Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Oshënare Aleksandra, Igumene dhe themeluese e Manastirit Divevo : 13 Qeshor

June 13, 2022 at 1:04 pm, No comments



Agathi Semionova Melgunova ishte shumë e pasur dhe kishte shumë prona në Jaroslav, në Vladimir dhe në Riazan. Që në moshë të re mbeti e ve dhe në vitin 1760 u qeth murgeshë në Manastirin Florefski të Kievit me emrin Aleksandra. Nuk qëndroi shumë në atë manastir, pasi në një vegim pa të Tërëshenjtën, e cila i tha që të ndërtonte një manastir të ri.

Nën orientimin e të Tërëshenjtës dhe pas dhjetra lutjesh, Shën Aleksandra arriti në vendin që e Tërëshenjta kishte zgjedhur. Ishte në Divevi, jo shumë larg Sarovit, ku në atë kohë gjendej një manastir burrash i famshëm për lartësitë e tij të mëdha shpirtërore. Nën drejtimin e eremitëve të Sarovit Shën Aleksandra filloi jetën hezikaste në një qeli në krah të një kishe, e cila i ishte kushtuar ikonës së të Tërëshenjtës së Kazanit. Dhuroi të gjithë pasurinë e saj që të ndërtohen dhe të rindërtohen kisha dhe që të ndihmohen vejushat, jetimët dhe të varfërit. Ajo jetonte me djersën e ballit duke pastruar stalla ose duke larë rroba. Banorët e Sarovit kujtonin për shumë vite përulësinë e saj dhe ndihmën që ajo ofronte në mënyrë të fshehtë.

Ngadalë-ngadalë aty u krijua një vëllazëri, bazë e së cilës ishte varfëria e vullnetshme, puna e krahut, mikpritja e besimtarëve dhe lutja e pandërprerë e Jisuit, duke ndjekur kështu gjurmët e jetës autentike monastike orthodhokse.

Madje që nga fillimi vinin tek Shën Aleksandra njerëz të çdo lloj rangu shoqëror që të merrnin këshilla si edhe bekimin e saj.

Shën Aleksandra fjeti më 13 Qershor 1789 dhe kishte thënë se aty do të ndërtohet një manastir i madh, por edhe trazirat që do të ndodhnin aty. Dy javë para fjetjes së saj, ajo mori skimën e madhe ëngjëllore.

Shën Serafimi i Sarovit kishte një nderim të madh për të, edhe kur ajo ishte gjallë. Pas vdekjes së saj tha se ajo gjendet pranë fronit të Perëndisë dhe i tha një motre që të mësonte të tjerët që t’i luteshin asaj në këtë mënyrë: “Nëna dhe Zonja ime lutu për mua tek Zoti që të më falë, siç Ai të fali ty dhe të më kujtosh edhe mua para fronit të Perëndisë”.

Në manastir ekzistojnë shumë dëshmi të shkruara për mrekullitë që bëri Shën Aleksandra.


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SI T’A PËRBALLOJË I KRISHTERI KUNDËRSHTIMIN E FAMILJARËVE, MIQVE PËRKUNDREJT BESIMIT?
    6 Aug, 2025
  • Mrekullia e Hyjlindëses Mari në jetën e Shën Serafimit të Sarovit!
    5 Aug, 2025
  • Ikona e Hyjlindëses Mari "Zbutësja e Zemrave të Liga" (Смягчение злых сердец)
    4 Aug, 2025
  • Skllavëria e mëkatit!
    31 Jul, 2025
  • Lutja Personale!
    30 Jul, 2025
  • Homelia IX mbi Ungjillin sipas Mateut
    29 Jul, 2025
  • Lutja,frymëmarrja e shpirtit!
    29 Jul, 2025

Shenjtorët e ditës 

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako