Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

E Diela 12 e Lukait (10-të Lebros) Ungjilli sipas Lukait 17: 12-19. Predikimi i së Dielës

16 Jan, 2022, No comments

Predikimi i së Dielës
Përgatitur nga Katekisti : Antonio Poshnjari
Zyra e Katekizmit e Kryepiskopatës Orthodhokse në Tiranë - KOASH


E Diela 12 Lukait ( 10 Lebros) Ungjilli sipas Lukait 17: 12-19

“Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë”.

"Jesu, mësues, mëshirona”

I nderuar Atë , të dashur besimtarë  vëllezër dhe motra në Krishtin !

Këto fjalë i drejtuan Krishtit 10 lebrozët. Kur Zoti Krisht i pa, u tha të shkonin e të tregonin veten e tyre tek priftërinjtë. Dhe ata duke shkuar u pastruan. Njëri nga këta të sëmurë me lebër që ishte (samaritan), kur pa se u shërua u kthye dhe duke lavdëruar Perëndinë me zë të lartë, ra në këmbët e Jisuit dhe e falënderoi.

Edhe Jesui u përgjigj e tha: A nuk u pastruan të dhjetët? Po të nëntët të tjerët ku janë? Më pas i thotë atij që u kthye dhe e falënderoi: Ngrihu, e shko; besimi yt të shpëtoi. (Llk. 17:19)

Filimisht duhet të dimë që lebra ishte një sëmundje e keqe, e rëndë, me vuajtje e dhimbje. Në Izrael, ata njerëz që ishin me lebër konsideroheshin si të papastër dhe jetonin jashtë qyteteve, madje e konsideronin si mallkim nga Perëndia. Këta njerëz duhej të rrinin të paktën 50 metra larg njerëzve. Në këtë mënyrë ata ishin të izoluar, të veçuar, të vetmuar e të distancuar nga shoqëria. Kjo situatë shtonte akoma më shumë dhimbjen e sëmundjes.

Megjithëse në këtë lloj situate, Zoti Krisht nuk hezitoi t’u afrohej dhe t’i ndihmonte kur ata i thirrën për ndihmë. Krishti nuk i shëroi ata menjëherë, gjë që mund ta bënte vetëm me një fjalë, por u tha që të shkonin e të rrëfenin veten e tyre para priftërinjve dhe kjo për të vënë në provë besimin e tyre. Në momentin që u larguan nga Krishti, ata ishin akoma të sëmurë dhe rrugës duke shkuar për tek priftërinjtë, ata konstatuan se ishin shëruar dhe të pastruar nga lebra.

Është normale që këta njerëz të kenë përjetuar një gëzim shumë të madh dhe emocione shumë të forta kur ndienë se ishin shëruar dhe ndoshta edhe të çoroditur nga kjo mrekulli dhe ngjarje kaq e madhe në jetën e tyre, harruan të ktheheshin e të falënderonin atë që e bërë këtë mrekulli. Vetëm njëri prej tyre u kthye dhe duke lavdëruar Perëndinë, falënderoi mirëbërësin e tij… dhe ky ishte samaritan.

Ndoshta edhe 9 të tjerët ishin mirënjohës e të mirë. Ndoshta me mendje e lavdëruan Perëndinë. Ndoshta menduan të falënderonin dhe Zotin Krisht, por më parë donin të lajmëronin familjet e tyre. Ka shumë “Ndoshta”, por realiteti që na jep ungjilli i sotëm na thotë se ata, që ishin nga populli i zgjedhur i Perëndisë (Hebrenjtë) nuk u kthyen të falënderonin Perëndinë dhe një jobesimtar, një i huaj, një samaritan, vetëm ky u tregua mirënjohës, vetëm ky u kthye e falënderoi.

Të dashur motra e vëllezër në Krishtin!

Ashtu si edhe ngjarjet e tjera të mrekullueshme që Ungjilli na mëson, edhe kjo histori mrekullie mund të aktualizohet dhe secili prej nesh mund ta lidhë jetën e tij me këtë mrekulli. Por si?!

Është normale për të gjithë ne, që kur kemi probleme, shqetësime, sëmundje dhe momente të vështira të vijmë në Kishë, të ndezim qirinj, t’i lutemi Zotit që të na mëshirojë dhe të na ndihmojë siç vepruan të 10 leprozët kur panë Krishtin.

Madje, kur gjendemi përballë vështirësive, shpesh herë ne ankohemi dhe themi: pse të më ndodhë mua, o Zot? Por, le të mendojmë për një moment të kundërtën: sa nga ne kur jemi mirë me shëndet, kur na ecën puna mirë, kur jemi të lumtur, të gëzuar, pse jo edhe kur kemi pasuri, a bëjmë të njëjtën pyjetje: pse mua, o Zot?! Përse i meritoj unë gjithë këto të mira?!

Por, ne njerëzit kur jemi të mbushur me gjithë këto bekime të Perëndisë, mendojmë se gjithë këto të mira janë meritë e jona dhe rezultat i mundimeve e përpjekjeve tona dhe harrojmë se çdo gjë e mirë është dhuratë prej së larti. Ndërsa kur jemi keq, të sëmurë e në vështirësi, këtë situatë ia vëmë Zotit fajin dhe përgjegjësinë për këtë situatë dhe prandaj pyesim: pse të më ndodhë mua kjo fatkeqësi, o Zot?

Por mrekullia e ungjillit të sotëm na mëson dy të vërteta thelbësore për jetën e krishterë?

BESIMI. Në çdo gjendje që të jemi keq apo mirë, të sëmurë apo të shëndoshë, të varfër apo të pasur, në vuajtje apo në gëzim jeta, mendja, shpirti dhe lutja jonë duhet t’i drejtohet Zotit.

MIRËNJOHJA dhe FALËNDERIMI. Nuk duhet t’u ngjajmë 9 lebrozëve, që pasi u shëruan nga sëmundja dhe mundimi i tyre, nuk u kthyen të falënderojnë Zotin për mirëbërjen që u bëri.

Të gjithë ne ftohemi t’i ngjajmë atij samaritani të huaj, i cili e vlerësoi atë çka bëri Zoti për të dhe u kthye për të falënderuar Zotin, mirëbërësin e tij.

E gjithë jeta jonë duhet të karakterizohet nga besimi tek Krishti dhe mirënjohja e falënderimi ndaj Zotit për të gjitha bekimet që na jep.

Mirënjohje dhe falënderim duhet të kemi dhe për prindërit tanë, për të afërmit tanë, për miqtë dhe për të gjithë njerëzit që na gjenden pranë si në momentet e lumtura ashtu edhe në momentet e vështira të jetës sonë.

Dhe si përfundim ta mbyllim duke kujtuar vargun e psalmit 103 kur na thuhet : “Beko Zotin, o shpirti im dhe mos harro tërë mirësitë e tij”. Amin.

E Diela para Theofanisë ! 2 Janar

1 Jan, 2022, No comments



Të nderuar miq dhe vëllezër dhe motra në Krishtin në të Dielën para Theofanisë në Kishën Orthpdhokse lexohet ungjilli sipas (Marku 1:1-8)

UNgjilli i Liturgjisë
"Fillimi i ungjillit të Jisu Krishtit, Birit të Perëndisë, 2 siç është shkruar në profetët: Ja unë tek dërgoj engjëllin tim përpara faqes sate, i cili do të përgatisë udhën tënde përpara teje". 3 "Zëri i atij që thërret në shkretëtirë: Bëni gati udhën e Zotit, bëni të drejta rrugët e tij".
4 Joani ishte duke pagëzuar në shkretëtirë, edhe duke predikuar pagëzim pendimi për ndjesën e mëkateve. 5 Edhe dilnin tek ai gjithë vendi i Judesë dhe Jerusalemit, edhe të gjithë pagëzoheshin nga ai në lumin e Jordanit, duke rrëfyer mëkatet e tyre.
6 Edhe Joani ishte veshur me lesh gamileje, edhe kishte brez të lëkurtë rreth mesit të tij dhe hante karkaleca e mjaltë të egër. 7 Edhe predikonte, duke thënë: Prapa meje vjen më i forti se unë, të cilit s'jam i zoti të ulem e t'i zgjidh rripin e sandaleve. 8 Unë ju pagëzova me ujë, po ai do t'ju pagëzojë me Frymë të Shenjtë".
Kjo e dielë quhet e diela para Epifanisë. Dhe Kisha na përgatit për të kremten e madhe të pagëzimit të Zotit në lumin Jordan.
Në Krishtlindje kremtuam lindjen e Zotit si foshnje dhe në 6 janar do të kremtojmë pagëzimin e tij dhe shfaqjen e tij përpara popullit si Bir i Perëndisë si Mesia i Izraelit."
Komenti i Ungjillit
"Fillimi i ungjillit të Jisu Krishtit, Birit të Perëndisë". (Mat. 1:1)
Ungjilli i Markut fillon me pohimin se Jisu Krishti është Bir i Perëndisë që do të thotë Ai është lindur prej Atit prej gjirit Atëror përpara gjithë jetëve si Dritë prej Drite, Perëndi e vërtetë prej Perëndie të vërtetë, por Biri u lind dhe si njeri sipas dashurimit të Atit me anë të Shpirtit të Shenjtë nëpërmjet Hyjlindëses Virgjëreshës Mari.
Pavarësisht se në pamje Jisui dukej thjesht një njeri, madje njerëzit e quanin “biri i marangozit”i Josifit, në mister Krishti është Biri i Perëndisë i bërë dhe Biri i Njeriut.Ai është një person me dy natyra Hyjnore dhe Njerëzore dhe me dy vullnete hyjnore dhe nkerëzore.
Ungjillor Marku e fillon Ungjillin me këtë pohim sepse frymëzimi dhe njohuritë për Zotin Jisu Krisht si Biri i Perëndisë i mori nga apostull Petro,sepse kur Zoti pyet apostujt: Po ju kush thoni se jam Unë? Dhe Simon Pjetri duke u përgjigjur i tha: Ti je Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë. (Math. 16:15-16)
" Siç është shkruar në profetët: "Ja unë tek dërgoj engjëllin tim përpara faqes sate, i cili do të përgatisë udhën tënde përpara teje.Zëri i atij që thërret në shkretëtirë: Bëni gati udhën e Zotit, bëni të drejta rrugët e tij".
Ungjillor Marku po përmend dy profetësi nga profetët Malakia dhe Isaia të cilët parathanë se Jisu Krishti, Biri i Perëndisë kur të vinte midis popullit të Izraelit si Mesia (Krishti) do të paraprihej nga një lajmëtar i cili do të thërriste njerëzit me anë të predikimit që ata të përgatiteshin moralisht dhe shpirtërisht për ardhjen e Tij.
“Engjëlli”dhe “zëri në skkretëtirë” i cili i përmbushi këto profeci është shën Joan Pararendësi dhe Pagëzor.
Shkretëtira nuk është thjesht vetëm vendi ku Joani predikoi dhe kreu shërbesën e pagëzimit,por shkretëtira është një kuptim alegorik për gjendjen e popullit të Izraelit dhe të gjithë njerëzimit si një vend i shkretë dhe pa jetë në atë kohë.
Joani e larguan prindërit në shkretëtirë ku e fshehën nga frika e masakrës së Herodit wë vrau 14 000 foshnje. Ai u rrit dhe u përgatit që të shfaqej në kohën e duhur si “zëri” që bërtet në shkretëtirë.
"
Joani ishte duke pagëzuar në shkretëtirë, edhe duke predikuar pagëzim pendimi për ndjesën e mëkateve".
Mesazhi i tij ishte që njerëzit duhej të pendoheshin.Pendim do të thotë të ndërrosh mendim dhe të braktisësh mëkatet, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të merret falja e mëkateve nga Zoti dhe jo thjesht nga zbatimi i ritualeve të ligjit ose nga prejardhja e gjakut ashtu si mendonin Ebrejtë,prandaj sipas ungjillor Lukai Joan Pagëzori : “u thoshte turmave që vinin të pagëzoheshin prej tij, pjellë nepërkash, kush ju ka mësuar t’i arratiseni zemërimit që po vjen, bëni pra fryte të denja pendimi dhe mos filloni të thoni brenda jush, ne kemi Abrahamin për atë, sepse po ju them se Perëndia mund të nxjerrë bij të Abrahamit dhe nga këta gurë, dhe tashmë sëpata u vu në rrënjën e pemëve, çdo pemë pra që nuk jep fryte të mira do të pritet dhe do të hidhet në zjarr” (Lk. 3:7-9)
" Edhe dilnin tek ai gjithë vendi i Judesë dhe Jerusalemit, edhe të gjithë pagëzoheshin nga ai në lumin e Jordanit, duke rrëfyer mëkatet e tyre."
Kur dëgjuesit pendoheshin, Joani i pagëzonte ata në ujërat e Jordanit, si një shenjë e jashte e ndryshimit të mendimit të tyre.
Pagëzimi me ujë i Joanit ishte thjesht një simbol dhe nuk kishte fuqi pastruese, por ai ishte një veprim i dukshëm i njerëzve që pendoheshin me të vërtetë dhe këkonin shpëtim duke pritur Mesian, Krishtin e Zotit.
"Edhe Joani ishte veshur me lesh gamileje, edhe kishte brez të lëkurtë rreth mesit të tij dhe hante karkaleca e mjaltë të egër".
Joani ishte një profet i vërtetë, jo vetëm në fjalë por edhe në jetën e ti engjëllore.
Veshja e tij ishte sikurse e profetit Ilia, shumë e ashpër dhe shumë e thjeshtë.
Ushqimi i tij ishte karkaleca të egër, një lloj bar i egër, ushqimi që e hanin më të varfrit e popullit për të mbajtur jetën.
Joani u paraqit përpara popullit në këtë mënyrë të përulur për të treguar se ai ishte thjesht një “zë”, dhe gjithë vëmendja e popullit duhet të ishte tek Ai që predikonte dhe paralajmëronte Joani i cili do të vinte pas tij, por që ishte para Tij dhe se ishte më i madh se ai, pra Joani i drejtonte njetëzot tek Krishti.
Joani u bë mësues dhe frymëzues i çdo shërbëtori të Zotit i cili duhej të jetoj thjesht dhe pa preokupime të shumta dhe gjithë qëllimi i tij të jetë të lajmërojë Zotin Jisu Krisht me fjalë dhe vepra,prandaj Joani quhet dhe ati dhe frymëzuesi i jetës murgjërore.
Sa në antitezë është Pararendësi dhe Pagëzori Joan sot me ata të krishterë dhe sidomos ata që janë thirur me detyrën e lartë për të mësuar popullin e Perëndisē në rrugën e ngushtë të pendimit por nuk e bëjnë, sepse u pëlqen jeta mondane dhe pa vështirësi duke rënë në kompromis me të keqen herë me heshtjen, here me aprovimin e saj .
" Edhe predikonte, duke thënë: Prapa meje vjen më i forti se unë, të cilit s'jam i zoti të ulem e t'i zgjidh rripin e sandaleve".
Predikimi i tij ishte gjithmonë epërsia e Zotit Jisu. Ai thoshte se Jisui është më i madhi, më i forti nga të gjithë profetët, edhe se vetë Joani është i fundit i profetëve që lajmëruan Mesian e Izraelit.
" Unë ju pagëzova me ujë, po ai do t'ju pagëzojë me Frymë të Shenjtë."
Pagëzimi i Joanit siç thamë ishte me ujë, një ritual pastrimi që kryhej te populli i Izraelit që nga Moisiu për larjen e enëve, ose të trupave për t’u pastruar nga ana ceremoniale.
Pagëzimi i Joanit ishte një simbol i jashtëm për t’ju treguar popullit se të gjithë janë mëkatarë dhe duhet të lahen, të pastrohen nga ndyrësia e mëkatit dhe i pregatiste për pagëzimin në emër të Krishtit, ashtu siç dhe Zoti tha: “Se Joani pagëzoi me ujë por juve do të pagëzoheni me Frymën e Shenjtë mbas jo shumë ditësh (Vep. 1:8).
Pagëzimi me Shpirtin e Shenjtë është vërtetë ai që i fal mëkatet, jo vetëm të judejnve por edhe të gjithë njerëzve që e dëshirojnë këtë pagëzim.
Pagëzimi na bashkon me trupin e Krishtit që është Kisha, siç thotë apostull Pavli te Korintasit: “sepse të gjithë ne jemi pagëzuar me një frymë të vetme, në një trup qofshin hebrenj apo grekë, skllevër a të lirë dhe të gjithë jemi ujitur në një frymë” (I Kor. 1:12-13)
Kjo e diel është një para pregatitje për Theofaninë për 6 Janarin festën e Ujit të Bekua.
Fillimisht Krishtlindja dhe Pagëzimi i Zotit ishte një festë e vetme që do të thoshte shfaqja e Perëndisë në botë, në formë njerëzore.
Kjo e kremte përfshinte kremtimin e Lindjes së Krishtit, adhurimin e magëve dhe gjithë ngjarjet e fëmijërisë, si rrethprerjen dhe paraqitjen në tempull dhe pagëzimin e Jisuit prej Joanit në Jordan.
Festa quhet shpesh, sikurse është në librat e shërbesave orthodhokse, Theofani që do të thotë shfaqje e Perëndisë.
Theksi në këtë festë është në shfaqjen e Jisuit, si Mesia njerëzor i Izraelit dhe Biri hyjnor i Perëndisë, njëri nga personat e Trinisë së Shenjtë .
Të dashur më Krishtin duhet të bëhemi gati shpirtërisht për të pritur (Theofaninë) Pagëzimin e Zotit në 6 Janar ashru siç e thotë dhe tropari i Kishës Orthodhokse në të Dielën para Theofanisë :
“Përgatitu Zabullon dhe zbukurohu Nefthalim; dhe ti lum i madhë Jordan qëndro dhe prite me gëzim, Zotin Jisu që po vjen për të pagëzuar.Ti Eva dhe ti Adam, sot ngazëllohuni, mos u fshihni më tani, si në Parajsën me tmerr, se kur ju pa të ç'veshur zbriti vetë që t'jua kthejnë stolinë. Na erdhi Krishti, dhe tërë botën, do që ta përsëritë."Amin.

Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025

Extra info

Replace this text with some additional info. If there is no extra info, you can hide this text or hide this block by clicking the icon at the above right corner.

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako