Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Predikim: E DIELA E XIII E LUKAIT ( i riu pasur) Ungjilli sipas Lukait 18: 18-27

29 Nov, 2021, No comments


Të nderuar miq dhe të dashur vëllezër dhe motra në Krishtin në të dielën e 12 të Lukait në Kishën Orthodhokse lexojmë nga Ungjilli sipas Lukait (18; 18 -27) e titulluar : “I riu pasanik”
18Një nga krerët e pyeti duke thënë: Mësues i mirë çfarë duhet të bëj për të trashëguar jetën e përjetshme?19Dhe Jezusi i tha: Përse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë.20Ti i njeh urdhërimet: "Mos shkel kurorën, mos vrit, mos vidh, mos thuaj dëshmi të rreme, ndero atin tënd dhe nënën tënde".21Dhe ai tha: Të gjitha këto i kam zbatuar që nga rinia.22Si e dëgjoi, Jezusi i tha: Të mungon akoma një gjë: shit gjithçka që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja e më ndiq.24Atëherë Jezusi, kur pa se ai ishte trishtuar shumë, tha:Sa është e vështirë për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!25 Sepse është më lehtë që një kamillë të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës, sesa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.26Dhe ata që e dëgjonin thanë:Po kush, pra, mund të shpëtohet?.27Por ai tha: Gjëra të pamundshme për njerëzit janë të mundshme për Perëndinë.28Pastaj Pjetri tha: Ja, ne kemi lënë çdo gjë dhe të kemi ndjekur``.29Dhe ai u tha atyre:Në të vërtetë po ju them se nuk ka asnjë që të ketë lënë shtëpinë ose prindërit, ose vëllezërit, ose gruan ose fëmijët, për Mbretërinë e Perëndisë,30 që të mos marrë shumëfish në këtë kohë, dhe në kohën e ardhshme jetën e përjetshme.(Luka 18: 18-30)
Komenti i Ungjillit
18 Një nga krerët e pyeti duke thënë: Mësues i mirë,çfarë duhet të bëj për të trashëguar jetën e përjetshme?.
Duket e pazakontë që një djalosh i pasur që i kishte të gjitha t’i kërkoj Krishtit :“Mësues i mirë" çfarë duhet të bëj për të trashëguar jetën e përjetshme?”
Kjo tregon se edhe kënaqësitë rinore, edhe pasuria nuk janë përmbushja e jetës së njeriut, sepse njeriu si qenje metafizike është krijuar për një dimension të përjetshëm dhe ai kurrë nuk do të jetë i përmbushur me gjërat e kësaj bote,sado që me tepri t’i ketë ato.
Madje gjërat e kësaj bote janë të rreme si një ëndërr që shkon, sepse njeriu nuk do të trashgojë mbas vdekjes as kënaqësitë e kësaj bote, as dhe pasurinë e saj. Vet Zoti tha: “Ç’kuptim ka për njeriun të fitojë gjithë botën dhe ta humbas prapë? Çdo të jap njeriu në këmbim të shpirtit të tij?”
Shën Agustini thotë:“Zemra e njeriut nuk do të gjejë prehje gjersa të përmbushet me Zotin”.
Kjo është arsyeja që edhe njerëzit e pasur të cilët i kanë të gjitha në këtë botë, por nuk kanë Perëndinë, ata nuk janë të përmbushur, madje të zbrasët,të dëshpëruar dhe këtë e shikojmë sesi ata e çojnë dëm jetën e tyre duke e konsumuar për të gjetur forma kënaqësie në narkotik, imoralitet deri në përversion edhe në aventura të rezikshme, sepse kështu mendojnë se do të gjejnë përmbushje por kjo është fund i tyre tragjik dhe humbja e përjetëshme në ferr që është vdekja e dytë.
Prandaj të gjithë ne që lexojmë këtë pjesë të Ungjillit duhet të frymëzohemi prej këtij të riu pasanik dhe të bëjmë edhe ne pyetjen bazike për jetën, ashtu si ai:“Çfarë duhet të bëjë që të trashgoj jetën e përjetëshme”
Por kush është jeta e përjetëshme?
Këtë përgjigje e dha vet Zoti Jisu Krisht: "Dhe kjo është jeta e përjetëshme, të njohim ty të vetmin e të vërtetin Perëndi, edhe Jisu Krishtin që dërgove" (Joani 17:3).
Pra jeta e përjetëshme gjendet vetëm në Zotin Jisu Krishtin dhe në Kishën Orthodhokse e cila si e vetme Kishë e transmeton këtë jetë të përjetëshme me anë të mistereve jetëprurëse,si misteri i Pagëzimit,Mirosjes,Kungimit, Pendim-Rrëfimi dhe Efqelisë.
I riu pasanik i thotë Krishtit: “Mësues i mirë” kjo tregon se ai vërtet vajti te Jisu por nuk e njihte atë si Perëndi, por thjesht si një mësues duke e barazuar me njerëzit e tjerë, prandaj edhe Zoti i thotë; “
19Dhe Jezusi i tha: Përse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përvec një të vetmi, domethënë Perëndisë.”
Zoti Jisu Krisht me anë të kësaj pyetje: “Përse më quan i mirë”? Nuk po mohonte që Ai ishte Perëndi i një natyre me Atin, por po përpiqej ta drejtonte besimin e të riut në atë që Ai është Zot edhe Njeri njëkohësisht,prandaj i la të kuptohej: “Nëse ti me thua i mirë, Unë duhet të jem Perëndi për ty, përderisa vetëm Perëndia në thelb është i mirë”
Ka shumë njerëz dhe fe ,që e pranojnë Jisu Krishtin si njeri të mirë,profet,reformator, por pavarësisht këtyre cilësive të mira që ja vendosin atij,kjo nuk i bashkon ata me Krishtin dhe të marrin jetën e përjetëshme, sepse vet Zoti Krisht tha: “Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se Unë Jam( Zoti), ju do të vdisni në mëkatet tuaja”(Jaoani 8 24)
20Ti i njeh urdhërimet: "Mos shkel kurorën, mos vrit, mos vidh, mos thuaj dëshmi të rreme, ndero atin tënd dhe nënën tënde”
Mbasi Zoti Krisht e sqaroi të riun në lidhje me konceptin “i mirë” që e përmbush vetëm Perëndia dhe Jisui, si Bir i Perënidisë, u mor me pyetjen esenciale të të riut: “Cfarë duhet të bëjë unë që të trashgoj jetën e përjetëshme”.
I riu duke qënë një Jude, mendonte se jeta e përjetëshme fitohet duke zbatuar Ligjin,prandaj edhe Krishti i tha: “ Ti i njeh urdhërimet” dhe i citoi pesë nga urdhëresat e Dekalogut(10 porosit) që kanë të bëjnë me detyrimet e njeriut ndaj të afërmit.
21Dhe ai tha: ``Të gjitha këto i kam zbatuar që nga rinia``.
Djaloshi i pasur i verbuar nga egoizmi u mburr para Krishtit, sepse në vetvete mendonte se e meritonte jetën e përjetëshme, ngaqë sipas tij i kishte zbatuar porositë dhe pasurinë e tij e shikonte si një bekim dhe shpërblim nga Perëndia, ashtu siç ishte bekuar Abrahami, Isaku,Jakovi,patriarkët e popullit të Izraelit .
22Si e dëgjoi, Jisui i tha: ``Të mungon akoma një gjë: shit gjithçka që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja e më ndiq``.
Atëhere Jisui për t’i treguar atij se nuk e kishte zbatuar frymën e ligjit që është dashuri për Zotin dhe dashuri për të afërmin, i tha: “ të mungon një gjë dashuria për të afërmin”.
Nëse ai do t’i kishte zbatuar këto urdhëresa ndaj të afërmit ,me të vërtetë atëherë ai me kohë do të kishte shitur gjithçka dhe do t`ja jepte të varfërve, sepse ishte e padrejtë që ai të jetonte në luks dhe rreth tij të kishte njerëz të çveshur dhe të uritur.
Zoti nuk donte t’i thoshte se ai mund të shpëtonte thjesht duke shpërndarë pasurinë,sepse Zoti nuk është kundër pasurisë, por kundër egoizmit dhe indiferencës ndaj të tjerëve që janë në nevojë. Mënyra për të shpëtuar një njeri është që të besojë tek Jisu Krishti si Zot dhe shpëtimtar,por që ta pranosh Jisu Krishtin si shpëtimtar duhet ta pranosh se je mëkatar dhe je shkelës i Ligjit.
23Por ai, kur i dëgjoi këto gjëra, u trishtua shumë, sepse ishte shumë i pasur.
