe plot rivalitet
ndërmjet burrit dhe gruas, aq sa nuk kanë dëshirë për të jetuar bashkë, sa mos
tërhiqen ndaj njëri-tjetri edhe nga instikti i tyre gjenital, duke gjetur
bashkëjetesa jo të natyrshme dhe perverse edhe kështu duke rrezikuar seriozisht
të ardhmen e familjes, shoqërisë dhe të njerëzimit. Të gjitha këto kontradikta,
nuk vijnë nga mënyra të ndryshme të ekzistencës së burrit dhe gruas të krijuar
nga Perëndia, për tërheqje, bashkim, bashkëpunim, plotësi, përforcim, përjetim
thotë të mos qëllosh në shenjë, të dështosh në çfarë duhet të bësh, të mos
djallit e kryeengjëllit të rënë nga krenaria. Ky me lejen e Perëndisë gënjeu
gruan Evën, që të hante nga fruti i ndaluar dhe me anë të saj njeriun, Adamin.
“Gruaja mori prej frutit të saj dhe hëngri pastaj ia dha dhe burrit të saj që
ishte me të dhe hëngri dhe ai” (Zan. 3: 1-6). Ky është mëkati i parë që u bë.
Shën Pavli për këtë na thotë: “dhe nuk u gënjye Adami por gruaja u gënjye dhe
pranoi dhe bëri dialog me djallin, që i tha gruas: “Perëndia iu urdhëroi të mos
hani prej asnjë peme të kopshtit?… Gruaja u përgjigj! Ne i hamë frutat e pemës
që është në kopsht por për frutin e pemës që është në mes të kopshtit Perëndia
na urdhëroi të mos e prekim që të mos vdesim” (Zan. 3: 2-3). Ky urdhër ju tha
drejtpërsëdrejti burrit nga Perëndia dhe jo gruas, ajo nuk duhej të përgjigjej,
por të prezantonte burrin e saj përpara gjarprit(djallit). Eva me egoizëm bëri
atë që nuk ishte ngarkuar të bënte. Gabimi i saj i dytë është kureshtja e saj.
“Dhe atëherë gruaja e pa se pema ishte e mirë për t’u ngrënë dhe e bukur për
t’u parë dhe e dëshirueshme për të fituar dijen”(Zan. 3: 6). Djalli përparon
nga veprimet e gabuara të Evës dhe e tundon me tre tundime; për të ngrënë
frutin, d.m.th. dëshira mishore, për t’u parë, lakmia e syrit, e dëshirueshme
për të fituar dije, tundimi i krenarisë. Ajo i pranoi këto tundime dhe prandaj
mëkatoi. Dhe çfarë fitoi gruaja e parë që dëgjoi djallin dhe gënjeu veten dhe
burrin e saj? Këtë na e thotë përsëri Shkrimi Shenjtë: Dhe Zoti i tha: “Do t’i
shtoj mundimet e lindjes sate, me mundim do t’i lindësh fëmijët, dëshirimi do
kërkoi të përballej vetë me problemet, të zgjidhte, të drejtonte dhe kështu të
sundonte burrin e saj, por e humbi barazinë, ra në tirani, në shfrytëzim nga
që do t’i sillte me dhimbje e cila do të ishte bashkudhëtare e tyre deri në
vdekje, siç na thotë edhe Sirakidi: “Prej gruas zuri fill mëkati dhe për faj të
ndaluar, nga tre tundime, dëshira e mishit, lakmia e syrit dhe krenaria. Dhe
çdo vajzë apo grua, që pranon këto tre tundime nga tunduesi (djalli) për të
marrë dhe ngrënë frutin e ndaluar, d.m.th. për të bërë të kundërtën e asaj që
ka urdhëruar Perëndia sipas ligjit të shkruar edhe moralit natyral i cili
ndodhet te çdo njeri, ajo patjetër do të mëkatojë. Në fillim tek ajo do të
ndizen dëshira mishore duke jetuar thjesht pa qëllim, vetëm për të ngrënë për
të pirë, sipas mendësisë: “të hamë e të pimë se nesër do të vdesim”. Do të
ndizet nga dëshira epshore të papërmbajtura siç thuhet: “Epshi i ndezur si
zjarri djegës që nuk fiket po nuk u shpreh dhe njeriu që bën kurvëri në trupin
e vet nuk pushon deri sa zjarrin ta ketë të shuar”. Profeti Amos thotë që
“vajzat tuaja bëjnë kurvëri dhe gratë tuaja kurorëshkelje”. Një vajzë e tillë
është: “shkak pagjumësie për atin e vet dhe si një krimb për kockat e burrit të
Syri i saj nuk do të ngopet kurrë siç na thuhet: “syri lakmitar dhe ferri kurrë
nuk thonë nuk duam, u ngopëm”. Ajo në marrëzinë e lakmisë së saj shkatërron
shtëpinë e saj siç thonë Fjalët e Urta: “Gruaja e urtë e ndërton shtëpinë
ndërsa e marra me duart e veta e rrënon”. Ajo do të ndizet nga krenaria, që
dhe mbarë botën dhe kur ky tundim pranohet është mjerimi i madh. “Turp e
poshtërsi gruaja që merr epërsi mbi burrin e vet” thotë Sirakidi. Dhe Shkrimi i
Shenjtë për këto gra rebele dhe egoiste thotë: “Më mirë e keqja e burrit se sa
flasim në përgjithësi dhe jo për ato gra të veçanta, që me fjalë edhe vepra të
akoma pozicionin e gruas. Shën Pavli në Letrën drejtuar Korintasve thotë: “Nuk
është burri prej gruas por gruaja prej burrit dhe burri nuk u krijua për arsye
të gruas por gruaja për arsye të burrit”.( I Kor. 11:8-9). Gruaja duke u
krijuar nga brinja e burrit, i ka një borxh burrit të saj dhe burri abuzon me
këtë. Por edhe burri Adami, për shkak të dobësisë së tij përballë gruas duke
dëgjuar gruan dhe jo Perëndinë, solli konflikt dhe mallkim mbi botën, siç na e
thotë Shkrimi. Dhe Zoti i tha njeriut: “pasi dëgjove zërin e gruas sate dhe
hëngre frutin prej pemës që të pata ndaluar të hash për shkakun tënd qoftë
na zbulon Shkrimi i Shenjtë, se këtu është çelësi për të hapur dhe kuptuar
dijen e nevojshme pse gjërat janë në armiqësi dhe konfliktualitet midis burrit
dhe gruas dhe jo vetëm midis atyre, por ajo shtrihet në të gjithë shoqërinë
njerëzore dhe në të gjithë krijimin, dhe për këtë ka përgjegjësinë e saj gruaja
e parë dhe çdo grua që vepron si ajo. “Se prej gruas zuri fill mëkati dhe prej
saj të gjithë vdesim” na thotë Urtësia e Sirakut. Kështu që gratë nuk duhet të
Perëndisë, për ato gjërat e hidhura, që ju ndodhin në jetë atyre që gabojnë si
këto gjëra mund të rregullohen dhe të vijnë në harmoninë e parë të unitetit, të
barazisë, të dashurisë, të bashkëpunimit, të gëzimit, qëllimit të jetës
bashkëshortore dhe të përmbushjes së qëllimit final për çdo burrë dhe grua e
burrit edhe gruas në shenjtërinë e tij, e gjykoi njeriun si shkelës të porosisë
dhe e nxori nga parajsa (Edeni) por në dashurinë e tij të përjetshme kishte
se të ishte krijuar bota. Dhe që njeriu të mos dëshpërohej totalisht e të
humbiste shpresën dhe lidhjen me Krijuesin e tij, por që edhe djalli që i vodhi
njeriut lirinë edhe barazinë me mashtrim, të mos mendonte se do ishte
të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj dhe
fara e saj do të shtypë kokën tënde dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së
Perëndi i dha gruas, se ajo që solli mëkatin edhe vdekjen njeriut dhe
njerëzimit, po ajo do sillte Shpëtimtarin. Eva mendoi që do të ishte ajo, që
nga fara e saj do të linde këtë djalë, këtë Shpëtimtar, por kuptimi nga fara e
që fëmijët e barkut të zënë nga fara e prishur e Adamit, u vranë me
njëri-tjetrin, Kaini vrau Abelin nga smira. Edhe shumë gra të tjera të dëgjuara
menduan që do të ishin ato që do të lindnin Shpëtimtarin, por ishte e pamundur
sepse çdo bir gruaje, lind nga fara e burrit me mëkatin stërgjyshor, pra është
dënuar që në lindje me robërinë e djallit që e ka fuqinë tek mëkati. U deshën
shekuj pritje për këtë grua të bekuar, duheshin kaluar shumë peripeci, lutje,
përgjërata, flijime të të bekuarve në këtë botë, që të realizohej ky premtim
nga Perëndia. Por edhe Perëndia priti kohën e duhur siç na thotë edhe Shën
Pavli dhe “në kohën e duhur Ati dërgoi birin të lindur prej një gruaje nën
shkruan ungjillori Joan; “Aq shumë e deshi Zoti botën që dha Birin e tij kush
botë në moshën 15 vjeçe u vizitua nga Kryeengjëlli i Perëndisë, Gabrieli dhe
pasi hyri tek ajo i tha me përshëndetje: “Gëzohu Mari Hirplotë Zoti është me
ty, ti je e bekuar ndër gratë” dhe engjëlli i tha përsëri: “mos ki frikë Mari
sepse ke gjetur hir përpara Perëndisë dhe ja ti do të mbetesh shtatzanë dhe do
të lindësh një djalë dhe do t’ia vësh emrin Jisu. Dhe Mariama i tha engjëllit –
përgjigjur i tha: “Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe fuqia e të lartit do
të hijesojë ose do të mbulojë me hirin e vet prandaj i shenjti që do të lindë
prej teje do të quhet bir i Perëndisë” dhe pasi i mendoi të gjitha dhe e besoi
jetën e saj në përkujdesjen hyjnore në emër të çdo gruaje dhe të gjithë
Adamin e ri Jisuin Shpëtimtarin, Perëndi-Njeriun. Në këtë lindje virgjërore pa
farë buri, ajo lau borxhin që gruaja i kishte burrit, siç thotë dhe apostull
Pavli: “Sepse si gruaja vjen nga burri ashtu edhe burri u lind nëpërmjet gruas
dhe çdo gjë vjen nga Perëndia” ( I. Kor. 11:12). Ajo vendosi gruan në vendin e
saj të nderit, u fronëzua nga Perëndia përkrah Adamit të ri si Mbretëreshë e
qiellit dhe e dheut, gëzimi i engjëjve dhe shpëtimi i njerëzve, duke sjellë
shumë bij e bija në lavdi të përjetshme. Për këtë qëllim Zoti e krijoi gruan
dhe ky është roli i saj në rendin e ri të krijimit “ku nuk ka më burrë dhe grua
fëmijëve, familjes dhe të shoqërisë ashtu siç thotë dhe apostull Shën Petro
edhe “nëse disa nuk iu bindën fjalës, të fitohen pa fjalë, me sjelljen e grave
fisnike, flijuese dhe e lavdëruar, nuk mjafton vetëm dëshira, as njohuria, as
edukimi apo kultura as edhe vullneti, as flijimi i vetvetes, por hiri i
Perëndisë, pa të cilin nuk bëjmë dot asgjë të mirë. Hiri i Perëndisë që do të
thotë dhuratë e pamerituar,meret me anë të lutjes. Vetë Zoti Krisht tha;
“lutuni se do t’ju jepet”. Lutja është burimi i të gjithë virtyteve, jeta e
Hyjlindëses deri në fund ishte një jetë lutjeje dhe falenderimi dhe një grua që
nuk lutet si ajo, kurrë nuk mund të përmbushë qenien e saj dhe nuk mund të nisë
dhe përfundojë asnjë punë të mirë si për veten dhe për familjen. Por çfarë
duhet të kërkojmë, të hamë, të pimë, të vishemi? Këto nuk janë kërkesat e
duhura të një bije të Perëndisë. Vetë Zoti Krisht tha “mos kërkoni se ç’të hani
dhe ç’të pini dhe mos jini në merak sepse njerëzit e botës i kërkojnë të gjitha
këto por Ati juaj e di që ju keni nevojë për këto. Kërkoni më parë Mbretërinë e
Hyjlidëse, gruas më të bekuar nga të gjitha gratë, që duhet imituar nga gratë
është përulësia me bindje të thellë e saj ndaj vullnetit të Perëndisë. Shën
t’ju binden burrave sikurse Zotit sepse burri është kryet e gruas sikurse edhe
Krishti është kreu i Kishës, sikurse Kisha i bindet Krishtit ashtu edhe gratë
tempull i gjallë i Perëndisë ose “platitera” më e gjerë se qiejt. Sot këto
rebele, do t’ju duken të rënda si të një maskilisti, që i urren gratë, që do
nga Perëndia, burrave ju ka urdhëruar një detyrë më të rëndë se ajo e bindjes
në gjithçka që u kërkohet grave. Ai iu thotë burrave: “Ju burra t’i doni
saj ajo nuk i bindet Perëndisë, siç bëri Eva në Eden dhe i prishi të gjitha me
pasoja katastrofike për vete, burrin, fëmijët dhe gjithë krijimin, që lëngon
nën peshën e mallkimit. Një grua që kërkon të bëjë drejtuesin në familje duke
anashkaluar me qëllim burrin, i ngjan një trupi që lëviz pa kokë, pa mendim, pa
orientim. Shkrimi i Shenjtë thotë: “mos i jep pushtet gruas mbi vetvete që të
ose “mjerim i madh turp e poshtërsi gruaja që merr epërsi mbi burrin e vet”.
Vajzat, gratë, nënat duhet të imitojnë bindjen dhe përulësinë e Hyjlindëses, që
kështu të fitojnë dashurinë e burrave, urimet e fëmijëve dhe mbi të gjitha
sepse ke gjetur hir përpara Perëndisë, ja do të mbetesh shtatzanë dhe do të
lindësh një djalë dhe do t’i vendosësh emrin Jisu, ky do të jetë i madh dhe do
të quhet bir i Perëndisë shumë të lartë”(Luk 1; 31-32) Shën Pavli thotë përsëri
se: “Gruaja do të shpëtojë duke lindur fëmijë”. Shën Pavli nuk do të thotë që
gruaja është si ara që duhet të japë sa më shumë prodhim, si shikohet në fetë e
tjera. Ajo duhet të lindë fëmijë për gëzimin e saj, që lindi një qenie
njerëzore në botë, por jo vetëm kaq. Ajo duhet të rritë dhe përgatitë fëmijë
sipas vullnetit të Perëndisë për të mirën e shoqërisë njerëzore. Dikush ka thënë:
“Nënat në shtëpi tundin djepe, por që do të kthehen në frone që në to, do të
ulen ata që do qeverisin botën”. Këtë detyrë të lartë flijuese, Zoti ia dha
thërrasin o Zot, o nënë. Gruaja që nuk mund të lindi fëmijë,nuk është e
mallkuar, por është thirur në një shërbim të veçantë ndaj Zotit, të bëhet nënë
shpirtërore ose duke adabtuar fëmijë të braktisur,kjo më e lartë se amësia
errëta” u nxor me një plan nga shtëpia, duke u quajtur një forcë e madhe por
për çfarë? Për punë, për luftë, për mësim, drejtim, qeverisje, duke vendosur
edhe për fatet e botës. Po për fatin e fëmijës dhe të familjes së saj kush do
të mendojë, kush do t’i rritë ata, kush do ta bëjë nënën e fëmijëve të saj veç
asaj. Ky është një plan shum diabolik, që kërkon të shkatërrojë marrëdhënien
burrë-grua, nënë-fëmijë d.m.th. familjen qelizën e shoqërisë dhe pastaj gjithë
kështu të paaftë për të dashur, duke u bërë ndaj prindërve mosmirënjohës, të
paudhë, të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë,
tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se Perëndidashës, ky
kaq shumë sa “ç’mund të bëjë i drejti”, prapë gruaja, duhet të dijë mirë se ajo
n.q.s. dështon në rritjen e fëmijëve të saj, nuk ka bërë asgjë dhe ka dështuar
në qëllimin e jetën si grua, si nënë. Ajo nuk do të justifikohet dot përpara
gruaje që u bë nënë. “Çfarë bëre me fëmijët që t’i besova, që t’i rritësh dhe
justifikohet një grua, që vret fëmijët e saj, me anë të abortit, ose i braktis
ata për kënaqësitë dhe karrierën e saj. Që në këtë jetë çdo grua që u bë nënë,
do ta korrë frutin e saj nga vetë fëmijët e saj. Thuhet se një djalë i ri u
dënua me vdekje për një krim dhe kërkoi si dëshirë të fundit t’i sillnin nënën
e tij përpara. Ai i kërkoi asaj t’i nxjerrë gjuhën dhe ai ia kafshoi. Kur i
thanë pse e bëre këtë, ai tha: Kjo gjuhë që nuk më qortoi më solli këtu. Por e
kundërta do të ndodhë me atë grua që do të bëjë detyrën e saj prej nëne. “Bijtë
e saj do të ngrihen dhe do ta shpallin të lume, e burri i saj e lëvdon e i
djallin një engjëll të rënë dhe u gënjye duke sjellë lajmin e keq bashkë me
shpëtimit tonë dhe e gjithë krijimit. Jo pa qëllim Krishti i ngjallur iu shfaq
në fillim grave miraprurëse duke i urdhëruar që të lajmërojnë apostujt burra,
Hyjlindëses dhe grave miraprurëse, që në shtëpi, te burri, te fëmijët ajo të
sjellë lajmin e mirë që vjen nga Perëndia, fjalën e Zotit. Por ka fatkeqësisht
edhe nga ato gra që në paditurinë, mendjelehtësinë, egoizmin dhe ligësinë për
hakmarrje kundër burrave, konsultohen me demonë që iu shfaqen si engjëj drite,
ose me fallxhorë, mediumë, magjistarë, astrologë, horoskopë ose me fetë
lindore, filozofitë bashkëkohore ose praktikojnë joga dhe çdo lloj spiritizmi.
Kjo është një e keqe e madhe për atë vet dhe shtëpinë ku ajo qëndron, siç
thuhet “ka të keqe por jo si e keqja e gruas,e vogël është djallëzia e
krahasuar me djallëzi të gruas”. Kur djalli babai i gënjeshtrës gënjen gruan e
parë që ishte pa mëkat, ai çdo grua mund ta gënjejë që të gabojë. Një grua e
tillë e papenduar nuk do ngelet pa u ndëshkuar. Ja çfarë thotë Zbulesa për të
tilla gra të papenduara që shkojnë te magjistari dhe bëjnë magji. “Dhe i dhashë
(magjitë) e saj, por ajo nuk u pendua. Ja, unë e flakë atë në një shtrat
vuajtjesh, dhe ata që kurvërojnë me të, në shtrëngim të madh, po nuk u penduan
nga të gjitha gratë u thir nga engjëlli, “gëzohu o hirplotë” pra e stolisur me
hirin e Shpirtit të Shenjtë. Ajo është më e bukura nga të gjitha gratë,siç e
thotë Bibla; “Një shenjë e madhe u duk në qiell; një grua e veshur me diellin,
dhe me hënën poshtë këmbëve të saj,dhe mbi krye të saj një kurorë me
dymbëdhjetë yje” (Zbul. 12:1). Çdo grua e dëshiron bukurinë, është në natyrën e
saj, është në nderin e saj. Por për kë bukuri po flasim, për atë të jashtmen që
është shpesh provokuese, skandal ku shumë gra përfitojnë dhe e përdorin në
instiktin mëkatar, për t’i tallur burrat dhe për t’i robëruar në dëshirat e
tyre siç na thonë edhe fjalët e urta: “Mos e dëshiron në zemrën tënde bukurinë
e saj, mos u rrëmbe nga qepallat e saj sepse për një prostitutë, burri
katandiset për një copë bukë dhe gruaja e një tjetri gjuan shpirtin e vyer të
një burri” (Fj. Ur. 6:25). Ka edhe një tjetër bukuri të jashtme që një grua
mendjelehtë e bën krenare, fodulle, duke i përçmuar të tjerët sikur ka diçka që
nuk e ka marrë, por për të tilla gra përsëri Shkrimi i Shenjtë na thotë “si një
unazë ari në feçkën e derrit është një grua e bukur por pa mend” Shën Pjetri
thotë “Stolia juaj të mos jetë e jashtme, flokë të gërshetuar, stoli me ar,
veshje rroba luksi, por mundohuni të stolisni zemra me shpirt bukurie te
pakalueshëm, të butë, të ëmbël që është e çmueshme para Perëndisë.”(1 Pjetrit
është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet”
Përmbishenjtën Gjithmonë Virgjëreshën Zonjën Hyjlindëse Shën Mari, më të
bekuarën ndër gratë, ndodh me të gjitha ato gra që imitojnë jetën e saj të
shenjtë plot përulësi, bindje dhe dashuri flijuese, së bashku me Atë të gjitha,
vajzat, gratë, nënat do të jenë të bekuara dhe do të jenë në krijimin e ri në
Mbretërinë e Zotit, më të nderuara se Keruvimet dhe më të lavdëruara pa
krahasim se Serafimet, n.q.s. ndjekin shembullin e saj që tha: “Ja shërbëtorja
Shën Vlashi peshkopi martir i Sebastes në Arbëri
është emër i një qyteti të lashtë, një qytet i tillë gjendej në Armeni. Por
Sebaste ka ekzistuar edhe në Arbëri, ku sot shtrihet qyteti i Lacit. Sinaksarët
e kishës na thonë se në Sebaste shek.IV jetonte një i krishterë me emrin Vlash,
episkop i Sebastes, i cili për shkak të shërbimit të tij apostolik, ra në syrin
e autoriteteve romake të cilët i përndiqnin të krishterët sepse nuk pranonin
t’u faleshin “perëndive” të shtetit romak ose vetë perandorit si “zot”, por i
faleshin Zotit Jisu Krishtit, që për romakët ishte një jude i rëndomtë që u
kryqëzua në kohën e Pontit Pilat, guvernator i Romës në Jeruzalem. Kjo
përndekje filloi në vitin 64 ps.Kr. me urdhër të Neronit famëkeq, që i akuzoi
padrejtësisht të krishterët si zjarrvënës të Romës, e cila zgjati tre shekuj me
vitin 307 ps. Kr. guvernatori Agrikola dha urdhër arresti për shenjtorin, i
cili u fsheh në një shpellë përballë qytetit, ku i bënin shoqëri kafshët e
egra, të zbutura nga hiri i shenjtorit. Atje i fshehur në shpellë lutej dhe
priste vullnetin e Perëndisë në lidhje me martirizimin e tij. Kur u spiunua nga
disa gjahtarë, ushtarët romakë e gjetën shenjtorin dhe ai pranoi t’u dorëzohej
pa rezistencë. Mbasi e zbritën nga mali Argeo (i bardhë) e çuan në një tempull
pagan, e lidhën në një shtyllë duke e linçuar që të mohonte besimin e
krishterë, por ai nuk e mohoi dhe më në fund e martirizuan me prerje koke në 11
shkurt 307 ps.Kr. Kulti i Shën Vlashit që nga shek. i VII u përhap në Europë
dhe sidomos në zonën veriperëndimore të Ballkanit, nga Durrahion (Durrësi) deri
fakt ngre një pyetje; përse ky nderim kaq i përhapur për Shën Vlashin,
shumë studiues janë të mendimit se kemi të bëjmë me dy shenjtorë me të njëjtin
emër, por dhe me të njëjtin fund martirik. Pra me Shën Vlashin, martir në Sebaste
të Armenisë dhe Shën Vlashin, episkop martir të Sebastes në Arbëri. Ky fenomen
i mbivendosjes së jetëve të shenjtorëve është diçka e njohur, duke pasur
parasysh kohën e trazuar kur kanë ndodhur këto ngjarje martirike, po ashtu
gabimet njerëzore të kopjuesve të teksteve edhe për shkak të ngjashmërisë së
le të flasim më konkretisht në lidhje me hipotezën, se në Sebaste të Arbërisë
ka shërbyer një episko martir me emrin Vlash. Krishtërimi në Shqipëri është
apostolik d.m.th. ai është marrë nga vendasit, direkt nga goja e apostujve
nxënësve të Krishtit. Në hapësirën Arbërore të përshkuar nga rruga Egnatia që
lidhte lindjen me perëndimin, kanë predikuar fjalën e Perëndisë apostull Pavli,
apostull Andrea dhe apostull Luka. Në letrën e apostull Pavlit drejtuar
Romakëve në vitin 57 ps.Kr. ai shkruan: “Kështu prej Jeruzalemit e përqark gjer
në Iliri kam kryer shërbimin e Ungjillit të Krishtit” (Rom.15:19). Madje
apostull Pavli në qytetin e Dyrrahion( Durrësit) themeloi bashkësinë e parë të
krishterë, duke lënë si peshkop të parë Shën Qesarin dhe më pas u vendos Shën
Asti peshkop martir i cili u dënua me vdekje në vitin 116 nga perandori Trajan
Leon III Izauri i ndau provincat lindore nga Roma dhe i bashkoi me
Kostandinopolin, që atëherë dioqezat e krishtera të Ilirisë hynë në
vetëm që kishte në administrim disa nga dioqezat Dalmate, por pas vitit 1054
(skizma e madhe me Kishën e Lindjes) u përpoq t’i zgjerojë dioqezat në favor të
saj, duke sulmuar bregdetin lindor të Adriatikut dhe i vuri shumë rëndësi
peshkopatës së Tivarit dhe të Raguzës, duke ndikuar që besimtarët e atyre
zonave të shkëputeshin nga riti orthodhoks i Lindjes. Por pavarësisht
përpjekjeve pati rezistencë nga popullata dhe kleri, për të qëndruar në ritin
orthodhoks të Lindjes. Me rënien e Kostandinopolit nga kryqëzata e IV në 11
prill 1204 ps. Kr. frankët e mbajtën Kostandinopolin në sundimin e tyre për 60
vjet. Në pjesën veriore të Arbërisë në vitin 1236 ps.Kr. u vendosën murgj
frankë benediktianë, e pastaj në vitin 1238 ps.Kr. u vendos urdhëri Françeskan
në Durrës, me qender Kryepiskopatën e Raguzës, deri në vitin 1402 kur
franceskan ku gjendet edhe sot e kësaj dite në Sebaste – Laç u ndërtua në vitin
1340 ps.Kr. dhe patjetër, në një vend të shenjtëruar dhe mbi mbetjet e një
tjetër objekti kulti me një histori të lashtë në nderim të një shejntori Shën
të shën Ndoit (Antonit), pelegrinët nuk mund ta quajnë të plotë pelegrinazhin
n.q.s. nuk hyjnë në shpellën që gjendet përballë një faqe mali ku ka qenë
qyteti i Sebastes. Brenda shpellës në tavanin e saj është një gjurmë ku
njerëzit vendosin kokën e tyre, po ashtu edhe përgjatë rrugës ka gjurmë që
besimtarët i nderojnë deri poshtë në këmbët e malit, tek vendi që quhet gjurmët
e para. Besimtarët në përgjithësi ia atribuojnë këto gjurmë shën Anoit, por kjo
nuk qëndron sepse nuk ka fakte historike dhe nuk ka bazë logjike sepse Antoni i
Padovës (1195-1231) pavarësisht famës si shejnt katolik mrekullibërës, nuk ka
shkelur në Shqipëri, ai ishte me origjinë nga Lisbona e Portugalisë, u bë murg
i rregullit agustinian, por mbasi u njoh me Françeskun e Hazizit (1181-1226 ) u
bë pjesë e vëllazërisë franceskane dhe veproi si prift dhe predikues në qytetet
e Italisë, deri sa fjeti (vdiq) në 13 qershor 1231 ps.Kr. dhe u varros në
që na e bën më intriguese historinë janë faktet që na vijnë nga studiuesit dhe
klerikët katolikë në lidhje me shenjtorin Shën Vlash peshkopin martir, të cilat
vitin 1664 ipeshkvi Mark Skura, në një raport që i dërgonte Selisë së Shenjtë,
ndër të tjera shkruan: “Atje gjendet shpella e Shën Vlashit martir, i cili qe
kapur nga disa burra që thirreshin agrikola, tri milje larg qytezës së
Volaj shkruar në vitin 1961 gjejmë këto fakte të shkruara nga autori si
famulltar i fundit i famullisë së Bizës, para mbylljes së kishave në Shqipëri
në vitin 1967. Por përveç shpellës së Shën Vlashit në fshatin Draç, në Kepin e
Rodonit gjenden edhe sot rrënojat e një kishe që njihet si kisha e Shën
Vlashit. Ajo ka qenë një kishë e dëgjuar për zonën ku frekuentohesh jo vetëm
nga të krishterët por edhe myslimanët, të cilët shkonin për të marrë ndihmë. Në
libër citohet edhe ky fakt nga autori, ipeshkvi Skura thotë: “’Se ai ka kishën
e Shën Vlashit vendosur në fshatin Drac, ku për shumë vjet pushonte trupi i
imzot Rafael D`Ambrogios, i cili e ndërtoi siç shihet nga ky shkrim: “Në vjetin
e Zotit 1869 më 5 maj- Unë Fr Rafaeli, si më nalt bekova soleminish kishëzën
kushtue Shën Vlashit Ipeshkëv e Martir, i cili qe ndërtuar në vjetin e
lartpërmendur në fshatin e Drraçit të famullisë të Bizës”. Ky fakt që na
përmendet në libër tregon, për një rindërtim të kishës së Shën Vlashit në Draç,
përmbi atë ekzistuese. Kisha ka qenë shumë më e vjetër sepse sipas traditës
kishtare, atje ku ndodheshin lipsanet (eshtrat) e shenjtorëve martirë, ngrihet
P. Viktor Volaj shkruan se: “Në krahinën e jugut nën kishë gjendet një birucë
në trajtë shpelle që e thërrasin ‘’shpella e Shën Vlashit‘’. Aty gjendet edhe
një copë koc (lipsan), që thonë se është e shenjtit. Duket se është pjesë e
ashtit të kambës dhe krahit, por në kohët e vona e kanë dëmtue. Përmbi këtë
çashtje ka shkruajtur një studim të qashtër dhe të rëndësishëm at Shtjefën
K.Gjeçovi, me titull “Sebaste në Arbëri apo në Armeni”, tue marrë në shqyrim
gjithë ata që kanë shkruajtur në provë kundër kësaj teze. Autori përfundon duke
pranue dy shenjtër me të njëjtin emër, Shën Vlashin ipeshkëv e dëshmor, mundue
nën Dioklicianin e Sebastes së Arbërisë dhe Shën Vlashin dëshmor të martirizue
studim merr shkak e mbështetet mbi studimin e P.Urban Talia, mbi Shën Vlashin
1916. Ky autor na thotë se në vitin 1760 ekzistonte në kishën e fshatit Draç
shkrimi i shkruar në latinisht: “Hic,iacet,korpus,Beati,Blasii,Episkopi,et
Martyrys .’’ (Këtu pushon trupi i të lumit Vlash ipeshk dhe martir). Ështe për
t’u shënue se edhe në vulën e Provincës Françeskane Shqiptare, si tregon
historian i urdhërit, F.Gonzaga, përbrinjë kryepajtores, Zonjës Nunciat,
këndohet edhe emri i shën Vlashit’’. Sidoqoftë tradita nuk është rrespektue
aspak se koci (lipsani) gjendet në një skaj të shpellës pa kurrfarë
këtij mendimi është dhe mitropoliti i Korçës Hirësi Joani, i cili thotë: “Por
në vendin tonë ekziston një traditë jashtëzakonisht e vjetër dhe shumë e gjallë
që një shenjtor, peshkop me emrin Vlash ka jetuar në Sebaste të Arbërisë.
Sebastja ndodhet atje ku sot është një kishë Françeskane kushtuar Andonit të
Padovës, por shpella që është dhe objekti kryesor i nderimit, sipas
përkushtimit dhe besimit popullor gjithmonë i kushtohej Shën Vlashit. Dhe kjo
që po themi tani nuk është diçka që e themi vetëm ne këtu në Shqipëri. Ka edhe
shumë studiues të tjerë, që mendojnë të njëjtën gjë, që ndoshta mund të kenë
jetuar dy shën Vlashë, një shën Vlash që ka qenë martir në Sebaste të Armenisë
dhe një shën Vlash tjetër, që ka qenë peshkop dhe martir në Sebaste të
Joani vazhdon dhe thotë: “Në të gjithë këtë territor duke filluar nga Durrësi e
deri në Mirditë ka jashtëzakonisht Kisha kushtuar Shën Vlashit dhe në një
territor kaq të vogël të ketë kaq shumë kisha kushtuar këtij shenjti do të
thotë që në këtë vend, nderimi, përkushtimi për këtë shenjtor, ishte
jashtëzakonisht i madh nëpër shekuj. Çdo studiues që do të shfletojë dokumentat
e vjetra, do të shikojë përhapjen e madhe në këtë vend kaq të vogël të kishave
të shumta kushtuar këtij shenjti, që është një shenjë që tregon që në
ndërgjegjjen e njerëzve dhe në përkushtimin e njerëzve, ky shenjt kishte zënë
një vend jashtëzakonisht të madh. Dhe nëse nuk do kishte qenë dikush që do
kishte jetuar dhe do kishte lënë një gjurmë nuk mund të ishte përhapur kjo
gjurmë kaq gjatë dhe në gjithë këtë zonë. Duke filluar nga Draçi i Bizës që
ndodhet në breg të detit, afër Kepit të Rodonit ku tradita thotë që është
varrosur për herë të parë Shën Vlashi e bashkur me traditën se në Kroaci, në
Dubrovnik, në Raguzën e vjetër, ku ruhet dhe lipsani i Shën Vlashit, thotë se
eshtrat u morën pikërisht nga Kisha e Draçit dhe aty është zbuluar një pllakë
varri në të cilin thoshin këto fjalë: “Këtu prehet peshkopi martir, Shën
Vlash”. Kështu që ka mundësi të kenë qenë dy shën Vlashë, një shën Vlash martir
dhe luftëtar në Armeni dhe një peshkop dhe martir në Shqipëri, në zonën e
Kurbinit në Laç. Por ajo që duam ne të përmendim është pikërisht kjo gjë, kjo
traditë e ngulitur thellë në Shqipëri, në Kroaci, që shën Vlashi ka jetuar këtu
nuk mund të ngrihej pa baza. Vendi, shpella, nderimi i madh nga gjithë këto
popuj, numri i madh i kishave kushtuar shën Vlashit në këtë territor kaq të
ngushtë japin mendimin që është e mundur që të kenë ekzistuar dy shën Vlashë,
njëri martir shumë i njohur në Sebaste të Armenisë dhe një tjetër peshkop dhe
martir në Sebaste të Arbërisë.” (intervista me mitropolitin e Korçës Hirësi
gjithë këto dëshmi të bazuar në fakte historike dhe të traditës, na tregojnë
bindshëm se në shpellën e Kishës së Lacit në shek. IV ka asketizuar një peshkop
i cili la gjurmët e trupit të tij, përgjatë gjithë rrugës që e keqtrajtonin, që
më pas e kanë sjellë në një kodër afër qytetit të (Dyrrahin) Durrësit, ku atje
u martirizua, trupi i tij u varros në fashtin (Delaras) Draç dhe më vonë
lipsani i tij për të mos u shkatërruar nga hordhit turke, u dërgua nga
franceskanët në Raguzë ku ishte edhe qendra e tyre. Lipsanet e shën Vlashit
ndodhen edhe sot e kësaj dite në një kishë katedrale me emrin e shenjtorit dhe
nga të gjitha këto vende të shenjtëruara nga prania e shenjtorit dhe lipsanit
të tij , më i rëndësishmi ka qenë vendi i martirizimit ku mbi atë u ndërtua një
kishë katedrale që në shek XVI, por ndoshta edhe më shpejt sepse sipas
studiuesit Dhori Qiriazi na thuhet: “Kur perandori bizantin Mihal Komneni mori
lipsanet e Joan Vladimirit nga Shirgji i solli ato në Durrës dhe eshtrat u
ruajtën në manastirin e shën Vlashit deri sa Karl Topia i shpërnguli ato në
Elbasan, dhe ngriti për nder të tij manastirin e shën Joan Vladimirit. Në vitin
1831 Karl Topia e ringriti atë tempull dhe e bëri tri herë më të madh. ” (Krishtërimi
këtë manastir deri në vitin 1967 ka qenë edhe guri i cili besohej si pjesë e
shtyllës ku u lidh dhe u martirizua shenjtori, guri gjithmonë djersitej dhe
njerëzit besimtar i luteshin shenjtorit dhe sillnin njerëz të sëmurë që të
shëroheshin. Në atë vend janë bërë shumë mrekulli të dokumentuara dhe në librat
e kishës. Manastiri vazhdonte jetën e tij normale gjatë rrjellës shekullore
duke qenë vend ngushëllimi. Por në 2 shkurt të vitit 1967 gjimnazistë të
shkollës “Naim Frashëri” Durrës, në nismën: “Ti hapim luftë fesë dhe zakoneve
prapanike” u turrën në manastirin shekullor të shën Vlashit, i famshëm edhe për
gurin e shenjtë, për ta tjetërsuar në qendër kulturore shëndetësore. Populli besimtar
reagoi, pati arestime dhe burgime për besimtarët që donin të mbronin manastirin
vitit 1967 i instrumentalizuar nga Partia Komuniste në pushtet vazhdoi si një
reaksion negativ për të prishur objekte të tjera kulti, duke e kthyer
Shqipërinë një gërmadhë të shëmtuar pa vlera shpirtërore dhe kulturore, e
vonë si shumë kisha edhe kisha e manastirit të shën Vlashit u rrënua ,ndërtesa
e saj u kthye në martenitet dhe në depo. U shpërngulën eshtrat e të vdekurve.
Gurin që për shekuj besimtarët gjenin shërim me lutjen e shën Vlashit e
shkatërruan e coptuan me varre dhe pastaj e humbën. Manastiri i shën Vlashit
ishte i pari objekt kulti që u përdhos dhe mbas tij objekte të tjera kulti të
urdhër të Komitetit Qendror, iu ndryshua emri i fshatit nga shën Vlash në Vrin.
Banorë të fshatit dëshmojnë se gjatë kohës të ateizmit, vinin fshehtas
besimtarë nga Durrësi dhe zona të tjera dhe faleshin fshehurazi duke hapur
gropa dhe fshehur qirinjtë që të mos dukeshin. Disa prej tyre që jetojnë,
dëshmojnë për shfaqje të shenjtorit që iu jepte zemër dhe shpresë besimtarëve
dhe qortonte të pabesët që përdhosnin vendin e shenjtë. Kjo gjendje tragjike
dhe absurde zgjati deri në vitin 1996 ku me bekimin dhe fondet e mbledhura nga
Fortlumturia e tij Kryepiskop i K.O.A.SH + Anastasi, filloi rindërtimi i kishës
dhe i godinave të manastirit që zgjati deri në vitin 2001. Kështu me këtë
rindërtim iu kthye nderi dhe lavdia e dikurshme e këtij vendi të shenjtë. Sot
manastiri është një oaz, një klinikë shpirtërore, ku përgjatë gjithë vitit dhe
sidomos më 11 shkurt ditën në përkujtim të shenjtorit njerëz besimtarë, jo
vetëm të krishterë, të lodhur nga rutina e jetës së përditshme, të mbingarkuar
nga streset e kohës dhe barrat e mëkatit me sëmundjet e mundimshme, vijnë të paqtohen,
qetësohen dhe shërohen nga Hiri i Perëndisë, që buron prej shekujsh në këtë
vend të shenjtëruar nga martirizmi i shën Vlashit, episkopit i Sebastes të
Kush e ka krijuar njeriun, kur dhe përse ?
humane, është e ndryshme nga të gjitha qeniet ekzistuese në planetin tokë,
sepse përveç instiktive të sigurimit të ushqimit dhe riprodhimit si të
qetësohet derisa t’i japë përgjigje pyetjeve ndaj mistereve të jetës, dhe
kohët e lashta, duke mos gjetur tek vetvetja fillimin e ekzistencës, po ashtu
as tek çdo qenie e krijuar në këtë botë, i hodhi sytë drejt qiejve, drejt
dritave të largëta, sundues gjatë ditës (diellit) dhe sundues gjatë natës (hëna
paditurinë e tij foshnjarake, i imagjinoi këto si “perëndi” dhe i adhuroi si
krijuesin e tij, duke iu ndërtuar në tokë tempuj, faltore dhe një sistem
praktikash okulte plot simbolika, bashkë me flijimet e bimëve, dhe njerëzve.
duke qenë ylli më i afërt dhe me ndikimin më të madh në tokë, në botën bimore,
shtazore dhe veçanërisht në atë njerëzore, u adhurua më shumë nga të gjithë
persiane, babilonase, egjiptiane, azteket, fiset maja, greke, romake.
Egjiptasit e quanin Horus, grekët Helios, romakët Sole. Në vitin 247 pr.Kr.
perandori Aurel e adoptoi këtë “perëndi” dhe e bëri si perëndi supreme të
parë nga paganët jo vetëm si krijuesi i jetës, por edhe si ndihmës në
riprodhimin e njeriut, prandaj martesat që në lashtësi bëheshin ditën e diel,
që është dita e diellit, madje kur vdiste njeriu e vendosnin me fytyrë nga
adhurim shekullor i diellit si “krijues i jetës dhe njeriut” mori një krisje
kur në botë u shfaq për herë të parë një fe monoteiste (besimi në një Perëndi),
i cili e ka zanafillën me Abrahamin 2000 vjet pr.Kr. Ai mohoi idhujt dhe besoi
një Perëndi trashedente. Ky Perëndi i Abrahamit, Isakut dhe Jakovit u bë Zoti i
Izraelit. Me anë të Moisiut 1500 vjet pr.Kr. Izraeli i skllavëruar për 430
popullit hebre: “Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit,
nga shtëpia e skllavërisë. Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje. Nuk do të
bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu
poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do
t’i shërbesh, sepse unë jam Zoti, Perëndia yt…” (Eks 20: 2-5.Moisiu ishte
shkrimtari i pesë librave të parë të Biblës) (Pentauteku). Ai i frymëzuar sipas
zbulesës së Perëndisë tregon krijimin e çdo krijese të dukshme dhe të vetë
diellit, hënës dhe yjeve të cilat erdhën në ekzistencë prej hiçit në ditën e
katërt të krijimit: ‘Perëndia krijoi dy ndriçues të mëdhenj; ndriçuesin e madh
për qeverisjen e ditës dhe ndriçuesin e vogël për qeverisjen e natës; ai krijoi
dhe yjet (Zan. 1:16). Ky fakt rrëzonte poshtë gjithë adhurimin e diellit, hënës
dhe yjeve si “krijues” që paganët adhuronin deri në atë kohë. Kurse për njeriun
shkruhet se u krijua ditën e 6-të; “Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë njeriun
krijimi i veçantë i Perëndisë, sepse ndryshe nga çdo gjë e krijuar, është i
vetmi i krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, kjo nuk do të thotë
detyrimisht, se njeriu kishte të njëjtën pamje si Perëndia që është dritë e pa
afruar, por do të thotë se njeriu u krijua me aftësi, atribute dhe mundësi si
Perëndia. Njeriu mund të mendonte, ndjente, të
punonte,të sundonte me dashuri si Perëndia. Si shëmbëlltyrë e
Perëndisë sundues mbi gjithë krijimin dhe bashkëkrijues me Krijuesin e
shpërndarë vullnetin,praninë, dhe fuqinë e Perëndisë në tërë universin dhe të
diellit, yjeve si “perëndi”. Por adhurimi i këtyre trupave qiellorë si “hyjni”
e mori goditjen përfundimtare me përhapjen në botë të krishtërimit, një
përmbushje e monoteizmit hebre. Krishtërimi si besim dominoi me anë të arsyes
gjithë Perandorinë Romake u vendos nga Kisha e krishterë që atë ditë të
që është Krijuesi dhe Zotëruesi i të gjithë të dukurave dhe të padukurave dhe i
diellit, yjeve, gjithësisë dhe në mënyrë të veçantë krijuesi dhe shpëtimtari i
njeriut, ashtu siç thuhet në Ungjill: “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte
pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi. Ai (fjala) ishte në
fillim me Perëndinë. Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë
nuk u bë asnjë nga ato që u bënë” (Joani 1:1-3). Jisu Krishti Biri dhe Fjala e
Perëndisë erdhi në botë dhe u bë njeri për të shpëtuar natyrën njerëzore e cila
pavarësisht se ishte e krijuar sipas ikonës së Perëndisë, dështoi të
u bë njeri dhe si i tillë përmbushi përsosmërisht rolin e tij si njeriu i
përsosur si Adam i ri. Ai u bë çdo gjë që njeriu dështoi të bënte duke qenë në
gjithçka përgjigjja më e përsosur njerëzore ndaj iniciativës hyjnore të
Perëndisë në drejtim të botës. Në këtë kuptim Biri i Perëndisë si njeri
rimblodhi jetën e Adamit domethënë racën njerëzore duke sjellë përsëri njeriun
dhe botën e tij tek adhurimi i Perëndisë Atë si Krijues, duke lejuar kështu një
fillim të ri të jetës, të çliruar nga fuqia e mëkatit, nga djalli dhe vdekja.
Me anën e Zotit Jisu Krisht dhe Shpirtit të Shenjtë njeriu përmbush qëllimin
pse u krijua, që të bëhej i ngjashëm me Perëndinë, një Bir Perëndie sipas hirit
dhe zotërues i botës, ashtu siç shkruan: “Vetë Fryma i dëshmon frymës sonë se
ne jemi bij të Perëndisë. Dhe nëse jemi bij, jemi dhe trashëgimtarë,
krishterë ndryshoi rrënjësisht marrëdhënien e njeriut me natyrën dhe të
e XVIII-të u rishfaq një teori e re mbi krijimin e cila kërkonte të rrëzonte
doktrinën e krishterë dhe të çdo feje monoteiste të krijimit prej Zotit, duke
pasur si themelues të saj kryesor Çarls Darvinin (1809-1882) një natyralist
disa shkencëtarë përpara tij Darvini besonte se gjatë miliona vitesh të gjitha
speciet e bimëve dhe kafshëve kishin evoluar nga pak pasardhës të përbashkët
duke filluar nga një qelizorët deri tek njeriu në krye të rendit evolucionist.
Në kohën e publikimit të teorisë “origjina e specieve” (1859) Darvini ende e
konsideronte veten teist (besimtar) duke bazuar pikëpamjen e tij në bindjen e
tij të brendshme se projekti që ai vrojtonte në univers nuk mund të ishte
rezultat thjesht i rastit pra duhet të kishte një krijues nga pas gjithë këtij
evolucioni,por ai ndryshoi besimin e tij fillestar dhe pranoi se shfaqja e
projektit në gjërat e gjalla ishte në të vërtetë rezultat i rastit të
çfarëdoshëm të paprojektuar, ai arsyetonte se proceset evolucionare nuk mund të
ishin produkt i një “Perëndie të dashur inteligjent”, sepse evolucioni përfshinte
vuajtjen intensive të kaq shumë njerëzve, ai në fund i atribuonte realitetin e
njeriut më tepër konceptit të përzgjedhjes natyrore sesa projektit të
Perëndisë. Për Darvinin njeriu ishte një kafshë që lind, rritet dhe vdes sipas
fatit të gjallesës. Teoria e Darvinit pavarësisht polemikave të ashpra që në
fillim me shkencëtarët dhe udhëheqësit fetarë, u duk sikur e zgjidhi
përfundimisht pyetjen se: “Kush e krijoi njeriun?” duke hedhur poshtë besimin
teori pavarësisht se u duk shkencore, kundërshtohet nga vetë ligjet e shkencës,
p.sh. nga ligji i dytë i termodinamikës. Sipas këtij ligji çdo sistem i lejuar
që të vazhdojë në vetvete, gjithmonë shkon në drejtim nga rregulli në
ç’rregullsi p.sh. ne jemi në dijeni se dielli është duke u djegur dhe harxhuar
energjinë e tij, po ashtu edhe yjet, universi, por edhe vetë planeti tokë po
shkon drejt plakjes së pandashme. Prandaj logjika dhe dëshmia e qartë
universi duke filluar nga një shpërthim i një bërthame super të ngjeshur
(bing-bengu) vazhdon të zhvillohet në evolucion të rastësishëm dhe të pandashëm
në mënyrë progresive. Teoria e evolucionit është utopi, e pa vërtetuar
shkencërisht pavarësisht spekullimeve tashmë të diskredituara në rrethet
shkencore. Ajo nuk jep përgjigje se kush ishte para çdo fillimi, ndryshe nga
evolucionit u përkrah nga shumë ateistë dhe solli ndryshime edhe në
riorganizimin e shoqërisë njerëzore si p.sh. Karl Marksi themeluesi i lëvizjes
komuniste dhe humanistë të tjerë të kohës së tij besonin se njeriu, individi
dhe jo Perëndia ishin qenia më e lartë, ata shikonin te teoria e evolucionit,
zhvillimin e njeriut nëpërmjet luftës së klasave dhe kështu njeriu përparon
duke u bërë gjithnjë e më i pushtetshëm, pra një zot i vetes. Kjo teori u
aplikua më vonë nga shumë diktatorë famëkeq si p.sh. Lenini, Stalini ose Rudolf
Hitler. Mënyra sesi ai i trajtoi çifutët
ose popujt e rracave të tjera mund t’i ngarkohet së paku besimit të tij në
evolucion. Hitleri e konsideronte luftën si një parim darvinian të jetës
njerëzore, që detyronte çdo popull të përpiqej të sundonte mbi popujt e tjerë,
pa luftë ata mykeshin dhe do të zhdukeshin. Dhe kjo teori e aplikuar i kushtoi
botës miliona të vrarë dhe krime të padëgjuara kundër njerëzimit deri në atë
evolucionit i dha krahë edhe racizmit, shumë nga të vendosurit e parë në
Australi i konsideronin aborigjenët australianë, si më pak inteligjentë se
njerëzit e bardhë, sepse sipas tyre aborigjenët nuk kishin evoluar aq sa të
bardhët në shkallën evolucioniste, pra ishin gjysmë kafshë. Kjo i shtyu
ftohtë. Teoria e evolucionit i dha krahë edhe krimit të abortit, ndërsa
njerëzit e pranuan se fëmija që zhvillohej në barkun e nënës nuk është gjë
tjetër veçse një kafshë e cila pasqyronte pasardhësit e saj nga njëqelizorët
problem për shkatërrimin e fëmijës në muajin e tretë sepse thjesht kishin të
bënin me një embrion në fazën e peshkut i cili nuk konsiderohet si njeri dhe
anë të teknologjisë shikojmë se kemi të bëjmë jo thjesht me një embrion në
përmasave. Teoria e evolucionit shkatërroi edhe martesën, sepse nëse nuk
dhe “për këtë arsye njeriu duhet të lërë babën dhe nënën e vet dhe të bashkohet
me gruan e vet dhe të bëhet një mish i vetëm“ (Zb. 2- 24) duke u martuar me
bekimin e Perëndisë, atëherë njeriu mund të krijojë një lidhje sipas opinionit
bashkëjetesa jashtë martese, ose jo natyrale, duke ligjëruar bashkëjetesën
homoseksuale, që është një gjë e neveritshme për Zotin: “Nuk do të kesh
marrëdhënie seksuale me një burrë, ashtu si bëhet me një grua; është një gjë e
dhe në marrëdhëniet ekonomike në botë, në gjysmën e dytë të shek. XIX një
filozofi shumë e përhapur e njohur si “Darvinizmi Social” filloi të ndikojë në
mënyrën e të menduarit dhe të bërit biznes nga industrialistët e fuqishëm të
kohës, ata besonin se meqenëse evolucioni është i vërtetë në sferën biologjike,
si metodë ai mund të aplikohet edhe në botën e tregtisë, d.m.th. në mbijetesën
e më të fortit dhe eliminimin e më të dobtit duke mos pasur asnjë ndjesi humane
evolucionit u bë një teori dominuese në shkollë në vendet ateiste komuniste dhe
në vitin 1970 në SHBA dhe pastaj u përhap në të gjithë perëndimin. Edhe në
Shqipëri gjatë periudhës ateiste-komuniste teoria e evolucionit për krijimin e
jetës dhe të njeriut u bë e vetmja teori e afruar për studim, por edhe mbas
viteve të demokracisë përsëri kjo teori utopike dhe me shumë pasoja dhe krime
për shoqërinë njerëzore, vazhdon të mësohet si teoria më shkencore, e vërtetë
se ateistët dhe evolucionistët kundërshtojnë teorinë se bota dhe njeriu është
krijuar prej një Perëndi Krijuesi duke e quajtur atë thjesht fe dhe jo shkencë,
mund të quhet një shkencë ekzakte, por hamendësi të besuara nga vet
evolucionitët. Prandaj mund të themi se evolucioni është në vetvete një fe dhe
nuk është shkencë ekzakte, sepse asnjë qenie njerëzore, asnjë shkencëtar nuk ka
një dëshmi të plotë për krijimin, prandaj dhe teoritë shkencore ndryshojnë
vazhdimisht. Kur shkencëtarët mësojnë më shumë gjëra rreth ligjeve të natyrës
ata ndryshojnë dhe konkluzionet e tyre, por ka një ndryshim mes fesë teiste që
pranon Zotin si Krijues dhe fesë evolucioniste që pranon krijesën dhe rastësinë
si krijues. Në teorinë teiste të krijimit është Zoti që jep dëshmi për atë që
Ai krijoi në fillim, kurse në teorinë evolucioniste ateiste janë njerëzit që
nuk kanë qenë para fillimit as në fillim të krijimit por thjesht hamendësojnë.
Këtë gjë e ilustron shumë bukur shkencëtari i madh teist, Anjshtajni i cili në
një dialog me mësuesin e vet ateist i thotë: “Profesor, askush nuk e ka
nuk mund të provojë se ky proces është një gjë e vazhdueshme. A nuk po jepni në
teori e cila filloi të shfaqet në vitet ’50, thotë se njeriu nuk është i
krijuar as nga Zoti as nga një qelizorët me një zhvillim evolucionar, por nga
krijesa jashtëtokësore, aliene të cilët e vizituan planetin tokë duke krijuar
njerëzit si kavie eksperimentale që na vëzhgojnë duke kontrolluar zhvillimin
tonë derisa të arrijmë të jemi të aftë të komunikojmë me ta. Kjo teori
konspirative nuk është aspak shkencore, sepse vetë objektet fluturuese të
këtyre alienëve janë quajtur UFO që do të thotë objekte fluturimi të pa
indentifikuara. Disiplina e studimit të tyre quhet ufologji dhe cilësohet si
moderne lindi më 24 Qershor 1947 kur Kenneth Arnold, një pasanik amerikan,
pohoi se kishte parë nga avioni i tij privat, 9 objekte të paidentifikuara, të
ngjashme me disqet fluturuese, që fluturonin në afërsi të malit Rainer, në
shtetin e Washingtonit. Mesazhet që alienët i japin njerëzimit nuk janë aspak
miqësore, shpeshherë flitet për “rrëmbime” nga krijesa të frikshme me tipare të
deformuara aspak estetike, madje era që ata lënë nga pas është si erë squfuri
dhe në vendin ku anijet e tyre fluturuese zbresin, lënë një tokë të
djegur.Dëshmia e UFO-s për universin është se ai ekziston nga vetvetja dhe
është produkt i një lloj evolucioni, kjo fe aliene është njësoj me panteizmin (Zoti
ekzistencën e një Perëndie krijues duke thënë se ne besojmë në universin.
Pavarësisht spekulimeve për interes dhe fitim mediatik, ose për shantazh të
shteteve ndaj njëri-tjetrit duke pretenduar se kanë lidhje me jashtëtokësorët,
të gjitha mesazhet dhe karakteristikat e alienëve sipas fesë të çojnë tek
krijesa demoniake, të cilat kërkojnë t’i mashtrojnë njerëzit se nuk ka Perëndi
dhe ajo çfarë njerëzit kanë menduar në lashtësi për shfaqje të Zotit, kanë qenë
thjesht vizitat e jashtëtokësorëve që njerëzit primitive i adhuruan si perëndi.
se do të vijë koha kur djalli do të bëjë të bjerë dhe zjarr prej qiellit. “Edhe
bënte shenja të mëdha, saqë edhe zjarr bënte të zbresë nga qielli mbi dhe në
prani të njerëzve,dhe i mashtronte banorët e dheut me anë të shenjave që i
ishin dhënë për të bërë përpara bishës(Zb. 13-13). Sipas mësimit Biblik midis
tokës dhe qiellit në atmosferë ekzistojnë fryma demoniake ose demonët e ajrit
ashtu siç shkruhet: “Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni
kundër kurtheve të djallit… kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore”
(Ef. 6:11-12). Patjetër dhe universi mund të jetë i populluar me krijesa
shpirtërore, por një krijesë e tillë inteligjente shpirt dhe trup siç është
njeriu nuk mund të gjendet veçse në planetin tokë, çdo gjë tjetër është një
përgjithësi këto janë teoritë mbi krijimin, që kanë qarkulluar në botë përgjatë
shekujve deri në ditën e sotme dhe kërkojnë t’i japin përgjigje sipas
është i lirë të besojë në atë që i pëlqen, por jo çdo besim është i arsyeshëm
dhe e nderon inteligjencën njerëzore, si p.sh. të besosh se je i krijuar nga
dielli dhe yjet që nuk janë gjë tjetër veçse trupa qiellorë të gaztë, ose i
nuk mund të jetë i ekzaminuar përfundimisht nga ana shkencore, sepse besimi në
arsyes, që domethënë se njeriu besimtar nuk mund të besojë se gjërat e pajeta,
rastësia apo një krijesë aliene e paidentifikuar mund të krijojnë jetën dhe
se disa njerëz e kanë të vështirë të besojnë ekzistencën e Perëndisë si
Krijues, mendoj se më dinjitoze për natyrën njerëzore dhe më e arsyeshme është
përgjigjja që çdo fe monoteiste ka dhe në veçanti krishterimi në lidhje me
pyetjen: “Kush e krijoi njeriun, kur dhe përse? “Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë
njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin
e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë
Feja dhe shkenca, kundërshtare apo bashkudhëtare ?
dëgjojnë këtë pyetje jetësore, duke ditur se feja dhe shkenca kanë ndikim të
madh në jetën e njerëzve, disa me prirje dhe bindje ateiste, përgjigjen e kanë
tepër të shpejtë: “feja dhe shkenca janë kundërshtare, madje armiq të
përbetuar”. Këtë bindje të tillët e përligjin duke përmendur fakte historike.
Këto fakte tregojnë se si feja e keqpërdorur në një kohë, ka mbajtur një
qëndrim armiqësor kundër shkencës, madje ka burgosur dhe vrarë shkencëtarë, që
po thonin të vërtetën në lidhje me ligjet fizike të funksionimit të botës, me
ndër shkencëtarët e kohës së Rilindjes që u përndoq nga feja ishte Xhordano
Bruno (1548-1600). Ai ishte një prift domenikan, por edhe filozof, matematikan,
edhe teoricien i kozmologjisë. Prifti Xhordano Bruno u akuzua në vitin 1593 nga
inkuizicioni romak. Inkuizicioni shek. XII-XIX ishte një institucion brenda
sistemit qeveritar të centralizuar të Kishës Romano-Katolike. Qëllimi i tij
ishte të luftonte dhe të mbronte kishën nga herezitë. Inkuizicioni e dënoi si
heretik Xhordano Brunon për pikëpamjet e tij astronomike se; yjet janë shumë
larg nga çmendohej, ose ka jetë në planete të tjera, një pozicion filozofik i
njohur si pluralizmi kozmik. Ai u gjend fajtor dhe u dënua si heretik me djegie
në furrën e druve, jo vetëm për bindjet e tij astronomike, por dhe për disa
shtrembërime të teologjisë së krishterë. Në shek. XIX u konsiderua si martir i
tjetër shkencëtar i mirëfilltë ishte Galieo Galilei 1654-1642. Ai ishte
matematikan, fizikan, astronom, filozof, Italian. Sot ai renditet si një nga
shkencëtarët më të mëdhenj dhe babai i fizikës moderne. Galileo u padit nga
inkuizicioni në 3 korrik 1633. Ai thoshte gjëra që binin ndesh me mësimin e
Kishës Katolike në lidhje me rrotullimin e tokës rreth diellit, duke i dhënë të
drejtë Kopernikut. Ai u detyrua të mohonte pohimin e tij shkencor se toka
pavarësisht këtyre fakteve historike, veprimeve arbitrare të fesë të
keqpërdorur mbi shkencën, nuk i takojnë të gjithë fesë në Zotin dhe në mënyrë
të veçantë gjithë krishtërimit. Kjo ndodhi vetëm në një kohë të caktuar brenda
Kishës Romano-Katolike të Perëndimit. Për shkak të pretendimeve për supremaci
të papës së Romës (primati papal) mbi të gjithë Kishën në botë dhe disa
devijimeve dhe revizionimeve të doktrinës së krishterë, në vitin 1054 u bë
skizmë me pjesën tjetër të krishtërimit e cila nuk pranoj këto devijime
doktrinale dhe organizative. Kjo pjesë tjetër e Kishës që ruajti të pandryshuar
traditën apostolike të doktrinës dhe organizimit sinodial, u quajt për t’u
dalluar si Kisha Orthodhokse e Lindjes. Në krishtërimin lindor nuk kemi asnjë
rast ku feja dhe Kisha Orthodhokse ka ndikuar duke vënë kontroll mbi mendimin e
këtë konflikt të Kishës Romano-Katolike me vetë shkencën, papa Gjon Pali II në
31 tetor 1992 ka bërë një autokritikë publike në emër të Kishës Katolike në
lidhje me inkuizicionin dhe keqpërdorimin e tij, duke thënë se Galileo ishte
një besimtar i devotshëm dhe çfarë u bë kundër tij ishte një gabim. Madje në
qarkoren e tij “Fides et Ratio” (besimi dhe arsyeja) në vitin 1998 Papa Gjon
Pali II i përdori shkrimet e Galileos dhe theksoi faktin se dy të vërtetat e
që ta kuptojmë më qartë se si feja dhe shkenca nuk kundërshtojnë por
bushkëudhëtojnë dhe bashkëpunojnë me njëra-tjetrën duhet të sqarojmë konceptin
në gjuhët evropiane e ka prejardhjen nga fjala latine religio (bashkëlidh,
lidh,bashkoj) në vetvete si koncept i përgjithshëm, është marrëdhënia që vendos
një person ose grup personash me një Perëndi, apo me shumë “hyjni “apo fuqi të
mbinatyrshme”. Njeriu si qenie mendore ose (homo religios) beson përmbi arsyen
por jo jashtë saj. Studimet arkeologjike dhe antropologjike në kohë me popuj
dhe kultura të ndryshme kanë vërtetuar faktin e pamohueshëm se feja ka qenë një
bashkudhëtare me njeriun që në zanafillën e tij. Feja e pranishme në çdo kohë,
popuj dhe kulturë, në trajta dhe forma të ndryshme ka ndikuar fort në
marrëdhëniet e njeriut me Trashendenten (Perëndinë personal dhe të dashur), në
marrëdhënie midis njerëzve dhe në marrëdhëniet e njeriut me natyrën, duke qenë
(46 – 120) pas Kr e ka përmbledhur këtë fakt për universalitetin e fesë në çdo
qytetërim me fjalët:“Duke u endur nëpër të gjithë botën mund të gjesh qytete pa
mure, me njerëz analfabetë, pa mbretër, pa shtëpi, pa para, që nuk u nevojitet
monedha, që nuk njohin teatro dhe palestra, por qytet pa tempuj dhe perëndira,
që nuk përdor uratat as betime, as orakuj, as flijime për të mirën, as mënyra për
shmangien e të këqijave, askush nuk ka parë dhe as nuk do të shohë kurrë; por
më duket se një qytet mund të krijohet dhe të mbahet më lehtë pa truall, sesa
fjalë e Plutarkut e përmbledhur se;“Nuk ka qytetërim pa tempull“, është
vërtetuar katërcipërisht sidomos tek ato qytetërime që guxuan të prishin
themelet e fesë duke ndërtuar mbi themelet e ateizmit, dhe këtu e kam fjalën
veçanërisht për vendet e lindjes që në shek XX ndërtuan sistemin komunist, bashkë
me ato edhe Shqipëria. por si një vend unik në botë se gjatë viteve 1967-1990 u
shpall si shtet i parë ateist, që çdo formë feje ishte e dënonte me ligje
shtetërore.Por pavarësisht se rryma dhe sistemi ateist u instalua në shumë
vënde të lindjes me të gjithë fuqinë filozofike, kulturore, sociale, ushtarake,
por u bë edhe rymë trendi në vëndet e perëndimit, ajo dështoi si projekt i
humanizmit të ri (homo-ateist) dhe në botë sipas stastikave të vitit 2014 nga 7
miliardë banorë, njerëz të krishterë janë 2.1 miliardë, myslimanë 1.6 miliardë,
hindu 1 miliardë, kinezë me religjion tradicional 394 milionë, Budistë 376
milionë, hebrenj 14 milionë dhe jo religjiozë/agnostikë, ateistë 1.1 miliardë.
Edhe në Shqipëri sipas Censusit të vitit 2011 vetëm 2.5 % e popullsisë janë
si fjalë vjen nga latinishtja “scientia” (njohuri, dituri, dije) dhe është një
sistem dijesh e njohurish për ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë, i
cili është formuar historikisht duke vëzhguar botën reale e jetën, dhe duke
bërë përgjithësime teorike. Shkenca është veprimtaria që zhvillohet në një
fushë apo në një degë të caktuar të dijes. Prandaj ka degë të ndryshme të
rasteve konfliktuale-sporadike kanë bashkëudhëtuar dhe bashkëpunuar me
me gjithë sistemet e saj morale dhe mbi të gjitha mbi orientimin e mendjes
njerëzore drejt Perëndisë (trashendent dhe imanent) si shkaku primar i çdo qenieje
dhe energjie pozitive ka ndikuar tek pionierët e shkencës dhe tek të gjithë
shkencëtarët më pas, të cilët nuk e ndanin fenë nga shkenca. Këtë fakt e
shikojmë që tek filozofët grekë të antikitetit si Sokrati (470-399)pr.Kr.
(384-322)pr.Kr. të cilët u morën me fenë dhe me shkencën. Aristoteli i cili
ishte ndër ata filozofë që ndikoi në shkrimet e tij përfshirë etikën,
politikën, logjikën, retorikën, psikologjinë, astronominë, matematikën thotë
për Perëndinë: “ Ky lëvizës i palëvizshëm ose shkaku i parë e vuri botën dhe do
t’i çojë të gjitha gjërat në fundin ose qëllimin e tyre përfundimtar”. Këtë nuk
e tha vetëm Aristoteli, por edhe shkencëtarët e mirëfilltë që nga koha e
gjerman Johanes Kepler (1571-1593) i pranuar si zbulues i ligjeve orbitare të
planetëve thotë: “Meqenëse ne astronomët jemi priftërinj të Perëndisë më të
lartë në lidhje me librin e natyrës, e kemi për detyrë që të mendohemi mire, jo
për lavdinë e mendjes sonë, por mbi gjithçka për lavdinë e Perëndisë”.
Matematikani dhe filozofi anglez Lord Isak Njuton 1642-1727 në veprën e tij
madhështore “Philosophiae natyralis principia matematika” ka shkruar: “Pa asnjë
dyshim kjo botë mund të krijohej vetëm nga vullneti i lirë i Perëndisë”.
Shkencëtari britanik sër John Houghton 1931 thotë: “Masa, kompleksiteti,
bukuria dhe rendi që vëmë re në univers janë shprehje e madhështisë, bukurisë
dhe rregullsisë së Krijuesit…konflikti që shpesh mendohet se ekziston mes
përshkrimit shkencor dhe përshkrimit të Perëndisë si krijues rrjedh sipas
mendimit tim, nga keqkuptimi i natyrës së këtyre përshkrimeve. Në vend të
konfliktit në fakt ekziston një përputhje e ngushtë, rendi dhe përputhja që
shohim në shkencën tonë mund të shihet si reflektim i rregullsisë dhe
dhe shkencëtar të sotëm si Michi Kaku lindur në 1947 një nga shkencëtarët më të
njohur dhe më të respektuar në botë i cili ka tronditur komunitetin e tij të
shkencëtarëve me deklaratën se Zoti ekziston dhe për këtë kishte prova. Ai
thotë: “Më besoni; gjithçka që deri më sot e kemi quajtur rastësi nuk do të
ketë më asnjë kuptim, për mua është më se e qartë se ne drejtohemi sipas
rregullave të krijuara dhe jo të përcaktuara sipas mundësive universal. Për atë
ashtu një tjetër zë i fuqishëm i botës së shkencës moderne, fizikanti dhe
kozmologu anglez Stephen Hawking lindur 1942, mbas një qëndrimi shumëvjeçar
doktor Anastasi (Janullatos) kryepiskopi i KOASH, në librin e tij studim mbi
fetë në botë me titull “Gjurmë nga kërkimi i Trashendentes” shkruan: “Fetë që
mbështeten te besimi në një Perëndi krijues, përkujdesës dhe Zot të Gjithësisë,
jo vetëm nuk i kundërvihen – të paktën në formën e tyre autentike-shkencës, por
në të kundërt, krijojnë një atmosferë akoma më të favorshme për zhvillimin dhe
përparimin e saj. Nuk është rastësi që hapjet dhe hopet cilësore të shkencës së
kohëve të reja u bënë në kuadrin e qytetërimit perëndimor, i cili ishte
mbrujtur me idealet dhe përvojën fetare të krishtërimit… Është vërtetuar
gjithashtu se mjaft personalitete shkencore, që hapën horizonte të reja në
mendimin shkencor, kanë qenë njerëz thellësisht fetarë. Kundërshtitë e
herëpashershme i detyrohen tejkalimit të caqeve, parimeve dhe kompentencave nga
përfaqësues të cekët të të dy grupeve. Feja dhe shkenca lëvizin në terrene të
ndryshme përvoje, që u përgjigjen prirjeve të ndryshme e nevojave shpirtërore
të njeriut dhe jo vetëm nuk bien ndesh me njëra-tjetrën, po përkundrazi
sipas këtyre njerëzve të mënçur me kontribut të spikatur në fushën e fesë dhe
të shkencën; feja dhe shkenca nuk mund të jenë kurrë kundër njëra-tjetrës,
përkundrazi janë si dy drejtëza paralele që drejtohen drejt Perëndisë, i Cili
është personal, i dashur, krijues, dhe moral. Feja është mënyra dhe rruga që i
jepet njeriut që të bashkohet me Perëndinë, i Cili e zbulon veten me anë të
ligjeve dhe porosive morale, kurse shkenca studion ligjet e Krijuesit në këtë
botë dhe përpiqet t’i vërë ato në shërbim të njeriut dhe kështu njeriu si ai i
fushës së fesë edhe ai i shkencës, duke parë Perëndinë që në thelb është i mirë
si në porosi dhe vepra, bashkohen në një kor të përbashkët në adhurim dhe
falenderim ashtu siç e thotë psalmisti: “ Do t’i këndoj Zotit sa të rroj, do
t’i psal Perëndisë tim deri sa të jem gjallë, shprehjet e mia qofshin të ëmbla
për të dhe unë do të ngazëllohem më Zotin…Sa madhështore janë veprat e tua o
se gjithmonë ka pasur dhe do të ketë njerëz që nuk besojnë Perëndinë dhe
p.sh. Çarls Darvini (1809-1883) me teorinë e tij utopi të “Evolucionit” se çdo
specie ka evoluar nga seleksionimi i dhunshëm natyror, dmth nga një qelizorët
tek majmuni deri tek njeriu, kjo pa një program dhe ndërhyrje nga Perëndia krijues.
Në fillim ai besonte, ishte një ateist, por mbas teorisë e quante veten gnostik
dhe më në fund përfundoj si ateist. Dy muaj para se të vdiste ai shkruante;
“Fakti nëse ekzistenca e një Perëndie të vetëdijshëm mund të provohet nga
ekzistenca e të ashtuquajtura ligjet e natyrës një temë e koklavitur, mbi të
e evolucionit ju erdhi për shtat ateistëve me frymë antikrishte, që gjetën tek
ajo përligjjen për çdo sulm kundër fesë, dhe qytetërimi të ngritur mbi moralin
afërmin si veten”. Më të spikatur ndër ata ishin, Karl Marksi me origjinë
çifute,(1818-1883) ku fenë e përcakton si “opium për popullin”, ose Vladimir
Iliç Lenini (1870-1924) i cili thoshte: “S’ka gjë më të neveritshme se feja,
çdo flirtim me idenë e Perëndisë është një ndyrësirë e tmerrshme, çdo njeri që
merret me ndërtimin e një Perëndie ose që thjesht toleron idenë e ndërtimit të
Perëndisë, përçmon vetveten në mënyrën me të ulët të mundshme”. Kjo përbuzje
dhe luftë ndaj fesë dhe besimtarëve u vazhdua me shumë shkatërrime dhe viktima
nga diktatorët si Josif Stalin (1878-1953), Mao Ceduni (1893-1976), dhe shumë
diktatorë të tjerë në vendet e lindjes edhe në Shqipëri nga diktatori Enver
Hoxha (1908-1985) dhe Partia Komuniste që ai drejtonte që nga viti 1945. Në
letrën e KQ të PPSH drejtuar komiteteve të Partisë të rretheve mbi luftën
kundër fesë, paragjykimeve e zakoneve fetare 27 shkurt 1967, thuhet; Feja është
opiumi i popullit… Duhet të bëjmë çmos që këtë të vërtetë të madhe ta kuptojë
çdo njeri, edhe ata që janë të helmatisur (e që nuk janë pak) duhet t’i
shërojmë… Luftën tonë kundër fesë ne duhet ta drejtojmë si kundër vetë dogmave
fetare, pikëpamjeve filozofike idealiste e mistike të saj, ashtu edhe kundër
disiplinave fetare, që kanë hyrë deri në zakonet e përditshme të atyre që
besojnë, bile edhe të atyre që nuk besojnë, por që ndonjëherë i zbatojnë pa
ditur, pa treguar kujdes, shpesh nga forca e zakonit…Me këto forma duhet të
vazhdojmë ne derisa t’i rrafshojmë ato nga faqja e dheut. Institucioneve fetare
duhet t’u heqim, atje ku u kemi lënë diçka, të gjithë tokën, ndonjë rrënjë
gjitha këto thënie kundër fesë nuk janë aspak konstatime shkencore, por botëkuptime
morale të individëve ose grupeve ateistë , të cilat duke mohuar fenë që tregon
ekzistencën e Perëndisë dhe ligjin e tij moral, duan të bëhen vet “perëndi” dhe
të bëjnë çfarë të duan me jetët e tyre dhe të të tjerëve. Romancieri rus Fjodor
Dostojevski (1821-1881) shkruan: “Nëse Perëndia nuk ekziston, atëherë gjithçka
mund të lejohet”. Ose siç e përcakton edhe filozofi Frederik Nice (1844-1900)
“Avantazhi i kohës sonë është se asgjë nuk është e vërtetë, gjithçka lejohet”
apo psikiatri Zigmund Frojd 1856-1939 shtroi pyetjen: “Meqenëse Perëndia nuk
të tillë njerëz Bibla ka një përgjigje të qartë: “Tha i marri në zemrën e vet
nuk ka Perëndi”(Ps.14:1), po ashtu apostull Pavli thotë: “Meqenëse ajo që mund
të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka
shfaqur atyre. Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme
dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi
i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm. Sepse, megjithëse
e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u
bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. Duke
mohimi i fesë nga shkenca nuk është një fakt shkencor, por e kundërta një
marrëzi. Vetë shkenca e mirëfilltë dhe e ndershme me moral, po ndikon për t’i
dhënë të drejtë fesë dhe po e bën më të qartë ekzistencën e Perëndisë
(Trashedent dhe Imanent) ashtu siç shprehet dhe shkencëtari i madh Albert
Anjshatjni (1879-1955): “Shkenca pa fenë është e çalë dhe feja pa shkencën
E neveritshme është për Zotin goja gënjeshtare !
disa ditë që qarkullon në portale, intervista e një murgeshe katolike,
argjentinase që jeton në Spanjë, e cila e ftuar në programin “Cester in Love”
ka dhënë një deklaratë publike, duke thënë se Maria nuk është e virgjër, por me
grua. Për të krishterët që e nderojnë Marinë si Nënën e Zotit dhe Gjithmonë
Virgjëreshë, këto fjalë të ngjallin një neveri, revoltë dhe nga shpirti i
trazuar i besimtarit del gati një mallkim ashtu siç thuhet tek psalmi: “Për
mëkatin e gojës së tyre dhe për fjalët e buzëve të tyre i zëntë laku i
kryelartësisë së tyre, për shkak të mallkimeve dhe të gënjeshtrave që
të thuash këtë gjë dhe ta mbyllësh bisedën, por mendoj se kjo nuk është mënyra
krishterë apo jo, i ka indinjuar dhe revoltuar ndaj kësaj “murgeshe” e cila
fyer dikë, por përsëri këmbëngul se thotë të vërtetën dhe mbetet besnike me dashuri
deklarata nuk janë në përputhje me besimin e Kishës, mendoj se nuk mund ta
tolerosh pa një përgjigje, sepse një fjalë e urtë thotë: “Shpif, shpif se diçka
do të mbetet”. Dhe sipas ligjit shkak-pasojë asgjë nuk mund të ndodhë dhe të
mos të çuditemi për këto fjalë blasfemike të cilat pavarësisht se i dëgjojmë në
ditët e sotme edhe nga një “murgeshë katolike” nuk janë të reja, por të vjetra.
Fatkeqësisht nuk është vetëm kjo murgeshë që i beson dhe thotë këto gjëra, por
ka edhe shumë të tjerë që i thonë vetes të krishterë të cilët madje kanë
që besojmë edhe ne se: Maria ishte një grua e zakonshme, e martuar me Josifin e
cila përveç djalit të parë Jisuit të lindur nga vullneti i Perëndisë me anën e
Shpirtit të Shenjtë, më pas pati edhe fëmijë të tjerë siç përmenden në
biri Marisë, vëllai i Jakobit, i Joses, i Judës dhe i Simonit? Dhe nuk janë
që besojnë si kjo murgesha se Jisu Krishti kishte vëllezër dhe motra të tjerë,
Martin Luteri 1545, Zhan Kalvin 1564 dhe Ulrik Zvingli 1545 të cilët udhëhoqën
lëvizjen reformiste në kontinenin Evropian. Ata sulmuan abuzimet praktike të
Kishës Romane, si primati papal, indulgjencat etj, por edhe mësimet e saj
ishte i pranuar nga të gjithë të krishtërët në Lindje e në Perëndim që në
Orthodhokse e Lindjes. Që në krishtërimin e hershëm ka pasur një devocion të
të gjitha këto të bazuara në Shkrimin e Shenjtë dhe në traditën e Kishës Katholike-Apostolike,
u quajt nga Kisha Katholike-Apostolike Hyjlindëse – Theotokos ose Nëna e
saj Ai mori natyrën e Tij njerëzore. Elisabeta, nëna e Joan Pagëzorit e pranoi
këtë realitet kur tha për Marinë, kushurirën e saj: “Ti je e bekuar ndër gratë
dhe e bekuar është fryti i barkut tënd. Dhe nga po më ndodh kjo, që nëna e
priste me durim në shekuj, që vetë njeriu të çlirohej nga ndikimi i djallit, i
cili e ka fuqinë te mëkati, por ai nuk mundej dot. Shkelja gjithmonë e porosive
e bënte atë fajtor dhe të dënuar me vdekje trupore dhe shpirtërore: “Sepse paga
mbi të gjitha gratë, e mbushur me dashuri për Perëndinë, e tërhoqi Atë me
mirësinë e saj. Kur Perëndia vendosi të bëhej njeri për shpëtimin tonë. Ai në
gatishmërinë e saj duke dërguar engjëllin lajmëtar të tij: “Dhe engëlli hyri te
ajo dhe tha: Gëzohu, o hirplotë, Zoti është me ty; ti je e bekuar ndër
gratë…mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë. Dhe ja, ti do të
mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t`ia vesh emrin Jisu. Ai
do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit.. dhe Maria tha: “Ja
shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës sate.” Dhe engjëlli u largua
ajo do të kishte refuzuar atëherë shpëtimi nuk do të kishte ardhur. Bota do të
ishte e zhytur në mëkate njerëzit përsëri do të shkonin në ferr. Ajo jo vetëm
që nuk refuzoi ose të qëndronte pasive, por përkundrazi u tregua aktive dhe
pjesëmarrëse në misterin e shpëtimit duke trupëzuar në vetvete, Birin e
Perëndisë. Pra Lindja e Krishtit nuk është vetëm punë e Perëndisë triadik, Atit
Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, por dhe punë e vullnetit dhe besimit të
Virgjëreshës Mari. Pra pa Marinë nuk do të vinte Zoti Jisu Krisht,
Sinodin III Ekumenik i mbajtur në Efes 431 u shpall se termi Theotokos
(Hyjlindëse) për Virgjëreshën Mari është krejtësisht i saktë dhe i plotë dhe
duhet të mbahet nëse besimi i krishterë do të rrëfehet i plotë dhe jeta e të
krishterit do të jetohet saktësisht. Pra ajo lindi në mish Birin e përjetshëm
të Perëndisë, Perëndi-Njeri, prandaj Maria është me të vërtetë Hyjlindëse dhe
thirrja e Shën Qirilit dhe e tërë Sinodit ishte kjo: Biri i Perëndisë dhe Biri
e quan të Tërëshenjtë, sepse ajo lindi të Tërëshenjtin Perëndi-Njeri, Jisu
Krishtin. Meqënëse Krishti është i Tërëshenjtë edhe ena që e mbajti është e
Tërëshenjtë, ashtu si edhe Kryengjëlli e përshëndeti: “Gëzohu o Hirplotë Zoti
është bashkë me ty”. Por shenjtëria e saj dallon në mënyrë të pakrahasueshme
nga Tërëshenjtëria e Birit të saj hyjnor,sepse sipas mësimit të Kishës, vet ajo
pavarësisht se bëri një jetë shumë të shenjtë, duke trashëguar hijen e mëkatit
stërgjyshor, kishte nevojë të shpëtohej nga Krishti, ashtu si gjithë njerëzit
thotë: “Zoti, Shpëtimtari im” (Luka 1:47). Ajo vdiq si të gjithë bijtë e
Adamit, por u ngjall nga Biri i saj dhe u transferua në qiej, si Nëna e Jeta
dhe tani merr pjesë në jetën e amëshuar të parajsës, e cila është përgatitur
për të gjithë ata: “që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e ruajnë atë.” (Luka
Kisha Orthodhokse nuk e ka pranuar madje e quan të gabuar shtesën e Kishës
Romano-Katolike që në vitin 1854 nëpërmjet vulës papale, Inefabilis Deus, e
shpalli: “Zënien e panjollëshme, të Hyjlindëses (Immacolata Concezione), si
dogmë të besimit ku thuhet: “se e Tërëlumtura, Virgjëresha Mari në çastin e
parë të zënies së saj, me anë të një hiri dhe privilegji të veçantë dhuruar nga
Perëndia i Tërëfuqishëm duke paraparë meritat e Jisu Krishtit, Shpëtimtarit të
racës njerëzore u ruajt e pastër nga çdo njollë e mëkatit fillestar (
e quan Gjithmonë e Virgjër, këtë emër e vendosi Sinodi V Ekumenik sepse ajo
ishte e virgjër para lindjes, gjatë lindjes, edhe mbas lindjes, sepse ku kalon
Zoti nuk ka prishje të krijesës. Kur Virgjëresha pyeti Kryeengjëllin se si do
të ndodhë kjo lindje se: “unë burrë nuk njoh” (jam dhe do të mbetem e virgjër)
atëherë ai i tha: “Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe Fuqia e Të lartit do
të hijesojë prandaj dhe ajo foshnje e shenjtëruar që do të lind prej teje do të
ta kuptuar sadopak këtë mister le të japim dy shembuj nga natyra; ashtu si vesa
që bie mbi lule dhe nuk e prish bukurinë e saj, ashtu dhe i Biri i Perëndisë
të Shenjtë, nuk ia cënoi virgjërinë. Ashtu si rrezja e diellit kalon nga xhami
i dritares dhe nuk e thyen atë, ashtu dhe i Biri i Perëndisë si njeri doli prej
traditës orthodhokse gjenden tre yje: një në ballë dhe dy në supe, për të
shprehur në mënyrë simbolike besimin e patundur të Kishës se ajo është
Virgjëreshë e përjetshme para, gjatë dhe pas lindjes. Një profeci në Dhiatën e
Vjetër, që ndërgjegja e krishterë e ka interpretuar se Maria, do mbetej edhe
pas lindjes Gjithmonë Virgjëreshë thotë: “Pastaj ai më çoi drejt portës së
jashtme të shenjtërores që shikonte nga lindja, por ajo ishte e mbyllur. Zoti
më tha: “Kjo portë do të mbetet e mbyllur, nuk do të hapet dhe askush nuk do të
hyjë nëpër të, sepse nëpër të ka hyrë Zoti, Perëndia i Izraelit; prandaj do të
Orthodhokse e quan: “të Pacënuar, të Papërlyer, të Papikëluar, Virgjëreshë e
ky i biri i marangozit? Nuk quhet nëna e tij Mari, dhe vëllezërit e tij Jakobi,
Jose, Simon dhe Juda? Dhe motrat e tij nuk janë të gjitha ndër ne? Atëherë nga
gruan e parë që i kishte vdekur kishte ata fëmijë që tregohen si vëllezër dhe
motrat e Jisuit në ungjill. Ky fakt vërtetohet nga vetë Ungjilli sipas Joanit
ku na thuhet se kur Krishti ishte në kryq: “pa nënën e tij dhe pranë saj
dishepullin që donte pranë, i tha nënës së tij: “O grua, ja biri yt” Pastaj i
tha dishepullit: “Ja nëna jote!” Dhe që në atë moment ai e mori në shtëpinë e
tjerë natyral me Josifin, Krishti Biri i saj si mund ta ndalonte që ajo të
rrinte bashkë me fëmijët e saj, që t’i mohonte ata dhe të pranonte si bir
Joanin, një nga nxënësit e Krishtit, kjo do të ishte një padrejtësi e madhe që
edhe tradita e shenjtë që brenda saj përmbledh edhe sinaksarët (jetët e
shenjtorëve) na tregon për Jakovin “vëllain e Zotit” episkopin e parë të
Jerusalemit i cili u martirizua në vitin 62 ps. Kr. po ashtu edhe për
romake, kështu u arrestua dhe u martrizua në vitin 107 ps. Kr. në moshën 120
vjeçare. Pra duhej të ishte 13 vjet më i madh se Krishti, por edhe Jakovi që
myslimanët dhe përmëndet edhe në Kuran. Pavarësisht se Kurani ndryshe nga
kur engjujt i thanë: “Oj Mejreme, All-llahu të dalloi ty (me besim e karakter),
Virgjëreshës Mari të cilat siç pamë nuk kanë asnjë bazë, si nga Shkrimi i
dhe nxitësi i padukshëm është satanai, babai i gënjeshtrës, i cili ka një zili
ajo ishte gruaja me e bekuara ndër gratë, që bëri të mundur realizimin e planit
të Perëndisë për shpëtimin e njeriut i cili do të vinte nga një Bir, lindur nga
fara e gruas (lindje virgjërore). “Atëherë Zoti Perëndi i tha gjarpërit
(djallit): “Unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe
farës së saj; do të shtyp kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës
armiqësi e djallit kundër të Tërëshenjtës, nuk do të pushojë deri në fund duke
i fundit i Biblës, libri i Zbulesës: “Dhe një shenjë e madhe u duk në qiell,
një grua e veshur me diellin, me hënën nën këmbët e saj, dhe mbi krye të saj
një kurorë me dymbëdhjetë yje” (Zbulesa 12:1) “Dhe ajo lindi një bir mashkull,
i cili duhet të qeverisë gjithë kombet me skeptër të hekurt; dhe biri i saj u
dragoi pa se u hodh për tokë, përndoqi gruan që lindi birin mashkull” (Zbulesa
prapa gruas, që atë ta merrte lumi, dhe toka (shpirtrat e besimtarëve) e
ndihmoi gruan, dhe toka hapi gojën e vet dhe përpiu lumin që dragoi kishte
nuk duhet të çuditemi për të tilla blasfemi të cilat do të shpeshtohen në ditët
e fundit siç thotë dhe apostull Pavli: “Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e
fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe
doktrinave të demonëve, që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në
brez i pabesë dhe imoral, i cili sot po kontrollohet vetëm nga instikti shtazor
i epshit, duke kaluar çdo limit natyral deri në perversion, patjetër që kur
Krisht, Zonja Shën Mari, ndihet i turpëruar dhe i akuzuar në gjendjen ku e ka
lëshuar veten dhe që të qetësojë ndërgjegjen (gjykatoren e Zotit) e tij kërkon
të mbulojë diellin me shoshë dhe të “eklipsojë” figurën e Krishtit dhe të Shën
Marisë si Adami i ri dhe Eva e re e njerëzimit të ri (krishterët) “të cilët nuk
janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por
dalin të tillë mashtrues të mashtruar si pastorë reformatorë, murgesha trendi,
shkrimtarë të pacipë, artistë të pamoralshëm, gazetarë ateist që flasin kundër
Krishtit dhe Nënës së Tij me trillime “rozë” si libri “Kodi Da Vinçit” ose
qëllimisht paraqitet i ri në moshë, madje në pozicione intime duke krijuar
idenë se kemi të bëjmë me një çift normal burrë-grua, kjo e paraqitur edhe në
tillë njerëz dhe grupe duke folur dhe vepruar në mëryrë të tillë, në kufijtë e
Perëndisë sepse “goja gënjeshtare është e neveritshme për Zotin” (Fjalët e Urta
majtas as djathtas në çdo brez e duam dhe pohojmë me mburrje Marinë si Nënën e
Zotit, Mbretëresha e Qiellit dhe e Dheut, Portën e Qiellit, dhe i lutemi e
Tërëshenjtë, Përmbishenjtë, Gjithmonë Virgjereshë, Hirplotë, Zonja Shën Mari,
me të vërtetë Hyjlindëse ty të madhërojmë, ndërmjeto për ne tek Biri yt dhe
Shpirtin e Shenjtë tha: “Që tani e tutje të gjithë brezat do më lumturojnë,
E kremtja e Shën Theodhorit, si ditë Pashke !
javës së parë të Kreshmës, të gjithë të krishterët orthodhoksë në mbarë botën,
mbasi kaluan një javë agjërimi dhe kreshme, u mblodhën nëpër Kishat e Perëndisë
për të kremtuar ditën e dëshmorit të madh, Shën Theodhorit dhe mrekullinë e
grurit. Në çdo Kishë kjo ditë është si një panair i vogël festiv që e ëmbëlson
dhe i jep kuptim periudhës së kreshmës, një periudhë pendimi (hidhërim-gëzimi).
Por mendoj se veçanërisht kjo atmosferë u ndje në manastirin e Shën Theodhorëve
në fshatin Dhërmi. Ky manastir që për fat të keq është i rrënuar dhe gjendet në
këtij manastiri është shekullore, mendohet se është ndërtuar në shek. XI-XII.
Sipas banorëve të fshatit ky manastir është i dyti nga radha e manastireve në
zonën e Dhermiut. I pari manastir është ai i Lindjes së Hyjlindëses që është
të dhëna historike për manastirin, por arkitektura e tij, e cila ka lënë gjurmë
manastirit, me një kullë tre katëshe për t’u mbrojtur nga sulmet e piratëve,
karakteristikë e atyre kohëve. Mendohet se manastiri ka pasur rreth 105 ha
tokë. Thuhet se ka qenë manastir burrash, por në fund aty ka shërbyer një
kallogre (murgeshë) nga Kreta me emrin Eleni. Ajo kishte parë një vegim nga
shenjtori i cili e thërriti t’i shërbente në manastir që ishte pa përkujdesje.
Ajo erdhi vajzë e re në atë manastir, shërbeu 60 vjet, vdiq dhe u varros në
manastir ka shërbyer një i përkushtuar Jani Karaj, nga fisi Strakosha. Ai
shërbeu deri në vitet 1956, në atë vit manastiri me urdhër të pushtetit
ateist-komunist u kthye në shtëpi pushimi për oficerët. Në vitin 1957 manastiri
u bë bazë ushtarake ku qëndronin rusët. Manastiri u kthye në një pikë vrojtimi
edhe për shkak të pozicionit të tij gjeografik. Mbasi u prishën marrëdhëniet me
rusët manastiri u bë pjesë e ushtrisë popullore shqiptare deri në vitet 1990. U
bënë ndërhyrje nga ushtria duke e transformuar arkitekturën e manastirit, madje
1990-1991 besimtarët e morën manastirin në gjendjen që ishte i cili kaloi në
pronë të Kishës Orthodhokse së bashku me pronat rreth manastirit që sot janë
rreth 8.5 ha. U bë një ndërhyrje e thjeshtë për ta kthyer kishën funksionale,
që aty të kryheshin shërbesa fetare. Dhe deri në vitin 2013 aty në çdo vit
populli besimtar i të gjithë zonës mblidheshin për të kremtuar ditën e Shën
Theodhorit. Por në këtë vit për efekt studimi u prish edhe çatia e kishës dhe
kështu edhe ajo çfarë kishte mbetur nga ky manastir doli jashtë funksionit. Jo
mendoi se ky vend tashmë është një mall pa zot dhe disa të papërgjegjshëm, duke
lakmuar natyrën piktoreske të vendit, guxuan të ndërtojnë edhe në pronat e
manastirit, me dokumente të fallsifikuara. Populli besimtar i Dhërmiut reagoi
dhe këto veprime ishin një plagë e dytë, mbas prishjes së dhunshme të kishës së
Shën Athanasit, që akoma edhe sot e kësaj dite është një rrënojë, tregues i një
veprimi arbitrar i atyre që e keqpërdorin pushtetin laik, i cili është i
shenjtori e lejoi djallin dhe njerëzit lakmitarë pa frikë Perëndie, të bëjnë
e popullit besimtar të fshatit Dhërmi me në krye priftin atë Efthimi dhe murgun
Ksenofon, fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas dha bekimin dhe ndihmën
financiare për restaurimin e Kishës. Në një kohë rekord u restaurua kisha, duke
nxjerrë në pah muret ekzistuese, u vendos çatia e re, dyert, dritare, ikonostas
provizor me ikona dhe në ditën e Shën Theodhorit, në një ambjent shumë festiv,
ishin të shumtë nga Dhërmiu, Himara, Vlora, Tirana të gjithë kishin një gëzim,
të pashprehur dhe në mënyrë të pavetëdijshme, mbanin qiri të ndezur në duar,
gjatë orës së meshës dhe kjo gjë të sillte ndërmend Meshën festive të Pashkës.
Të gjithë lavdëronin Perëndinë dhe shenjtorin dhe jepnin urata për ditë të
gjatë Kryepiskopit Anastas për restaurimin e kësaj kishe në të cilën ata kanë
shtua edhe më shumë kur morën lajmin e mirë, se jo vetëm Kisha, por i gjithë
manastiri do të restaurohet, në një kohë rekord dhe ambjentet e tij do të bëhen
funksionale, veçanërisht për të pritur gjatë muajve të verës të rinj
orthodhoks, por jo vetëm, nga e gjithë Shqipëria, në kampingun veror për të
rinj të organizuar me përkujdesjen atërore të Kryepiskopit Anastas dhe të
gjithë ky transformim i menjëhershëm i këtij manastiri shekullor, i ngjan një
ngjalljeje të re të Krishtit të cilën ne presim ta festojmë si të krishterë në
Çdo të thotë të jesh një martir ?
i rregulluar me deklarata të të drejtave të njeriut, ligje për mbrojtjen e
individëve apo grupeve të përndjekura, organizata, shoqata globale, përsëri
mund të themi edhe paradoksalisht se po jetojmë në kohë përndjekjeje, në kohë
martirësh. Por, këta martirë pavarësisht emrit të përbashkët që ia vënë vetes ose
të tjerët, ndahen në dy grupe, për nga koncepti dhe përqasja ndaj martirizimit
dhe janë diametralisht të kundërt, sepse një palë quhet martir se martirizohet,
vuan dhe vdes pa bërë rezistencë, kurse një palë martirizon veten dhe të
etimologjikisht dëshmor, dmth. ai që dëshmon në lëmin historik, juridik edhe
problemi bëhet më i ndërlikuar për t’u zgjidhur, sepse të dyja palët preferojnë
martirizimin si veprimi që tregon besnikëri të përsosur ndaj Zotit dhe i
bashkon më shpejt me Atë në parajsë. Por kjo duket e pamundur, sepse krijon
idenë që Zoti që është një, të ketë dy standarde dhe të pranojë si martirë
njësoj dhe njëkohësisht si viktimën edhe atë që viktimizon të tjerët dhe veten
martir përdoret vetëm për ata që dëshmojnë me gjak besimin e tyre në Perëndinë
dhe në Krishtin. Këta ishin dhe janë njerëz me mish dhe gjak si ne, të moshave
nga fëmijë, të rinj, të reja, të rritur, të moshuar në pleqëri të thellë, si
individë, familje ose grup, të varfër ose të pasur, të thjeshtë ose me pozitë,
fisnikë dhe mbretër që jetuan në kohëra të ndryshme, me profesione të
shumëllojshme, por që të gjithë i bashkon dhe i vëllazëron dashuria deri në
martirizim për Perëndinë, që i bëri të ngjashëm dhe vëllezër me Jisu Krishtin,
të martirit për Zotin, modeli dhe tipi i përsosur i martirit. Në flijimin e tij
të pranuar vullnetarisht si: “Qingji i Perëndinë që shlyen mëkatet e botës”
(Jn. 1:29) Krishti jep dëshmi më të lartë të besnikërisë, të misionit që i ka
besuar Ati i tij. Gjithë zbritja dhe shfaqja në botë e Birit të Perëndisë në
mish njerëzor tregon dashurinë e Perëndisë për njeriun ashtu si vetë Krishti
tha: “Kaq shumë e deshi Zoti botën sa dha Birin e tij të vetëmlindur që kushdo
që beson në Të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Jn. 3:16). Por
gjithashtu, martirizimi i Krishtit është përgjigjja e përsosur e dashurisë
flijuese të Birit të Njeriut në emër të njerëzimit ndaj Perëndisë, i cili tha për
vete: “Sepse unë nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e atij që më ka
dërguar” (Jn. 5:30). Shpëtimi i Perëndisë për njerëzit kalon domosdoshmëri
përmes vuajtjes dhe vdekjes së Krishtit, sepse mëkati i njerëzimit lahet me
gjak, jo me atë të kafshëve, deleve, qingjave, por me atë të vetë Krishtit të
martirizuar në kryq, si apostull Pavli shkruan: “Zoti hyri një herë e
përgjithmonë në shenjtëroren jo me gjakun e cjepve dhe viçave, por me gjakun e
krishterë. Ashtu si nga brinja e Adamit doli Eva, nëna e të gjallëve po ashtu
nga brinja e shpuar me heshtë e Krishtit të kryqëzuar, e cila buron ujë dhe
gjak rilind dhe ushqehet Kisha. Gjaku i Krishtit lidh gurët e ndërtesës së
Kishës, ku gur i qoshes është vetë Ai. Prandaj jo vetëm Zoti Krisht dha
dëshminë e besnikërisë ndaj Perëndisë me gjak, por edhe vetë Kisha që është
trupi i Tij, është thirrur t’i japë Zotit dëshmi me gjak për shpëtimin e
njerëzve. Prandaj në Kishën e Krishtit besimtari martir, merr një kuptim të ri,
ai është imitim i vetë Krishtit, pjesëmarrja e plotë në dëshminë dhe në veprën
shpëtimtare të Krishtit siç mësoi vetë: “Shërbëtori nuk është më i madh se i
shkak për shpëtimin e botës, ashtu si përsëri apostull Shën Pavli thotë: “Tani
gëzohem në pësimet e mia për ju dhe mbush mungesat e shtrëngimeve të Krishtit
në mishin tim për trupin e Atij që është Kisha” (Kol. 1:24). Të gjithë të
krishterët besnikë, pasi morën kryqin dhe ndoqën Jisuin deri në flijim
kontribuojnë në rritjen e Kishës në mbarë botën. Kjo është arsyeja që atje ku
martirizohet një martir ndërtohet një Kishë, ku zbret hiri i Perëndisë për të
shenjtëruar vendin dhe njerëzit. Në kanonet e Kishës Orthodhokse nuk mund të
kryhet Liturgji në asnjë altar ku nuk ndodhen lipsane martirësh prandaj në
Liturgjinë Orthodhokse përdoret Andiminsi, një pëlhurë që vendoset mbi altar
dhe në cepat e saj ka lipsane shenjtorësh martirë. Nuk ka Kishë Orthodhokse që
nuk është ngritur mbi gjakun e martirëve, që së bashku me gjakun e Krishtit i
bën të patundura themelet e çdo kishe lokale në çdo vend që edhe: “Dyert e
preokupojnë këtej e tutje martirin. Ashtu si Jisuit në agoninë e tij iu shfaq
një engjëll për t’i dhënë fuqi gjatë martirizimit vullnetar, ashtu edhe martiri
do të ketë ngushëllimin e Hirit Hyjnor në sprovën e tij. Martiri sipas
shembullit të Krishtit do të qëndrojë me durim para akuzave dhe gënjeshtrave,
siç qëndroi dhe Krishti para sinedrit, Pilatit dhe Herodit, që e akuzonin
padrejtësisht. Ashtu si Krishti i fali armiqtë e tij në kryq duke thënë: “Fali
o Atë se nuk e dinë çfarë bëjnë” (Llk. 23:34) edhe martiri duhet t’i falë
armiqtë e tij në martirizim dhe ashtu si Krishti duroi deri në fund
martirizimin e tij dhe dorëzoi shpirtin tek Ati duke thënë: “Në duart e tua e
jap shpirtin tim” (Llk. 23:46) po ashtu dhe martiri do durojë deri në fund dhe
do të dorëzojë shpirtin e tij tek Zoti. Këtë imitim të martirit në Krishtin e
gjejmë të përmbushur te martirizimi i Shën Stefanit, që ashtu sipas imitimit të
Krishtit, u lut për armiqtë që po e godisnin me gurë duke thënë: “O Zot Jisu,
prano frymën time” dhe si ra në gjunjë, thirri me zë të lartë tha: “O Zot mos
ua ngarko atyre këtë mëkat dhe siç tha këto fjeti (vdiq)” (Vep. 7:59-60). Shën
Stefani nderohet nga Kisha Orthodhokse si i pari martir i Krishtit dhe
si ai i yjeve të qiellit, i cili vazhdon të shtohet me martirë të rinj deri më
sot dhe deri në fund të kohës: “Derisa të plotësohet numri… i tyre që duhet të
vriten porsi ata” (Zb. 6- 11). Vetëm gjatë tre shekujve të parë në sinaksarët e
Kishës janë regjistruar 11 milionë të krishterë dhe meqenëse numri i martirëve
shtohej çdo ditë dhe ishte e pamundur për t’u regjistruar të gjithë, Kisha në
kalendarin liturgjik vendosi një ditë për nderimin e gjithë martirëve të
panjohur. Më vonë në këtë ditë u vendos dhe nderimi i të tjerë shenjtorëve, që
u shenjtëruan me martirizimin e ndërgjegjes (murgjërit) dhe kjo ditë u quajt
të treguar meritat e tyre. Martirët që u dalluan për rezistencë të fortë dhe
kohëzgjatja e torturave ishte e madhe, Kisha nuk i quan thjesht martirë, por
martirë të mëdhenj. Ata martirë që vijnë nga
radhët e klerit i quan hieromartir. Ata martirë, të cilët qëllojnë të bëjnë
pjesë në shtresën e asketëve dhe murgjve karakterizohen si oshënarë martirë.
Ata të cilët u martirizuan për besimin e Krishtit gjatë viteve të vështira të
rënies së Kostandinopojës ose që u martirizuan gjatë kohës së pushtimit turk
dhe nga çdo pushtet dhe dhunë anti e krishter deri në ditët e sotme përbëjnë
mbas vuajtjeve të rënda, të shkaktuara nga mania e djallit që frymëzonte
xhelatët e tyre, që t’i frikësonin dhe t’i bënin të mohonin besimin e tyre. Kaq
të frikshme ishin këto tortura sa kur ne i lexojmë të përmendura në sinaksarët
e shënjtorëve na duken hiperbolike dhe të pabesueshme. Në fillim xhelatët i
tundonin martirët me oferta për t’u falur jetën. Në qoftë se ata do të mohonin
besimin, ose do t’ju flijonin idhujve ju premtonin pasuri, ndere, grada, p.sh.
shumë vajzave shënjtore si Shën Ekaterina, Shën Parashqevia, Shën Irini iu
premtua martesë nga vetë mbretërit dhe kur ato nuk lëkundeshin në besimin e
tyre, u përmendnin llojet e torturave dhe iu tregonin mjetet e frikshme dhe
pastaj fillonte tortura, në fillim kamxhikimi me kamxhik ose me shkopinj.
Shpeshherë këto mjete torture hapnin plagë të frikshme në të gjithë trupin ku
prej tyre dilte gjak, që e skuqte gjithë trupin e martirit, që ngjante si një
copë mishi e varur në çengel, pastaj i shqyenin brinjët dhe trupin me thonj të
hekurt dhe iu hidhnin në kurriz kripë, uthull dhe ia fërkonin plagët me rroba
të leshta duke i lënë ashtu të paralizuar. Iu vishnin lëkura kafshësh dhe i
lyenin me gjak dhe i hidhnin në arenë që t’i shqyenin bishat. I lyenin me serë
ndanin trupin më dysh duke i lidhur gjymtyrët në pemë të ulura me forcë që kur
ato drejtoheshin e ndanin trupin e martirit më dysh. I lidhnin mbas kuajve dhe
i tërhiqnin zvarrë nëpër rrugë, që skuqej nga gjaku i martirit ose i hidhnin në
kazan, që zienin vaj të nxehtë dhe serë ose i piqnin në tigan, i shqyenin
trupat e tyre me rrotën lëvizëse me shumëllojshmëri thikash të mprehta që sa
herë rrotullohej priste trupin e martirit, i rripnin të gjallë, iu prisnin
gjymtyrët, i linin të vdisnin nga uria edhe etja dhe më në fund kur nuk kishin
frikshme, të cilat xhelatët ua bënin jo vetëm martirëve të fortë fizikisht që
mund të duronin, por edhe vajzave të brishta ose pleqve dhe vetë fëmijëve. Këtë
frymëzim dhe këtë fuqi për të duruar torturat e frikshme martirët qoftë edhe
fëmijë, e merrnin nga hiri i Perëndisë. Vetë Zoti Krisht tha: “Pa mua nuk bëni dot
asgjë” (Jn. 15:5) aq më shumë të martirizohet dikush me tortura. Martiri
thjesht si njeri ngjan si një tel që mund ta copëtosh, mund ta përdredhësh si
të duash, por në qoftë se teli lidhet me burimin e energjisë bëhet i paprekshëm
dhe vdekjeprurës për ata që e prekin pa kujdes. Martirët duke qenë në lutje të
pandërprerë ishin të mbushur me Hirin, energji të Shpirtit të Shenjtë vetë Zoti
bashkëvuante dhe duronte me martirët. Apostull shën Pavli, i cili vuajti aq
shumë për hir të emrit të Krishtit tha: “Sepse juve iu është falur për hir të
dhimbjen e torturës nga armiqtë e tyre, ose për shkak të gabimeve dhe shkeljes
së ligjit. Martirët vdiqën për të vërtetën absolute dhe dashurinë e përsosur që
janë të mishëruara në Krishtin Zot, prandaj dhe martirët dhanë frymën me emrin
e Krishtit në gojë. Ata u torturuan pa bërë diçka të kundërligjshme apo në dëm
të të tjerëve, por vetëm se donin Zotin dhe e thanë të vërtetën me fjalë dhe me
vepra. Pra i urryen pa shkak, ashtu si urryen dhe Krishtin që tha për armiqtë e
tij: “Kush më urren mua, urren edhe Atit tim,… por kjo ndodhi që të përmbushet
fjala e shkruar në ligjin e tyre, më kanë urryer pa shkak” (Jn 15-24). Ata
kishin mundësi të zgjidhnin t’iu shmangeshin torturave vetëm në qoftë se do
mohonin besimin të paktën vetëm me gojë, ose me ndonjë gjest dhe kjo do t’ju
siguronte jo vetëm jetën, por dhe pozita apo pasuri. Por ata nuk i pranuan duke
i quajtur të gjitha si pleh përpara Krishtit, i cili e fton martirin: “Ji
ndryshe nga të tjerët, që urrenin dhe mallkonin xhelatët në kohën e torturës.
Kjo gjë është e pazakontë për natyrën e dobët njerëzore dhe për sytë e njerëzve
ata janë mbinjerëzorë, madje shpeshherë i akuzonin si magjistarë, por ata
pohonin se ishte forca e besimit që i bënte të tillë. Me durimin e tyre
mbinjerëzor ndikonin edhe tek vetë xhelatët, të cilët nga persekutues, u
persekutuan sepse edhe ata pohuan se janë të krishterë. Është mallëngjyes fakti
në jetën e 40 martirëve që u dënuan me vdekje të ngadaltë nga të ftohtit në
Sebaste të Armenisë viti 320. Një nga ushtarët që persekutonin 40 martirët u
prek nga durimi i tyre, që vuanin gjithë natën të ftohtin e liqenit të akullt
ushtari pa se nga qielli zbritën 40 kurora, 39 qëndronin mbi kokat e 39 martirëve
kurse një qëndronte në ajër. Ushtari pagan u ndriçua nga ky vizion dhe tha
thirrjen martirike: “Edhe unë jam i krishterë”, u zhvesh dhe u bashkua me
antikrisht, ateistë duken si njerëz të dobët, të mundur, madje edhe të marrë se
pranojnë edhe sot çnderime, tortura dhe vdekje në emër të një farë Jisui të
kryqëzuar, por gabohen, sepse ashtu si armiqtë e Krishtit nuk e panë ngjalljen
e lavdishme të Krishtit, po kështu ata nuk mund ta shohin dot lavdinë që
Krishti u ka rezervuar martirëve në jetën e përjetshme në Mbretërinë e
Perëndisë. Në librin e Urtësisë së Solomonit na thuhet: “Shpirtrat e të
drejtëve janë në duart e Perëndisë dhe ata nuk do t’i prekë aspak vështirësia e
vdekjes. Në sytë e të marrëve u dukën se vdiqën dhe kalimi i tyre nga kjo jetë
u duket si ndëshkim. Ndarja e tyre shihet prej nesh si asgjësim, kurse ata janë
në paqe. Por edhe nëse në sytë e njerëzve e sprovuan ndëshkimin, sepse shpresa
e tyre ishte plot pavdekësi, për një vuajtje të lehtë do të fitojnë të mira të
mëdha, sepse Perëndia i vuri në sprovë dhe i gjeti të denjë për vetveten” (Ur.
Sol. 3:1-5). Për lavdinë e martirëve na tregon libri i fundit i Biblës: “Pashë
dhe ja një turmë e madhe, të cilën askush nuk mund ta numëronte prej gjithë
kombeve dhe fiseve, kombeve dhe gjuhëve, këta qëndronin në këmbë dhe përpara
Qingjit (Krishtit), të veshur me petka të bardha dhe me palma në duar dhe
bërtisnin me zë të madh duke thënë shpëtimi është i Perëndisë sonë, që është
ulur mbi fron dhe i Qengjit… këta janë ata që kanë ardhur nga shtrëngimi i madh
dhe kanë larë rrobat e tyre me gjakun e Qengjit, prandaj janë përpara fronit të
Perëndisë dhe i shërbejnë Atij ditë e natë në tempullin e tij, edhe Ai që rri
ulur mbi fron do të rrijë mbi ta, nuk do të kenë më uri, as nuk do të kenë më
etje, as nuk do t’i godasë më dielli fare ose çfarëdo vape sepse Qengji që
është në mes të fronit do t’i kullosë dhe do t’i prijë te burimet e ujërave të
martirizohen me gjak, të gjithë janë të thirrur të martirizohen me martirizimin
e ndërgjegjes dmth., të përballesh me durim dhe vetëmohim me tundimet e
djallit, të frymës së botës, padrejtësitë e njerëzve dhe dobësitë personale,
sëmundjet dhe fatkeqësitë ashtu si mëson apostulli i kombeve Pavli: “Të gjithë
ata që duan të rrojnë në perëndishmëri në Krishtin Jisu do të përndiqen” (II Tim.
3:12). Por, martirët nuk do të humbasin, sepse Zoti Krisht tha: “Ai që fiton do
t’i japë të ulet me mua në fronin tim, sikurse unë fitova dhe u ula me Atin në