Besimi i Krishterë Orthodhokse - Zyra e Katekizmit Kryepiskopata e Tiranës - SHKRIMET E VITIT 2016
Narcizizmi, një patologji e kohës së sotme ! Nga Miron Çako
si patologji, e ka marrë emrin nga një personazh që vjen nga mitologjia e
antikitetit grek. Narcizi (Narcissios) ishte një djalosh i pashëm dhe i mbyllur
në vetvete, i cili refuzoi dashurinë e një ninfe (zanë). Ky refuzim nxiti
zemërimin e ninfave të tjera, të cilat kërkuan ndihmën e hyjneshës Afrodita,
që, si mallkim, e çoi Narcizin të dashurohet me veten e tij, duke e parë
vetveten çdo ditë në reflektimin e një pellgu uji. Duke mos e përmbushur
dashurinë e tij me një person tjetër, ai kaq shumë u dashurua pas imazhit të
tij, saqë një ditë ky imazh e tërhoqi në pellgun e ujit, ku edhe u mbyt, dhe
është një ilustrim mjaft poetik i filozofëve grekë për vetëpëlqimin dhe pasojat
që ai ka në jetën e një individi të dashuruar me vetveten me një mënyrë të
deformuar të egos (unit) së tij. Sipas psikologëve e psikiatërve, ndjekja e
kënaqësisë ose admirimi egoist i cilësive të vetë personit quhet “narcizizëm”.
Në teorinë psikoanalitike, “narcizizmi” është një koncept që u prezantua
gjerësisht në esenë e Sigmund Freud-it “Për narcizizmin” (1914). Shoqata
Amerikane e Psikiatrisë e ka pasur të klasifikuar “çrregullimin narcizistik të
personalitetit” në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore
(DSM), që nga viti 1968, duke u bazuar në konceptin historik të megalomanisë
i egoizmit të tepruar (megalomania), ka qenë i njohur gjatë gjithë historisë së
njerëzimit. Në Greqinë e lashtë, ky koncept u kuptua si arrogancë, por vetëm
kohët e fundit egoizmi është parë si narcizizëm dhe është përkufizuar në
aspektin psikologjik. Por, në vetvete, narcizizmi nuk është i njëjtë me
egocentrizmin. Trevor Pederson thotë për egoizmin, se; “në këtë rast,
funksionon vetëm përparësia e individit kundrejt të tjerëve, por, kur flasim
për narcizizmin, ne jemi vetvetja me veten. Ka dallim midis koncepteve të
narcizizmit dhe egoizmit. Pra, narcizizmi mendoj se është plotësim i dëshirës
së egoizmit, duke marrë kënaqësinë e tij epshore (të biesh në dashuri erotike
1898, Havelock Ellis, psikolog anglez, përdori termin "Narcissus" në
lidhje me “masturbimin” e tepruar, kur personi bëhet objekt i tij. Në vitin
1899, Paul Nacke ishte personi i parë që përdori termin "narcizizëm"
në një studim për perversionet seksuale. Otto Rank, në vitin 1911, botoi
gazetën e parë psikoanalitike, me fjalën specifike “Narcizizëm”, duke e lidhur
atë me kotësinë dhe vetadmirimin. Në vitin 1923, Martin Buber botoi një ese me
titull "Ich und Du (Unë dhe Ti)", në të cilën ai vuri në dukje se
narcizizmi ynë shpesh na shtyn të lidhemi me të tjerët si objekte e jo si
mirë psikologjik. Vetëbesimi punon si një ndërmjetës midis narcizizmit dhe
shëndetit psikologjik, d.m.th. të duash veten, që të kujdesesh për të. Në lidhje
me gjendjen patologjike, narcizizmi i shëndetshëm ka të bëjë me një ndjenjë të
fortë të "dashurisë për veten”, që e mbron qenien njerëzore ndaj
sëmundjes. Megjithatë individi duhet ta dojë tjetrin si subjekt të dashurisë,
që të mos sëmuret nga vetmia. Individi sëmuret, si rezultat i frustrimit
(zhgënjimit, acarimit) të krijuar, kur ai nuk është në gjendje të dojë
subjektin, personin tjetër. Në narcizizmin e tillë patologjik, si çrregullimi
narcizistik i personalitetit, libido (kënaqësia) i personit është larguar nga
objektet dhe personat në botë dhe prodhon megalomaninë (madhështinë për veten)
kuptimit parësor (vetëpëlqimi) dhe atij të shëndetshëm (vetë-dashuria) të
narcizizmit, ai zakonisht konsiderohet edhe si një problem në marrëdhëniet e
një personi a grupi me veten dhe të tjerët. Narcizizmi është konsideruar
gjithashtu si një problem social apo kulturor. Hotchkiss e ka identifikuar
narcizizmin në ato që ajo i quajti “shtatë mëkatet vdekjeprurëse të
narcizistit”: 1- Paturpësi, 2- Mendjemadhësi në të menduar, 3- Arrogancë, 4-
Përbuzje ndaj të tjerëve, 5- E drejtë e veçantë mbi të tjerët, 6- Shfrytëzim,
7- Moskufizim për veprime egoiste. Edhe pse shumica e njerëzve kanë disa tipare
narciziste, nivelet e larta të narcizizmit mund të manifestohen në një formë
patologjike, si çrregullim personaliteti narcizistik (NPD), ku pacienti
mbivlerëson aftësitë e tij dhe ka nevojë të tepruar për admirim dhe afirmim të
thuajse është koncepti i psikologëve e psikiatërve në shekujt XIX-XX për
narcizizmin, por Shkrimi i Shenjtë (Bibla) i ka trajtuar këto devijime të
personalitetit njerëzor shekuj më parë dhe, më e rëndësishmja është se Bibla na
tregon shkakun kryesor të vetëpëlqimit (narcizizmit), që erdhi nga keqpërdorimi
plot krenari i egos (unit) së dy njerëzve të parë dhe të të tjerëve pas tyre,
të cilët u frymëzuan nga Eusfori, një kryeengjëll i rënë. Djalli ( gënjeshtari)
çfarë thuhet në Bibël për atë, i cili ra i pari nga krijesat në dashuri egoiste
dhe vetëpëlqim, gjë e cila e çoi në rebelim kundër Zotit Perëndi në vendet
qiellore dhe që për këtë arsye u dënua të bjerë në kaosin e hiçit: “E thuaji
atij: Kështu thotë Zoti Perëndi: T’u rrit mendja për shkak të bukurisë, pasuria
të bëri të humbësh urtinë; atëherë vetë të flaka përtokë, të vura para syve të
mbretërve që të të shikojnë me përbuzje” (Ezekieli 28:17), “Të gjithë popujt që
do të shohin, do të çuditen se çka të gjeti. Ti u bëre shenjë tmerrimi, humbe
e vetëpëlqimit djalli e injektoi te dy njerëzit e parë, të cilët i nxiti të
hiqnin shikimin nga Perëndia e ta drejtonin drejt vetes, duke i futur mendimin
krenar, se pa Perëndinë mund të bëheshin të pavdekshëm, hyjnorë. Kështu,
mendimi krenar i çoi ata në kotësi e vetëpëlqim; në fillim Evën (gruan), e cila
besoi me krenari naive se mund të bëhej perëndi në Eden, më lart se Adami
vetëm Bibla, por edhe mësuesit e Kishës, Etërit e shenjtë që e egzaminuan
shpirtin njerëzor nga ndriçimi i Perëndisë dhe përvoja personale, thonë se
krenaria dëmton aftësinë tonë për të menduar, na bën të jemi injorantë (të
paditur) dhe të paaftë për të menduar drejt për vetveten. Atëherë kotësia prek
pjesën dëshiruese të shpirtit tonë, na bën të duam e të realizojmë ide të
çmendura, që krenaria na sjell në mendje. Kotësia është ajo që u jep sinjal të
gjitha mendimeve të kota, për të vazhduar më tej. Njerëzit që kanë shumë kotësi
janë ata njerëz, të cilët nuk punojnë nga dashuria apo nga një nevojë e
natyrshme, por për t’u njohur e pëlqyer nga të tjerët, njësoj si aktorët, që
realisht nuk janë ata që duken në shfaqjet teatrale. Pra, me krenarinë, ne jemi
krejtësisht të paditur se çfarë është vetja jonë, por me kotësinë ndërtojmë
vullnetarisht një imazh të gënjeshtërt të asaj që jemi në të vërtetë. Ndërtojmë
imazhin e vetes sonë, që të mund ta kundrojmë me kënaqësi të madhe, si Narcizi,
që u dashurua me fytyrën e tij dhe “perënditë” vendosën ta shndërrojnë në një
lule, që të rritej pranë ujërave të qeta e të kundronte në përjetësi imazhin e
tij në ujë, por që, natyrisht, kjo ishte vdekja e tij si njeri. Dhe, kur ne
ndërtojmë një imazh të vetes sonë, me qëllim që ta admirojnë të tjerët, kjo do
të thotë gjithashtu vdekje për ne si person njerëzor. Vetja jonë e vërtetë
varroset në një varr të vogël të ndërtuar në zemrën tonë të prishur, të cilën
tanimë e kontrollon kotësia e ku askush nuk dëgjon asgjë prej vetvetes, sepse
ka dalë nga vetja reale. Prandaj dhe shën Joani i Shkallës (shek. VII) thotë:
“Lavdia e kotë është ndryshimi i natyrës, një perversion (neveritje,
shtrembërim) i karakterit, harxhimi i kotë i mundimeve, shpërdorimi i djersës
keqja është se njeriu lind i infektuar me narcizizmin, me vetëpëlqimin e
trashëguar nga ADN prindërit si një deformim i psiqikës. Këtë e vërejmë që në
moshën fëmijërore dhe, në qoftë se nuk bëhet kujdes nga prindërit dhe vetvetja
sipas moshës, atëherë fara e vetëpëlqimit zhvillohet dhe bëhet një gjembaç që
shpon çdo njeri që i afrohet, por më shumë vetë veten e tij. Në sytë e tij,
njeriu mund të duket i madh, i ditur, i bukur, por çfarë thuhet për atë në
Shkrimin e Shenjtë? “Sepse ti thua: Unë jam i pasur, u pasurova dhe s`kam
nevojë për asgjë; edhe nuk e di se ti je qyqar e mjeran, i varfër, i verbër dhe
i zhveshur”(Zbulesa 3:17). Kurse për bukurinë e jashtme pozante të fytyrës së
gruas, që nuk korrespondon me pamjen e brendshme të shpirtit të saj, thuhet:
“Si një unazë ari në feçkën e një derri, kështu është një grua e bukur që nuk
ka mend”(Fjalët e Urta 11:22). Dhe po ashtu, për kotësinë e tërë jetës tokësore
me shkëlqimin e saj të rremë, thuhet përsëri: “Ditët e njeriut janë si bari,
lulëzon porsi lulja e fushës. Se fryn era mbi të dhe s’është më dhe nuk dihet
thamë se të gjithë njerëzit janë pak a shumë narcizistë, të sëmurë me këtë
sëmundje patologjike, që transmetohet në breza nga mëkati stërgjyshor-prindëror
dhe personal. Kjo gjendje e narcizizmit vazhdon derisa të çlirohemi nga imazhi
i gënjeshtërt për veten e të njohim veten se jemi njerëz të vdekshëm, të
pendohemi për mëkatin e krenarisë, që është shkaku i narcizizmit, e të kërkojmë
mjekun. Mjeku nuk mund të jetë thjesht një psikolog ose psikiatër, pavarësisht
nga respekti për shkencën e psikologjisë dhe mjekësisë. Ato, në vetvete, janë
të paafta për ta shëruar plotësisht këtë patologji, sepse, që të shërohet një
sëmundje, nuk mjafton vetëm konstatimi i saj, por gjetja e shkak-pasojës dhe më
pas e ilaçit të duhur. Njeriu me patologjinë e narcizizmit mendon se është zot
i vetes së tij ose njeri-zot. Por kjo, sado e dëshirueshme që mund të jetë,
është e pamundur, sepse njeriu në fund bie nga “piedestali” që e kishte
lartësuar vetëveten dhe në fundë vdes dhe varroset. Kështu, i vdekshmi nuk mund
të ngjallë të vdekshmin dhe pacienti nuk mund të shërojë pacientin. Në të
kundërt, Perëndia, që është i pavdekshëm, i përsosur dhe i gjithëfuqishëm, mund
ta shërojë njeriun nga sëmundja vdekjeprurëse e vetëpëlqimit, duke i mësuar të
vërtetën e realitetit njerëzor dhe duke i dhuruar, si ilaç për krenarinë, të
kundërtën: një mendje të përulur. Perëndia i ndihmon njerëzit që të çlirohen
nga narcizizmi, kur ata dëgjojnë dhe pranojnë si shpëtimtar Birin e Perëndisë,
Zotin-Njeri, Jisu Krishtin, “i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e
çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë, por e
zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit
(përulësia e përsosur)” (Filipianve 2:6-7). Ai i fton të gjithë njerëzit, pa
dallim: “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do
t`ju jap çlodhje. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë
jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat
tuaj. Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë” (Mateu
Kisha, si trupi i Krishtit, këtë mision ka: ajo është një spital që me anën e
klerit (infermierët) i drejton njerëzit e sëmurë nga krenaria, egoizmi,
vetëpëlqimi, për te Zoti Krisht(Mjeku i Madh), me anën e Mistereve të shenjta.
Njëri prej tyre shumë efikas për shërimin e vetëpëlqimin(narcizizmit), është
dhe ai i Pendim-Rrëfimit, i cili kryhet me ndihmën dhe përpara një ati rrëfyes,
që jo vetëm e konstaton sëmundjen e narcizizmit, por edhe transmeton Hirin e
Perëndisë në emër të Krishtit, që fal mëkatin e krenarisë dhe është i
domosdoshëm për shërimin e kësaj sëmundjeje patologjike me të gjithë pasojat e
saja. Prandaj mund të themi se ati rrëfyes është edhe psikolog, por psikologu
nuk është një atë rrëfyes,kështu ai nuk mund të japë shërimin e plotë nga
Fjalët e Urta thuhet: “Njeriu që i bën lajka të afërmit të tij, shtrin një
rrjetë në hapat e tij (Fjalët e Urta 29:5). Lajkat e frymëzojnë dhe e shtojnë
dozën e narcizizmit. Dhe është një koincidencë se si fjala “like” në rrjetet e
ndryshme sociale, mund të tingëllojë “lajkë” në gjuhën shqipe. Këtu e kam
fjalën, p.sh. për fotografitë që postojmë, dhe jo për çdo fotografi, por për
ato raste kur teprohet në ekspozimin e vetes, gjë që vjen nga një vetëpëlqim i
lidhur me narcizizmin. Kjo është bërë në mënyrë të pavetëdijshme një varësi,
një problem psikologjik, një patologji e njerëzve që keqpërdorin portalet e
rrjeteve sociale. Për shembull, ka individë që e nisin ditën duke vetëpozuar
para mikrokamerës së celularit e duke bërë selfie (fotografi të vetvetes) sa më
shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që midis tyre të gjejnë fotografi të
përshtatshme për postimin e radhës, duke pritur reagimin e të tjerëve, ose në
mungesë të fancave kënaqen duke parë vetëveten. Shumë postojnë foto pa u
menduar me nxitim, mjafton që të tërheqin like-t e të tjerëve. Kam dëgjuar se
dikush bënte rreth dyqind selfie në mëngjes, për të zgjedhur një ose disa për
portalin e saj. Shpeshherë pamjet janë sa qesharake, aq edhe të trishtueshme;
pozimi shpeshherë vjen me ngërdheshje ose me poza ekstravagante deri në
“striptizëm”, vetëm për të tërhequr sa më shumë interes te të tjerët, për të
ushqyer vetëpëlqimin(narcizizmin). Këtu kemi një krizë indetiteti personal të
individit, duke dalë jashtë vetëvetes reale, se kush jemi me të vërtetë.Kjo gjë
na bën qesharak tek të tjerët që na njohin se kush jemi ne. Krahas kësaj,
prindërit ekspozojnë pa kriter edhe fëmijët e tyre në facebook, vetëm për t’u
mburrur, dhe këtu shfaqet narcizizmi prindëror. Me këto veprime prindërit u
mësojnë diçka të gabuar fëmijëve, vetpëlqimin (narcizizmin), të cilët e
përvetësojnë nga imitimi i shembullit të prindërve të tyre. Përveç kësaj ka
shumë rreziqe të tjera për fëmijët që i reklamojmë në rjetet sociale, të cilat
se ky fenomen, që po na infekton përditë e më shumë, është tregues se brezi i
sotëm po bëhet gjithnjë e më tepër egoist, me vetëpëlqim dhe dashuri për veten,
duke ndaluar së qeni një qenie shoqërore normale në komunikim me të tjerët,
madje edhe ato më intime në çift. Ashtu si profetizoi apostulli i kombeve,
Pavli: “Dhe brezi i fundit do të jetë egoist”. Ky fenomen po na shkatërron,
rrënon si individë dhe si shoqëri. “Sepse është e pamundur që dikush që është i
robëruar nga dashuria për duartrokitje, të mendojë ose të bëjë diçka fisnike
dhe të madhe. Ai duhet të jetë i ulët, i keq, i pandershëm, i vogël,
e komunikimit online (siç është Facebook-u, Instagram-i etj) , e cila sot ka
një shtrirje në gjithë globin dhe sipas faqes Zephoria.com informohet, se deri
në gusht të 2015 gati 1.5 miliardë persona përdorin llogarinë e tyre në
facebook, vetëm në Shqipëri janë 1.3 milion përdorues, 44.9 % e popullsisë. Pra
një deri në shtatë njerëz në të gjithë botën përdorin facebook-un. Gjatë një
dite 4.5 miliardë përdorin butonin like,30 % e personave janë 23-24 vjeç, 47 %
meshkuj dhe 53 % femra. 50% e personave nga mosha 18 – 24 vjeç futen në
facebook sapo zgjohen nga gjumi dhe çdo minutë publikohen 293 mijë statuse. Në
1 minutë postohen 136 mijë fotografi dhe në një ditë 300 milion, çdo sekondë
shpikje për komunikim , pavarësisht se është një arritje e madhe e teknollogjis
moderne për njerëzimin, në vetvete ajo nuk është as e mirë e as e keqe, sepse
varet nga mënyra sesi e përdorim. Ne mund ta përdorim atë si një pellg uji, ku
thjesht mund të shohim çdo ditë veten, duke u dashuruar me të deri në
perversion dhe pastaj të mbytemi e të vdesim si njerëz të natyrshëm në pellgun
e marrëzisë dhe egoizmit, si Narcizi i mitologjisë, ose mund ta përdorim si një
pasqyrë, nëpërmjet së cilës të reflektojmë, me përulësi dhe dallim, dashurinë e
shëndetshme për veten dhe për të tjerët, dhe të kontribuojmë për të mirën e të
gjithëve, ashtu si thuhet në Shkrimin e Shenjtë: “Duaje tjetrin si veten”.(Mar
REPLIKË me z. Arben Llalla ; Nga Miron Çako : Publikuar më Dt 12/01/2016 Tirna Observer
lexova rastësisht letrën tuaj të hapur drejtuar Fortlumturisë së Tij Anastasit,
Kryepiskopit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me rastin e
festave, më datë 27 nëntor te gazeta ‘Bota Sot’ me përmbajtjen e saj të
përsëritur, për kërkesën për falje nga Kryepiskopi për genocidin grek ndaj
popullsisë çame, artikullshkruesi të ngjante si një nga baballarët e kombit që
me një penë të shpejtë i drejtohej një agjenti të një shteti fqinj, armik, që
pamje të parë letra dukej e kopsitur mirë me “fakte” që nga zanafilla e
krishtërimit duke përmendur Zotin Jisu Krisht në kryq që tha për armiqtë e tij:
“Fali o Atë, se nuk dinë çfarë bëjnë” – vazhdon me gabimet e Kishës Katolike në
mesjetë dhe me faljen që kërkuan, papa Gjon Pali dhe papa Françesku për këto
gabime të Kishës Katolike kundër shkencës, shoqërisë njerëzore, grupeve me
bindje të ndryshme siç ishin protestantët, hebrenjtë, gra, myslimanë të vrarë
nga kryqëzatat dhe çdo kush që ka vuajtur nga dora e Kishës Katolike dhe
përfundon me Kryepiskopin e Athinës Jeronimin për faljen që kërkoi si qytetar
europian, pse nuk bëri më shumë, që nuk e ndaloi këtë masë njerëzish të pa
shpresë, emigrantësh, që lanë gjithçka nga terrorrizmi fondamentalist-islamik
dhe erdhën në Europë. “Sepse nuk bëra më shumë si bari shpirtëror dhe si
qytetar i Evropës që të ndaloja këtë eksod, që në vend të një bilete shprese,
la në duar të njerëzve vetëm trishtim të pamasë.” – të paktën kështu shkruani
juve. Mendoj se kur keni mbaruar këtë letër “skaner” të gabimeve të të
krishterëve përgjatë shekujve deri në ditët tona, do jeni ndjerë shumë i lumtur
dhe krenar, bashkë me njerëz që ju mbështesin në këtë kauz për mbrojtjen e
kombit nga shovinizmi grek dhe çdo armik. Letra duket si një”shah-mat” kundër
Kryepiskop Anastasit, pa rrugëzgjidhje, ose kërko falje për genocidin grek
kundër popullsisë çame dhe kështu bëhesh armik me qeverinë greke që të përkrah
si agjentin e saj ose në qoftë se do të heshtësh, bëhesh armik me shqiptarët të
cilët më në fund do e kuptojnë se ti je agjent dhe ja ke me hile shqiptarëve
dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilën ti e drejton, pra
lloj dinakërie i ngjan asaj të farisenjve dhe skribëve që menduan se i ngritën
kurth Zotit Krisht duke i thënë se a është e ligjshme t’i paguhen taksat
Çezarit apo jo? Por Jisui duke e njohur ligësinë e tyre tha; “Pse më tundoni o
hipokritë?” “Jepi pra Çezarit atë që i përket Çezarit dhe Perëndisë atë që i
përket Perëndisë” (Mateu 22:17-21). Si një i studiuar duhet ta dish mirë se
akuza e padrejtë kundër tjetrit të bëhet “bumerang” akuzë për vetveten, siç
është sikur me një gur kërkon të vrasësh dy zogj, të diskreditosh krishtërimin
si një fe, që ka devijuar nga mësimi i Krishtit, duke bërë gabime gjatë
shekujve deri më sot, si dhe të godasësh Kryepiskopin si një agjent me origjinë
Arben Llalla, që mesa duket nuk je i krishterë, ndoshta je besimtar i fesë
muslimane ose ateist, ti që në letrën tuaj jo vetëm akuzoni Kishën e Greqisë
dhe primatët e saj po ashtu edhe Kryepiskopin e Kishës së Shqipërisë, por
gjithashtu edhe të gjithë të krishterët për gabimet që kanë bërë në perëndim,
që të ndikuar edhe nga shoqëria nga rizgjimi popullor, po ju imponohet që të
kërkojnë falje publike, botës mbarë, dhe tani sipas jush, duhet ta bëjë edhe
Kisha Orthodhokse e Lindjes, Roma e Re, dhe kërkoni me ngulm që këtë “mia
kulpa” duhet ta fillojë Kryepiskopi Anastas si një primat i spikatur me zë të
fortë theologjik në Kishën Orthodhokse të Lindjes që të bëhet shembull si i
pari primat orthodhoks që kërkon falje për genocidin e Kishës Greke kundër
popullsisë çame meqenëse Kisha Greke e ka sjellë në Shqipëri. Ky eshtë
mirë, ju të krahut tjetër nuk ndjeni ndonjë faj, padrejtësi që i kanë bërë të
parët tuaj popullit shqiptar dhe qytetërimit europian? Nëse je ateist besoj se
të vret ndërgjegjja për krimet që bënë ateistët kundër besimtarëve në shekullin
e kaluar, gjoja në emër të kombit, civilizimit? Nëse je fetar musliman patjetër
që duhet të të vrasë ndërgjegjja dhe duhet të kërkosh falje publike, sipas
teje, për ato që u bënë nga pushtuesit turq dhe bashkëpunëtorëte tyre në emër
të fesë kundër të krishterëve në Shqipëri dhe në rajon për gati 500 vjet, ose
më aktualisht klerikët dhe besimtarët muslimanë të kërkojnë falje për krimet e
shtetit islamik ISIS? A të duket e drejtë kjo? Nëse ju akuzoni si fajtorë vetëm
të krishterët atëherë edhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu heroi ynë kombëtar që
luftoi për krishtërimin dhe për liri dhe që nuk pranoi vasalitet nga sulltani,
por i turpëroi duke i mundur me qëndresën heroike të popullit me shumë
dëshmorë, ose edhe kur ai dënoi Hamzanë për tradhti, ne që sot ruajtëm besimin
e krishterë si ai dhe paraardhësit tanë duhet ta quajmë atë fajtor dhe të
kërkojmë falje publike për “gabimet e tij?” Por mendoj të mos i hedhim këtij
“zjarri” benzinë, që disa kërkojnë ta ndezin në rajon dhe më gjerë duke i vënë
gishtin tjetrit dhe veten duke e quajtur të pafajshëm dhe të persekutuar.
Prandaj duhet t’i japim Çezarit atë që kërkon Çezari dhe Zotit atë që kërkon
le të flasim më konkretisht në lidhje me ju. Ju në letrën tuaj të hapur i
kërkoni Kryepiskopit Anastas që ai të kërkojë falje për genocidin kundër
popullsisë çame, viti 1914, 1944. Pavarësisht se ai nuk ka asnjë lidhje me
ngjarjen, as edhe Kisha Orthodhokse e Greqisë dhe kryepiskopët e saj që ju i
demonizoni, madje Mitropolitin e Paramithisë, Dorotheun, e tregoni të veshur si
një ushtar të EDESËS, me jatagan në dorë që bën masakër bashkë me priftërinjtë
e veshur si ushtarë, kundër popullsisë çame, më2 4 qershor 1944. Ju pretendoni
se këto janë fakte historike, por unë nuk i besoj, se ju zoti Arben jeni mësuar
të gënjeni madje dhe të shpifni jo për gjëra që kanë ndodhur shumë kohë
përpara, që si keni parë me sytë tuaj, por ju gënjeni edhe për gjëra që ndodhin
tani madje edhe në këto ditë që i shohim të gjithë. Në datën 28 nëntor ju në
shkrimin tuaj të radhës te gazeta ALBEU.com: “Mungesa e bekimit të flamurit
kombëtar në çdo 28 nëntor nga Kryepiskop Anastasi” shkruani: Në këto ditë
intelektualët orthodhoksë shqiptarë më konktaktuan për të uruar festën
kombëtare dhe në koenfidencën e komunikimit tonë i pyeta nëse vazhdon tradita
orthodhokse e dhoksologjisë së flamurit e përkthyer nga Fan Noli, me keqardhje
m’u përgjigjën se kjo bëhet vetëm në Korçë, po edhe aty peshkopi jep bekimin me
ndrojtje nga presioni që ndjen nga eprori i tij në Tiranë”. Ju e dini se kur i
shkruani këto edhe në gazetë po gënjeni me vetëdashje duke keqinformuar
opinionin publik. Dhoksologjia e Flamurit u mbajt pothuajse si çdo vit në çdo
kishë orthodhokse të Mitropolisë së Korçës, Gjirokastrës, Beratit dhe në
Kryepiskopatën e Tiranës. Por jo vetëm në ditën e flamurit, por edhe përpara
kësaj dite u organizuan takime dhe konferenca: si takimi me studentët në
Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Shën Vlash; takimi me
intelektualët në ambjentet e Kishës Katedrale, dhe në datën 29 nëntor për
arsyen e vetme që të kishte sa më shumë njerëz se ajo ditë binte e dielë,
Kryepiskopi që drejtonte Liturgjinë Hyjnore së bashku me Episkopin ndihmës
Astin dhe priftërinjtë e tjerë bënë në fund të Liturgjisë bekimin dhe
Dhoksologjinë e Flamurit, siç u bë pothuajse në çdo kishë orthodhokse. E gjitha
kjo veprimtari festive në respekt të flamurit kombëtar është e dokumentuar dhe
gjendet shumë lehtë në portalet e internetit. Por ju prapë nuk u kënaqët me
këtë dhe në vend që të kërkonit falje për akuzën e pabazë deri në shpifje ju
bëtë një tjetër gënjeshtër me një letër drejtuar redaksisë së gazetës “Dita” 30
nëntor ku citohet: “U zhvillua ceremonia në një kishë lokale, por jo në Kishën
Katedrale”. Përsëri aty citohet: “pas shkrimit tim për dhoksologjinë e flamurit
shqiptar Kryepiskopi Anastas u detyrua sot më 29 nëntor të bëjë shërbesen e
Dhoksologjisë së Flamurit në Katedralen Ngjallja e Krishtit, Tiranë, pra një
ditë me vonesë, por përsëri Anastasi dredhoi duke vendosur flamurin shqiptar në
zoti Arben ose nuk merrni vesh ose bëni sikur nuk dini: Kur kryeson Liturgjinë
Kryepiskopi çdo shërbesë bëhet me bekimin e tij nga episkopi ose priftërinjtë
dhe është njësoj sikur ta bëjë ai. Edhe sikur të ishte i vetëm Kryepiskopi pa
ndihmës dhe ta thoshte vetë të gjithë shërbesën, ju përsëri nuk do të ishit i
kënaqur dhe patjetër do të sajonit shpifjen e radhës. Kur episkopët me origjinë
shqiptare, anëtarë të Sinodit të Kishës Orthodhokse thonë Dhoksollogjinë e
Flamurit ju prapë nuk ndiheni mirë. Çfarë doni ju zoti Llalla…..? Por meqë ju e
mbani veten si patriot dhe nderoni flamurin, pse nuk ia thoni në mënyrë publike
shqiptarëve se vetëm në Kishën Orthodhokse nderohet kështu flamuri si një
shprehje nderimi, respekti të thellë, për flamurin e Gjergj Kastriotit dhe të
Arbrit, të Ismail Qemalit, të shqiptarëve që për hir të së vërtetës ka lidhje
të kërkoni ju falje, se nuk thoni të vërteten por keqinformoni opinionin publik
dhe kjo është kundër interesave të kombit, prandaj edhe Krishti që ju e
përmendni në fillim të letrës suaj të hapur thotë për të tillë njerëz si ju që
akuzoni vetëm të tjerët: “Hipokrit, hiqe më përpara trarin nga syri yt, pastaj
e Kryepiskopit mendoj se është përgjigjja më e mirë ndaj njerëzve si ju që
përparoni duke gënjyer dhe duke u gënjyer. Kryepiskopi duke qenë ikona e
shkëlqyer e Krishtit dhe një primat i madh i Kishës Orthodhokse, jo vetëm në
Shqipëri, (ky është edhe opinioni juaj që jeni të detyruar ta thoni në letrën
tuaj) vepron me heshtjen e tij si të vetmen mënyrë të mundshme, kur ju nuk doni
të dëgjoni të vërtetën dhe për shpifjet tuaja të radhës, ashtu siç veproi edhe
Zoti Jisu Krisht, duke heshtur para armiqve të tij që e akuzonin si
antikombëtar dhe shkaktar trazirash. Unë e prisha heshtjen me iniciativën time
personale, për të ndihmuar, duke të thënë në fund: Në qoftë se nuk e duron dhe
nuk e thua dot të vërtetën, më mirë është të heshtësh, ‘se uthulla e keqe prish
Nikolla Marku kërcënon si xhihadist Mitropolitin e Elbasanit, Imzot Andonin ! Nga Miron Çako ; Publikuar në 20/04/2016 Tirana Observer
para pak ditësh i Imzot Andonit si Mitropolitit i Elbasanit, Shpatit dhe
Librazhdit dhe e ringritjes së Mitropolisë atje ishte një ngjarje historike, jo
vetëm për Kishën tonë në Shqipëri, por ajo u përshëndet edhe nga të gjitha
Kishat Orthodhokse kudo në botë. Zgjedhja e Mitropolitit të ri dhe fronëzimi i
tij në kishën e re të“Shën Nikollës” në Elbasan më 17 prill, ishte në përputhje
me Statutin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ku ai u propozua për
këtë detyrë nga Këshilli Kishtar Kleriko-laik dhe u zgjodh me votim unanim nga
Sinodi i Shenjtë, më 7 prill. Ceremonia e fronëzimit të tij u krye në prani të
qindra besimtarëve të Mitropolisë si dhe të shumë besimtarëve nga i gjithë
vendi që kishin ardhur për ta uruar, në prani të KryepiskopitAnastas dhe
anëtarëve të Sinodit të Shenjtë, klerikëve, autoriteteve të larta qendrore dhe
vendore, si dhe të drejtuesve të Komuniteteve Fetare, në një atmosferë shumë
festive dhe të gëzueshme, siç i ka hije këtyre ngjarjeve të mëdha dhe të
tingujt festiv dhe ritmikë të këmbanave të kishës, që lajmëronin ardhjen e Kryebariut,
të bashkuar në harmoni me muzikën popullore të zonës, që çonte peshë njerëzit
nga gëzimi me valle rreth Kryepiskopit Anastas dhe Mitropolitit të ri Andon,
duke i uruar me fytyrë të gëzuar: për shumë vjet o Kryezot;u përpoq t’i
sfumonte më dy ditë më pas “këmbana e mortit me urimet e zishëm” të
pseudopriftit Nikolla Markut në një tjetër deklaratë plot përçartje, kërcënime
dhe vulgaritet, mbushur me vrer dhe mllef, si shumë të tilla të tij, botuar në
pse e njoh mirë kush është Nikolla Marku si dhe përmbajtjet e deklaratave të
tij, ju them sinqerisht se këtë radhë ai kaloi të gjitha parashikimet e
mundshme dhe përshtypja që të jep leximi i kësaj deklarate është sikur e ka
shkruar jo një person që luan rolin e “priftit” dhe pretendon të jetë kreu i“
kishës kombëtare shqiptare”, por i një xhihadisti ekstremist që mallkon,
shantazhin,deri në kërcënim, duke u përpjekur të mbjellë terror tek dëgjuesit
çfarë ishte ajo që “provokoi” shpërthimin e vrullshëm e të papërmbajtshëm të
përroit mllefatar dhe armiqësor të Nikolla Markut? Për ata që nuk janë të
informuar po sjell të vetmen referencë në lidhje me situatën e kishës së
zaptuar në fjalimin e tij të gjatë përshëndetjes të Mitropolitit të Elbasanit,
Hirësi Andonit, ditën e fronëzimit përpara të pranishmëve: “Pavarësisht
situatës paradoksale që vazhdon të ekzistojë në kishën historike “Lindja e
Hyjlindëses Mari” dhe të godinën pranë saj, në lagjen “Kala” të qytetit të
Elbasanit, të cilat në mënyrë të paligjshme dhe antikanonike mbahen të
zaptuara, por që me ndihmën e Zotit dhe uratat Tuaja do të rikthehen në gjirin
ju ftoj të lexoni fjalët që përdor Nikolla Markut në deklaratën e tij me
titull: “Shqiptarizmi i ortodoksisë shqiptare, nuk mund të cenohet nga banditë
me veshje prifti dhe helm shovinizmi. Kush kërkon derdhje gjaku, brenda
ortodoksisë shqiptare, do ta mbulojë gjaku i tradhtarit këmbë e kokë. Kush
kërkon përçarje brenda besimtareve të vërtetë ortodokse, do ta mbulojë përçarja
brenda shpirtit dhe mishit të kalbur që e mban në këmbë si ty Andon dhe
Janullatos. …gjaku që kërkoni të derdhni, do t’ju mbysë direkt juve, si në
shqiptarë të urtë, besimtarë apo jo, gjykoni vetë; ai ka hije të shprehet
dikush që për më tepër që pretendon të jetë “prift”, në një deklaratë publike
me tone patriotike, kundër një Hierarku të lartë Mitropolit, me shtetësi dhe kombësi
shqiptare, me një biografi të admirueshme?! Një fjalor dhe shprehje që i
ngjajnë skenarit të një filmi horror ose deklaratave të xhihadistëve
e vërtetë që Nikolla Marku shkruan në këtë mënyrë të papërgjegjshme është se ai
nuk është prift kanonik dhe askush nuk i kërkon atij llogari dha as i jep kujt
llogari për veprimet që bën dhe ato që thotë. Atë nuk e njeh asnjë Kishë
Orthodhokse dhe asnjë Kishë ose Komunitet tjetër Fetar, si në Shqipëri ashtu
edhe jashtë vendit, përveç vetvetes dhe atyre që e përdorin sa herë që ju
duhet, si tellallin e tyre. Ai reagon kështu, jo se i dhimbset Kisha dhe
Shqipëria, por vetja dhe duke përdorur veladonin e priftit si lëkurë deleje kërkon
të mashtrojë opinionin publik për qëllimet dhe interesat e tij, duke mbajtur
ende të uzurpuar padrejtësisht kishën që është njëkohësisht edhe monument
kulture dhe në përgjegjësinë e Ministrisë së Kulturës që nga viti 1995 bashkë
Marku e ka shndërruar këtë kishë në një qoske fitimprurëse, ku janë zhdukur
ikonat e vjetra, janë lyer me gëlqere dhe dëmtuar afresket, madje nuk ka aspak
gajle ta përdorë si pasarelë mode,siç ishte sakrilegji i radhës, të cilën ai jo
vetëm nuk e quante të tillë, por përqeshte protestën e Kishës Orthodhokse dhe
të përfaqësuesve të saj, duke thënë në mënyrë publike: “nuk përdhoset ikona se
del një femër me dekolte… unë i bëj thirrje gjithë rinisë shqiptare: Ejani te
atë Nikolla se e keni kishën çelë jo ditën, por edhe natën”! Madje pyetjes së
gazetares në se do të lejonte të bëheshin martesa edhe për komunitetin gay në
kishë iu përgjigj se për momentin që ekonomia nuk është e fuqishme nuk është e
mundur, por më vonë atëherë po!!! As ai vetë nuk di çfarë thotë, por që
fatkeqësisht këto veprime dhe deklarime i bën brenda një vendi të shenjtë dhe
në emër të nacionalizmit donkishotesk kërkon të mashtrojë opinionin publik për
interesat e tij personale, duke fantazuar e trilluar plane ogurzeza kundër
Shqipërisë dhe shqiptarëve, jo vetëm nga “shovinizmi grek” i Vorio-Epirit, por
tani edhe nga takimi i Papa Françeskut me Patrikun Ekumenik Bartolomeun I. Të
gjitha këto lajthitje “o tempora o mores” që po dëgjojmë sot nga goja e
NikollaMarkut, pikë së pari i bëjnë dëm vetë atij, e pastaj atyre që e kanë
vënë të thotë gjëra të tilla, duke e bërë çdo ditë e më shumë një figurë të
i bindur se po të ngjallej Imzot Theofan Noli i pari do ta qortonte Nikolla
Markun që i keqpërdorte emrin dhe i tjetërsonte kontributin për Autoqefalinë e
Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, e cila sot është ringjallur dhe lulëzuar si
deklaratën e tij ai nuk ngurron të ofendojë dhe kërcënojë edhe drejtuesit dhe
përfaqësuesit e Komuniteteve të tjera Fetare të Elbasanit, të cilët ishin të
pranishëm në ceremoninë e fronëzimit, por që në disa media u censurua për t’i
ardhur në ndihmë Nikollës, por që jo të gjitha kishin mirësinë t’ia bënin këtë
nder. Ja çfarë tha Nikolla në deklaratën e tij: “Na vjen shumë keq që, dy
përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare ishin aty, si babai i një teqeje,
ashtu dhe një përfaqësues i kishës rajonale katolike. Sa keq që i përdorën në
mënyrën më të pa besë. Turp për besimin dhe veshjen e tyre.” Çdokush mund të
nxjerrë vet konkluzionet se për cilin person jemi duke folur dhe sa i
rrezikshëm ai mund të kthehet. Por për këtë deklaratë të Nikolla Markut pres të
ketë një reagim edhe nga Komunitetet e tjera Fetare, pasi nuk mendoj se ata do
e shikon dhe po e ndjen se shumë shpejt kisha e “Kalasë” që ai e mban të
uzurpuar do t’i rikthehet Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë sipas
Marrëveshjes që shteti ka bërë me Kishën Orthodhokse, ashtu si edhe me
Komunitetet e tjera Fetare, bashkë me godinën e Mitropolisë, e cila me vendim
gjyqësor dhe titull ekzekutiv i është kthyer Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë. Këtu edhe një herë është rasti që Shteti shqiptar përmes
organizmave të tij ligjor dhe ekzekutiv të kryejë funksionet e tij për të
garantuar të drejtën themelore të lirisë së besimit dhe të pronës, të cilat i
janë cenuar haptas Kishës Orthodhokse, shqetësim që është pasqyruar çdo vit në
raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të organizmave të tjerë
besimtar dhe përgjegjës i katekizmit i bëj thirrje NikollaM arkut që të heq
dorë nga qëndrimi i tij i gabuar dhe i dënueshëm, të reflektojë dhe të marrë
guximin të thotë: gabova, dhe të lirojë kishën me vullnetin e tij, pa qenë
nevoja ta detyrojnë ligji dhe organet zbatuese. Në një periudhë kur po i
afrohemi Javës së Madhe dhe festës së Pashkës kur kujtojmë që Krishti vuajti
për mëkatarët, i Cili “nuk do humbjen e mëkatarit, por që të kthehet e të
jetojë gjatë”. Ndryshe i kujtoj edhe një herë ato çfarë ka thënë Shën Joan
Gojarti në lidhje me ata që ndajnë dhe dëmtojnë Kishën, trupin e Krishtit:
“sikur edhe gjak martiri të japë dikush që ndan Kishën, por nuk pendohet, ky
mëkat nuk i falet as në këtë jetë as në përjetësi”. Si njerëz të gjithë jemi të
vdekshëm dhe kalimtarë në këtë botë, prandaj duhet të jetojmë me frikë Perëndie
dhe pendesë, pasi Kisha, që është trupi i Krishtit,është e pavdekshme dhe e
pacenueshme. Vetë Zoti tha: “sikur portat e ferrit të hapen, Kisha ime do të
14 Shkurti, dita e shën Valentinit, një festë e deformuar ! Nga Miron Çako
shkurti ose Shën Valentini, për çdo vit e më tepër po bëhet një ditë festive
për të “dashuruarit” jo vetëm në Europën Perëndimore, nga ku e ka zanafillën
kjo festë në shekullin e XV, por nëpërmjet mesazhit “rozë” që përcjell dhe
marketingut që e shoqëron gjithnjë e më shumë, shën Valentini po festohet në
çdo cep të globit, madje fshehtas festohet edhe në vende ekstremiste, me një
kulturë hermetike që e ndalojnë me ligj, duke e parë si sakrilegj për besimin e
tyre ose ndikim i moralit perëndimor. Këtë ditë ka rekorde në blerjen dhe
shkëmbimin e dhuratave midis të dashuruarve p.sh. në përgjithësi femrat, gratë
Verona të Italisë në ballkonin e Zhuljetës dërgohen 1000 letra dashurie. Atë ditë
bëhen afërsisht 220 mijë propozime për martesë dhe blihen rreth 110 milion
ditëve para festimit të shën Valentinit, pra një bum përshëndetjesh dhe
dhuratash. Po kush është shën Valentini dhe çfarë ka bërë ai që të
‘’dashuruarit ‘’ në të gjithë planetin e duan kaq shumë, sa dikush i lutet që
të bekojë dashurinë e tyre, të tjerë e shikojnë si fatsjellës ose si
sinaksarët e Kishës së Lindjes dhe të Perëndimit përmenden shumë shenjtorë me
emrin shën Valentin dhe nuk mund të thuhet me saktësi se kujt shenjtori i
përket kjo traditë si mbrojtës i të dashuruarve. Peshkopi Dhimitër i Institutit
Orthodhoks të Kërkimeve “NEË. HMP. SHIRE. SHBA’’, shprehet se shën Valentini
ishte një prift në Romën e viteve 270 pas Krishtit. Kohë kur Kisha e krishterë
ishte duke pësuar persekutime të mëdha. Krishterimi në atë kohë shikohej si një
degjenerimin pagan deri në perversion të cilët pasionet e ulëta njerëzore i
kishin bërë idhuj dhe vendosur nëpër tempuj, në të cilat kryheshin orgji
seksuale të “shenjta” me prostitutat “priftëresha’’ si një akt bashkimi me
Valentini në këtë kohë shërbente si prift dhe detyra e tij ishte të dëshmonte
të vërtetën dhe moralin e krishterë dhe të kryente rite fetare të cilat
ushtarëve duke thënë se burrat e martuar nuk ishin ushtarë të mirë, por qëllimi
i tij ishte që t’i mbante ushtarët të lidhur mbas vetes dhe luftërave. Shën
ushtarëve duke i kujtuar fjalët e Zotit në lidhje me martesën si e krijuar nga
Zoti psh: “Zoti tha: Njeriu nuk është mirë të rrijë vetëm, do t’i bëj një
braktisë babanë dhe nënën e tij, do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jetë
arrestua nga autoritetet romake dhe u dënua me vdekje si shkelës i ligjit. Ai
e krishterë duke dashur Zotin mbi gjithçka. Shprehja “nga Valentini yt”
përdorur në atë letër është bërë e njohur edhe sot dhe përdoret në kartolinat
që ndahen në këtë ditë. Mbi varrin e shenjtorit, Xhulia mbolli një filizë
bajame ngjyrë rozë. Sipas kësaj historie, pemët rozë të bajameve janë bërë
këtyre të dhënave, autenticiteti i tyre mbetet për t’u diskutuar sepse siç
thamë ka disa shenjtorë me emrin shën Valentin, që nderohen si në Kishën
Orthodhokse ashtu edhe në atë Romano-Katolike. Por performanca e sotme e këtij
shënjtori si mbrojtës i dashurisë dhe i martesës vjen nga Komuniteti Anglikan
në Britani dhe i ka fillesat në kohën e romantiçizmit mesjetar të shekullit XV.
bësh Valentinin tënd’’. Nga Britania festa e shën Valentinit kaloi në Amerikë
numri i atyre në botë arriti deri në 1 miliard dhe në fillim të mijëvjeçarit të
për dërgimin e mesazheve të dashurisë dhe miqësisë. Miliona njerëz sot përdorin
mjete dixhitale si p.sh kartolinat elektronike për shën Valentin. Kështu ,
atmosfere romantike diçka anormale po ndodh, besoj se sikur shën Valentini të
shfaqej, do t’i thoshte disa të “dashuruarve’’, ç’lidhje ka emri dhe dita ime
me juve? Këtu e kam fjalën për të gjithë ata që e shikojnë këtë ditë për të
përligjur çdo lidhje erotike amorale që bie ndesh me moralin e shën Valentinit
që ishte një prift i krishterë që bekonte dashurinë (agapin ) në martesë,
sipas Zotit dhe jo seksin (erosin) jashtë martese, ose kurorëshkeljen
përcaktohen si mëkate të vdekshme që e ndajnë besimtarin nga Krishti dhe Kisha.
Mos flasim këtu për lidhje erotike si poligamia (martesa me shumë partnerë )
ose poliamore (dashuri të shumta në të njëjtën kohë) ose homoseksuale
(marrëdhënie me të njëjtin seks), biseksuale (tërheqje dhe marrëdhënie me të dy
ose zoofilia (marrëdhënia me kafshët)etj. Për të tilla fenomene të
kundërshton dhe është i pa negociushëm, pavarësisht se mund të shfaqet edhe
mëkatare, që është në armiqësi me Perëndinë. Në Shkrimin e Shenjtë thuhet
qartë; “ mos u gënjeni;as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës,
as të zhburrëruarit, as homoseksualët … as përqeshësit … nuk do të trashëgojnë
nuk urren dhe diskriminon, personin njerëzor, por vesin, të keqen, që ai bën
shërojë çdo sëmundje dhe deformim të njeriut duke i dhënë atij rilindje dhe
thotë përsëri: “Dhe të tillë ishit disa nga ju, por u latë, u shenjtëruat, u
shfajësuat në emër të Zotit Jisu dhe me anë të Frymës së Perëndisë sonë” (I
krishterët me moralin tuaj të prapambetur dhe të ndrydhur, njeriu derisa është
vrull seksual ai patjetër duhet ta shfrytëzojë sipas rastit që i shfaqet. Dhe
sipas këtij këndvështrimi ‘modern’ po të kemi parasysh psikoanalizën e
fiksuar universale të njerëzimit, ky justifikim për erotikën pa fre, bëhet edhe
më “shkencor’’. Frojdi pa një lidhje të ngushtë mes seksit dhe fesë, siç thamë
duke e quajtur këtë të fundit si formë universale të neurozës që shoqërohet me
pavarësisht se kjo teori pati një përkrahje masive nga bashkëkohësit e tij, sot
kjo tezë e Frojdit nuk quhet aspak shkencore por hipotezë. Shumë autorë post
Frojdian me mendje të kthjellët, e kanë kundërshtuar Frojdin si p.sh Karl
seksualiteti është vetëm një nga instiktet jetësore”, vetëm një prej
dhe psikolog arriti në përfundimet e tij shkencore të kundërt mes Frojdit duke
u mungonte një dimension fetar në jetën e tyre. Jungu besonte se çdo njeri ka
nevojë të qenësishme për Perëndinë dhe një kapacitet, për ta përmbushur këtë
nevojë. Qendra kërkimore prestigjioze (Halister Hardy) në Kolegjin e
përjetimin fetar të cilat tregojnë, se ata që kanë një dimension fetar në jetën
e Frojdit e kundërshtojnë bindshëm vetpërmbajtja e vullnetshme për shekuj e
shumë njerëzve që zgjodhën të mos kenë aktivitet seksual në jetën e tyre për
t’iu kushtuar plotësisht Zotit ose shkencës dhe një gjëje, më të lartë se
instikti seksual. Këta njerëz me mendje të kthjellët dhanë dhe japin një
n.q.s ka raste devijimi të betimit të tyre duke u rrëzuar në imoralitet, këto
janë raste të veçanta dhe mëkate personale të dënueshme nga Kanonet e Kishës
dhe në asnjë mënyrë nuk mund të absolutizohen dhe të bëhen masa e gjykimit
kolektiv, për të gjithë ata që mbeten të virgjër deri në fund të jetës. Por
këtë teori të Frojdit e kundërshtojnë dhe jetët e miliona njerëzve që ndryshuan
moralin e tyre kur u takuan me Krishtin ose me besimin e krishterë,
prandaj dhe Krishti quhej me ironi nga armiqtë e tij si miku (i prostitutave
dhe i doganierëve). Por mbi të gjitha veprimi i vetë Frojdit për të nxjerrë
gruan e tij nga shtëpia, për të pasur lidhje incesti me motrën e tij, tregojnë
neurotike. Po t’i shtojmë këtij fiksimi neurotik, pra “ libidos”
(energjia seksuale promotor tek njeriu), statistikat me shifra alarmuese se
çfarë ndodh kur vrulli seksual, lihet i lirë, gjendja është serioze madje
e frikshme dhe na tregon se shoqëria njerëzore po shket drejt një humnere,
Angli më shumë se 35 gra raportojnë në polici çdo ditë se përjetojnë abuzime
ose përdhunime. Sipas Deily Mail në total janë regjistruar 22 mijë përdhunime
duke pasur një rritje prej 29 % vetëm në një vit. Këto përdhunime janë
kryesisht mbi vajzat, gratë, djem, burra dhe ka një rritje 2 herë më shumë se
një dekadë më përpara. SHBA është vendi i parë në botë për rastet e
përdhunimeve, 91 % të të përdhunuarve janë femra dhe 9 % janë meshkuj dhe po të
vende të zhvilluara ekonomikisht dhe të arsimuara si: Amerika, Franca, Kanadaja,
psikologjikisht ose fizikisht dhe gjithsej çdo vit 293 mijë akte dhune. Në
47 % të rasteve të përdhunimeve vijnë nga miqtë e njohur të viktimës, 44
% e viktimave janë nën moshën 18 vjeç deri në 12 vjeç. Brenda përdhunimeve janë
dhe këtu flasim vetëm për ato që janë denoncuar në polici. Kjo mospërmbajtje
seksuale edhe brenda ambjentit familjar, ka bërë që disa vende të Europës, si
Franca, Spanja dhe Portugalia të lejojnë incestet midis të rriturve. Nga viti
2000 deri në 2015 martesat brenda një gjinie janë lejuar në shumë vende të
Europës siç ishte edhe vendi i fundit në listë Greqia që i lejoi me ligj këto
këndvështrimit të krishterë kjo situatë tregon një nivel shqetësues për vetë
frikshëm nga një qenie psikosomatike (shpirt-trup) vetëm në atë të mishit
(epsh). Ky është momenti më i keq për një brez dhe qytetërimin e tij, mund të
themi që është pika e vdekjes, momenti kur vetë Zoti krijues nuk merret më me
përmbytjes në kohën e Noes, Zoti tha: “Fryma ime nuk do të hahet gjithmonë
me njeriun, sepse në shthurjen e tij ai nuk është veçse mish” (Zan 6.3). Në
këtë gjendje, njeriu rrezikon të kthehet në një kafshë instiktive, pa intelekt,
ligjeve natyrale të bashkëjetesës, që as kafshët nuk mund t’i bëjnë sepse ato
ecin sipas disa instikteve të koduara. Për këtë arsye natyra ngrihet me
katastrofa kundër njeriut, si një qortim se ai po prish ligjin natyror, por
edhe njeriu kundër njeriut sepse dëshira e pangopur për kënaqësi epshi, kërkon
shfrytëzim të të tjerëve me anë të ligjeve, ironikisht edhe fetare (trajtimi i
një të ardhme të pasigurtë për të nesërmen, duke pyetur, mos jemi brezi i
por edhe me ata që mëkatojnë jashtë martese, siç thuhet “vajzat tuaja
bëjnë kurvëri ndërsa gratë tuaja bëjnë kurorëshkelje” (Oseja. 4: 13). Ky
është një mëkat që po i rëndon këtij brezi dhe që ka pasoja të dukshme kundër
vet trupit të njeriut, siç thuhet, “çdo mëkat që bën njeriu është jashtë trupit
të tij, kurse ai që bën kurvëri ai bën mëkat në trupin e vet” (1 Kor. 6: 18).
Ky mëkat lë gjurmë në fytyrën e njeriut dhe humbet bukuria dhe freskia, prandaj
gjitha ky mëkat sjell edhe vetë vdekjen e trupit. Sot numri i të infektuarve me
2013 në botë numërohen 35 milion të infektuar me HIV, që siç dimë përhapet
nga një marrëdhënie seksuale e pa kontrolluar me shumë partnerë, as
përdorimi i kontraceptiveve nuk po e parandalon përhapjen e këtij virusi, se ky
virus, është pasojë e mëkatit dhe “paga e mëkatit është vdekja”( Rom. 6: 23 ).
Ky mëkat është shkaktari i parë i vrasjes së 125 mijë foshnjave çdo ditë
dhe 40-50 milion në një vit, me anë të abortit, në glob. Ky është një
përçarjes dhe shumë konflikteve duke përfunduar dhe në vrasje. Në Shqipëri
kishte 9 divorce dhe në vitin 2015 në 100 martesa ka 18 divorce. Vetëm në vitin
2014 kemi 4240 divorce, që në shumicën e rasteve vijnë se midis çiftit hyn një
person i tretë dhe kështu fillon lufta midis burrit dhe gruas me viktima
Historia e njerëzimit ka vërtetuar se për shkak të këtyre mëkateve seksuale
Noes, Sodomës dhe Gomorës, Egjiptian, Babilonez, Grekë, Romakë, Bizantinë,
Pavli apostulli i kombeve tërheq vëmendjen: “Shkatërroni pra epshet tuaja që
janë mbi tokë, kurvërinë, ndyrësinë, pasionet, dëshirat e këqija dhe lakminë,
që është idhujtari. Për shkak të këtyre zemërimi i Perëndisë vjen përmbi bijtë
mëkat bëhet sot me shumicë dhe shtohet në mënyrë progresive sepse gjithnjë e më
për të gjitha moshat. Statistikat thonë se në Hollivud, (qëndra më e madhe e
prodhimit të filmit në notë), 30% të filmave janë të inspiruar me dhunë dhe 70%
me seks. Sipas Institutit Shqiptar të Medias: në një studim të KKRT-së për
respektimin e normave etiko-morale nga transmetuesit TV, dilte se rreth 90% e
të anketuarve mendohet se teprohet me dhunën dhe seksin në ekranet televizive.
Komunikimi vulgar, dhuna dhe skenat e tepruara erotike në ekranet tona,
përcillen edhe në ato grup-mosha, që me ligj duhet të mbrohen prej tyre dhe si
përdorim gjithnjë e më të madh, pavarësisht masave parandaluese dhe rreziqet që
ato shfaqin. Ushqime të modifikuara gjenetikisht me hormone të cilat ndikojnë
në një pjekje seksuale të shpejtë që nuk korrespondon me formimin mendor tek
figurativ, letërsi, muzikë, kërcim që vihen në shërbim të nxitjes dhe shthurjes
seksuale dhe një nxitje e madhe është edhe veshja provokuese,(seksi). Por mund
të themi sot një ndikim të madh për shthurje seksuale, ka edhe familja moderne
kaluarës, që sot nuk kanë më asnjë vlerë morale, dhe nuk përbëjnë kriter vlerësimi
për individin, familjen, shoqërinë në përgjithësi dhe njerëzit që përpiqen të
bëjnë një jetë të pastër moralisht qesëndisen si të prapambetur dhe jashtë
mbasi i dëgjojmë të gjitha këto dikush mund të thotë dhe të kundërshtojë, pse
murgjër do të bëhemi të gjithë? Jo. Pavarësisht se jeta murgjërore është një
seksual sepse nuk do të shtohet më. Jo, të gjithë mund të jetojnë të virgjër
ashtu siç thotë edhe Shën Pavli: “do të doja të gjithë njerëzit të ishin si unë
(të virgjër) por secili ka dhuratën e vet nga Perëndia,njëri kështu e tjetri
ashtu”(I Kor. 6:7- 8). “Për shkak të kurvërisë secili të ketë gruan e vet dhe
dhuratë e Zotit krijuar dhe dhënë njeriut për qëllime të larta, ashtu si thuhet
në Zanafillë: “Perëndia e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet, e
pushtojeni botën” (Zan. 21:28). Pra, seksualiteti ju dha njeriut si nevojë
fiziologjike siç është ajo e të ngrënit dhe të pirit që nuk janë vetëm për
kënaqësi, por për rritje dhe zhvillim, kështu edhe seksualiteti u dha për ta
si krijues bashkëpunon me çiftin njerëzor për rikrijimin dhe shtimin e racës
njerëzore. Keqpërdorimi i kësaj dhurate kur ajo kthehet në idhull si një qëllim
në vetvete dhe kryhet pa bekimin e Perëndisë, bëhet instrument i mëkatit, i
mësimit të Kishës Orthodhokse lidhjet seksuale janë të shenjta dhe të pastra
vetëm brenda bashkëjetesës në martesë e cila bekohet në Kishë nga Krishti.
të ndaluara dhe jo të bekuara. Akti seksual në martesën e bekuar sjell fryte
dhe lindje fëmijësh dhe vetë Kisha lutet për një shtrat martesor të panjollë,
për lindje fëmijësh dhe për çdo bekim tokësor dhe shpirtëror që i nevojitet
përjetshëm dhe vazhdon edhe mbas vdekjes fizike në Mbretërinë e Zotit.
Megjithatë akti seksual i dashurisë nuk kufizohet vetëm në lindjen e fëmijëve.
Ai ekziston edhe për bashkim në dashuri dhe ndërtim të ndërsjelltë, të atyre që
janë të martuar, prandaj edhe thuhet: “Burri lë nënën dhe babanë e vet,
të ketë secili gruan e vet dhe secila grua burrin e vet, burri le të kryejë
detyrën martesore ndaj saj, por edhe ashtu gruaja ndaj burri” (I Kor 7.3).
kënaqësi egoiste, por për tjetrin në një përmbushje të vazhdueshme që nga dy
bëhen një mish në një bashkim të përsosur dhe të përjetshëm. Kjo dashuri e
sinqertë përmbushet në Krishtin që është Dhëndri i shpirtit besimtar dhe në
Kishë, me anë të misterit të martesës. Por siç thotë edhe Shën Joan Gojarti
e vërtetë është e pranishme dhe çiftet janë dhënë njëri tjetrit përjetësisht me
A ekziston jeta pas vdekjes?
kjo dhuratë, që çdo qenie i krijuar dhe veçanërisht ajo njerëzore, të cilën e
merr nga paraardhësit e tyre, është gjëja më e vlefshme dhe e paçmuar brenda
kohës dhe hapësirës, në këtë shtëpi të përbashkët që e quajmë bota jona.
Konceptet për jetën janë të ndryshme, por në thelb ato thonë të njëjtat gjëra.
Sipas fjalorit të gjuhës shqipe; jeta është veti thelbësore e qenieve te
gjalla, që lindin, zhvillohen, ndryshojnë dhe vdesin. Ose jetë quhet koha se sa
jeton një qenie e gjallë, koha nga lindja deri në vdekje. Në këto formulime për
fjalën (jetë), dallohet shumë qartë se jeta në këtë botë ka një fillim, që
quhet lindje dhe një fund që e quajmë vdekje, për të parën gëzojmë të gjithë,
përveç atij që lindi (ose nuk e ndjejmë ose nuk e mbajmë mend atë dite); për të
dytën – vdekjen, hidhërohen të gjithë, të afërm dhe miq së bashku me atë që po
që si koncept do të thotë; ndalimi i veprimtarisë jetësore të organizmit të
njeriut, jo vetëm që nga emri të tremb, por është borxhi dhe armiku më i
madh i njeriut. Ashtu siç uji për zjarrin, që kërkon ta shuajë shkëlqimin dhe
krenarinë e tij, kështu është edhe vdekja, që i shuan të gjitha gëzimet,
lavdinë e jetës dhe i gropos në një varr të errët. Këtë gjë e thotë të
përmbledhur një himn i vjetër kishtar i shekullit VIII-të: “Kotësi janë gjithë
gjërat njerëzore, që s’qëndrojnë pas vdekjes; nuk mbetet pasuria, nuk vete pas
lavdia, se me të ardhur vdekja, këto të gjitha zhduken…(Shërbesa e
varrimit). Ne njerëzit jemi mësuar me këtë paradoks të vetë jetës, pra “lindim,
zakonshme si një ligj natyral, që ne nuk mund ta kundërshtojmë, duke bërë edhe
indiferentin ose moskokëçarësin siç thuhet rëndomtë: “le të bëhet ç’të bëhet, se
për të vdekur kemi”. Por kur vetë vdekja na afrohet dhe dëgjojmë hapat e saj të
frikshme të bashkuara me ankthin e tik-takut të fundit të zemrës, sa mizore dhe
e padrejtë na duket ajo, për ne dhe për të afërmit tanë dhe sa e pa kuptueshme
dhe e kotë na duket vetë jeta në këtë botë. Ata që mendojnë në këtë mënyrë për
vdekjen, përpiqen sa të kenë mundësi dhe kohë të thithin deri në palcë
kënaqësitë e jetës me çdo çmim sipas parimit materialist “të hamë sot, se nesër
do të vdesim”. Por ky konceptim i jetës dhe vdekjes, pavarësisht se na duket i
logjikshëm, i patjetërsueshëm dhe fatalist, nuk është i vetmi për të gjithë
njerëzit në çdo kohë. Disa nuk e shikojnë vdekjen si fundin e jetës por si
prologun (fillimim) e një vazhdim jete më cilësore me një tjetër dimension,
lind pyetja kureshtare: Kush erdhi nga jeta tjetër që të na e tregojë dhe ta
ka pasur shumë raste të tilla, që njerëzit e kanë parë dhe treguar për atë, por
që të mos biem në spekullime, le të përmendim disa fakte që janë
gjithë njerëzit pavarësisht se e pranojnë vdekjen si fenomen, nuk e duan atë,
vetëm n.q.s kanë rënë në dëshpërim ose kanë humbur arsyen. Kjo tregon se vdekja
nuk është diçka natyrale, si çdo instikt dhe nevojë e jetës, si ushqimi,
riprodhimi, gjumi, etj. Njerëzit e ndjejnë dhe e duan pavdekësinë dhe kacafyten
me vdekjen për ta mundur atë me çdo mënyrë. Për shëmbull disa të pasur kanë
investuar për këtë gjë, duke paguar shuma të mëdha dhe kanë lënë trupat e tyre
“agjensive” që i mbajnë këto trupa në gjendje të ngrirë që kur të shpiket ilaçi
i pavdekësisë të mund të ringjallen përsëri. Revista “Times” pretendon se
“pas 35 vjetësh njeriu do të arrijë të jetë i pavdekshëm” kjo me anën e
teknologjisë kompjuterike dhe manipulimin në kodin gjenetike. E gjithë kjo
antipati dhe kundërshti për vdekjen dhe me vdekjen, tregon se njeriu e aspiron
pavdekësinë dhe kërkon atë që ekziston jetën e përjetshme dhe nuk mund ta
kërkojë atë që nuk ekziston siç është vdekja, e cila nuk është ekzistencë në
tjetër fakt është kulti i të vdekurve i cili vjen që nga lashtësia, qytetërimi
primitiv e deri tek ai i sotëm modern. Varrimi i kufomës së njeriut të vdekur
ishte i shoqëruar me rite ceremoniale së bashku me mjete simbolike të cilat
tregonin bindshëm se njerëzit, që kishin mbetur gjallë, besonin se i vdekuri
nuk kishte humbur si qënie, por kishte kaluar në një tjetër dimension, në botën
e të vdekurve. Kaq e sigurtë ishte kjo gjë, saqë në varret e të vdekurve
vendoseshin ushqime, objekte, monedha, që sipas besimit të tyre, i duheshin të
vdekurit për botën tjetër. Kjo traditë gjendet pothuajse në të gjithë botën, po
ashtu edhe në vendin tonë. Të vdekurit i vendosnin në gojë një monedhë për të
paguar urën që do të kalojnë për në botën tjetër. Bashkë me kufomën ata fusnin
në varre sende të ndryshme, të cilat i kishte përdorur i vdekuri kur ka qenë
gjallë si vegla pune, armë, ushqime, një shpresë e besimit se shpirti i të
vdekurit jeton. Varrezat në lashtësi ishin të ndërtuara me gurë dhe themele të
forta si (tuma, piramidat etj), ndryshe nga shtëpitë e jetës së përditshme të
ndërtuara më mjete rrethanore. Kjo tregon se njerëzit besonin se jeta e
tanishme është e përkohshme dhe nuk ia vlen të bësh shumë investime, kurse ajo
përtej varrit është e përjetshme që ia vlen të investohet seriozisht. Gjithë
përvojën, diturinë, artin, kulturën e tyre për ta transmetuar për në jetën e
përjetshme, nëpërmjet shpirtit të të vdekurit. Varrezat tregojnë shkallën e
qytetërimit të tyre. Por edhe në kohën e sotme, ku u përhapën idetë ateiste dhe
pragmatiste, përsëri investimi për varrezat madhështore nuk është zbehur, sepse
njerëzit “modern” pavarësisht se nuk mund të besojnë në jetën përtej varrit, e
kanë të vështirë të shkëputen nga të afërmit dhe të pranojnë faktin se ata janë
kthyer në hiç dhe nuk ekzistojnë më. Kjo gjë tregon se në subkoshiencën e çdo
tjetër fakt janë ëndrrat që të gjithë njerëzit i kanë parë. Ëndrrat përcaktohen
si një varg idesh, parafytyrimesh dhe emocionesh të palidhura, që shfaqen në
mendjen e njeriut ose një ndërlidhje e ngjarjeve imagjinare, personave, në të
cilat ai që fle paraqitet si zgjuar. Sipas psikologëve ëndrra është një gjendje
ndërmjet koshiencës dhe subkoshiencës. Gjatë gjumit trupi fle dhe të pesë
shqisat pushojnë, të parit, të shijuarit, të dëgjuarit, të nuhaturit dhe të
prekurit. Ndërsa pjesa tjetër e organizmit vazhdon funksionimin. Në qoftë se
pranojmë se njeriu është vetëm trup dhe ai fle atëherë çfarë është e gjallë
brenda njeriut që bën të mundur që ai të ëndërrojë? Por njeriu nuk është vetëm
trup (send), por ai është shpirt dhe nga ana shpirtërore vullneti fle, ndërsa
vetëdija dhe mendja qëndrojnë zgjuar. Meqenëse vullneti mungon, vetëdija dhe
mendimet krijojnë situata që kurrë nuk i menduam dhe jetuam në botën reale. Për
ëndërrat ka folur edhe psikiatri i dëgjuar Zigmund Frojdi, i cili i
konsideronte ëndrrat si valvul sigurimi, në të cilat dëshirat e pandërgjegjshme
mund të kamuflohen në simbole dhe të ruajnë gjumin. Sipas tij ëndrrat përbëjnë
rrugën mbretërore drejt kuptimit të nxitjeve të pandërgjegjshme të sjelljeve.
Ai i shpjegonte ëndrrat me një përfundim erotik deri në inçest. Teoricienët
bashkëkohorë besojnë se ëndrrat janë pasojë të ngjarjeve të rastësishme nervore
dhe doktor Francis Krik (nobelist) thotë, se gjumi REM (koha e gjumit 20 %,
pothuajse të gjithë muskujt paralizohen, sytë lëvizin dhe ëndrrat shfaqen)
ripërtërin koren e trurit duke pastruar qarqet dhe shërben si një mekanizëm mësimi
i anasjelltë, “ëndërrojmë që të harrojmë.” Pra sipas këtij koncepti ne mund t’i
konsiderojmë ëndrrat thjesht si një shkarkes fiziologjike të trurit. Por ky
vetëm është një mendim nihilist (mohues) dhe fyes i çdo ëndrre, që ka parë
njeriu që nga lashtësia, të cilat kanë kuptim dhe mesazhe të sakta që vijnë nga
një botë tjetër. Njerëzit e lashtë besonin se ëndrrat e natës përbëjnë mesazhe
të fuqishme të mbinatyrshme të perëndive drejtuar njerëzve sidomos ëndrrat e
mbretërve. Në lashtësi ishte përhapur mendimi se ëndrra është mjeti me të cilën
perënditë komunikonin me njerëzit. Homeri tek Iliada 1:63 thotë: “Çdo gjë që
sheh në ëndërr është nga Perëndia”. Në Bibël libri më i përkthyer në botë, i
shkruar prej një hapësire 1600 vjeçare, nga njerëz të frymëzuar me status,
kulturë dhe vende të ndryshme, na përmenden shumë ëndrra me anë të të cilave
Perëndia bëri të njohur vullnetin e Tij tek njerëzit. Nuk do të dilte koha t’i
përmendim këto ëndrra, si ajo e Faraonit të Egjiptit që e interpretoi Josifi i
drejtë (Zan. 37:5); ose e mbretit Babilonas Nabukodonosorit e interpretuar nga
profeti Daniel (Dan. 2); ose në Dhjatën e Re, ëndrra e Josifit vlesorit (Math.
1:20) e magëve (astrologë) (Math. 2:12), etj. Të gjitha këto u vërtetuan në
realitet se ishin mesazhe të qarta dhe të sakta që vinin nga një tjetër botë
ajo shpirtërore dhe u realizuan në këtë botë materiale. Gjithashtu secili prej
nesh ose të afërmit tanë ka parë në ëndërr realitete që nuk janë të kësaj bote
dhe mbi të gjitha njerëz të afërm që kishin jetuar në këtë botë, por vdiqën, të
cilët shfaqen në ëndërr me pamje dhe zërin e tyre dhe iu bëjnë të ditur atyre
që ëndërrojnë fakte, ngjarje që ndodhin saktësisht në realitet. Këtu patjetër
ka edhe spekullime që vijnë nga forcat e errëta djallëzore, ose dhe nga vetë
personi që ëndërron, por jo të gjitha janë të tilla. Prandaj ëndrrat e vërteta
shpirtërore. Ëndrrat tregojnë se shpirti i njeriut ndjen dhe jeton përtej
gjumit, ashtu sikundër përtej vdekjes. Në fund të fundit gjumi është një vdekje
e vogël, një përngjasim dhe ikonë e vdekjes dhe zgjimi një shëmbëllesë e
ngjalljes. Prandaj për besimtarin vdekja quhet fjetje dhe varrezat qimitir,
(fjetore). Kështu në komunikimin e besimtarëve nuk thuhet vdiq për njeriun, por
disa eksperienca mbinatyrore, që ju ndodhin disa njerëzve të cilët janë në prag
të vdekjes. Këtë na e bëjnë të ditur të afërmit e tyre që iu rrinë pranë, ose
siç thuhet i përgjojnë në çastet e fundit. Ata që janë duke dhënë shpirt thonë;
se janë të rrethuar nga njerëz të afërm që kanë vdekur dhe i ftojnë në botën
tjetër. Ose për rastet kur njerëzit, kanë pësuar një vdekje klinike dhe mbasi
rikthehen në jetën normale tregojnë se panë një tjetër dimension të jetës dhe
takuan njerëz të afërm. Madje shprehen se do të ishte më mirë për ata të mos
ktheheshin, sepse atje në botën tjetër ishte më mirë se këtu në tokë, njerëzit
ishin më të dashur dhe gjërat ishin më perfekte. Kjo iu ka ndodhur edhe
të tjerë njerëz që lidhen me botën e shpirtrave me anë të ritualeve dhe
formulave magjike. Këta quhen mediumë që thërresin “shpirtrat”, të cilët
shfaqen me zë dhe figurë të personit që ka vdekur, por pavarësisht faktit, kjo
është një praktikë spekullative dhe një shfaqje demonësh të cilët marrin formën
dhe zërin e personave të vdekur dhe kështu gënjejnë të afërmit e tyre, sepse
shpirtrat nuk mund të qarkullojnë lirshëm, ata janë të vendosur në vende të
caktuara dhe nuk mund të lëvizin pa lejen e Perëndisë që është Zot i të
botë sipas gazetës Telegraf “sot ka mbi 7 miliardë banorë, vetëm 1.1 miliardë
janë ateistë, të cilët nuk besojnë në ekzistencën e jetës pas vdekjes. Kurse të
tjerët pavarësisht këndvështrimit të besimit, besojnë se ka një jetë tjetër pas
vdekjes. Fetë monoteiste krishtërimi, islami, judaizmi besojnë se pas vdekjes
shpirti jeton dhe gjykohet nga Zoti, duke u vendosur pranë Perëndisë në gëzim
të përjetshëm dhe ky vënd quhet parajsë (ose xhenet), ose shkon në ferr
(xhehenem) dhe vuan përjetësisht bashkë me djallin dhe demonët. Fetë lindore
budizmi, hinduizmi, taoizmi etj. kanë një tjetër teori mbi jetën e shpirtit
mbas vdekjes. Eshtë ajo e rimishërimit, (rikarnacion, metansarkosi). Kjo teori
thotë, se mbas vdekjes së trupit, shpirti i njeriut hyn në një trup tjetër
njeriu ose kafshe. Kështu shpirti i nënshtrohet një rrethi të pafund lindjesh
dhe vdekjesh që përsëriten si një mundim i vazhdueshëm derisa të arrihet
përsosmëria. Kjo teori është e lashtë, vjen nga fetë pagane të Babilonisë,
përveç këtyre fakteve që na vijnë nga perceptimi shpirtëror dhe filozofik të
jetës mbas vdekjes, le të përmendim edhe një fakt që vjen nga vetë shkenca
sipas teorisë materialiste të Antonie Lavoisier (shek.XVIII) se “asgjë nuk
zhduket, por transformohet”. Le të përmendim shkenctarin e shekullit XXI Robert
Lanca ekspert i teknologjisë së avancuar i qelizave embrionale, ai thotë:
“Vdekja nuk është akti final… është e vërtetë që trupat janë të përcaktuar që
të asgjesohen një ditë, ndjenja e jetës… Kush jam unë? Në të vërtetë një fontan
me energji prej 20 vatësh dhe pikërisht kjo energji e kontrollon trurin, mirëpo
kjo energji nuk zhduket pas vdekjes. Njëra nga aksiomat më të besueshme të
shkencës është se ajo energji kurrë nuk vdes. Ajo as nuk mund të krijohet, as
gjitha këto argumente të cilat janë sa subjektive, filozofike, fetare dhe
shkencore na tregojnë se vdekja nuk është një fund, por një fillim i një tjetër
çfarë është vdekja? Vetë shkenca e mjekësisë që studion proçesin e vdekjes
thotë se vdekje është: “plakja qelizore, që është një proçes kompleks me shumë
shkaqe dhe përsa i përket zbulimit me detaje në imtësi të proçesit të vdekjes
apo pikës së nisjes së saj, asnjë shkencëtar apo mjek nuk ka arritur deri më
sot të gjejë një fakt shkencor të vërtetuar të tregojë pse ndodh vdekja. Pra,
ajo është përtej ekzaminimit dhe arsyetimit tonë, është një mister i
i Kishës Orthodhokse për vdekjen, është se Perëndia Krijues nuk e krijoi
vdekjen, por ajo erdhi si një aksident në jetën e njeriut. Njeriu u krijua
sipas ikonës së Perëndisë me potencialin për të qenë i pavdekshëm, por ai pësoi
vdekjen shpirtërore dhe pastaj fizike kur shkeli porosinë që Zoti i tha: “Mos
ha nga pema e së mirës dhe e së keqes sepse ditën që do të hash prej saj ke për
të vdekur me siguri. (Zan. 1:17) Ja çfarë thotë urtësia e Solomonit: “Perëndia
nuk e krijoi vdekjen, dhe nuk kënaqet në shkatërrimin e të gjallëve, sepse
vdekja është rezultat i mëkatit fillestar, ajo është fitorja përfundimtare e
djallit, rezultat i aktivitetit të tij shkatërrimtar, si njerivrasës që nga
fillimi. Trupi i njeriut mund të kishte ndryshuar edhe evoluar gjatë periudhave
të mëdha të kohës, por ai nuk do ishte ndarë nga shpirti i tij për t’u kthyer
në dhè. Dhe vetë shpirti i njeriut nuk do të kishte humbur pushtetin e tij mbi
beson se njeriu është i përbërë nga dy natyra shpirt edhe trup.
Ashtu siç na thuhet, në Bibël; “Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri
i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete dhe njeriu u bë një qënie e
gjallë” (Zanafilla: 2.7). Njeriu nuk është vetëm trup ose e kundërta vetëm
shpirt, sepse njeriu përbëhet nga uniteti i mistershëm i këtyre dy natyrave
fizike dhe shpirtërore. Trupi pa shpirtin është kufomë dhe shpirti pa
trupin është fantazëm. Mësimi i Kishës ka qenë gjithmonë se njeriu i plotë
është uniteti i shpirtit me trupin. Megjithëse trupi është pjesë përbërëse e
njeriut dhe i përbërë nga dheu (kripëra minerale, si kalium (K), natrium (Na),
hekur (Fe) azot (N) fosfor (P)kalcium (Ca) magnesium (Mg), etj) ai është një
“send” ose instrument dhe banesë e shpirtit që është vetë personi, (uni
njerëzor). Shpirti si fjalë vjen nga hebraishtja “ruah”, në
greqishten e vjetër “psyche” dhe ne latinisht “anima” që do të thotë “frymë”
një qënie e gjallë që lëviz veçanërisht për sa i përket funksioneve mendore
edhe mbas vdekjes së trupit. Shpirti është një substancë jomateriale dhe
përbëhet nga mendimi, vullneti, dëshira. Ai është i padukshëm për sytë fizik
ashtu siç janë të padukshme dhe energjitë e tij, dashuria, urrejtja,
përdëllimi, lakmia, por që bëhen të dukshme nëpërmjet xhesteve dhe veprimeve të
trupit. Shpirti është ai që i jep jetë trupit, pa atë trupi është i vdekur.
Shpirti jeton pa trupin, sepse është qenie e gjallë, ndërsa trupi kalbet pa
shpirtin. Shën Agustini, filozof, shek. IV-V thotë: “se shpirti është substancë
e arsyeshme e aftë që të drejtojë trupin. Shpirti është burimi i parë i jetës,
ai nuk ka natyrë trupore, por është të qenët e trupit”. Shën Kozmai i
Kolkondasit shek. XVII thotë për shpirtin: “shpirti është njeriu, shpirti është
ai që shikon, dëgjon, flet, ecën dhe mëson”. Filozofi Rëne Dekart shek. XVI
thotë: “shpirti është një substancë shpirtërore të cilën e ka krijuar Zoti dhe
të japim edhe një shembull të thjeshtë nga jeta e përditshme sot. Trupin mund
ta konsiderojmë si një makinë perfekte që lëviz kur ka brenda saj shoferin
(shpirtin). Kur shoferi del nga makina ajo mbetet e palëvizur, pavarësisht
ndërtimit dhe fuksionit të saj mekanik dhe elektrik. E njëjta gjë ndodh edhe me
vdekjen kur shpirti largohet nga trupi. Trupi mbetet i palëvizshëm, pavarsisht
se ai ka formën dhe përmbajtjen e mëparshme. Lidhja dhe bashkëpunimi ndërmjet
shpirtit dhe trupit ndërpritet me vdekjen, që nuk është e natyrshme, prandaj
është e dhimbshme ndarja e shpirtit nga trupi, si një shqyerje. Shpirti i cili
del nga trupi, paraqitet përpara Perëndisë që është Krijuesi i shpirtit dhe
gjykatësi i tij, kurse trupi shkon nën dhè, se nga dheu u mor. Shpirti që është
të nëntë dhe të dyzetë mbas ditës së vdekjes. Në këto ditë të krishterët e
kujtojnë shpirtin e të fjeturit me shërbesa fetare, me lëmosha, me bamirësi, me
falje borxhesh ose armiqsh. Të gjitha këto veprime i atribohen dhe i kalojnë në
llogari shpirtit të të fjeturit, i cili pret të gjykohet në peshoren e drejtë
të Zotit. Shpirti nuk mund të rregullojë më gjërat e lëna përgjysëm në këtë
botë dhe për këtë e ndihmojnë të afërmit e tij. Këtë kuptim kanë lutjet dhe
përkujtimoret që ne bëjmë për të fjeturit (vdekurit) përshpirtjet. Edhe të fjeturit
na ndihmojnë ne të gjallët me lutjet e tyre tek Zoti. Kështu si të gjallët dhe
të vdekurit bashkohen dhe ndihmojnë njëri tjetrin me, dhe në Krishtin, që është
Zoti i jetës dhe vdekjes i të gjallëve dhe i të vdekurve. Shkrimtari rus Makar
Glukharev (1792-1887) në një letër drejtuar një miku të tij në zi për vdekjen e
gruas i thotë: “Në Krishtin ne jetojmë, lëvizim dhe ekzistojmë. Të gjallë e të
vdekur, të gjithë jemi në të. Do të ishte më e drejtë të themi: ‘të gjithë jemi
të gjallë në të dhe nuk ka vdekje.’ Perëndia nuk është Perëndi i të vdekurve,
por i të gjallëve… Dhe tani ju jetoni së bashku, vetëm se ajo ka shkuar në një
sepse ajo është si një portë që hapet për të shkuar te Zoti që ai e ka besuar
dhe i ka shërbyer gjatë gjithë jetës. Vdekja nuk mund t’i ndajë njerëzit që e
duan njëri-tjetrin, ashtu siç nuk i ndan distanca në këtë botë, kur njerëzit
rrinë larg njëri-tjetrit. Ajo e shton mallin e pritjes për t’u ritakuar
përsëri. Sepse ndarja e shpirtit nga trupi nuk do të jetë e përjetshme. Të
krishterët orthodhoksë besojnë se do kemi ngjalljen e të vdekurve, ribashkimin
e trupit me shpirtin ashtu siç u ngjall i pari ndër të vdekurit Krishti, i cili
si Biri i Zotit dhe Biri i njeriut e mundi vdekjen në emer të gjithë njerëzimit
me vdekjen dhe ringjalljen e Tij. Ai do të vijë në ditën e fundit të botës që
të gjykojë të gjithë njerëzit me shpirt dhe me trup, duke asgjësuar
përfundimisht armikun e fundit të njeriut që është vdekja, siç thotë apostull
Pavli: “Ja po ju them një mister: të gjithë nuk do të vdesin, por të gjithë do
të shndërrohemi në një çast sa hap e mbyll sytë, nën tingullin e borisë së
fundit, sepse do të bjerë boria e të vdekurit, do të ringjallen të paprishëm
dhe ne do të shndërrohemi, sepse kjo prishje duhet të veshë mosprishjen dhe e
vdekshmja të veshë pavdeksinë…atëherë do të realizohet fjala që është shkuar:
vdekja u përpi nga fitorja, o vdekje ku është gjëmba jote…por falenderojmë
Perëndinë që na jep fitoren me anë të Zotit tonë Jisu Krisht.(1 Korinthasve:
A ka prova sot që tregojnë ekzistencën e Perëndisë ? Nga Miron Çako
bashkudhëtar antagonist (të kundërt), deri në ditën e fundit të njerëzimit. Të
dyja këto energji mendore ekzistojnë brenda çdo njeriu të arsyeshëm dhe bëjnë
një luftë për jetë a vdekje me njëri-tjetrin edhe kur duken sikur kanë vendosur
paqe me njëri-tjetrin dhe këtë mund ta quajmë periudha e indiferencës për temën
e besimit. Kjo paqe e rreme nuk zgjat shumë, përsëri besimi dhe dyshimi kacafyten
me njëri-tjetrin në psiqikën tonë deri sa njëri të triumfojë, besimi ose
nga vetvetja i gjithë pushtetshmi, i gjithë dituri, i gjithi mirësi dhe dashuri
dhe i kudo ndodhur është i mistershëm, i fshehtë, i pa dukshëm dhe i pa
prekshëm për shqisat tona fizike dhe racionale. Njeriu duke qenë një qenie
psikosomatike (shpirt–trup) ose metafizike (përtej fizikes) nuk pranon
informacion vetëm nga ajo që ai shikon dhe prek me shqisa fizike, por ai edhe
mendon për objektin ose dhe fenomenin, pse ndodhi? Kush e solli? Kush e krijoi?
Dhe mendimi i cili nuk është material kapërcen kufijtë e fizikës dhe kalon tek
metafizika, shpirtërorja tek e padukshmja, tek inteligjenca superiore, tek
Zoti. Por meqenëse Zoti nuk shikohet me sy fizik mendimit i hyn dyshimi
materialist si një krimb që konsumon pa mëshirë dhe nëqoftëse ky dyshim lihet i
lirë të veproj, atëherë mendimi rrëzohet, nga shpirtërorja në atë fizike
shqisore dhe njeriu del në përfundim pragmatist se meqenëse Zoti nuk shihet dhe
nuk preket, Ai nuk mund të ekzistoj. Por a është ky një konkluzion intelektual
filozof, studiues, artistë, shkencëtarë, kanë dalë në këtë përfundim se Zoti
meqenëse nuk shihet dhe preket, Ai nuk ekziston dhe e quajnë veten me mburrje,
ateistë (të jesh kundër Perëndisë). Ata injorojnë, fyejnë si të prapambetur një
tjetër grup njerëzish qe quhen besimtarë, të cilët nuk janë më pak inteligjent
dhe të aftë, por ndryshe nga ateistët besojnë se Perëndia pavarësisht se është
i padukshëm Ai ekziston përjetësisht dhe na jep prova të ekzistencës së tij nga
vetvetja, nëpërmjet fenomeneve, natyrore dhe të mbinatyrshme. Këtu e kam fjalën
për shkencëtarë, matematicienë si Ajshtajni, astronom si Kepler, shkrimtar si
Gëte, Dostojefski, etj. Këta sëbashku thonë “Ajo që mund të njihet prej
Perëndisë është bërë e dukshme ndër ta sepse Perëndia u ka shfaqur atyre. Në
fakt cilësitë e tij të padukshme fuqia e tij e përjetshme dhe Hyjnia e tij duke
qenë e dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës shihet qarte” (Romakët
1-19-20). Një besimtar me emrin David i cili ishte mbret shkruan 3000 vjet
përpara, “Tha i marri në zemrën e vet nuk ka Perëndi” (psalmi). Madje për këtë
frazë të Biblës është bërë dhe një dialog që ka mbetur në kujtesë të historisë
midis një shkrimtari bolshevik ateist Ditëro dhe Patriarkun e kishës së madhe
Ruse, të shenjtërisë së tij Tihonit. Në një nga takimet që organizonin me bujë
ateistët bolshevikë, shkrimtari Ditëro, përballet me Patriarkun Tihon dhe i
thotë me mburrje: “Çfarë do të thuash tani për Perëndinë, ekziston akoma?”
Patriarku u përgjigj me shumë urtësi “Asgjë më shumë se çfarë tha Davidi
tremijë vjet përpara “ Tha i marri në zemrën e vet se nuk ka Perëndi”. Ditëroi
u përgjigj me ironi “Kjo është diçka e vjetër, na thuaj diçka të re”, “po” i
tha Patriarku, “Ka diçka të re, në kohën e Davidit i marri e mbante të fshehtë
ndërmjet ateistëve dhe besimtarëve se kjo është një histori e gjatë që do të
vazhdoj deri në fund të njerëzimit, por po i rikthehem pyetjes “A ka prova sot,
mund ta prekim dhe ekzaminojmë të gjithë, nga njeriu i thjeshtë deri tek
shume vende te botes, bëhet një shërbesë e veçantë brenda në kishë ose në vende
publike; e rëndësishme është që të ekzistojë elementi i ujit i cili është një
kryq mund të jetë një kryq i florinjtë, i argjendtë, i drunjtë dhe mbasi bëjnë
një lutje duke i thirrur Perëndisë Triadik të padukshëm të dërgoi Hirin e
Shpirtit të Shenjtë ashtu siç ndodhi kur u pagëzua Krishti në lumin Jordan
”Atëherë erdhi Jisui nga Galileja në Jordan te Joani, për t’u pagëzuar nga ai
dhe Jisui sapo u pagëzua, doli nga uji dhe ja qiejt u hapën dhe ai pa Frymën e
Perëndisë duke zbritur si një pëllumb e duke ardhur mbi Të dhe ja një zë nga
qielli që tha; “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur”(Mat 3
“Në Jordan kur pagëzoheshe o Zot falja e Trinisë u shfaq”… Mbas këtij momenti uji
bekohet, shenjtërohet dhe me të spërkaten besimtarët dhe e marin në shtëpi,
duke spërkatur shtëpitë dhe objektet që ata përdorin që edhe ato të
shenjtërohen. Ata që kanë ardhur deri këtu duke lexuar me durim, mund të thonë
ku është prova që ekziston Perëndia, as e pamë Atë, as dëgjuam zërin e Tij, as
ndonjë Pëllumb, siç zbriti mbi Krishtin nuk pamë, uji ishte, uji mbeti. Por
këtu duhet të ndalojmë dhe mos të nxitohemi të japim përfundime naive, sikur
këto janë disa ceremoni të sajuara nga kisha për të krijuar festa për argëtim
etj. Ose si ateistët që shkojnë më larg duke thënë se feja është si opiumi që i
mashtron njerëzit me iluzione. Vërtet uji është, por me një ndryshim të madh
nga pjesa tjetër e ujërave të cilët nuk u bekuan. Uji i bekuar nuk prishet, nuk
qelbet siç bëhet me ujin kur ai ri në një vend i mbyllur dhe pa qarkulluar. Uji
që bekohet në 6 Janar nga Perëndia me lutjet e klerikëve Orthodhoks nuk prishet
gjatë gjithë vitit dhe përtej vitit dhe po ju siguroj se nëqoftëse është i
mbyllur në një enë dhe nuk avullon, ai mbetet i tillë deri në fund të kohës.
Këtë gjë ju mund ta provoni shumë thjeshtë mund të kontaktoni me një besimtar orthodhoks
dhe ai do t’ju tregoj në mënyrë konkrete ujin e bekuar që e mban për gjithë
vitin në shtëpinë e tij të paprishur dhe mund ta konsumoj pa problem, nuk ka as
erë të keqe as hidhërim. Dikush mund të thotë, këtu mund të ketë ndonjë trill
nga priftërinjtë për ti mashtruar njerëzit. Kam dëgjuar se në kohën e ateizmit
komunist në propagandën kundër fesë u nxorr një kundër argument gjoja shkencor
për të përgënjeshtruar shenjtërimin e ujërave. Ata thonin se priftërinjtë
hedhin në ujë një kryq prej argjendi duke e lënë aty për gjithë natën edhe
argjendi sipas tyre lëshonte në ujë disa molekula që nuk e lejon ujin që të prishet,
por kjo akuzë bie shpejt poshtë dhe nuk i reziston dot logjikës së ftohtë, që
arsyeton sipas fakteve, kokëforte p.sh, kur në ujë hidhet një kryq prej druri
ose kur hidhet në një lume ku uji rrjedh ose në një liqen të madh ku sasia e
ujit është e pamasë, si mund të shpjegohet përsëri se uji që është marr nga
këto vende nuk prishet. Por pse duhet të harxhojmë kohën duke pyetur të tjerët
çdo kush mund ta provoj vet të shkoj dhe të marri ujin e bekuar në kishë dhe ta
mbaj për gjatë gjithë vitit dhe vet ai do të shikoj me sytë e tij se uji i
bekuar në kishën Orthodhokse nuk prishet. Sot me zhvillimin e teknologjisë
është bërë e mundur ekzaminimi shkencor i përbërjes të elementeve kimik siç
është edhe uji dhe mund të ekzaminohet përbërja e ujit të bekuar, por rezultati
përsëri do të jetë kokëfortë formula H2O nuk ndryshon dhe nuk gjenden përbërës
të tjerë kimik që nuk e lejojnë prishjen e ujit. Disa thonë se priftërinjtë i
hedhin kripë ujit që të mos prishet,kjo mund të ndodh, por jo në kishën
Orthodhokse dhe nga priftërinjtë e saj. Atëherë çfarë e shkakton fenomenin e
shohim dhe ekzaminojmë por një veprim i Perëndisë së padukshëm, që na jep një
shenjë të dukshme që ne të mund të besojmë se Ai ekziston. Në këtë rast na
ndodh si një të verbri i cili nuk mund të shikojë dot diellin, por kur ndien
nxehtësinë e rrezeve të tij ai beson se dielli ka dale dhe ai ekziston.
Domethënia e kësaj mrekullie është shumë e madhe dhe do të na duheshin shumë
faqe për ta sqaruar, por më lejoni t’ju them shumë shkurt për ata që janë të
interesuar çfarë ndodh në mënyrë të padukshme tek uji i bekuar. Perëndia i
padukshëm krijoi qiellin edhe dheun prej katër elementësh uji, zjarr, ajër dhe
mbasi e stolisi qiellin edhe dheun me gishtërinjtë e dorës së tij për 7 ditë në
fund krijoi njeriun sipas ikonës së Tij dhe në ngjashmëri me Të e vendosi si
një mbret në këtë mbretëri tokësore, që ta punoj dhe ta ruaj. Në fillim çdo gjë
ishte harmonike dhe e përsosur qielli dhe natyra, çdo gjë ishte e papritshme
dhe vetë njeriu ishte i pavdekshëm, por gjithçka në natyrë pësoi korruptim
prishje dhe vetë njeriu u bë i vdekshëm nga zilia e djallit e një engjëlli të
rënë nga parajsa qiellore për shkak të krenarisë i cili pati zili dhe smirë për
krijimin e ri të Zotit, në mënyrë të veçantë për njeriun që ishte i krijuar
sipas ikonës se Perëndisë dhe në ngjashmëri me të. Djalli që quhet babai i
gënjeshtrës, i gënjeu njerëzit që të shkelin ligjin e Perëndisë, që ju tha në
Eden “Mos hani nga pema e të mirës dhe të keqes se ditën që do të hash prej saj
ai i tha të kundërtën nëqoftëse ju do të hani “Ju s’keni për të vdekur
aspak; por Perëndia e di që ditën që do të hani sytë tuaj do të hapen dhe do të
jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen” (Zbulesa 3 4-5).
Njeriu u gënjye e hëngri frutin e ndaluar me dëshirë rebele të bëhej Perëndi pa
Perëndi, ai vërtet e mësoi të mirën që është Perëndia dhe të keqen që është
djalli, por nuk mbeti i pavdekshëm dhe për shkak të mëkatit të njeriut e gjithë
natyra që u bë për njeriun ra në prishje në sundimin e djallit, princin e kësaj
ujra, duke i infektuar ato me prishjen e tij, kështu ujrat u korruptuan dhe
nëpërmjet tyre i gjithë krijimi i cili ra në kotësi kontradikta dhe prishje
ashtu siç edhe e shohim sot dhe ngaqë disa njerëz nuk e dinë këtë të vërtetë,
bëjnë fajtor krijuesin Zotin, si shkaktar të çrregullimit në natyrë dhe midis
njerëzve. Por Perëndia i dashurisë nuk e braktisi njeriun dhe krijimin në
kthehrat e të ligut. Ai në kohën e caktuar, dërgoi Fjalën dhe Birin e Tij të
vetëmlindur para gjithë jetëve, me anën e të Cilit u bënë të gjitha,dhe beri
njeri prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari, Jisu Krishtin, që lindi
në Bethlehem të Judesë dhe në moshën 30 vjeçe u pagëzua në ujërat e Jordanit,
për të shënjtëruar me Tërë shënjtërinë e tij Hyjnore, natyrën e ujrave, për të
shkatërruar foletë e demonëve që banojnë në ujra dhe duke i dhënë ujit shënjtërinë,
Hirin e Shpirtit të Shënjtë e bënë atë mjet për larjen e mëkateve të njerëzve
Orthodhokse bëhet e njëjta shërbesë e shenjtërimit të madh të ujit si ajo e 6
janarit. Zoti nëpërmjet kishës Orthodhokse, duke na dhënë këtë provë, pra ujin
e bekuar që nuk prishet, është duke na treguar, se si ka qenë krijesa dhe
njeriu në fillim para rënies, si u restaurua ajo dhe njerizimi mbas rënies ne
mëkat,me Krishtin vdekjen dhe ngjalljen e Ti, sepse pagëzim që do të thotë
zhytje në ujë, është tregues i vdekjes dhe i ngjalljes së Krishtit dhe i kujtdo
që pagëzohet në emër të Krishtit siç thuhet, “Po a nuk e dini se ne që u
pagëzuam në Jisu Krishtin,u pagëzuam me vdekjen e tij? ”(Rrom 6; 3). Të
pagëzuarit i falen të gjitha mëkatet, nga gjaku i Krishtit, vishet me Krishtin
dhe jeton me Atë pavdekësinë. “Tani nëse vdiqëm me Krishtin, ne besojmë
gjithashtu që do jetojmë me Të, duke ditur se Krishti që u ringjall prej së
vdekurish, nuk vdes më; vdekja s’ka më pushtet mbi të” (Rrom 6 8;9). Uji i
bekuar, me mos prishjen e tij na tregon që tani, si do të jetë, krijesa dhe
njerëzimi në ardhjen e dytë të lavdëruar të Krishtit si Perëndi -Njeri, për të
bëjë gjyqin e drejtë në ditën e fundit të botës, djallin dhe demonët bashkë me
vdekjen do ti çojë në humbje; në ferrin e përjetshëm, do të ringjallë të
vdekurit duke bërë gjyq të drejtë mbi gjithë njerëzit, ata që kanë besuar dhe
kanë bërë mirë në ringjallje jete,kurse të pabesët dhe mëkatarët në ringjallje
mundimi. Dhe mbas kësaj do të rikrijojë qiell dhe tokë të re të paprishme, ku
Zoti do të jetë i gjithi në të gjitha dhe do të jetojnë në të përjetësisht të
drejtët dhe mëkatarët e penduar. Njerëzimi e ka para syve pavdekësinë dhe mund
ta shohë ta prek ta shijoj që tani. Mund të themi me siguri se uji i bekuar
është ilaçi i pavdekësisë që aq shumë njerëzit e dëshirojnë, është tregues i
pagëzimit me ujë dhe Frymë të Shenjtë, si e vetmja mënyrë që njeriu të fitoj
jetën e përjetshme të mbretërisë së Perëndisë, siç tha Jisui, (një njeriu)
Nikodemit “në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga
Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë. Ç’ka lindur nga mishi është
mish; por ç’ka lindur nga Fryma është frymë”(Joani 3 5,6). Të gjithë këtë
doktrinë të krishterë na i tregon kjo e kremte e 6 Janarit, Theofania ( shfaqja
e Perëndisë) dhe uji i bekuar, kjo provë që e mbajmë në dorë e kungojmë dhe e
Zoti na mirëkupton për këtë gjë. Ashtu si edhe Shën Thomai dyshoi për ngjalljen
e Krishtit dhe tha “Po nuk i pashë në duart e tij shenjat e gozhdëve dhe nuk e
vura gishtin tim në shenjat e gozhdëve dhe dorën time në brinjën e Tij unë nuk besoj”,
por kur Krishti iu shfaq Thomait dhe e lejoi të prekë shenjat e gozhdëve në
duart e Tij dhe të vërë dorën në brinjët e Tij, atëherë Thomai mbasi i preku
besoi, iu largua dyshimi dhe tha “Zoti im dhe Perëndia im” dhe Zoti Krisht i
tha me qortim “Sepse më ke parë Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë
dhe kanë besuar ”(Joani 22 29). Kështu edhe ne kur të shohim dhe prekim këto
prova të largojmë dyshimin dhe të besojmë se Zoti ekziston dhe është më afër,
Atdhedashuria në këndvështrimin e krishterë ! Nga Miron Çako
festat e Pavarësisë dhe e Çlirimit, të gjithë që quhemi dhe jemi shqiptarë me
origjinë dhe shtetësi, patjetër që na vë në kujtesë retrospektive për të gjithë
ata që kontribuan dhe sakrifikuan gjatë të gjithë shekujve për të na lënë si
trashëgimi një atdhe, Shqipërinë tonë të dashur, ku ne së bashku me kombet e
tjera të kemi një vend në këtë planet, për ta gëzuar jetën, për tu shtuar dhe
vepruar me punë të mira, për të mirën e të gjithëve si trashëgimi dhe frymëzim
flasin për atdheun veçanërisht këto ditë festash Nëntori, por jo të gjithë e
kanë të qartë se çdo të thotë atdhe dhe atdhedashuri, disa me mentalitet turme
e ngatërrojnë atdheun dhe atdhedashurinë me nacionalizmin e cila është cilësuar
cilët mbasi nuk kanë me çfarë t’i gënjejnë turmat përdorin kartën e fundit të
“bixhozit” të tyre aventuresk në kurriz të popullit dhe popujve, të cilët të
mashtruar derdhin shumë gjak të pafajshëm paditur, pakuptuar se po përjetësojnë
tu referohesh, por mendoj se libri më i saktë ku të gjithë njerëzit mund t’i
referohemi është Bibla. Një librari librash i shkurtuar në një hapësirë kohore
prej 1500 vitesh, që u shkruajt nga njerëz të shenjtë të frymëzuar nga
Perëndia, i cili si krijues dhe Zoti i historisë njerëzore në ka treguar
fundit të botës. I gjithë njerëzimi vjen nga AND-ja e një njeriu të parë i
quajtur Adam (Zan. kap. 2) prandaj në thelb të gjithë njerëzit dhe popujt që
përbëjnë kombet kanë të përbashkët njerishmërinë, kështu që vllazërimi midis
njerëzore. Por armiqësia midis njerëzve erdhi për shkak të zilisë së djallit
njeri-vrasësi që nga fillimi (Zan kap 3) i cili mbasi ndau njeriun nga Perëndia
krijuesin e tij, shtiu armiqësi midis fëmijëve të tij( Adamit) duke qenë shkaku
i vëllavrasjes së parë të Kainit kundër Abelit (Zan. kap 4) kjo fillimi i çdo
vëllavrasje midis popujve dhe kombeve fatkeqësisht do vazhdojë deri në ditën e
fundit të botës. Bibla vazhdon dhe na tregon se njerëzimi u shthur aq shumë në
urrejteje midis njeri-tjetrit sa toka u mbush me dhunë dhe Perëndia u pendua që
përpara Perëndisë dhe Perëndia e shpëtoi atë dhe familjen e tij nga katastrofa
e përmbytjes që erdhi mbi gjithë botën dhe i zhduku të gjithë mëkatarët e
mbasi e bekoi Noen dhe tokën për shkak të tij i tha: “Qofshi frytdhënës,
shumëzojuni dhe mbusheni tokën” (Zan 9 1). Njeriu në atë kohë fliste një gjuhë
dhe ishte një popull dhe qëndronte në një vend dhe ata vendosën të ndërtojnë
një kull me tulla e cila do të ngjitet deri në qiell: “O burra, të ndërtojmë
për vete një qytet dhe një kullë maja e së cilës të arrijë deri në qiell, dhe
t`i bëjmë një emër vetes që të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut”.(Zan 11
4) Kjo kullë shprehje e egoizmit njerëzor, një tjetër mashtrim i djallit, që ta
kundërvër përsëri njeriun kundër Perëndisë, nuk u pranua nga Zoti “Dhe Zoti
tha: “Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe
kjo është ajo që ata filluan të bëjnë; tani asgjë nuk ka për t`i penguar ata të
përfundojnë atë që kanë ndërmend të bëjnë. O burra, të zbresim pra atje poshtë
dhe të ngatërrojmë gjuhën e tyre, në mënyrë që njëri të mos kuptojë të folurën
e tjetrit”. Kështu Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut dhe ata pushuan së
ndërtuari qytetin. Prandaj këtij vendi iu dha emri i Babelit, sepse Zoti aty
ngatërroi gjuhën e tërë dheut dhe i shpërndau mbi tërë faqen e dheut.”( Zan 6
11 6-9) Kjo është koha dhe moment kur u krijuan kombet me gjuhët dhe territoret
sipas Biblës, vërtet i ndau kombet sipas gjuhëve si ndëshkim për egoizmin e
tyre të përbashkët, por Ai në planin e Tij dëshironte që t’i bashkonte përsëri
historia e popullit të Zotit nis me shpërnguljen e Abrahamit 2000-vjet pr. Kr.
të cilit Perëndia i shfaqet dhe i thotë “Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e
tu dhe nga shtëpia e babait tënd dhe shko në vendin që do ta tregoj. Unë prej
teje do të bëj një komb të madh … tek ti do të të jenë të bekuara tërë familjet
e tokës.(Zan 12 1-3). Sipas Biblës vërtet Perëndia e mbajti premtimin e
Abrahamit, që prej tij do krijohej një popull i Zotit, populli i Izraelit i
cili u vendos përfundimisht mbas 400-vjetësh i udhëhequr nga Moisiu në tokën,
premtuar Abrahamit, sot Palestina. Jo vetëm toka e popullit të Izraelit është
dhuratë e Perëndisë ku Zoti duhet të lavdërohet, por çdo tokë është po ashtu
një dhuratë e Perëndisë për çdo popull nën qiell, vend ku ai të jetojë jetën,
duke lavdëruar Zotin Krijues ashtu siç shkruhet “Lavdëroni Zotin prej qiejve…ju
mbretër të tokës dhe popuj të gjithë”.( Psalmi 148). Sipas planit të Perëndisë
për t’i vëllazëruar të gjithë kombet dhe popujt dhe sipas premtimit që ju dha
Abrahamit, atit të shumë kombeve, se “në të do bekohen të gjitha familjet e
përmbush koha, dërgoi Birin e Tij të cilin e bëri Bir Njeriu prej Virgjëreshës
Krishti i cili për të treguar që është plotësisht njeri si ne, të vendosur në
i Tij nuk qe një vend çfarëdo, por toka e Perëndisë që i ishte dhënë si
trashëgim popullit të vet. Ai e ka dashur këtë atdhe me të gjithë fuqinë e
zemrës së Tij, sa nuk pushoi së bëri mirë mbi të gjithë bashkëkombësit me
fuqinë dhe të vërtetën e Perëndisë. Por në mënyrë paradoksale populli i Tij nuk
e priti dhe e përbuzi duke e quajtur të pavlefshëm dhe armik të kombit, sepse
vërtet izraelitët prisnin Mesian (Krishtin), por të mashtruar nga egoizmi i
tyre dhe urrejtja për kombet e tjera prisnin një Krisht nacionalist,
kur Ai nuk pranoi për tu bërë mbreti i tyre tokësor ata thanë “Ç’na duhet ky,
le ta vrasim” duke e kryqëzuar me anën e romakëve. Prandaj dhe Krishti duke i
ditur të gjitha përfundimet e nacionalizmit hebre, që mohuan dhe do vrisnin
Zotin dhe Mbretin e tyre, vajton për kryeqytetin e Izraelit, Jerusalemin, duke
thënë: “Dhe kur ai po afrohej, e pa qytetin dhe qau mbi të, duke thënë: “Oh,
sikur ti, pikërisht ti, të njihje të paktën në ditën tënde ato që janë te
nevojshme për paqen tënde! Por tashti ato janë të fshehura për sytë e tu. Sepse
përmbi ty do të vijnë ditë kur armiqtë e tu do të të qarkojnë me ledh, do të të
rrethojnë dhe do të të zënë nga të gjitha anët. Dhe do të të rrëzojnë përtokë
ty dhe bijtë e tu në ty; dhe s`do të lënë në ty gur mbi gur, sepse ti nuk e ke
njohur kohën kur je vizituar.” (Luka 17 41 -44) Profecia e Krishtit u realizua
udhëhequr nga gjenerali Titus rrethuan dhe pushtuan Jerusalemin duke bërë
masakër mbi popullin, nga qyteti dhe tempulli nuk mbeti gur mbi gur. Që nga ky
moment Izraeli pushoi si komb dhe tokën e tij e shkelën kombet derisa të
nëpërmjet kryqëzimit dhe ngjalljes së Tij krijoi në vetvete Adamin e ri dhe
nëpërmjet tij do të krijohet një popull i ri të mbledhur nga të gjithë kombet
ku të gjithë do të jenë të vëllazëruar dhe në paqe midis tyre. Vendi ku është e
mundur kjo gjë është Kisha e Krishtit, e cila u themelua në ditën e
Pendikostisë, pesëdhjetë ditë mbas ngjalljes, kur Shpirti i Shenjtë zbriti mbi
nxënësit e Krishtit të cilët i frymëzoi për t’i folur turmës në gjuhë të
ndryshme të Jerusalem nga gjithë kombet, duke i bashkuar në predikimin e të
vërtetës së Krishtit, si Zoti shpëtimtari i gjithë njerëzimit. Gjuhët e folura
nga apostujt ishin e kundërta e gjuhëve të Babelit, sepse ato i ndan kombet,
por ato gjuhë që thonin të vërtetën e Krishtit i bashkuan kombet nën Princin e
paqes, ashtu si thotë dhe apostulli i kombeve Pavli: “…ishit në atë kohë pa
Krishtin, të huaj në qytetarinë e Izraelit dhe të huaj për besëlidhjen e
premtimit, pa pasur shpresë dhe duke qenë pa Perëndi në botë. Por tani, në
Krishtin Jisu, ju që dikur ishit larg, u afruat me anë të gjakut të Krishtit.
Ai në fakt, është paqja jonë, ai që ka bërë nga të dy popujt një dhe ka shembur
murin e ndarjes, duke e prishur armiqësinë në mishin e tij, ligjin e
urdhërimeve të përftuar nga porosi, për të krijuar në vetvete nga dy, një njeri
të ri, duke bërë paqen,”(Efes 2 ;12-15). Pavarësisht se njerëzit nga të gjitha
kombet janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen në Krishtin pjesë e popullit të ri të
Zotit, përsëri Kisha, trupi i Krishtit dhe shtylla e së vërtetë; i mëson ata si
qytetarë të përgjegjshëm dhe ikona të Krishtit, kudo që të jenë shpërndarë , ta
duan atdheun e tyre. Dashuria për atdheun do të mbetet për ta gjithonë një
detyrë si vazhdimësi e dashurisë familjare për të kontribuar dhe për ta
mbrojtur atë nga armiqtë e jashtëm. Por të krishterët janë të vetëdijshëm se
Kisha në tokë është ikona e Jerusalemit qiellor (Galat 2; 26) bijtë e së cilës
jemi ne të krishterët siç ishin Izraelitët bijët e Jerusalemit tokësor. Dhe
atje lart ne kemi të drejtën tonë të qytetarsië së përjetëshme. “Sepse
qytetaria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jisu
pasur këtë vizion biblik për atdheun, të krishterët janë dhe duhet të jenë
atdhedashës, shprehje kjo e dashurisë së tyre për Zotin që ju dha një vend mbi
këtë tokë për ta dhe njerëzit e tyre dhe kurrë ata nuk mund të jenë
nacionalist, për të mbivlerësuar kombin e tyre dhe përjashtuar kombet e tjera,
sepse atëherë ata nuk mund të jenë të krishterë dhe pjesë e kishës së Krishtit,
që është një Kishë në të gjithë botën e cila i përqafon të gjithë njerëzit me
dashurinë dhe të vërtetën e Krishtit, pa dallim race, gjuhe dhe kombi duke i
bërë ata në çdo kohë dhe vend një popull i ri Zotit. Ky popull i krishterë i
nderon dhe i përkujton me shërbesa fetare të Kishës Orthodhokse të gjithë ata
që ranë për fe dhe për atdhe në çdo vend shprehje e dashurisë sublime për Zotin
dhe të afërmin. Kjo është arsyeja që të krishterët orthodhoksë dhe atdhedashës
në ditën e Pavarësisë mblidhen në Kishë bashkë më fëmijët e tyre në adhurim dhe
falenderim ndaj Zotit në Liturgjinë Hyjnore dhe më pas në dhoksollogjinë e
Flamurit, simboli i unitetit të kombit tonë. Bashkë me klerin përpara flamurit
në mes të Kishës ata i luten Zotit: “O Zot që bekon dhe shenjtëron, Ti bekoje
flamurin tonë dhe shpëtoje shtetin dhe poullin tonë nga çdo rrezik dhe
shtrëngesë dhe drejtoje në udhën e dritës, të lirisë dhe të përparimit, nën
hijen tënde dhe vlerësona që ne të pavyerit ta kremtojmë këtë ditë të
lavdëruar, shëndet dhe ditë të gjata këtu dhe kudo se Ti je Perëndi
mëshirëplotë dhe njeridashës dhe Ty ta drejtojmë Lavdinë, Atit dhe Birit edhe
Çfarë brezi po rrisim për të nesërmen?
jesh prind është gjë shumë e bukur dhe madhështore. Njeriu ripërsërit vetveten,
transmeton përvojën dhe përjetëson ADN-ën e tij. Dhe për ata që besojnë në
ekzistencën e një Krijuesi të gjithësisë dhe të njeriut, të krijuar sipas
ikonës së Perëndisë, ndihen bashkëkrijues me Atë, për krijimin e një tjetër
njeriu. Kjo gjë madhështore patjetër është edhe një përgjegjësi e madhe për prindërit
që sjellin fëmijët në jetë, të cilët nuk duhet të jenë produkti i një kontakti
seksual të rastësishëm, por frut i një martese të bekuar në dashuri,
prindërore fillon që në momentin kur prindi bëhet i vetëdijshëm për embrionin,
madje thuhet, që në këtë kohë gruaja nuk duhet të jetë e stresuar, duke marrë
informacion të trishtë, sepse gjendja e saj transmetohet tek embrioni. Kjo
përkujdesje rritet akoma më shumë kur lind fëmija dhe vazhdon me përkushtim
deri sa kur fëmija bëhet një individ dhe person i vetëdijshëm, i aftë të
shoqërore duke përfituar përvojën nga ata dhe nga përpjekja e tij personale, të
mund të zgjedh të mirën dhe të shmang të keqen në jetën e tij. Për të folur për
këtë përkujdesje sublime të prindërve në rrafshin social, ekonomik dhe
shoqërore, duheshin shumë faqe, por unë si prind dhe si mësues (katekizmi) në
Kishën Orthodhokse dua të përqendrohem dhe të ndaj me ju një shqetësim për një
shumë përmasa globale, sidomos nga fundi i shekullit 20-të dhe fillim i këtij
të shekullit të 21-të. Ky fenomen quhet satanizëm, demonolatri (adhurim i
ishte një kryeëngjëll që u rrëzua nga qielli. Ai u krijua nga Perëndia si një
krijesë shpirtërore me emrin Eusfor (engjëlli i agimit), por ai nuk qëndroi në
vendin që e vendosi Zoti, u krenua në veten e tij sa donte të ishte i njëllojtë
me Perëndinë. Në Bibël na thuhet qartë për marrëzinë e tij krenare dhe për
rënien e tij të tmerrshme, nga vendi i lavdishëm, ku e kishte vendosur Perëndia.
Nga Eusfor dhe Luçifer ( dritësjellës biri i agimit).( Isaia 14-12) , mik i
u quajtën demon (ose të ndarët). Ai është gënjeshtra dhe ati i gënjeshtrës,
gënjeu veten, engjëjt, gënjeu dhe dy njerëzit e parë Adamin dhe Evën në
kopshtin e Edenit. Kur njeriu dëgjoi djallin ai u nda nga Zoti që është burimi
i jetës dhe kështu u bë një qenie e vdekshme, fizikisht shkon në dhe, dhe
shpirtërisht shkon në ferr i burgosur prej satanit, prandaj për këtë arsye
djalli quhet “njerivrasës që nga fillimi” (Jn. 8:44). Ai është princi i
kësaj bote mëkatare të fituar me dredhi, dhe quhet “zotëria” i errësirës dhe i
ferrit, vend i kundërshtimit të dashurisë së Perëndisë dhe si rezultat i
mundimit të përjetshëm. “ të pëgatitur për djallin dhe ëngjëjt e tij”.(Mateu 25
është një qënie personale e padukshme, sepse është frymë, por e dukshme nga
veprimet e tij. Atje ku ka një mendim, dëshirë dhe veprim mëkatar frymëzuesi
dhe regjizori i padukshëm është ai dhe aktorët njerëzit. Ai e urren njeriun dhe
e sulmon që në ngjizjen e tij, sepse tek njeriu në çfarë do stadi të jetës ai
shikon ikonën e Perëndisë dhe meqënëse e ka humbur përballjen me Perëndinë në
qiell, kërkon ta hidhërojë Atë me rebelimin humbjen e njeriut në tokë, kjo
është arsyeja pse djalli dhe njeriu janë në një luftë për jetë a vdekje. Ai
është një fuqi e keqe që nuk duhet neglizhuar dhe është e vështirë për ta
luftuar, sepse është i padukshëm, dinak me përvojë shekullore, me ushtri të
madhe demoniake dhe e lufton njeriun në mendime, dëshira, veprime, që njeriu ai
ka më shumë për zemër dhe më afër, ashtu si tundoi Evën, që të hante frutin e
ndaluar. “Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t’u ngrënë, që ishte e
këndshme për sytë dhe pema ishte e dëshirushme për të zgjuar dikë.” (Zan.
3:6) Me këto tre tundime: lakmia e syve, dëshirimi i mishit dhe krenaria e
“mrekullitë” më të mëdha të djallit sot janë: e para, është se i ka mbushur
mendjen disa njerëzve se ai nuk ekziston si qenie dhe se është një figurë
mitologjike e sajuar nga injoranca dhe për të frikësuar njerëzit. Në këtë
gënjeshtër të tij bien ateistët, humanistët, panteistët, etj., që nuk besojnë
në botën e padukshme shpirtërore dhe ekzistencën e së keqes si person. E dyta,
është se ai shfaqet si “zot” i errësirës dhe i ferrit dhe kërkon adhurim nga
njerëzit. Për këtë gjë ai premton bashkëpunim dhe ndihmë njeriut, që njeriu me
anë të diturisë dhe fuqisë së djallit të përmbush të gjithë egon, lakminë e
syrit, dëshirimin e mishit dhe krenarinë e jetës dhe mbas kësaj jete premton të
mbretërojë bashkë me atë në botën e nëndheshme. Këta janë adhuruesit e djallit:
këto mrekulli djalli del i fituar, sepse në qoftë se ai nuk ekziston, as edhe luftohet
dhe kjo i jep atij fushë të lire veprimi. Edhe kur kërkon adhurimin e njerëzve
dhe premton bashkëpunim me ata, i largon njerëzit nga Perëndia dhe kështu i
mban njerëzit të skllavëruar mbas vetes , jo vetëm në këtë jetë, por sidomos në
ferrin e përjetshëm ku ai pret të shkojë sipas dënimit që me të drejtë i dha
dhe të rinjtë, nga mungesa e përvojës dhe fryma rebele që i karakterizon këto
mosha janë një pre e lehtë për djallin. Mjetet që përdor djalli janë të shumta
dhe sidomos ato vizuale. Ai e di se njeriu me anë të shikimit merr 80% të
informacionit, këtu ai bën gjithë përpjekjet që me anë të ikonave të tij të
stamposet në subkoshiencën e fëmijëve dhe të pranohet prej tyre si “mik”. Sot
janë gjë tjetër veçse fytyra të ndryshme të djallit. Nëpërmjet filmave të
animuar personazhet si dragonj ose (dragon ball), zanat, (winx-at), Pitter Pan,
Gogu, etj. Në qoftë se ne do të sqarojmë me pak fjalë se çfarë përmbajtje
fshehin këta persona të gjithë do të bindeni se fëmijët tanë janë duke parë dhe
admiruar djallin çdo ditë nëpërmjet televizionit, që Shën Kozmai i Etolisë
simbol i lashtë mitologjik i përdorur nga babilonezët, grekët, është një simbol
për diellin ose dijen e fshehtë. Tek Egjiptasit dragoi ose gjarpri ishte simbol
i madh, gjarpri që quhet djall, ngadhënjyesi i botës u hodh poshtë.” (Zbu.
figurë mitologjike sidomos në Ballkan, rrinë nëpër ujëra dhe pyje, kanë fuqi
magjike të bëjnë mirë ose të murosin, brirët e dhive janë mbrojtja dhe dobësi e
zanave ato janë dhe simbol i pjellorisë, prandaj nga kjo vjen dhe etimologjia e
fjalës shtatë-zane (trup i bukur). Edhe zanat pasi duken të bukura dhe
tërheqëse në thelb janë djalli, demoni, transformuar si një ëngjëll
Perëndisë (ëngjëjt e rënë), kur i panë bijat e njerëzve se ishin të
Pan-i po ashtu një personazh shumë i dashur për fëmijët, është perëndia e
pyjeve me këmbë dhe me thundra të çara si të cjapit, me brirë dhe mjekër. Pani
Pani është një ikonë e djallit që u rebelua kundër Zotit dhe kërkon të
është simbol i popullit armik kundër Zotit, të cilët në fundin e kohërave do
ngrihen kundër Perëndisë dhe shenjtorëve të tij, ashtu siç nga thuhet tek
Zbulesa: “Satani do të zgjidhet nga burgu i tij dhe do të dalë të ngrejë
popujt nga katër anët e botës – Gogë dhe Magogë – dhe do t’i bashkojë në luftë:
joshje tjetër e djallit për fëmijët është libri “Harry Potter” me
autore J.K.Ruling. Libri tregon për një djalë të vogël që mëson në një shkollë
magjie për t’u kundërvënë forcave të errësirës me anë të veprimeve dhe
energjive magjike. Po ta shikojmë me kujdes në ballin e tij ka shenjën e
rrufesë, ajo është shenja e djallit, ashtu siç tha Zoti Krisht në
Ungjill: “Ja e pashë satananë që zbriste si rrufe nga qielli” (Llk.
10:18). Ky libër që doli për herë të parë në 30 qershor 1997 është përkthyer në
73 gjuhë dhe deri në qershor të vitit 2013 janë shitur rreth 550 milion kopje.
Duke qenë kjo seri libri prej shtatë vëllimesh një nga librat më të shitur në
historinë e botës. Vetëm një prej këtyre vëllimeve u shit në 11 milion kopje
për 24 orë në SH.B.A. Sipas autores, e cila është një okultiste (që njeh dhe
praktikon ritet magjike), tema qendrore e librit është vdekja dhe rituale
magjike me anën e të së cilave mund të arrihet fitorja dhe suksesi. Të shtatë
vëllimet e tij janë bërë tetë seri filmash të cilat kanë grumbulluar një fitim
prej 15 miliard dollarësh. Është bërë edhe një park lojërash për fëmijë që
fëmijët duke parë dhe lexuar këto mësohen dhe nxiten t’i fitojnë gjërat shpejt
me anë të artit të magjisë, për këtë ndihmojnë edhe reklamat. Ka ca kohë që
shfaqet një reklamë në TV ku paraqitet një burrë që ka një kollë që nuk i
pushon dhe përpara tij qëndron një fëmijë me nënën e tij dhe fëmija e
shqetësuar nga kolla nxjerr shkopin magjik duke përmendur emrin e ilaçit dhe
menjëherë kolla pushon. Sot qarkullojnë nëpër kancelari dhe librari atlase
Psh: vetë fjala “ABRAKADABRA” që përdoret herë pas here si një lojë nga
fëmijët është një formulë magjike e lashtë e shkruar nga një mjek okultist në
shkruar në formën e një trekëndëshi me kokë poshtë dhe mbahej si një nuske në
qafën e pacientit të sëmurë dhe mbas 9 ditësh ai e hidhte në një përrua, kjo
formulë magjike lidhet me zotin gnostik Abrakas dhe fjalë për fjalë
nga mënyrat që djalli mashtron adoleshentët, të rinjtë dhe i lidh pas vetes
dhe ndikon në sistemin e vetëkontrollit. Kjo muzikë është e frymëzuar nga ritet
magjike të Voodo-s në Afrikë. Vetë pjesëtarët e këtyre grupeve janë adhurues të
djallit dhe kryejnë rite magjike dhe mbajnë dhe bëjnë simbole satanike si,
yllin pentalfa (pesë cepa), kryqin kokëposhtë, kryqin e thyer të
Neronit që sot mbahet si simbol i paqes, etj. Por ajo që tregon më qartë
se këta vërtetë janë adhurues të djallit janë tekstet e këngëve të tyre që
pothuajse të gjitha flasin për rezistencë kundër prindërve, kundër ligjit, një
jetë e lirë seksuale me çdo perversion, por edhe një thirrje për adhurim të
hapur të djallit. P.sh: këngëtari i rrokut Led Zeppelin këndon: “Unë dua të
jetoj për djallin.., ”etj. Kjo lloj muzike e shoqëruar me këto vargje satanike
ndikon tek dëgjuesit dhe i sjell ata në një gjendje demoniake dhe tek ata
shfaqen karakteristikat e një njeriu të pushtuar nga demoni, si ulërima, abuzime
seksuale, akte dhune, deri në vrasje e vetëvrasje. Një kërkim i mjekësisë
ligjore në Amerikë ka vërtetuar se 18% e vetëvrasjeve të të rinjve dhe i
veprimeve të dhunshme i detyrohet muzikës rrok e shoqëruar me narkotikën. Në
një këngë të këti lloji përdoren sinjale zanore mbi aftësi dëgjuese, domethënë
30.000 lëkundje zanore në sekondë, dëgjuesi nuk i dëgjon me veshin e tij, sepse
gjendet në zonën e ultratingujve, por këto ultratinguj kanë ndikimin e drogës
në sistemin nervor, i cili i merr këto tinguj në mënyrë të pavetëdijshme. Të
mos na çudis ky fakt, sepse sipas një tradite thuhet se Eosfori si kryeëngjëll
i Zotit kishte për detyrë të kompozonte muzikën qiellore dhe t’i drejtonte
engjëjt në adhurim drejt Perëndisë dhe tani si një ëngjëll i rënë, satanai, ai
e përdor këtë dhunti, ku nëpërmjet tingullit të zhurmshëm i largon njerëzit nga
adhurimi i Perëndisë duke i drejtuar në adhurim ndaj tij (djallit) dhe duke i
nxitur në vepra mëkatare dhe krime. Shën Kozmai profetizon dhe thotë, se “…do
të vijë koha që botën do ta drejtojnë “tamtamet dhe tamtumet” – domethënë
muzikës djalli përdor dhe metoda të tjera “argëtuese” për të tërhequr rininë,
siç janë lodrat elektronike që janë të ndërtuara me persona diabolik me veprime
adhuruese ndaj djallit dhe ritualeve magjike. Sot ka adhurues të hapur të
djallit të cilët quhen satanist. Numri i satanistëve po rritet gjithnjë e më
shumë; po ashtu dhe i magjistarëve të cilët po kryejnë hapur ritualet e magjisë
së zezë ose të bardhe pa asnjë pengesë. Në vitin 1968 u krijua në Amerikë
bashkësia ndërkombëtare e magjistarve të Eusforit “Wicca” e cila llogarit se
Wicces-at dyfishohet në 30 muaj duke vënë në dukje se janë 700 mij faqe
interneti për Wicces. Wicci thotë se ka 1179 libra me shtriga që qarkullojnë
për të gjithë moshat. Sot në Europë ka 12 shkolla magjie me filialet e tyre të
cilët e kanë fillesën e tyre që nga mesjeta edhe vazhdojnë edhe sot të njëjtin
magjia e zezë, ritet pagane, mjekësia alternative, hipnoza, etj. Në këto
kolegje marrin pjesë fëmijë nga mosha 8-12 dhe deri të rritur 35-45 vjeç.
Pothuajse në të gjithë Evropën ka magjistarë të çertifikuar që ushtrojnë magji
pa pengesë. Statistikat tregojnë se nga viti në vit ata rriten me mijëra, duke
u bërë një ushtri magjistarësh në shërbim të demonëve, si mashtrues të
të themi se satanizmi sot ndahet në tre forma: Satanizmi sadist, dhe këtu është
fjala për akte të dhunshme shtazarake dhe praktikimi i magjisë së zezë me
gjymtim të kafshëve, vrasje njerëzish (fëmijësh); këta janë përgjegjës për
grabitjen dhe flijimin e shumë fëmijëve 7-17 vjeç, dhe ato që mendja njerëzore
nuk mund të shkojë. Në këtë grup futen maniakët, sadistët, skizofrenët, të
gjithë këto janë shenja të dukshme të demonizimit. Anëtarët e këtij grupi
satanist në vitin 1969 vranë aktoren Saran Tejd në Amerikë ose në vitin 1985
një çift astanik bashkë me djalin e tyre martirizuan priftin At Joan Kazastomatis
brenda në kishën e profetit Ilia në Santa Cruz, Kalifoni. Me gjakun e tij ishin
tjetër quhet satanizmi i përmbajtur. Ky grup ka dhe kishat e tij, e para u
themelua në 1966-ën në San Francisko nga Anton Lavej. Ky lloj satanizmi është
shkon drejt përmbysjes dhe shtrembërimit të vlerave morale, duke paraqitur si
të natyrshme prirjen të kënaqësive trupore, seksualizmin në përgjithësi me të
gjitha devijimet dhe perversionet, abortit dhe gjithë shtrembërimeve morale,
forma tjetër është satanizmi i maskuar si engjëll drite. Në këtë grup magjia e
bardhë ka qëllimin parësor. Magjinë e konsiderojnë gjoja si “Shkencën e
komunikimit dhe sundimit mbi forcat e natyrshme. Një njohuri praktike e
mistereve të fshehta të natyrës”. Në këtë grup futen magjistarët, fallxhorët,
spiritistët, hipnotizuesit, mediumët, alkimistët, astrologët, ata që ushtrojnë
joga-n, etj. Një fakt tjetër tronditës është se 85% e magjistarëve janë gra dhe
quhen shtriga dhe ky është një lajm i keq duke menduar ndikimin që ka gruaja
(nëna) në edukimin e fëmijëve dhe kështu dashje pa dashje me dije ose pa dije
me indiferentizëm apo me një përqasje të gabuar të fenomenit, prindërit po
bëhen kontribues për demonizimin e fëmijëve dhe kjo është në dëm jo vetëm të
një fjalë e urtë: “çfarë do të mbjellësh atë do të korrësh”. Në Bibël thuhet se
disa do ta mohojnë besimin duke u vënë veshin frymërave gënjeshtare, doktrinave
të demonëve.” (1 Tim. 4:1). Kjo do të reflektohet në sjelljet e njerëzve.
Dhe përsëri apostull Pavli i thotë Timotheut: “Dhe këtë dije se në ditët e
fundit do të vijnë kohë të vështira, sepse njerëzit do të jenë egoist, lakmues
parash, mburravec, mëndjemëdhenj, blasfemues, (shajnë Zotin) të pabindur ndaj
prindërve, mosmirënjohës të paudhë, të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës,
të papërmbajtur, mizor, që s’e duan të mirën, tradhëtarë, gojëlëshuar, fodull,
dëfrimdashës më shumë se perëndidashës, të perëndishëm në dukje por mohues të
fuqisë së saj, dhe nga këta largohu!” (2 Tim. 3:1-5) Mund të themi se ky
përcaktim, është cv-ja më e vërtetë e brezit të sotëm, i cili gjithnjë e më
një raport të OKB-së në shkurt 2009 deklarohet se në Kongo 50 mijë fëmijë
merren me magji dhe prindërit nga frika i kanë larguar nga shtëpitë e tyre dhe
Orthodhokse është në luftë të hapur me djallin. Ajo është një vend i
sigurt mbrojtje nga sulmet dhe me lutjet e Kishës njerëzit çlirohen nga ndikimi
demoniak. Këtë fuqi kundër demonëve Kisha nuk e ka nga vetvetja, por nga Zoti
Jisu Krishti, i cili e mundi djallin si Perëndi-Njeri me anë të kryqëzimit dhe
Ngjalljes së Tij. Pavarësisht se kryqëzimi i Krishtit duket si fund tragjik, aty
është dhe triumfi i Atij, sepse djalli merr të drejta kundër nesh nga mëkati,
këtu flasim për mëkatin të dy njerëzve të parë (mëkati stërgjyshëror, që
trashëgohet tek çdo njeri), mëkatet personale të çdo njeriu dhe tek fëmijët
merr pushtet nga mëkatet e prindërve. “Mëkati i njeriut lahet me gjak se tek
gjaku është jeta njeriut” (Heb 9- 23 Lev 17-11), prandaj dhe Biri i
Perëndisë u bë Bir Njeriu që si njeri të flijohej për të shlyer mëkatet e
njerëzve në kryq, si fli shpenguese, si “Qingji i Perëndisë që shlyen mëkatet e
botës”(Jn. 1:29). Këtë përulësi dhe flijim të Krishtit, djalli egoist dhe
krenar nuk arriti dot ta kuptoj, prandaj ai i nxiti njerëzit të kryqëzojnë
Krishtin dhe këtu është gabimi i tij më i madh dhe fillimi i fundit të
pashmangshëm, prandaj dhe Zoti Krisht tha: “Tani është gjyqi i kësaj bote; tani
prijësi i kësaj bote do të hidhet jashtë.” (Jn. 12:31) Dhe fundi i
pashmangshëm i djallit do të jetë me Ardhjen e Dytë të Krishtit: “Edhe
djalli që i mashtronte ata, u hodh në liqenin e zjarrit e të squfurit, ku ishte
bisha dhe profeti gënjeshtar; edhe do të mundohen ditë e natë, në jetë të
jetëve.”(Zbu. 20:10). Por në Ardhjen e Dytë të Zotit Krisht do të gjykohen dhe
dënohen edhe ata që i shërbyen djallit deri në fund dhe nuk u penduan dhe nuk u
kthyen tek Perëndia që t’i shpëtojë. “Edhe frikacakët dhe të pabesët dhe
të ndyrët dhe vrasësit dhe kurvëruesit dhe magjistarët dhe idhujtarët e të
gjithë gënjeshtarët do të kenë pjesën e tyre në liqenin që digjet me
zjarr e me squfur. Kjo është vdekja e dytë.” (Zbu. 21:8) Kisha ka lutje të
veçanta që i thonë priftërinjt për çlirimin nga ndikimi demoniak dhe këto lutje
ta mbyllim me një histori të vërtetë; përpara një prifti orthodhoks, sollën një
të demonizuar dhe mbasi prifti i bëri kryqin e urdhëroi djallin që të fliste,
duke i bërë një pyetje të guximshme: -“Nga se kanë frikë demonët?” Dhe djalli
foli me gojën e të demonizuarit. -“Ne kemi frikë nga tre gjëra: nga ajo që ju
të krishterët varni në qafë, nga ajo që ju laheni në kishë dhe nga ajo që ju
hani në kishë.” Djalli ka frikë nga tre gjëra, që as emrin nuk guxon t’ja
thotë: e para, nga mbajtja dhe bërja e kryqit që është shenja e Krishtit; nga
pagëzimi, që na pastron nga mëkati, na bashkon me Krishtin dhe bëhemi të
krishter (bij të adaptuar të Perëndisë); dhe nga kungimi (trupi dhe gjaku i
Krishtit), duke u bërë të ngjashëm me atë në lavdi dhe fuqi. Të treja këto
mjete kundër djallit gjenden dhe afrohen për çdo njeri që dëshiron për veten
dhe për fëmijët në Kishën Orthodhokse. “Bindjuni pra Perëndisë; rrini
Shqipëri nga regjimi më i egër dhe totalitar ateist komunist i Lindjes, më 4
prill 1967 u dha sinjali për persekutimin absolut të fesë. Me dekret të Komitetit
Qendror të Partisë së Punës, të datës 22 nëntor 1967 Shqipëria u shpall shteti
i parë dhe i vetëm ateist në botë dhe në historinë e njerëzimit, ku me
kushtetutë ndalohej çdo lloj shprehje fetare. Mbas këtij vendimi famëkeq dhe
unikal, pasoi një shkatërrim vandal nga turma e indoktrinuar kundër objekteve
të kultit me parullën e rinisë së gjimnazit të Durrësit: “T’i hapim luftë fesë
me shpatën e mprehtë të ideologjisë së partisë kundër ideologjisë fetare,
i parë i kultit që u shkatërrua ishte manastiri i hirshëm orthodhoks i
shënVlashit në Durrës. Më pas, qindra kisha orthodhokse u shkatërruan nga
themelet, shumë prej tyre u shndërruan në depo, stalla, kinema, vatra kulture.
Thuajse të gjitha manastiret u shkatërruan ose u përdorën për reparte ushtarake
dhe funksione të tjera. Në atë kohë Kisha kishte 19 zëvendësi arkihieratike,
330 enori dhe 25 manastire. Pasuritë kishtare të tundshme dhe të patundshme u
konfiskuan. Po ashtu enë të shenjta për përdorim liturgjik, ikona, lipsane,
Gjithë kjo masakër, ishte një shkatërrim i historisë, artit, kulturës
shekullore jo vetëm kishtare, por edhe kombëtare. Kjo masakër shkatërrimtare u
shoqërua edhe me persekutimin e klerit, zhveshjen e tyre si klerikë, ndalimin
për të mos kryer shërbesat fetare, internime, burgosje dhe vrasje. Në vitet
70-80 konsiderohej se Kisha Orthodhokse e Shqipërisë ishte e shpërbërë
përfundimisht dhe pa asnjë shpresë ringjalljeje dhe kjo mund të thuhej për çdo
komunitet tjetër fetar. Regjimi i Hoxhës ia kaloi edhe atij të Stalinit, i cili
vërtet persekutoi Kishën në Rusi, por asnjëherë nuk e bëri këtë ligj me
kushtetutë dhe nuk shkatërroi gjithçka, siç u bë në Shqipëri. Madje edhe Mao Ce
Duni u frymëzua nga këto veprime sa edhe në Kinë filloi të shkatërrohen kishat
qoftë se nuk do të kishte ndërhyrë providenca Hyjnore me të ndjerin theologun
orthodhoks Theofan Popa, çdo gjë fetare rrezikohej të zhdukej. Thuhet se ai
ndërhyri me guxim tek diktatori Hoxha duke i thënë se turma e popullit po
shkatërron historinë, artin, kulturën shekullore të vendit. Kjo gjë është një
dëm kombëtar, që do humbasë edhe interesi turistik për vendin e rindërtuar në
kohën e realizmit socialist. Hoxha e pranoi propozimin e tij dhe kështu me
urdhër të tij, u ndalua rreptësisht prishja e objekteve të kultit dhe çdo vlere
artistike dhe kulturore fetare të mbetur. Instituti i Monumenteve të Kulturës i
krijuar në 1965, bëri grumbullimin, inventarizimin dhe ekspozimin e këtij arti
viteve 1991 kur rregjimi ateist komunist u rrëzua nga revolta popullore e
ndërgjegjësuar tashmë, si në çdo aspekt të ringjalljes së vendit u bë e
nevojshme edhe ringjallja e besimit në Zot dhe e Kishës Orthodhokse së bashku
me të gjithë komunitetet e tjera fetare. Kjo ringjallje tashmë është një fakt i
pakundërshtueshëm. Kisha sot është një kontributor shumë i rëndësishëm i
promovimit të vlerave historiko-kulturore të vendit dhe harmonisë fetare si e
akoma Kisha Orthodhokse edhe pas 25 vjetësh demokraci ndjehet jo tërësisht e
çliruar nga padrejtësitë, shkatërrimet, konfiskimet, sakrilegjet, që u bënë në
atë periudhë të errët komuniste. Madje, ndjehet akoma e atakuar, e vjedhur, e
fyer. Akoma nuk i janë kthyer pasuritë e ligjshme si kisha, manastire, prona,
lipsane shenjtorësh, ikona, objekte të shenjta të cilat mbahen arbitrarisht nga
shteti nëpërmjet Institutit të Monumenteve të Kulturës, i cili për hir të së
vërtetës, nuk është aq rigoroz sa në kohën e ateizmit komunist në përkujdesje,
inventarizim dhe ruajtje të kësaj pasurie kishtare, e cila po humbet dhe po
Orthodhokse që në vitin 2009 si person juridik ka bërë një marrëveshje me
shtetin shqiptar, nëpërmjet Këshillit të Ministrave për rregullimin e
i njeh Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë të drejtën e pronës mbi
do t’i kthejë dhe kompesojë Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë të
gjitha pronat, me përparësi objektet e kultit, tashmë të njohura nga të gjithë,
të cilat kanë qenë për shekuj, qendra shpirtërore dhe kulturore të komunitetit
orthodhoks dhe përbëjnë historinë e këtij komuniteti, si objektet e kultit,
manastiret e shenjta, pasuritë, arkivat e saj, të konfiskuara nga rregjimi
e kultit që kanë statusin e monumentit të kulturës t’i kthehen në pronësi
Kishës Orthodhose Autoqefale të Shqipërisë dhe do të mbrohen dhe trajtohen nga
as qeveria që shkoi, e cila u tregua e pa aftë për të menaxhuar si duhet
censusin e vitit 2011, duke i bërë një padrejtësi të pashembullt komunitetit
orthodhoks në Shqipëri ku i llogariti ata nga 22% në vetëm 6.75%, por edhe
qeveria e Rilindjes, që shumë të krishterë e votuan, duke pasur besim te një
rilindje e shtetit ligjor dhe në respektimin e çdo marrëveshjeje të ratifikuar,
nuk zbatuan marrëveshjen, përkundrazi për një periudhë gati tre vjeçare të
kësaj qeverie janë bërë disa veprime që na kthejnë shumë kohë prapa, duke na
e kam fjalën për ndërhyrjen brutale të autoriteve vendore ndaj klerikëve dhe
besimtarëve të Kishës së Shën Marisë në Përmet në gusht 2013 me pretekstin se
do të rindërtohet shtëpia e kulturës. Edhe pse Kisha vuri në dispozicion
dokumentet arkivore, që në atë vend kishte qenë një kishë e tjetërsuar nga
regjimi ateist në shtëpi kulture dhe sipas ligjit të kthimit të pronave i
takonte asaj. Kisha u bastis dhe duke kryer sakrilegje ndaj objekteve të
shenjta, potirit, ungjillit, ikonave të cilat u transportuan me makinën e
plehrave të Bashkisë së Përmetit. Edhe sot e kësaj dite ai vend është një
gërmadhë dhe një plagë e hapur për të krishterët, jo vetëm të Përmetit. E
njëjta sjellje u përsërit në prishjen e kishës së Shën Athanasit në 26 gusht
2015, ora 4:00 e mëngjesit, kishë e rindërtuar mbi themelet e të vjetrës me
kontributin e besimtarëve të fshatit Dhërmi. Kisha u prish nga INUK me
pretekstin e një ndërtimi pa leje, edhe pse ishte ndërtuar që në vitin 1994 dhe
kthimin e këtij objekjti në identitet, si një muze i një mësonjëtoreje ku aty
kishin mësuar shqip vendasit me traditë orthodhokse, nga një prift jezuit i
ritit romano-katolik. Në këtë rast, pa precedent gjatë këtyre 25 vjetëve,
shteti tejkalon çdo kompetencë në lidhje me pavarësinë që gëzojnë Komunitetet
fetare dhe mospërfshirjen e shtetit në këto çështje, madje duke nxitur dhe
ndasi në mes të komuniteteve fetare, atij orthodhoks dhe katolik, që janë shumë
diçka tjetër, kisha e Shën Marisë e Kalasë së Elbasanit mbahet e uzurpuar nga
pseudoprifti Nikolla Marku, i vetëshpallur prift i Kishës Ortodokse Kombëtare,
që e ka kthyer kishën si një kjoskë private. Ai në mënyrë të papërgjegjshme ka
lyer me gëlqere afresket e vjetër të kishës dhe ka zhdukur ikonat e vjetra të
ikonostasit, duke i zëvendësuar me ato prej letre. Pavarësisht se Kisha
Orthodhokse ka fituar çdo nivel gjyqësor për rikthimin e objektit në oborrin e
kësaj kishe, Zyra e Përmbarimit nuk ekzekuton vendimin gjyqësor për rikthimin e
kësaj prone të zaptuar, pronarit të ligjshëm Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë. Shumë prona dhe troje nuk janë kthyer ende, pavarësisht se Kisha ka
hapur procese gjyqësore madje nën dijeninë e shtetit janë lejuar ndërtime dhe
bërë legalizime në këto prona. Mund të themi se nga të gjitha pronat e Kishës
janë trajtuar vetëm 10% e kërkesave të saj. Duhet të dimë se këto prona me
karakter historik dhe shpirtëror, si dhurata të njerëzve, familje besimtare,
të përmendim një rast tjetër të këtij arbitrariteti me arrestimin e
koleksionistit Gjergji Thimo, që sot është në arrest si kontrabandist për shumë
objekte kishtare dhe sidomos ikona. Ai deklaron në TV NEËS 24, në dt. 18.2.2016
se nga 1170 ikona që kishte ai në koleksionin e tij, në procesverbalin pas
konfiskimit nga autoritetet shtetërore figuronin vetëm 174 ikona. Ai akuzon për
vjedhjen e këtyre objekteve njerëz me autoritet shtetëror dhe kjo mbetet për
ajo që na shqetëson neve si besimtarë, është se kur u bë konfiskimi i këtij
koleksioni nuk u ftua Kisha Orthodhokse për të qenë prezente në inventarizim,
pasi pa kundërshtim ato ikona janë pjesë e pasurisë së saj. Madje ato u
transportuan nga Galeria e Arteve tek Muzeu Kombëtar për arsye mirëmbajteje dhe
kushte më të mira, por duke i transportuar ato me furgon policie jashtë çdo
të kujtojmë këtu dhe rigjetjen e lipsaneve të Shën Joan Vladimirit, të cilat
ishin të harruara në bodrumet e Muzeut Historik. Këto lipsane kanë qenë dhe
1000 vjet, dhe janë nderuar prej shekujsh nga besimtarët orthodhoksë me shumë
devocion në manastirin e Shën Gjonit, në fshatin Shijon Elbasan, derisa u
sot në demokraci, përsëri kemi deklarata të tilla, nga drejtori i Muzeut
Kombëtar z.Melsi Labi, që thotë: “S’ndajmë mendimin që reliket t’i kalojnë
Kishës, pasi ato janë tashmë pasuri kombëtare dhe i takojnë të gjithëve
muslimanëve e të krishterëve…mendoj se të gjithë duhet të bëjmë punën si
profesionistë, sa më mirë dhe me dashuri për kombin dhe kështu çdo gjë do të
shkojë në drejtimin e duhur duke ecur sa më shpejt drejt Europës dhe
mentalitetit të saj”(Mapo.al, dt.1.03.2016). Nuk e di ku e gjen këtë
logjikë drejtori i muzeut, që një objekt, pasuri e dikujt tjetër ta përvetësojë
ngjarja e fundit e realizimit të disa seteve fotografikë dhe filmimeve të
modeleve me fustane nusërie nga “salloni i bukurisë Frida”, duke përdorur si
pasarelë ambjentet e Kishës së Shën Marisë në lagjen Kala, Elbasan dhe në Berat
në Kishën e Shën Marisë ose Muzeu i Onufrit, patjetër me lejen e autoriteteve
përgjegjëse dhe në Elbasan të pseudo priftit Nikolla Marku, i kalon të gjitha
caqet. Përsëri nuk zbatohet marrëveshja ku në nenin 23 pika 2 thuhet: “Shteti
mund të marrë në përdorim një objekt të kultit vetëm për nevoja e interesa
madhore dhe vetëm pasi të ketë marrë paraprakisht pëlqimin e Kishës Orthodhokse
vetëm nuk është marrë leje, por Kisha dhe besimtarët ndjehen të fyer, deri në
kufijtë e sakrilegjit, sepse veshja e modeleve nuk i përshtatet etikës së
krishterë dhe pozimi i tyre provokues në disa vende të shenjta të ambjentit të
Kishës si froni dhespotik, përpara derës së bukur, ku kanë të drejtë të rrinë
vetëm klerikët dhe ata të veshur me stolitë liturgjike, përbën për ne të
krishterët një sakrilegj të dukshëm dhe fyerje të ndjenjës fetare dhe këto nuk
promovojnë trashëgiminë kulturore të vendit. Kisha nuk etiketon asnjë
personalisht, por gjestin përdhosës brenda ambjentit adhurues, që për hir të së
vërtetës nuk ka ndodhur në asnjë komunitet tjetër fetar. Ky veprim përdhosës ia
kaloi edhe atyre veprimeve të ligësisë ateiste, të cilët futën brenda kishave
armë dhe çdo gjë tjetër kompromentuese për të përligjur dhunën dhe përndjekjen
ndaj klerit dhe më vonë mohimin e besimit në Zot, por që nuk guxuan kurrë të
fusin në kishë femra të veshura në atë mënyrë dhe me poza të tilla, që një
gazetar i mirënjohur në shkrimin e tij për këtë situatë të pazakontë e ka
këto veprime që përbëjnë një sakrilegj të dukshëm si në prishjen e kishave, mos
kthimit të pronave dhe mos respektimit të marrëveshjes, Kisha Orthodhokse
reagoi ndaj autoriteteve përgjegjëse shtetërore me kërkesën për kthimin e
kishave, manastireve dhe objekteve të shenjta, duke kërkuar t’i kthehen Kishës
Orthodhokse pa vonesë dhe pretekse të gjitha kishat e shenjta, manastiret,
lipsanet e shenjta, ikonat dhe objektet e shenjta të adhurimit të cilat
respektohen, nderohen dhe janë të shenjta për të gjithë orthodhoksët anembanë
botës edhe për besimtarët e Shqipërisë. (Ansambleja Kleriko-Laike e datës 12
kësaj kërkese, drejtoresha e përgjithshme e trashëgimisë në Ministrinë e
Kulturës znj. Zhulieta Harasani shprehet në një intervistë për TV Top Channel:
“Kisha ka të gjithë të drejtën të kërkojë pronat e saj, por ajo shton se si
gjithë individët apo subjektet e tjera duhet t’i drejtohen Agjensisë së Kompensimit
të Pronave me dokumentet përkatëse”(Dt. 18, mars. 2016). Kjo deklaratë tregon
që drejtoresha nuk është në dijeni të Marrëveshjes ose kjo është një përpjekje
e përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës dhe qeverisë për ta shmangur
Marrëveshjen ndërmjet Shtetit dhe Kishës. Nuk është nevoja që Kisha t’i
drejtohet Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por shteti duhet të
zbatojë Marrëveshjen duke urdhëruar këtë agjensi që t’i kthejë objektet e
kultit që i takojnë Kishës dhe janë për adhurim dhe pjesë e pasurisë së saj
Kisha Orthodhokse përveç ndërtimit të shumë kishave të reja që numërohen mbi
150 dhe të riparuar mbi 160 të tilla e që janë në shërbim të komunitetit ku ai
ndodhet, ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm prej gati 11 milion euro për
restaurimin e 60 kishave dhe manastireve që janë monumente kulture dhe
njëkohësisht përgjegjësi edhe e shtetit shqiptar, si për çdo objekt që ka këtë
status të veçantë. Po ashtu restaurimin e 600 ikonave të cilat përbëjnë një
vlerë jo vetëm kishtare por edhe kulturore kombëtare. Duhet theksuar këtu edhe
fakti paradoksal që në ndërtimin e çdo kishe të re si dhe në restaurimin e
atyre që janë njëkohësisht edhe monumente kulture, Kisha Orthodhokse ka qenë e
detyruar të paguajë edhe taksën (TVSH 20%). Ky fakt e vështirëson gjetjen e
fondeve dhe gatishmërinë e donatorëve të ndryshëm për të ndihmuar në këtë
mision kaq delikat dhe urgjent në të cilën gjenden një pjesë e mirë e objekteve
në fjalë. Kisha nuk kërkon që këto prona, objekte kulti dhe adhuruese, të jenë
thjesht pasuri e saj, por së bashku me autoritetet përgjegjëse shtetërore, të
gjejë mënyrën më të mirë të mundshme që këto të jenë në shërbim dhe për nevojat
e Kishës dhe besimtarve, por edhe si vlera të shtuara të historisë dhe kulturës
së vendit tonë, me anë të të cilave mund të krenohemi dhe të kontribuojmë në
reagim dhe kërkesë e Kishës Orthodhokse dhe e popullit besimtar nuk është “një
çudi që do të zgjatë vetëm tre ditë”, por do të vazhdojë të mbetet përherë i
nxehtë derisa ky problem të zgjidhet sipas Marrëveshjes. Urojmë që e gjitha kjo
të jetë një neglizhencë e qeverisë për shkak të angazhimeve dhe sfidave të
shumta që ajo përballet dhe jo një reminishensë e së kaluarës ateiste, gjë që
Edhe të varfrit e kanë Mbretin e tyre!
në botë, për shkak të zhvillimit të teknologjisë ushqimore, nuk ka pasur
asnjëherë kaq sasi dhe shumëllojshmëri ushqimesh për t‘u konsumuar nga
njerëzit, prandaj edhe koha ku jetojmë quhet “koha e konsumit. Por përsëri në
glob ekziston ende varfëria e cila i mban në kthetrat e saj një kategori dhe
grup njerëzish, të cilët jetojnë me minimumin jetik, ose rrezikojnë të vdesin
nga etja dhe uria. Varfëria si plagë sociale, vjen nga shumë shkaqe, shkaktuar
kryesisht nga katastrofat natyrore, pamjaftueshmëri e burimeve ushqimore,
largimi nga zonat rurale (fshatrat), mbipopullimi i zonave urbane (qyteteve),
ekspasion ekonomik i shteteve të pasura ndaj atyre të varfëra, nga keqmenaxhimi
kryera nga shoqatat sensibilizuese rezulton se 925 milion individë nuk kanë
ushqim të mjaftueshëm. Rreth një miliardë njerëz shtrihen për të fjetur çdo
natë të uritur. Varfërinë ekstreme mund ta quajmë një nga format e terrorizmit
të sotëm global, mos më e keqja, sepse varfëria e imponuar, depersonalizon
viktimat e saj, të cilat të shtrënguara nga krizat e urisë përfundojnë deri aty
sa kërkojnë për “ushqim” mbeturinat që klasifikohen si plehra në kazanë dhe
landfillet duke ulur dinjitetin njerëzor, si në atë të kafshës, që presin
thërrimet, që bien nga tryeza e zotërinjve. Kjo gjendje sociale çnjerëzore i
detyron njerëzit të bëjnë punë të zeza të ulta, të pista të pamoralshme, vetëm
për një copë bukë. Situata bëhet më tragjike kur urinë e vuajnë dhe fëmijët që
lindin nga prindër të varfër në vende të varfëra dhe për shkak të
kequshqyerjes, urisë dhe etjes bëhen viktima të vdekjes që foshnje, ose fëmijë
të vegjël. Sipas statistikave; 1 në 6 fëmijë lindin nën peshë. Përveç kësaj
uria shkakton vdekjen e 2. 6 milion fëmijëve në mbarë rruzullin tokësor çdo vit
ulët ekonomik në rajon nuk i shmanget dot varfërisë dhe urisë. Sipas Bankës
Botërore, 45/5 e popullsisë në Shqipëri jetojnë në kufirin e varfërisë me 5
dollar në ditë, kjo përqindje e popullsisë që jeton me këto të ardhura në vende
sepse fati nuk ekziston, por në përgjithësi janë viktimat e indiferencës
shoqërore dhe më keq të egoizmit dhe lakmisë së njerëzve të pangopur të cilët
jo vetëm mendojnë për vete, por marrin dhe atë që u takon të tjerëve siç thuhet
në Bibël: “Disa zhvendosin kufijtë, marrin me forcë kopetë dhe i çojnë në
kullotë, u marrin gomarin jetimëve dhe marrin peng kaun e gruas së ve; i
shtyjnë jashtë rruge nevojtarët, kështu tërë të varfrit e vendit janë të
sikur këta të varfër të nëpërkëmbur nga njerëzit edhe Zoti vetë i ka harruar
dhe i ka lënë si të vetëm në fatin e tyre: “Vajtimi i atyre që po vdesin
ngrihet nga qyteti, shpirti i të plagosurve kërkon ndihmë, por Perëndia nuk i
me frymë dëshpëruese, e vërteta është krejt ndryshe. Këta të varfër, të
injoruar, të keqpërdorur nga shoqëria konsumiste egoiste, e kanë Mbretin e tyre
i cili i përfaqëson dhe i mbron. Të jesh një mbret i të varfërve duhet të
lindesh si ata, të rritesh si ata, të përbuzesh dhe të përndiqesh si ata, por
të mos jesh i nënshtruar “fatit” dhe të luftosh dhe të fitosh në emër të tyre
përballë varfërisë, urisë dhe padrejtësisë sociale, duke fituar bukën e
përditshme me punë të ndershme dhe duke përdëllyer ata që janë më të varfër se
nga nëna e tij, në Betlehem të Judesë, brenda në shpellë në kushte ekstreme të
varfërisë: “Edhe ndërsa ata ishin atje, asaj iu mbushën ditët që të lindë. Edhe
lindi birin e saj, të parëlindurin, edhe e mbështolli në shpërgënj, edhe e vuri
në grazhd, sepse nuk kishte vend për ata në bujtinë” (Lk. 2:6-7) Ky Fëmijë
Hyjnor, i lindur si i varfër mes të varfërve, është Jisu Krishti, Biri i
Perëndisë- Biri i njeriut. Përgjatë gjithë jetës së Tij tokësore varfëria ishte
motra e Krishtit, sepse Ai u bë vëllai i të varfërve dhe Mbreti i tyre, mbrojtës
i të drejtave të tyre të nëpërkëmbura ashtu siç ishte profetizuar për atë: “Por
ai do të gjykojë të varfrit me drejtësi dhe do të marrë vendime të drejta për
nga fuqia dhe lavdia, sepse Ai është Zoti nga përjetësia dhe u bë njeri i
varfër nga dhembshuria për të varfrit si është shkruar në psalmet: “Dhe britma
e të varfërve arrin në veshët e Zotit Savaoth dhe armiqtë e tyre janë ata të
nga “fati”, por një varfëri vullnetare, një vetzbrazje nga lavdia dhe pasuria e
Tij hyjnore. Ambienti i grazhdit është një dëshmi se Krishti u përul, u bë i
varfër vullnetarisht, se s’ka më të varfër se një shpellë dhe më përulësi se të
shtrihesh në një grazhd ku hanë kafshët. Prandaj Mesia i të varfërve është vet
një i varfër vullnetar, që mori mbi vete sa lloje dhe forma varfërish dhe i
shenjtëroi ato me vetzbrazjen e Tij ekstreme në kryq dhe kështu fitoi mbi
armikun e varfërisë, që është mëkati i cili frymëzohet nga egoizmi dhe lakmia
ata drejt vetes dhe njehsuar me veten: “Ejani tek unë, o ju të gjithë të
munduar dhe të rënduar, dhe unë do t`ju jap çlodhje” (Math. 11-28) I bëri ata
bij Perëndie, të pasur me hirin e Shpirtit të Shenjtë, pjesëtar të popullit të
ri të Zotit dhe qytetar të Mbretërisë së Zotit, që pritet të vijë mbi dhe ashtu
siç është në qiejt: “Dhe pashë një qiell të ri dhe një tokë të re. Dhe dëgjova
një zë të madh nga qielli që thoshte: “Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit!
Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia
do të jetë bashkë me ta, Perëndi i tyre. Dhe Perëndia do të thajë çdo lot nga
sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim,
sepse gjërat e mëparshme shkuan“. Dhe ai që rrinte mbi fron tha: Ja, unë i bëj
qielli, por një besim që i kundërvihet varfërisë, me vepra dashurie konkrete në
këtë botë të padrejtë, plot egoizëm dhe lakmi. Vetë Krishti bëri dy mrekulli të
mëdha, për të ushqyer turmat e varfëra, me mijëra, me pak bukë dhe peshq.
Mrekullia kishte karakter pedagogjik për të krishterët: “që do i kenë të
varfërit gjithmonë me vete”. Pra atë pak që ata kanë, mos të ngurojnë ta ndajnë
me të varfërit pasi ia japin vetë Zotit që ka fuqi t’i shumëfishojë: “Sepse
kush i jep të varfërit i jep hua Perëndisë. ”(Fja 19; 17) Kjo dashuri konkrete
për të varfërit konsiston në: “ndarje të bukës sate me atë që ka uri, strehim
në shtëpinë tënde të të varfërit pa strehë, në të veshurit e atij që është
person, Krishti, i cili përfaqëson të varfërit si Vëllai dhe Mbreti i tyre
sepse Krishti në emër të tyre tha: “Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë,
pata etje dhe më dhatë për të pirë; isha i huaj dhe më pritët, isha i zhveshur
dhe më veshët. . . sepse çdo gjë që ia keni bërë këtyre vëllezërve më të vegjël
ungjillore (lajmi i mirë). Një fëmijë i varfër, i uritur, i zbathur, i zhveshur
po shikonte me kureshtje nga vitrina e një supermarketi ku ishin të ekspozuara
ushqime, rroba dhe këpucë, fëmija lutej te Perëndia dhe ëndërronte, sikur ato
të ishin të tijat dhe kështu për pak harroi vuajtjen e përditshme nga privimi i
gjërave më elementare të jetës. Ashtu duke ëndërruar e sjell në vete prekja e
një burri me pamje zotërie i cili duke i buzëqeshur e merr përdore dhe e fut në
dyqan dhe i blen çdo gjë që fëmija dëshironte. Pasi ky fëmijë e shikon veten të
transformuar i veshur me rroba të pastra, të bukura dhe të ngrohta, me këpucë,
duke shijuar ëmbëlsira, ngriti sytë nga zotëria dhe i tha: Mos je ti Perëndia?
Por ai iu përgjigj me buzëqeshje: unë nuk jam Perëndia por një i krishterë, një
reforma populiste, apo duke nxitur revolucion popullor në luftë klasash, të
varfërit kundër të pasurit, por ai luftoi kundër shkaqeve të varfërisë, si
egoizmi, lakmia, padrejtësia, pasione që i kanë dhe i zhvillojnë brrnda tyre më
shumë të pasurit. Ai paralajmëron të pasurit për rrezikun e lakmisë për pasuri
e cila mund të bëhet një mamona (zot i rremë),që të marros, të bën një
materialist antishoqëror, egoist çnjerëzor, që tëndan nga i afërmi dhe në fund
vdes i vetëm dhe pa Perëndi. Krishti mësonte me shëmbëlltyra: “Por Perëndia i
tha të pasurit: O i pamend, po këtë natë shpirtin tënd do të ta kërkojnë dhe
ato që përgatite të kujt do të jenë?” Kështu i ndodh atij që grumbullon thesare
për vete dhe nuk është i pasur ndaj Perëndisë”. (Llk. 12:20-21) “Sa e vështirë
është për ata që kanë pasuri të hyjnë në Mbretërinë e Perëndisë! Sepse është më
lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës, sesa i pasuri të hyjë në
kastë të pasurish indiferentë dhe të padrejtë duke thënë: “Dhe tani ju, o
pasanikë: qani dhe vajtoni për të këqijat që do t`ju zënë. Pasuria juaj u kalb
dhe rrobat tuaja i brejti tenja. Ari dhe argjendi juaj u ndryshkën, dhe
ndryshku i tyre do të jetë një dëshmi kundër jush dhe do t`ju përpijë mishrat
si zjarr; keni mbledhur thesare në ditët e fundit. Ja, paga që u keni ngrënë
punëtorëve që iu korrën arat, po këlthet dhe klithmat e atyre që korrën,
arritën në vesh të Zotit të ushtrive. Jetuat mbi tokë ndër qejfe dhe
shkapërderdhje; i ushqyet zemrat tuaja si për ditë të të therurit. Dënuat dhe
kundër keqmenaxhimit të saj. I pasuri nuk është pronar i pasurisë së tij, por
një menaxhues, që duhet ta përdorë pasurinë në ndihmë të të afërmit që është në
nevojë. Kjo nuk e humb pasurinë e tij, përkundrazi e shton atë, jo thjesht në
këtë jetë por në Mbretërinë e Zotit, i Cili tha për të pasurit: “mblidhni për
vete thesare në qiell…sepse ku është thesari juaj do të jetë zemra juaj” (Math.
6:20-21). Po ashtu dhe apostull Pavli këshillon: “ Të pasurit në këtë jetë
porositi të mos mbahen me të madh, as të mos shpresojnë në pasurinë që
s’qëndron, po në Perëndinë e gjallë, i cili na i jep të gjitha dorë hapur që
t’i gëzojmë; të bëjnë të mirën, të pasurohen në punë të mira, të jenë
dorëdhënës, të shoqërueshëm, duke mbledhur për vete si thesar një themel të
e tyre është Mbretëria e qiejve” (Math. 5:3). Përveç varfërisë materiale, ka
edhe një varfëri shpirtërore, që do të thotë të jesh i përulur në mendje, kjo
të bën nxënës me Krishtin: “Mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i
përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj”(Math.
11:28-30)Lumërimi konsiston në ngjashmëri me Krishtin: “I cili duke qenë i
pasur u bë i varfër për ju që ju të bëheni të pasur me anë të varfërisë së tij”
lumturuar me Atë, sepse jo të gjithë e besojnë atë si Zot dhe Mbret. Ka nga ata
të varfër që nuk duan të jetojnë me moral dhe dinjitet njerëzor duke zbatuar
porositë e Zotit: “Mos vidh, mos gënje, mos vrit, mos lakmo, puno ndershëm”.
Këta njerëz janë të varfër jo nga padrejtësia e të tjerëve, por për shkak të
padrejtësisë ndaj vetes, të përtacisë, paudhësisë, abuzimit, krimit dhe mbi të
gjitha të pabesisë. Davidi 1000 vjet p. K në urtësinë e tij thotë: “Unë kam
qenë fëmijë dhe tani jam plakur, por nuk e kam parë kurrë të drejtin të
braktisur dhe pasardhësit e tij të lypin bukë”. (Psalmi 37:23-25)Prandaj njeriu
që të mos bjerë në varfëri dhe mjerim, duhet të punojë ndershëm duke u lutur
Zotit, burimi i çdo të mire,me këtë mënyrë: “Unë të kërkova dy gjëra; mos m’i
moho para se të vdes: largo nga unë fallsitetin dhe gënjeshtrën; mos më jep as
varfëri as pasuri, më ushqe me bukën e nevojshme, me qëllim që pasi të jem
ngopur, të mos të të mohoj dhe të them: “Kush është Zoti?” ose pasi të jem bërë
i varfër, të mos vjedh dhe të përdhos emrin e Perëndisë tim. ” (Fj. e Ur.
ndodhë paradoksi që Krishti, për të cilin bëhet festa, nga disa të krishterë në
emër, të përjashtohet nga festa e tyre pavarësisht se thonë ne festojmë
Krishtlindjet, Christmas. Krishtin si Mbretin e të varfërve, nuk mund ta shohim
publikisht në vilat luksoze, me mantel mbretëror me kostum firmato, mes luksit
dhe argëtimit profan. Ai gjendet rrugëve të qytetit, i varfër, i uritur, i
zhveshur, i pastrehë, i vetmuar, i cili pret ata që festojnë Krishtlindjen t’i
afrohen, ta veshin, ta ushqejnë, dhe ta ftojnë në festën për kujtim të
ditëlindjes së tij, ndryshe ata nuk janë duke festuar Krishtlindje sepse; “Edhe
nëse një njeri ka të mirat e kësaj bote dhe sheh vëllanë që është në nevojë dhe
por dhe të varfërit duhet t’iu japin atyre që janë më të varfër se ata. Të
gjithë kanë mundësi të japin diçka, që ndonjëherë është shumë e vlefshme se
vetë lëmosha. Këtë na e tregon shkrimtari i madh rus Dostojevski i cili duke
ecur i shkujdesur rrugës dëgjoi një lypëse që kërkoi lëmosh. Dostojevski kërkoi
nëpër xhepat e tij për të gjetur ndonjë monedhë por më kot. Atëherë shkrimtari
i madh, u ul në gjunjë dhe duke i puthur dorën i thotë: të më falni sepse në
këto çaste nuk më ndodhet asnjë monedhë. Lypësja iu përgjigj:- Të faleminderit
e madhe se vetë lëmosha, këtë të paktën çdokush mund ta bëjë, në të kundërtën;
si fëmijë i vogël, i varfër midis banorëve të një qyteti të madh dhe u drejtua
në pjesën më të ndritshme të qytetit, në shtëpitë e të pasurve të ndriçuara nga
dritat shumëngjyrëshe, të cilët ishin gati në mbrëmje të fillonin festën me
ambjente të ngrohta, tryeza të shtruara, me pemën e Krishtlindjes që poshtë saj
ishin dhuratat për t’iu ndarë njëri-tjetrit. Krishti fëmijë mendoi se do ta
pranonin në festën e lindjes së tij, por në çdo derë që trokiti nga brenda saj
u dëgjua: “largohu, nuk kemi vend për ty, sot festojmë Krishtlindjen” atëherë
Ai u drejtua nga lagjet periferike të errëta nga mungesa e dritave, për t’u
pritur nga të varfërit, që të festonte bashkë me ta Krishtlindjen si Mbreti dhe