Pagadishmëria e pasanikut për mos ta ndarë pasurinë me të afërmin në nevojë, tregon se ai nuk i donte të afërmit, por ishte i mbushur me egoizëm, mburrje dhe me lakmi.Ai duhet t’i kishte thënë Krishtit ;derisa unë nuk mund ta shes pasurinë dhe tja shpërndaj të varfërve, jam një mëkatar, që nuk dua as Zotin ,as të afërmin i cili është në nevojë dhe i krijuar sipas ikonës së Perëndis.
Për të riun pasanik siç u duk zoti i tij ishte vetëm paraja.
Por Krishti ka thënë; “Askush nuk mund tu shërbejë dy zotërinjve, sepse ose do të urrejë njërin dhe do ta dojë tjetrin; ose do t’i qëndrojë besnik njerit dhe do të përçmojë tjetrin; ju nuk mund t’i shërbeni Perëndisë dhe mamonait.”( Mat 6 24)
24Atëherë Jisui , kur pa se ai ishte trishtuar shumë, tha: ``Sa është e vështirë për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!
Vështirësia qëndron se të pasurit edhe ata që duan pasurinë në këtë botë tërhiqen aq shumë prej saj sa ajo kthehet në një "zot" për ata, kështu i harxhojnë të gjitha energjitë dhe kohën që kanë për të menduar për Perëndinë dhe t’i shërbejnë Zotit duke ndihmuar të afërmin në nevojë, sepse Zoti tha: “ Në qoftë se ja keni bërë këtyre më të vegjëlve ma keni bërë mua” (Mat 18 25)
E gjitha kjo ngre një pytje: “A mund të quhet një i krishterë i vërtetë në qoftë se ai grumbullon pasuri,jeton në luks e komoditet kur të tjerë të krishterë,vëllezrëit e tij, por edhe njerëz të afërm janë në varfëri si matriale,fizike por edhe shpirtërore?
SIpas parabolës pasuria e vënë mënjanë na dënon për faktin se të afërmit tanë nuk i duam si vetveten dhe ajo bëhet një pengesë për tu bashkuar me Krishtin, prandaj dhe Zoti thotë: “Shitni pasurinë tuaj dhe jepni lëmoshë! Bëni për vete trasta që nuk vjetrohen, një thesar të pashtershëm në qiejt, ku vjedhësi nuk arrin dhe tenja nuk bren.Sepse atje ku është thesari juaj, atje do të jetë edhe zemra juaj’ ( Luka 12 33 34).
Ndërsa apostull Pavli në letrën drejtuar Timotheut tërheq vëmendjen për rreziqet e pasurisë; “Por ata që dëshirojnë të pasurohen, bien në tundim, në lakmi dhe në shumë pasione të paarsyeshme dhe të dëmshme, që i plandosin njerëzit në rrënim dhe shkatërrim. Sepse lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave dhe, duke e lakmuar atë fort, disa u larguan nga besimi dhe e depërtuan veten e tyre në shumë dhimbje.Por ti, o njeriu i Perëndisë, hiq dorë nga këto dhe ndiq drejtësinë, perëndishmërinë, besimin, dashurinë, zemërgjerësinë dhe zemërbutësinë. (1 Timo 6 9-11)
Dhe Apostull Jakovi tregon gjykimin e frikshëm, që do marrin pasanikët egoist, zemërgurë dhe të padrejtë:“Dhe tani ju, o pasanikë: qani dhe vajtoni për të këqijat që do t`ju zënë! Pasuria juaj u kalb dhe rrobat tuaja i brejti tenja. Ari dhe argjendi juaj u ndryshkën, dhe ndryshku i tyre do të jetë një dëshmi kundër jush dhe do t`ju përpijë mishërat si zjarr; keni mbledhur thesare në ditët e fundit. Ja, paga që u keni ngrënë punëtorëve që ju korrën arat, po këlthet; dhe klithmat e atyre që korrën, arritën në vesh të Zotit të ushtrive.” ( Jakovi 5 1-4)
25 Sepse është më lehtë që një kamillë të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës, sesa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë``.
Ka dy kuptime kjo që tha Zoti Krisht për kamilën, ose devenë që të kalojë në vrimën e gjilpërës. Vrima e gjilpërës quhej një portë e vogël e brendëshme e qytetit dhe një deve nuk mund të hynte aty veçse duke u gjunjësuar,kurse një kuptim tjetër është kamilla një litarë i trashë që lidhen anijet e cila e ka të pamundur të hyj në vrimën e një gjilpëre.
Domethënia e kësaj hiperbole nuk është se Krishti kërkon të bëjë një veprim si Robin Hudi ose revolucion komunist kundër të pasurve dhe pasurisë dhe tja u ndaj të varfërve, sepse si për të pasurin është e pamundur të hyjë në Mbretërinë e Perëndisë, po ashtu edhe i varfëri se të dy janë mëkatar,por i pasuri e ka më të vështirë, sepse pasuria e bën egoist,krenar dhe nuk e ndjen nevojën e Zotit , deri sa ai mbështet tek pasuria e tij, që për atë është kthyer në një zot, sepse sipas tij ajo ia plotëson të gjitha dëshirat dhe kënaqësitë e jetës.
26Dhe ata që e dëgjonin thanë: ``Po kush, pra, mund të shpëtohet?``.
Kur nxënësit e Krishtit i dëgjuan këto fjalë të Zotit u skanadlisën dhe thanë: “kush mund të shpëtojë?”
Pikpamja që mbizotëronte midis hebrenjve në kohën e Dhjatës së Vjetër, por edhe ne kohën e Krishtit, ishte se pasuria është shenjë e bekimit së Perëndisë dhe varfëria ishte shenjë mosbesimi dhe zemërimi apo mallkim i Perëndisë.
Farisenjtë duke menduar në këtë mënyrë e vinin në lojë Jisun për varfërinë e Tij, ashtu siç na thuhet dhe tek Ungjilli sipas Lukait: “Dhe farisenjtë, të cilët ishin shumë të dhënë pas parasë, i dëgjonin të gjitha këto dhe e tallnin.” ( Luka 16 14)
Megjithëatë kjo ide e gënjeshtërt hidhet poshtë nga Zoti Krisht që lumëron të varfërit dhe të uriturit në trup edhe në shpirt:“Ai, si i drejtoi sytë nga dishepujt e vet, thoshte: ``Lum ju, të varfër, sepse juaja është mbretëria e Perëndisë.”( Luka 6 20)
Edhe apostujt duke pasur këtë mendim të gabuar të judejve për të mirën e pasurisë, pyesnin me habi: “Pra nëse judenjtë e pasur nuk janë të shpëtuar, kush mund të jetë i shpëtuar, aq më tepër ne që jemi të varfër”?
Por Zoti tha :
27:"Gjëra të pamundshme për njerëzit janë të mundshme për Perëndinë."
Me fjalë të tjera kjo kuptohet se Perëndia mund të mari një njeri të pasur, materialist,lakmues,dorështrënguar dhe të pamëshirshëm ,të heq prej tij dashurinë për para dhe ta zëvëndësojë atë me një dashuri të vërtetë për Zotin dhe për të afërmin ,ashtu siç ndodhi me Mateun kumerqarin, që i la të gjitha dhe shkoi mbas Krishtit( Mar 2 14- 17) , ose Zakeun doganjerin, i cili gjysmën e pasurisë ja dha të varfërve dhe i ktheu katër fish atyre që i kishte marrë.( Luk 18 1-10)
Shumë njerëz pëgjatë shekujve e kanë dëgjuar këtë histori dhe shumë të pasur kanë vepruar si ky i riu pasanik, që i ktheu krahët Zotit Krishtit dhe u ngjit mbas pasurisë së tij duke humbur jetën e përjetëshme, por edhe shumë të tjerë të pasur bënë atë çfarë Krishti i tha këtij djaloshi: “Shit gjithçka që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja e më ndiq” .Kështu këta fituan një thesar në qiell dhe jetën e përjetëshme,ashtu siç na tregohet në jetën e shum shejntorëve që lanë pasurit e tyre, si psh shën Andoni i madh (17 Janar),i cili kur e dëgjoi këtë pjesë ungjilli në Kishë i dëgjoj si fjalë që Krishti ja tha atij personalisht,pastaj ndau menjëherë gjithçka tek të varfërit dhe vajti në shkretëtirë duke bërë jetë eremiti në përkushtim të plotë ndaj Krishtit.
Për këtë arsye Zoit e bëri të madh emrin e tij, ashtu siç cilësohet dhe nderohet nga Kisha prej shekujsh si; “ Shën Andoni i madh”.
Kush ka vesh për të dëgjuar, le të dëgjoj.(Mat 13-9)

E Diela e VII-të e Lukait: Ungjilli sipas Lukait 8: 41-56

7 Nov, 2021, No comments

Zyra e Katekizmit e Kryepiskopatës së Tiranës
Predikim i përgatitur nga Katekisti : Antonio Poshnjari
E Diela e VII-të e Lukait
“Ngjallja e vajzë së Jairit & shërimi i gruas me hemorragji ”
Ungjilli sipas Lukait 8: 41-56

I nderuar At , të dashur besimtarë vëllezër dhe motra në Krishtin.

            Në këtë pjesë të Ungjillit sipas Lukait, kemi përshkrimin e dy historive të mrekullueshme, e para ka të bëj me ngjalljen e vajzës së Jairit që ishte kryetari i sinagogës, dhe e dyta ka të bëjë me shërimin e gruas që vuante gjakderdhja.

            Pra përshkrimi i kësaj historie është kur Jesu Krishti shkonte në qytet më qytet dhe në fshat më fshat dhe turma të shumtë me njerëz e ndiqnin dhe mirëprisinin Atë.  Po kështu edhe Jairi Kryetari i një Sinagoge, kur morri vesh që Krishti kishte ardhur në fshat, shkoi menjëherë për ta takuar, se ashtu e kishte problemim me vajzën e vetme 12 vjeçare, madje ishte e sëmur dhë në gjëndje të rëndë shëndetësore.

            Babai i vajzës sa po e pa Krishtin, shkoi i ra ndërkëm me përgjerime dhe i lutet që Ai të vinte në shtëpi dhe të shëronte vajzën e tij.   Pra shikojmë një shpresë dhe një besim të madh nga babai i vajzës që Krishti do ta bënte një mrekulli.

            Por historia vazhdon kështu, në momentin që Krishti mori rrugën për në shtëpinë e Jairit, turma të shumtë me njerëz po e shtynin nga të gjitha anët. Një grua që ishte gjithashtu e vujatur dhe e sëmur për 12 vite me hemorragji. Madje kjo grua e gjorë kishte shpenzuar gjithë pasurinë e saj nëpër mjekë të shumtë por ashkush nuk i kishte dhënë shërim dhe zgjidhje e duhur. Kjo grua me guxim dhe shpresë të madhe besonte se po ta prekte sa do pak Krishtin, do të kishte 100 % të sigurtë shërimin e saj. Dhe ashtu bëri çau turmën dhe u afruan nga pas, dhe e preku cepin robës së Krishtit, dhe menjëherë ajo e ndjeu brenda vetës së saj shërimin dhe gjakëderdhja pushoi.

            Po kështu edhe Zoti Krisht e ndjeu forcën e Tij, që doli dhe veproi tek kjo grua dhe madje tha: “Kush më preku”, dhe Apostull Pjetri i përgjigjet, Mjeshtër a nuk e shikon që populli është i shumtë dhe të kanë rrethuar. Jo, thotë Krishti, dikush më preku sepse e ndjeva fuqinë time të dalë prej meje.  Gruaja e kuptoi që Krishti e kishte kuptuar se dikush e kishte prekuar, dhe ajo u afrua dhe i ra gjunjë dhe i tregoi pse e kishte prekur. Zoti Krisht shikon tek kjo grua një besim dhe një shpresë të madhe dhe i thotë: “Grua, besimi yt të shpëtoi.  Shko në paqe”.

            Më pas historia vazhdon: rrugës për në shtëpinë e Jairit që kishte vajzën e sëmur, dikush erdhi nga shtëpia e tij dhe jep lajmin e hidhur që vajza ka vdekur.  Por Krishti, si e dëgjoi ju tha: “Mos të keni frikë, por vetëm besoni” dhe kjo vajzë do të shpëtohet.  Krishti u fut brenda në shtëpi dhe nuk lejoi që të hynte, përveç nxënësve të tij, Pjetrin, Joanin, dhe Jakovin edhe prindërit e vajzës.  Ishte një moment vajtimi, por Zoti Krisht u thotë mos të qani se ajo nuk ka vdekuar, por po fle. Ai shkon pranë shtratit dhe i thotë, Vashëz, ngrihu dhe menjëherë vajza ju kthye Shpirti e filloi të ngrihet dhe të gjithë sa ishin prezente mbetën të pa fjalë dhe të mrekulluar.  

Cili është shpjegimi dhe mesazhi i kësaj pjese që lexojmë nga ungjilli i sotëm ?

            Fillimisht të qëndrojmë tek gruaja e sëmurë me gjakderdhje. Kjo grua kishte arsye shumë të fortë, sa që theu rregullin sipas ligjit Judaik, që nëse je i/e sëmur me do një sëmundje që të bënte të papastër, nuk lejohet të afrohesh aspak në shoqëri, por duhet të mbaje një distancë të largët.  Megjithatë, ajo kishte një dëshirë shumë të madhe që të shërohej, dhe sidomos ky shërimin të vinte nga duart e Zotit Krishtit. Kjo dëshirë i dha asaj guxim, që të largonte frikën dhe të linte mënjanë damkën që i kishte vënë shoqëria dhe t’i afrohej Jesu Krishtit. Megjithatë, ajo tregoi përulësi, duke mos u për u përpjekur ta shqetësonte Jesuin, duke mos u përpjekur t’i tërhiqte vëmendjen, por vetëm thjeshtë, duke u përpjekur të prekte cepin e rrobës së tij.

***

            Sot shumë njerëz vijnë dhe i afrohen Krishtit, por jo të gjithë përfitojnë sepse nuk i afrohen me një frymë të përulur dhe me një besim të sinqertë. Të jemi realistë, sot apo në çdo kohë që ka kaluar dhe që do të vi, në kishën e Krishtit do afrohen njerëz për të plotësuar interesat e tyre personale, qofshin materiale, ekonomike, politike, suksese në karrierë etj.

            Ndërsa kemi disa njerëz që i afrohen Krishtit, thjesht se e kanë bërë zakon-traditë e trashëgimisë familjare, pra një rutinë që esencialisht është boshe dhe e padobishme.

            Por kemi edhe nga ata njerëz që në thellësinë e tyre si qenie njerëzore, e duan Krishtin, kishën, njerëzit e tjerë, mjedisin ku jetojnë dhe afrohen me një ndërgjegje të pastër dhe sakrifikuese duke qenë të ngjashëm me atë Zotit Jesu Krisht. Pra e imitojnë me aq mundësi sa kanë të gjitha ato që besimi i krishterë i mëson.

            Të krishterët besojnë se duke u afruar denjësisht do të kenë lidhje të forta me Personin e Jesu Krishtit. Kjo lidhje do shprehet më qartë nëpërmjet Mistereve që kisha e Krishtit zhvillon këtu në tokë. Në këtë lidhje që krijohet dhe shprehet me Misterat e Shenjta të kishës sonë do të kishin një përballim krejtësisht të ndryshme të sëmundjeve dhe vdekjes sonë.

             Të krishterët e kanë besimin absolut që Krishti ështe jeta dhe ngjallja jonë. Për të krishterët nuk është vetëm një teori apo një ideologji hyjnore, por është një jetë në vepra. (Besojmë në Krishtin, mendojmë në frymën e krishterë, përjetojmë, veprojmë).

            Prandaj duhet që në çdo vështirësi të kërkohet ndihma tek Perëndia dhe sigurisht që do e marrim ndihmën që kërkuam sepse Ai gjithmonë kërkon vazhdimisht të ndihmojë krijesën e tij. Ashtu siç ishte i gatshëm për t’iu përgjigjur kërkesës së Jairit dhe ashtu siç ishte i gatshëm të dhuronte fuqinë e Tij shëronjëse mbi gruan që kishte 12 vite që vuante me hemorragji.

***

            Tjetër gjë që duhet të theksojmë dhe të dimë është që çmimi dhe shpërblimi që të ndodhi një mrekulli, shërimi apo shpëtimi, është besimi dhe shpresa e plotë tek Perëndia. Gruaja e mori shërimin dhe shkoi në paqe.  Ndërsa në rastin e Jairit që ishte një prind me besim të plotë, por njerëzit e tjerë që kishte për rreth nuk kishin sepse në momentin që Krishti tha; mos kini frikë se vajza po fle, të gjithë sa ishin prezente e përqeshën, kjo do të thotë që kishin dyshime në fuqinë e Tij.  Prandja mbetën edhe jashtë mrekullisë së ngjalljes së vajzës, sepse Krishti nuk i pranoj dhe nuk i futi të gjithë në dhomën ku vajza ishte. Vetëm tre dishepujt dhe prindërit e saj ishin prezente dhe mbetën të mrekulluar nga ajo që Krishti bëri.  Kjo mrekulli e madhe të ngjalljes i detyrohet besimit që prindërit e kësaj vajze kishin.  Ai (Jairi) kishte dëgjuar se Zoti Krisht u kthente dritën të verbërve, të paralizuarit i ngrite në këmb dhe ecnin, pastronte lebrozët nga sëmundja e tyre dhe besonte se mund t'i shëronte edhe vajzën, dhe ashtu ndodhi.

            Njerëzit e dinë se në vetveten e tyre janë të pafuqishëm, dhe kërkojnë shenja dhe mrekulli. Prandaj kemi shumë njerëzë që shkojnë në çdo llojë “mrekullibërsa” që mashtrojnë me iluzionet e tyre të rreme në këmbimi të një shume financiare dhe në fund as mrekulli s’të bëjnë.

***.

            Të dashur besimtarë, vëllezër dhe motra në Krishtin !

            Jeta e përkohshme merr kuptim nga shpresa jonë për një ngjallje të sigurt nga të vdekurit dhe nga jeta e përjetshme. Apostull Pavli na thotë: “Tani Krishti u ngjall , duke na dhuruar jetën dhe ngjalljen , sigurinë dhe besimin në jetën ” . Tani është marrëzi që njerëzit të presin vdekjen dhe të tallin kur dëgjojnë për ngjalljen e të vdekurve. Kategori njerëzish të tillë shijojnë vdekjen , për sa kohë marrin frymë dhe janë gjallë . Vajza e Jairit , u ngjall së vdekurish dhe Zoti na tregoi me anë të ngjalljes së saj , ngjalljen e përbashkët të të gjithë të vdekurve . Sepse është Zoti i jetës dhe i vdekjes . Tanimë varet prej nesh që të besojmë . Të pranojmë edhe ne Krishtin si mundësin e vdekjes dhe dhuruesin e jetës .Amin .

E Diela e shtatë e Llukait (Llk.8: 41-56.)

7 Nov, 2021, No comments

Zyra e Katekizmit e Kryepiskopatës së Tiranës
Predikim i përgatitur nga z. Miron Çako


"Dhe ja erdhi një njeri me emrin Jair, që ishte kryetar i sinagogës dhe ai i ra ndër këmbë Jisuit dhe iu lut që të shkonte në shtëpinë e tij 41Sepse ai kishte një vajzë të vetme rreth dymbëdhjetë vjeçe dhe ajo po vdiste. Ndërsa ai po shkonte atje, turma po shtyhej rreth tij.42Dhe një grua që kishte rrjedhje gjaku prej dymbëdhjetë vjetësh dhe kishte shpenzuar ndër mjekë gjithça ajo kishte, pa mundur që të shërohej nga asnjeri43
Iu afrua nga pas dhe i preku cepin e rrobës së tij dhe në atë çast iu pre rrjedhja e gjakut 44Dhe Jisui tha: “Kush më preku”? Pasi të gjithë e mohuan, Pjetri dhe ata që ishin me të, thanë: ‘Mjeshtër, turmat po shtyhen dhe po të ngjeshin dhe ti thua: “Kush më preku?”45Por Jisui tha: “Dikush më preku, sepse e kuptova që një fuqi doli prej meje”. 44Atëherë gruaja duke parë që nuk u fsheh dot, erdhi duke u dridhur dhe i ra ndër këmbë dhe i tregoi në prani të gjithë popullit përse e kishte prekur dhe si ishte shëruar në çast 47Dhe ai i tha: “Merr zemër bijë, besimi yt të shpëtoi, shko në paqe!” 48
Ndërsa ai vazhdonte të fliste erdhi një nga shtëpia e kryetarit të sinagogës dhe i tha: “Vajza jote vdiq, mos e shqetëso mësuesin”.49
Por Jisui mbasi i dëgjoi këto fjalë tha: “Mos druaj, ti vetëm beso dhe ajo do të shpëtojë” 8^50
Por si arriti në shtëpi, nuk la asnjeri të hyjë, përveç Pjetrit, Jakovit dhe Joanit dhe atin dhe nënën e vajzës 51Por të gjithë qanin dhe vajtonin. Por Ai tha: “Mos qani, ajo nuk ka vdekur por po fle” 52Dhe ata e përqeshni duke e ditur se kishte vdekur〖53
Por ai mbasi i nxori jashtë të gjithë, e kapi për dore dhe thirri duke thënë: “Vajzë çohu!” 54Dhe asaj iu kthye fryma e saj dhe menjëherë u çua, pastaj Jisui urdhëroi që t’i jepnin të hante 55
Dhe prindërit e saj mbetën të habitur. Por Jisui i porositi të mos i thoshin kurrkujt për ngjarjen.


Komenti i Ungjillit

Në këtë ungjill që lexojmë këtë të dielë, na tregohen dy mrekulli që u bënë nga Zoti Jisu Krisht. Njëra kur dikush e preku Zotin dhe tjetra kur dikush u prek nga vetë Zoti.


Por le të flasim me radhë për të gjitha ato që na u treguan dhe mëson Ungjilli i kësaj të diele.


Jairi ishte kryetari i sinagogës e cila ishte qendra lokale për adhurimin judaik. Drejtuesi i sinagogës ishte përgjegjës për administrimin, mirëmbajtjen e godinës dhe mbikqyrjen e shërbesës që bëhej në sinagogë tè shtunèn. Ishte disi e pazakontë që një drejtues sinagoge të binte në këmbët e një predikuesi shëtitës siç e quajnin Krisht dhe t’i lutej që t’i shëronte vajzën.


Në këtë gjendje dëshpëruese dhe të pashpresë Jairit duket i'u kujtuan ato çfarë ai kishte dëgjuar për Krishtin, se u kthente dritën të verbërve, urdhëronte të paralizuarit të ecnin, lebrozët të pastrohen, shëronte çdo sëmundje dhe çdo lëngatë, kështu Jisui mund t’i shëronte edhe vajzën atij.
Të dashur më Krishtin shumë njerëz që mendojnë se kanë një status në shoqëri e ndjejnë si të tepërt që të shkojnë në kishë aq më tepër të përulen si besimtarë të thjeshtë dhe t’i kërkojnë Zotit mëshirë.


Por të gjithë përpara Perëndisë janë të vegjël dhe ajo që për njerëzit duket e lartë për Perëndinë është e ulët. Prandaj secili pavarësisht statusit ka nevojë të shkojë me përulësi në këmbët e Krishtit dhe me besim dhe me lutje të përulur t’i kërkojë shërim për vete, ose për fëmijët e tij.
Ndërsa ai po shkonte atje, turma po shtyhej rreth tij 42 Shumë njerëz e rrethuan Jisuin ndërsa ai po shkonte drejt shtëpisë së Jairit.


Ìshte një turmë pa një qëllim të vërtetë, ndoshta kishin kuriozitet për të parë personin e Tij, ndoshta e shikonin atë si fatsjellës, prandaj dhe shtyheshin për ta prekur, për të marrë sipas tyre shërim magjik.


Kjo situatë na kujton edhe atë turmë njerëzish që shpeshherë vijnë në festat e Kishës sidomos kur janë ditë të shenjta si dita e Pashkës, Krishtlindjes etj.


Më shumë këta njerëz interesohen thjesht për të ndezuar qiririn ose për të kryer ritualin e thyerjes së vezës, ose për të marrë gjethen e dafinave duke menduar se kjo mjafton dhe është fatsjellëse për ta.


Por asnjëherë këta njerëz nuk interesohen të takohen personalisht me Zotin Krisht, pra të qëndrojnë në Liturgjinë Hyjnore dhe të marrin pjesë në Misterin e Kungatës Hyjnore që është një takim personal me Krishtin.


Këta njerëz i ngjajnë asaj turme që edhe pse shtyhej rreth Zotit nuk mund të merrte asgjë dhe gjithë mundimi i tyre shkonte kot.


Dhe një grua që kishte rrjedhje gjaku prej dymbëdhjetë vjetësh dhe kishte shpenzuar ndër mjekë gjithça ajo kishte, pa mundur që të shërohej nga asnjeri43 Iu afrua nga pas dhe i preku cepin e rrobës së tij dhe në atë çast iu pre rrjedhja e gjakut44 Ishte shumë e vështirë të depërtohej brenda asaj turme që pa besim kërkonte të prekte Krishtin. Por ja një grua hapi rrugë përmes turmës me qëllim që ta prekte Jisuin dhe sapo bëri kështu ajo u shërua.


Shikoni ç’ndryshim të madh ka ndërmjet asaj turme kureshtare që shtyhej për të parë Jisuin dhe kësaj gruaje që zgjatet për të prekur cepin e rrobës së tij.


Duke u përkulur ajo preku cepin e rrobës së tij, palën ose thekën që formohet në fund të veshjes së një judeu. Afrimi i saj te Krisht ishte me ndrojtje, me përulësi dhe me besim. Për shkak se ajo u afrua dhe e preku në këtë mënyrë Zotin në atë çast iu pre rrjedhja e gjakut.


Kjo grua kishte vuajtur nga një rrjedhje kronike gjaku që prej 12 vjetësh. Mjekë të ndryshëm te të cilët ajo kishte shkuar kishin përdorur disa terapi të ashpra dhe e kishin bërë më keq, madje në ungjillin sipas Markut(5; 22- 43) ia kishin shpenzuar të gjitha paratë.


Kur shpresa për t’u shëruar nga ana e mjekësisë kishte marrë fund ajo vendosi të shkojë te Jisui. Kjo që i ndodhi kësaj gruaje të lodhur dhe të munduar nga terapitë mjekësore edhe të shkatërruar ekonomikisht fatkeqësisht na tregon gjendjen e shumë pacientëve sot të cilët nuk gjejnë shërim nëpërmjet shkencës së mjekësisë dhe aq më keq shfrytëzohen nga mjekët jo humanë, që nuk respektojnë as betimin Hipokratit për të shpëtuar jetë njerëzore.


Por kur këta pacintë humbasin çdo lloj shprese nga ana e mjekësisë, atëherë kujtohen për Kishën. Do të ishte shumë më mirë dhe një rrugë më e shkurtër dhe me pak shpenzime sikur këta njerëz ose çdokush nga ne,kur e viziton një sëmundje duhet të bëjë një tjeër rrugë më të shkurtër.
Në fillim duhet të gjejë kush është shkaku që i erdhi kjo sëmundje? Ne dimë që shkaku i sëmundjeve është mëkati. Dhe nqs gjejn mëkat tek vetja, duhet të kryejë menjëherë misterin e Pendim-Rrëfimit dhe pastaj
Misterin Efqelisë ashtu siç na thuhet te letra e Jakovit: “A është i sëmurë ndonjë nga ju? Le të thërrasë një nga pleqtë (priftërinjtë) e Kishës dhe ata të luten përmbi të dhe ta lyejnë me vaj në emër të Zotit dhe lutja e besimit do ta shpëtojë të sëmurin dhe Zoti do ta mëkëmbë dhe nëse ka bërë mëkate ato do t’i falen.” Jak 5:14-16)


Një nga arsyet që Misteri i Efqelisë është jo i efektshëm për të gjithë është sepse kryhet pa u bërë në fillim Misteri i Pendim-Rrëfimit. Pavarësisht se misteret janë të pavarura ato kanë lidhje me njëri-tjetrin, sepse aty ku ka mëkat nuk mund të zbresë Hiri i Perëndisë ose e kundërta hiri bëhet gjykim dhe dënim.


Dhe n.q.s. ai vazhdon të jetë i sëmurë atëherë kjo është një përgjigje që duhet t’i drejtohet mjekut dhe nuk duhet ta shikojë atë si “zotin” dhe ilaçin si veprim magjik, sepse dhe mjekun dhe ilaçi janë instrumenta të Zotit që i përdore për shërimin e trupit tone, sepse “I Zotit është dheu dhe gjithça në të (Psalmi. 24:1)


Prandaj për besimtarin,vajtja në spital edhe kryerja e terapisë gjithmonë duhet shoqërohet me një lutje paraprake, që mjeku të ndriçohet nga Perëndia për të bërë diagnozën e saktë dhe ilaçi të jetë efikas për shëndetin.
Dhe Jisui tha: “Kush më preku”? Pasi të gjithë e mohuan, Pjetri dhe ata që ishin me të, thanë: ‘Mjeshtër, turmat po shtyhen dhe po të ngjeshin dhe ti thua: “Kush më preku?”45
Por Jisui tha: “Dikush më preku, sepse e kuptova që një fuqi doli prej meje”. 46
Nuk është se Jisui si Zot i kudondollur, nuk e dinte se kush e preku atë nga pas. Por Ai donte që gruaja të bënte një hap përpara dhe ta tregonte kush ishte. Ai dëshironte t’i tregonte asaj se manteli i tij nuk kishte veti magjike, por ishte besimi që ajo shfaqi shkaku i shërimit të saj. Ai gjithashtu ishte duke mësuar turmave një mësim. Sipas ligjit judeas një burrë që prekte një grua me fluks gjaku ose perioda bëhej ceremonialisht i papastër.
Te Levitiku (15:19-20) na thuhet: "Në qoftë se një grua ka një fluks në trupin e saj dhe ky është një fluks gjaku, papastërtia e saj do të zgjatë shtatë ditë. Kushdo që e prek atë do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Kushdo me të cilin ajo shtrihet gjatë papastërtisë së saj do të bëhet i papastër. Kudo që mbi të cilën ulet do të jetë e papastër. "
Pra edhe gruja sipas ligjit ishte e papastër,kjo ishte një nga arsyet që ajo nuk guxoi t’i shfaqej Zotit haptas dhe ta prekte siç bënin njerëzit e tjerë, prandaj ajo preku vetëm cepin e rrobës së tij. Por judenjtë i kishin hiperbolizuar kërkesat e ligjit dhe për të mos u bërë të papastër shmangnin me kujdes jo vetëm prekjen por edhe të folurën dhe shikimin ndaj grave me flusk gjaku.
Në kontrast me judenjtë, Jisui i shpalli turmës se kjo grua e papastër sipas ligjit e kishte prekur atë dhe Ai e shëroi atë. Sepse vetë Zoti kishte ardhur të na çlironte nga mallkimi i ligjit. Në mendjen e Jisuit kjo grua që vuante nuk duhej lënë pa u vënë re,si krijesë e Perëndisë ajo meritonte vëmendje dhe respekt, dashuri që është përmbi ligjin. Siç thotë apostull Pavli te Korintasit: “Shkronja vret por fryma jep jetë” (II Kor. 3:6)
Por Jisui tha: “Dikush më preku, sepse e kuptova që një fuqi doli prej meje”. 46
Në këto vargje na tregohet se Zoti Krisht ndjeu një prekje që ishte ndryshe nga të tjerat. Ai e dinte se besimi i dikujt e kishte prekur, sepse kishte ndjerë një rrjedhje të fuqisë së tij. Sigurisht kjo nuk do të thotë që Ai ishte bërë pak më i fuqishëm nga ç’ishte më parë.
Por thjesht që ky shërim i kushtoi diçka nga vetja ishte një lloj shpenzimi. Në këto vargje na jepet një gjë shumë e rëndësishme se çdo shërim dhe mrekulli që bënte Zoti shoqërohej në fillim me faljen e mëkateve, pra të gjitha mëkatet ngarkoheshin mbi vetë Atë dhe për të gjitha i pagoi në kryq ku shpenzoi gjithë jetën për njerëzit “ashtu siç thuhet te profeti Isaia: “Njeri i dhimbjes, njohës i vuajtjes, ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhimbjet tona, por ne e konsideronim të goditur dhe të rrahur nga Perëndia dhe të përulur, por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona, ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të dhe për shkak të plagëve të tij ne jemi shëruar” (Isaia 53:4-5)
Atëherë gruaja duke parë që nuk u fsheh dot, erdhi duke u dridhur dhe i ra ndër këmbë dhe i tregoi në prani të gjithë popullit përse e kishte prekur dhe si ishte shëruar në çast .47
Plani i kësaj gruaje ishte të largohej pa u vënë re dhe në heshtje. Por Zoti nuk do ta linte që ajo të humbiste bekimin e njohjes dhe të pranimit publik të Shpëtimtarit të saj. Dhe kur gruaja erdhi dhe ra ndër këmbë dhe i tregoi të gjithë popullit përse e kishte prekur dhe ishte shëruar në çast.
Dhe Ai I tha – merr zemër bijë, besimi yt të shpëtoi, shko në paqe. 48
Zoti i tha asaj fjalë që japin siguri shpirtit të saj. Rrëfimi i hapur për Krishtin ka rëndësi të jashtëzakonshme, pa të nuk mund rritesh, në jetën e krishterë. Asnjëri nga ne nuk mund të thotë që besimi është vetëm për mua. Por ne duhet të rrëfejmë haptazi çfarë bëri Zoti për neve dhe ky është kusht për shpëtimin tonë.
Ashtu siç thotë edhe Apostull Pavli: “Kush beson me gjithë zemër dhe rrëfen me gojë se Jisu Krishti është Zot, ai do të shpëtojë” (Romakëve. 10:9)
Mbasi ajo grua bëri pohimin e saj publik atëherë Zoti jo vetëm që ripohon shërimin fizik të saj, por mbi të gjitha në pohimin e tij përfshin edhe bekimin e madh të shpëtimit të shpirtit gjithashtu.
Kjo grua njihet nga Kisha Orthodhokse si Shën Veronika, e cila në shenjë mirënjohjeje për atë që Zoti i bëri asaj ajo mori guxim dhe mes turmës armiqësore dhe ushtarëve që ishin bërë si bisha kundër Krishtit shkoi dhe iu afrua që ishte i rrëzuar nën peshën e kryqit, rrugës për në Golgotha.
Ajo shkoi t’i japë ujë dhe t’i fshijë gjakrat e faqes së tij me një peshqir. Tradita na thotë që Zoti mori peshqirin nga duart e Veronikës dhe e vendosi në fytyrën e tij dhe aty mbeti e stamposur fytyra e Zotit dhe kjo mbahet si një nga ikonat e para dhe quhet Peshqiri i Shenjtë. Madje Shën Veronika bëri dhe një statujë në nderim të Zotit Krisht ku njerëzit vinin dhe luteshin dhe aty bëheshin shumë mrekulli.
Kjo histori ungjillore nuk është një mit por është një ngjarje reale, një grua që erdhi dhe e preku Krishtin. Kisha e ka predikuar për qindra vjet këtë mrekulli për të treguar që kjo grua përfaqëson dhe simbolizon gjithë njerëzimin. Të gjithë ne jemi të sëmurë në forma të ndryshme, përveç sëmundjeve fizike dikush është i sëmurë edhe nga zemërimi, nga lakmia edhe nga pasionet e tjera si nga kurvëria, shkelja e kurorës, dikush tjetër është i sëmurë nga urrejtja e madhe gjithsekush nga ne ka nevojë të prekë Krishtin që të shërohet në mënyrë të mrekullueshme.
Dikush mbase mund të thotë: Krishti nuk po ecën sot nëpër rrugë, ku të shkojmë dhe ta prekim.?
Pikërisht dhe arsyeja pse Krishti themeloi Kishën e Tij në botë, ishte që Krishti të ishte i pranishëm gjatë gjithë shekujve deri në ardhjen e dytë pranë njerēzve dhe popullit të tij. Në Kishë nëpërmjet mistereve ne prekim pikërisht Krishtin dhe ai na shëron nga çdo sëmundje shpirtërore dhe trupore..
Ndërsa ai vazhdonte të fliste erdhi një nga shtëpia e kryetarit të sinagogës dhe i tha: “Vajza jote vdiq, mos e shqetëso mësuesin”.49
Shërimi i gruas me fluks gjaku ndoshta nuk e vonoi shumë Jisuin por ishte e mjaftueshme që një lajmëtar të mbërrinte me lajmin e vdekjes së bijës së Jairit dhe si rrjedhim shërbesa e Jisuit do të ishte e panevojshme tani që fëmija vdiq.
Por Jisui mbasi i dëgjoi këto fjalë tha: “Mos druaj, ti vetëm beso dhe ajo do të shpëtojë” 50
Zoti Jisu nuk do të hiqte dorë aq shpejt sa erdhi dhe lajmi i keq. Ai iu përgjigj Jairit me fjalë ngushëlluese, inkurajuese dhe me një premtim: “mos ki frikë, ti vetëm beso dhe ajo do të shpëtojë”
Zoti Krisht nuk kërkon të besojmë vetëm në fuqinë e tij shëruese mbi sëmundjet, por të besojmë në fuqinë e tij mbi vetë vdekjen, pavarësisht se kjo është përtej çdo arsyeje dhe shprese njerëzore.
Por si arriti në shtëpi, nuk la asnjeri të hyjë, përveç Pjetrit, Jakovit dhe Joanit dhe atin dhe nënën e vajzës.51
Por të gjithë qanin dhe vajtonin. Por ai tha: “Mos qani, ajo nuk ka vdekur por po fle”52
Zoti mori tre nga nxënësit e tij më të afërt për të qenë dëshmitarë të kësaj vepre të madhe që do të bënte.Nxënësit që i shohim edhe në malin Tabor, Pjetri, Jakovi dhe Joani janë simbol të tre virtyteve më të larta të krishtera si besa, shpresa dhe dashuria. Pra besa, shpresa dhe dashuria përmbusheshin në Krishtin Zot i cili erdhi jo vetëm për të shëruar por për të shkatërruar dhe vetë vdekjen si armikun më të madh dhe të fundit të njeriut.
Ata u ndeshën me vajtimin e disa grave që përdorej në vendet e lindjes si vajtuese me pagesë dhe dikush e ka quajtur atë një pikëllim sintetik pa shpirt.
Kjo ndodh shpesh në raste të tilla të përmotshme, pra qajmë se duhet të qajmë dhe nuk mund të bëjmë gjë tjetër, pra është një vajtim që nuk ndryshon asgjë, një kapitullim përpara vdekjes.
Kur njerëzit dëgjuan që Zoti tha se vajza nuk kishte vdekur por po fle ata e përqeshën atë. Lotët e tyre u kthyen në përçmim kundër Krishtit.
Pavarësisht se njerëzit e përqeshën Ai nuk u tërhoq nga sjellja e tyre, sepse Zoti nuk preket nga qëndrimet e njerëzve edhe kur ato janë dashakeqe ose të paarsyeshme.
Edhe sot kur dëgjojmë për vdekjen si gjumë dhe për ngjalljen nga të vdekurit kjo shkakton një lloj qeshje tek shumë njerëz, ashtu siç qeshën ata në shtëpinë e Jairit. Por harrojnë që këta njerëz nuk qeshin thjesht me fjalët por me vetë Zotin.
E megjithatë prapë Zoti nuk zemërohet me njerëzit, ai vazhdon të bëjë mrekulli edhe kur njerëzit nuk e besojnë fuqinë e tij edhe për të ngjallur të vdekur.
Zoti e quan vdekjen një gjumë sepse mbas ngjalljes së tij si
Perëndi-Njeri ngjallja e të gjithë të vdekurve është e sigurtë. Këtë e shpallim në Simbolin e Besimit: “presim ngjalljen e të vdekurve dhe jetën e ardhshme të amëshuar, amin” dhe siguri për këtë është Ngjallja e Krishtit.


Prandaj dhe apostull Pavli thotë te Korintasit: “Po tashti Krishti u ngjall prej së vdekurësh dhe është fryti i parë i atyre që kanë fjetur, sepse ashtu sikur erdhi vdekja me anë të një njeriu kështu erdhi ngjallja e të vdekurve me anë të një njeriu sepse sikur të gjithë vdesin në Adamin të gjithë ngjallen në Krishtin. Por secili sipas radhës së vet Krishti fryti i parë pastaj ata që janë të Krishtit në ardhjen e tij, pastaj do të vijë fundi, armiku i fundit që do të shkatërrohet është vdekja...(I Korontisve. 15:20-26)
Njerëzit që nuk besojnë në ngjalljen e të vdekurve, kanë vdekur shpirtërisht para se të vdesin fizikisht dhe janë thjesht si kufoma ose si shtazë pa mend që vetëm marrin frymë.
Por ai mbasi i nxori jashtë të gjithë, e kapi për dore dhe thirri duke thënë: “Vajzë çohu!” 54
Dhe asaj iu kthye fryma e saj dhe menjëherë u çua, pastaj Jisui urdhëroi që t’i jepnin të hante.55
Duke kapur për dore vajzën ai i tha asaj në gjuhën aramaike “talitha kumi” shqerkë zgjohu. Menjëherë vajza 12 vjeçare u ngrit dhe filloi të ecë.
Vajza e Jairit u ngjall me urdhrin “zgjohu” siç zgjohet një njeri nga gjumi për të treguar se vdekja është një proces kalimtar, një gjumë i përkohshëm dhe vetë proçesi i ngjalljes do jetë ashtu siç zgjohemi nga gjumi.


Kjo është shpresa jonë, prandaj edhe lutemi për të fjeturit që Zoti t’ua ndjejë gabimet dhe të fitojnë ngjalljen e lavdishme.Ashtu siç lutemi në shërbesën e përshpirtjes
“Se Ti je ngjallja dhe jeta dhe prehja shërbëtorin tënd të fjetur o Krisht Perëndia ynë” (Shërbesa e varrimit)
Ngjallja e vajzës së Jairit po ashtu e djalit të vejushës dhe e Llazarit katërditësh na tregojnë ngjalljen e përbashkët e të gjithë të vdekurve, sepse Zoti Jisu Krisht është Zot i jetës dhe i vdekjes.
Pastaj Jisui urdhëroi që t’i jepnin të hante .55
Jo më kot Zoti dha këtë urdhër, e para për të provuar që ajo nuk ishte një ngjallje imagjinare por një jetë e vërtetë ashtu si dhe Zoti kërkoi diçka për të ngrënë kur u shfaq i ngjallur te nxënësit:
“Po duke qenë se nuk besonin prej gëzimit dhe ishin të çuditur ai u tha atyre, a keni diçka këtu për të ngrënë?”
Dhe ata i dhanë një pjesë të peshkut të pjekur dhe hoje mjalti dhe Ai mori dhe hëngri para tyre”. (Luka.24:41-43)


Por ka edhe një kuptim shpirtëror.
Shpirtrat që janë ngjallur prej së vdekurësh me anë të Misterit të Pagëzimit që nuk është gjë tjetër veçse vdekje dhe ngjallje në Krishtin ashtu si shën Pavli thotë: “Vëllezër sa u pagëzuam më Krishtin në vdekjen e tij u pagëzuam, u varrosëm pra bashkë me atë me anë të pagëzimit në vdekje që ashtu si Krishti u ngjall prej së vdekurësh me anë të lavdisë së Atit kështu edhe ne të ecim në jetë të re” (Romakëve. 6:3-4)


Këta besimtar të rilindur duhet që të ushqehen nga Kisha me misterin, ushqimi i pavdekësisë që është Kungata Hyjnore ose Trupi dhe Gjaku i Krishtit.


Këto dy mrekulli janë kombinuar të jenë mësimi i Ungjillit që na mëson që ta prekim Krishtin duhet të kemi dëshirë, guxim, përulësi dhe besim si gruaja me fluks gjaku. Por te disa njerëz vjen vetë Jisui t’i prekë, këta kanë rënë shumë poshtë sa janë të vdekur shpirtërisht por Krishti Perëndia i prek me mënyra të ndryshme, psh nëpërmjet predikimeve që mund të dëgjojnë në Kishë, nëpërmjet leximit të Ungjillit ose të bisedave të rastësishme për fenë ose të një ndodhie dhe mrekullie në jetën e tyre si shpëtimi nga një aksident, ose sëmundje vdekjeprurëse,sepse vetë Zoti tha te gruaja e sëmur “Ki zemër bijë, besimi ytë të shëroi”(Luk8 48) dhe tek Jairi që i vdiq vajza “Mos ki frikë ti vetëm beso dhe ajo do të shpëtoj.(Luk 8 :50)
Lavdi Perëndisë, Zotit tonë Jisu Krisht, për të gjitha.Amin.

E Diela VII e Llukait (Lluka 8. 41-56)

6 Nov, 2021, No comments

Zyra e Katekizmit e Kryepiskopatës së Tiranës
Predikim i përgatitur nga katekisti : Pandeli ( Arbër ) Zeneli
Dt: 07/11/2021
E Diela VII e Llukait (Lluka 8. 41-56)

Në Ungjillin e sotëm, pamë që të përshkruhet takimi i Krishtit me një grua, e cila me Hirin e Tij gjeti shpëtim. Krishti ishte duke shkuar në shtëpinë e Jairit, kryetarit të Sinagogës, me qëllim që të shërojë vajzën e tij të sëmurë rëndë. Gjatë rrugëtimit të Tij, atë e ndiqte një popull i madh.

Në mes të turmës gjendej edhe një grua, e cila vuante nga hemoragjia për rreth 12 vjet. Kjo hemoragji nuk i shkaktonte vetëm vuajtje biologjike, por gjithashtu edhe sociale, fetare dhe ekonomike. Sipas ligjit të Moisiut, çdo grua që ishte me hemoragji, konsiderohej e papastër, dhe si rezultat ajo nuk mund të merrte pjesë në adhurimin e Perëndisë. Gjithashtu, çdo grua e tillë, bën të papastër këdo që ajo prek, gjë që e distancon atë edhe në shoqëri. Gruaja e Ungjillit të sotëm, nuk kishte lënë mjek pa shkuar, të cilët e kishin zhvatur ekonomikisht, por pa mundur të gjejë shpëtim. Gjakrrjedhësja e Ungjillit të sotëm, gjendet tek njerëzit e diferencuar fetarisht, ekonomikisht dhe e diferencuar në shoqëri. I përket grupit të të “varfërve”, të cilët, sipas Ungjillor Llukait, i drejtohen Ungjillit të Perëndisë.

Megjithatë kjo grua dallohej për besimin e saj të madh. Beson se do të shpëtojë, nëse mundet që të prekë qoftë edhe cepin e rrobës së Jisuit. Dhe me të vërtetë, kur prek cepin e rrobës së Jisuit, ajo shërohet prej hemoragjisë. Krishti e ndjen atë që ndodhi edhe pyet: “Kush më preku”? Ndërsa të gjithë mohonin ta kishin prekur, Krishti këmbëngul. Petroja i përgjigjet se e ka prekur dikush nga turma, pasi kishte shumë njerëz, por Krishti flet për një prekje tjetër. Unë ndjeva, thotë, se doli prej meje një fuqi. Duke dëgjuar fjalët e Krishtit, gruaja me shumë frikë u paraqit para Krishtit dhe i rrëfeu se çfarë kishte ndodhur. Krishti duke thirrur bijën e Tij, i tha që të mos trembet, sepse besimi i saj e shëroi. Falë besimit të saj gjakërrjedhsja kishte prekur Krishtin dhe ishte shëruar prej sëmundjes së saj trupore. Tani, falë shërimit dhe pohimit të saj kishte përsëri mundësinë të hynte plotësisht në popullin e zgjedhur të Perëndisë, në komunitetin e ri të mbretërisë që formohet rreth personit të Krishtit.

Që dikush të prekë Krishtin duhet të besojë. Do të duhet të besojë dhe të shpresojë se shërimi nga sëmundja dhe vdekja e mëkatit mund të vijë jo vetëm nga “shërues” të ndryshëm të kësaj bote, por vetëm nga personi i Krishtit. Ky besim përbën një mundësi për një takim esencial me Krishtin, dhe brenda këtij takimi njeriu i plagosur nga mëkati gjen shërim dhe shpëtim. Kungimi i vërtetë me Krishtin presupozon besimin, dhe drejton në shpëtim dhe në shenjtërim. Njeriu që realisht takohet me Krishtin përjeton dhe pohon se Ai e ka shpëtuar nga traumat shpirtërore dhe trupore.


Bashkë me rastin e gruas gjakërrjedhëse pasazhi ungjillor na flet edhe për rastin e Jairit dhe vajzës së tij. Jairi i shqetësuar për shëndetin e vajzës së tij 12 vjeçare, thirri Zotin Jisu Krisht. Në fytytrën e tij vërehej qartë dhimbja nga kjo sprovë e ashpër që po kalonte. Krishti e pranoi ftesën e tij, por fatkeqësisht i ati i vajzës u lajmërua që vajza kishte vdekur. Jairi u ndje i shkatërruar, të gjitha shpresat e tij u shuan. Por, Zoti me një zë të qetë i tha: “Mos ki frikë, vetëm beso”. Mos u frikëso, vazhdo të besosh dhe vajza jote do të shpëtojë. Dhe me të vërtetë pas pak ndodhi mrekullia. Zoti i jetës dhe i vdekjes e ngjalli vajzën e Jairit.

“Mos kij frikë, vetëm beso”.

Kjo fjalë e Krishtit nga pasazhi i sotëm ungjillor na jep mundësinë që të shikojmë që edhe ne me ndihmën e Perëndisë mund të shmangim frikërat që krijohen në shpirtin tonë, fillimisht nga lufta për mbijetesën e përditëshme, së dyti nga rryma e vrullshme e së keqes dhe së treti nga rreziqet ekstreme.

Lufta për mbijetesë.

Është e natyrshme, veçantërisht në të tilla kohëra që gjendemi, të krijohet frikë nëpër shpirtrat e njerëzve, të cilët përpiqen për mbijetesën e tyre të përditëshme me vështirësi të mëdha. Të rinjtë, në fillimet e jetës së tyre, shikojnë që para tyre të krijohen pengesa të pakapërcyeshme, që pengojnë rrugën e tyre për arritur qëllimet, si familjare ashtu edhe profesionale. Pra, çfarë mbetet për të bërë? E vetmja zgjidhje është përikja me besim tek Zoti. Këtë edhe i rekomandoi Zoti Jairit kur i tha: “vetëm beso”! Mbështete besimin dhe shpresën tënde tek Perëndia i Plotfuqishëm dhe i Tërëmirë. Tek Ai, që nëse kaq shumë kujdeset për “shpendët e qiellit” dhe për “zambakët e fushës” (Mat. 6.28), shumë më tepër do të kujdeset për nxënësit e Tij besnik! Këtë gjë na mëson edhe Apostull Petro i frymëzuar: Mos u shqetësoni për të ardhmen! Leni çdo kujdes tuaj në duartë e Perëndisë sepse “Ai kujdest për ju” (1Petr. 5.7).

Rryma e së keqes.

Gjithashtu frikë krijohet edhe nëpër shpirtrat e njerëzve që shikojnë rrymën e së keqes si një prrua që vërshon dhe shkatërron gjithçka. A mundet të durojë dikush në këtë vërshim mëkati? Si do të rriten fëmijë brenda në këtë botë plot krime dhe të këqija? Frikërat dhe shqetësimet janë të justifikuara për çdo person të pamatur. Por besimitari i krishterë merr guxim dhe forcohet, sapo dëgjon Ungjillorin Joan që t’u drejtohet besimtarëve me fjalët frymëzuese: “sepse ai që është ndër ju është më i madh se ai që është në botë” (1Joan. 4.4). Mos kini frikë nga e keqja! Mund të fitoni, sepse Perëndia që është bashkë me ju, brenda jush dhe ju ndriçon dhe ju forcon, është më i madh dhe më i fortë nga satanai që ka pushtet mbi këtë botë mëkatare.

Rreziku ekstrem.

Por ekziston edhe mundësia që njeriu papritur të gjendet në rrezik për jetën e tij. Shpesh dëgjojmë për tërmete, përmbytje, zjarrvënie, shpërthime, grabitje, akte terroriste, pandemi, sëmundje dhe shumë ngjarje të tjera që kërcënojnë jetën e shumë njerëzve. Si t’i përballojë njeriu këto situata? Mos e lejoftë Perëndia që të kalojmë të tilla sprova. Megjithatë, që të jemi në gjendje që t’i përballojmë këto rreziqe, duhet që tani të armatosemi me besimin e palëkundur se, nëse Zoti është çdo moment pranë nesh dhe dëgjon lutjet tona, shumë më tepër edhe në atë çast të vështirë do të na mbajë nga dora e Tij dhe do të na mbështetë. Madje do të dërgojë edhe ëngjëjt e Tij, që të na mbrojnë në çdo hap të jetës sonë. Këtë të vërtetë të madhe, që Perëndia në momente të vështira është bashkë me ne, e tregon edhe profeti dhe mbreti David në Psalmin 22: “Edhe nëse shkoj përmes hijes së vdekjes, nuk do të kem frikë nga ndonjë e keqe, se ti je bashkë me mua”. Le të lutemi pra edhe ne me të njëjtat fjalë: Zot, pranë teje jam i mbrojtur. Dhe nese ndonjëherë gjendem përballë rreziqeve, qoftë edhe në rrezik për jetën, nuk do të trembem se mos pësoj ndonjë të keqe, sepse Tij je kudo dhe kurdo bashkë me mua!

“Mos ki frikë, vetëm beso”!

Nuk ekziston njeri që të mos ket përjetuar frikëra në jetën e tij. Dhe përveç frikërave që përmendëm më sipër ka edhe shumë të tjera: Vetmia, braktisja, sëmundja, vdekja, etj. Vetëm Perëndia i njeh gjurmët që lë çdo frikë në shpirtrat e njerëzve. Por sot le të jemi më shumë të vëmendshëm në fjalët që Zoti na drejton secilit prej nesh: “Mos ki frikë, vetëm beso”! Mos ki frikë, por ec me besim! Nëse këtë fjalë do ta dëgjonim nga çdo person tjetër, nuk do të fitonim më shumë se sa një kurajë të thjesht psikologjike. Por që nga momenti, që këtë fjalë na i drejton Perëndia i Plotfuqishëm, Mundësi i vdekjes, Zoti Jisu Krisht, atëherë kjo fjalë na jep hir edhe fuqi. Forcim esencial, guxim dhe shpresë, që të kalojmë çdo frikë dhe vështirësi të jetës!

Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025

Extra info

Replace this text with some additional info. If there is no extra info, you can hide this text or hide this block by clicking the icon at the above right corner.

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako