Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Shën Jakinthi nga Amastradha : 18 Korrik

18 Jul, 2022, No comments

Shën Jakinthi ishte i biri i prindërve besëmirë, Theoklitit dhe Theolinës. Atdheu i tij ishte Amastradha e Detit të Zi, ku në ato vite kjo zonë përfshihej nën episkopatën e Heraklidës.

Jakinthi, akoma një fëmijë i vogël, shfaqi devotshmërinë e një njeriu shpirtëror. Vetëm tre vjeç, me thirrjen e emrit të Krishtit, ngjalli një fëmijë të vogël. Kështu u zhvillua gjatë moshës trupore dhe shpirtërore, duke bërë shumë mrekulli. Por dikur, kur pa idhujtarët që t’i faleshin një peme frutore, Jakinthi shkoi dhe e preu. Atëherë u arrestua dhe u çua para hegjemonit Kastrinsio, i cili e rrahu papushim dhe i hodhi dhëmbët. Në vazhdim ai u tërhoqi zvarrë me litarë jashtë qytetit dhe e plagosi me kallamishte me majë. Më pas e futën në burg, ku e dorëzoi shpirtin e tij të shenjtë.

Shën Anastasi dhe Shën Evksithi, Episkopë të Selanikut : 16 Korrik

16 Jul, 2022, No comments

Shën Anastasi pasoi në vitin 434 pas Krishtit në fronin episkopal të Selanikut, peshkopin Rufos (shih 9 Shtator).

Në vitin 435 pas Krishtit Papa Siksti III (432 - 440) i dërgoi një letër peshkopit të Korintit Perigenit, duke i kujtuar atij se ai duhet t'i bindej peshkopit të Selanikut dhe vikarit papal Anastas, i cili kishte pasuar Rufonin. Në të njëjtin vit ai i dërgoi një letër të dytë sinodit që do të mblidhej në Selanik, për të përsëritur të drejtat që paraardhësit e tij i kishin dhënë vikarit të fronit papal, peshkopit të Selanikut. Disa vjet më vonë, në vitin 446 pas Krishtit, Papa Leoni I (440 - 461) i drejtoi një letër Anastasit, me rastin e mosmarrëveshjes së tij me Mitropolitin e Epirit të Vjetër Atik, dhe vuri në fuqi të drejtat e tij.

Megjithatë, nuk dihet pse nuk ishte e mundur që ai të merrte pjesë personalisht në Sinodin e Katërt Ekumenik, të mbledhur në vitin 451 në Kalqedoni. Në pjesën e parë të Sinodit, më 8 Tetor 451 nënshkruan si përfaqësues i tij episkopi i Herakleas Kintilosi. Ndërsa në pjesën e tretë të Sinodit, më 13 Tetor, episkopin e Selanikut e përfaqëson presviteri Andrea, megjithatë vlen për t’u përmendur se tashmë, si episkop i Selanikut nuk kujtohet Anastasi, por Evksithi, i cili pasoi Anastasin, menjëherë pas vdekjes së tij. Supozohet se vdekja e Anastasit kishte ndodhur tashmë rreth fundit të Shtatorit të vitit 451.

Është e mundur që presviteri Andrea, që përfaqësoi Evksithin në punimet e Sinodit të Katërt Ekumenik, të identifikohet me episkopin e mëvonshëm Andrea, që pasoi Evksithin në fronin kryepeshkopal të Selanikut.

Shën Justi : 15 Korrik

15 Jul, 2022, No comments

Shën Justi ishte romak në origjinë dhe ushtarak në profesion dhe dallohej për madhështinë e tij. Në shumë luftra tregonte trimëri të rrallë, për këtë arsye eprorët e tij e nderonin në mënyrë të veçantë. Në fakt, pas çdo lufte ai gradohej në një pozicion më të lartë ushtarak. Por në një fushatë kundër barbarëve, ushtria ishte në rrezik të madh dhe më pas vetëflijimi i ushtarëve të krishterë e shpëtoi atë. Justi, me rastin e kësaj ngjarjeje, admiroi sjelljen e të krishterëve dhe donte të bëhej vetë i krishterë. Ata iu përgjigjën se vetëm me besim në Krishtin mund të bëhet kjo dhe e informuan për Ungjillin. Kur Justi e dëgjoi këtë, ai ishte në dilemë. Sepse tek ai po reagonte feja e vjetër e idhujve. Por një natë teksa soditi qiellin me yje, vuri re një kryq të ndritshëm, rreth të cilit shkëlqente fjala "ndiq". Në të vërtetë, Justi iu përgjigj menjëherë kësaj thirrjeje të Krishtit pa hezitim. Ai nuk llogariti as lavdi, as nderime, as karrierë ushtarake, as kënaqësi. “Edhe ai i la të gjitha dhe u ngrit e shkoi pas atij” (Lluka. 5.28). Domethënë, pasi la gjithçka, u pagëzua dhe ndoqi Krishtin. Por kur Tribuni Klaudio mësoi për këtë fakt, ai e torturoi atë me hekura të zjarrtë. Më pas e hodhi në zjarr, ku triumfalisht shën Justi ia dorëzoi shpirtin Perëndisë.

Oshënar Stefan Savaiti : 13 korrik

13 Jul, 2022, No comments

Stefani ishte nipi i shën Joan Damaskinit. Lindi në Damask në vitin 725. I ati i tij quhej Theodhor Mnasur dhe ishte vëllai i shën Joan Damaskinit. 

Në moshën dhjetë vjeçare, Stefani u fut nga xhaxhai i tij në Lavrën e Shën Savës, ku për 15 vite u edukua shumë mirë në jetën murgjërore. Pas vdekjes së të atit të tij, u tërhoq në shkretëtirë dhe u dha akoma edhe më tepër pas studimit të fjalës së Perëndisë. Aty u mor edhe me poezinë, në të cilën u dallua dhe u tregua një ndër poetët më të mëdhenj të Kishës sonë.

Stefani, çdo gjë që krijoi me talentin e tij që i dha Perëndia, ia përkushtoi lavdisë së Perëndisë dhe jo admirimit të njerëzve. Sepse e frymëzonin fjalët e Shkrimit të Shenjtë, që thonë: “Edhe çdo gjë që të bëni me fjalë ose me punë, të gjitha t’i bëni në emër të Zotit Jisu, duke falenderuar Perëndinë dhe Atin me anë të tij” (Kol. 3.17). Dmth., çdo gjë që bëni me fjalë apo me vepra, të gjitha t’i bëni që t’i pëlqeni Zotit Jisu dhe për lavdinë e Tij, duke falenderuar me anën e Tij, Perëndinë dhe Atin, që kaq shumë na deshi. 

Stefani, pasi zbukuroi Kishën me poezitë e tij, vdiq me paqe në vitin 794 (sipas disa të tjerëve në vtin 807).

Kujtimi i shën Stefanit përsëritet edhe më 28 Tetor. Se për çfarë arsye ekziston kremtim i dyfishtë i Oshënar Stefanit nuk e dimë. Ndoshta sot kremtohet transferimi i lipasaneve të tij dhe më 28 Tetor kryesisht kujtimi i tij.

Oshënar Mihail Malinos, atë shpirtëror i Shën Athanas Athonitit : 12 Korrik

12 Jul, 2022, No comments

Oshënar Mihail Malinos jetoni në kohën e perandorit Kostandin VII dhe deri në kohën e perandorit Vasil II Bullgarokton. Lindi në Kapadokia nga prindër besëmirë, Evdhokimo dhe Anastasoja. Gjyshi i tij nga i ati, Evstathi, mbante gradën e patricit. Ndërsa gjyshi nga e ëma Adhralesti kishte gradën e Stratilatit të Lindjes.

Manueli (emri i tij përpara se të bëhej murg) u rrit brenda në pallat, por shumë shpejt e kuptoi kotësinë e nderimeve dhe të mirave të botës dhe për këtë arsye shkoi në malin Kimina. Aty gjeti një jerond me vyrtyt të madh, Joanin, të cilin e luti që të qëndronte pranë tij. Jerondi me disa rezerva e pranoi, por pas pak i ati i tij, mësoi vendin ku gjendej dhe me lutje të ndryshme e solli në shtëpi. 

Por pas pak muajsh dhe me lejen e prindërve këtë herë, u kthye tek jerondi i tij, i cili e pranoi me gëzim. Pas tre vitesh provë, Manueli u bë murg me emrin Mihail.

Më vonë, kur vdiq jerondi i tij Joani, Mihaili, me trashëgiminë e tij të madhe atërore që trashëgoi, u bë një dhurues i madh i të varfërve dhe të vuajturve. Gjithashtu ndërtoi edhe Lavrën e Madhe të Kiminës, ku u themelua një vëllazëri e madhe, të cilën Mihaili e organizoi dhe e lidhi me dashuri vëllazërore. Nga ky Manastir kaluan shumë shpirtra të zgjedhur, mes të cilëve edhe Shën Athanas Athoniti, themelues i Lavrës së Madhe të Malit të Shenjtë. Manastiri i Kiminës u dallua për kaligrafitë dhe kopjet e librave të Shenjtë.

Në një moshë të shkuar, por i lulëzuar në besim dhe shpirt, Mihaili dorëzoi me paqe shpirtin e tij të shenjtë tek Perëndia.

Shën Nektari nga Vriula Oshënar Martiri i Ri : 11 Korrik

11 Jul, 2022, No comments


Read more »

Oshënar Thomai në Maleo : 7 Korrik

7 Jul, 2022, No comments


Read more »

​Shën Kirili Oshënar martiri nga Selaniku : 6 Korrik​

6 Jul, 2022, No comments


Read more »

Shën Qipriani oshënar martiri i ri : 5 Korrik

5 Jul, 2022, No comments

Guximi i tij mahnitës bëri, që shumë njerëz të mendonin se ai ishte i çmendur, por ai në atë mënyrë arriti që të marrë kurorën e lavdisë së përjetshme.

Hieromartiri Qiprian lindi prej prindërish të krishterë në fshatin Klisto të Agrafëve. U rrit sipas mënyrës së krishterë, u bë murg dhe u denjësua për dhuntinë e priftërisë. Shkoi në Malin e Shenjtë dhe qëndroi në qelinë e Shën Gjergjit pranë manastirit Kutlumusion. Aty shkëlqeu në vyrtyte dhe u bë shembull ndër etërit. Por zemra e Qiprianit, digjej nga dëshira e martirizimit, kështu shkoi në Selanik dhe deklaroi me shumë guxim Krishtin përpara kadiut. Madje, ai nxiti edhe ata që punonin në gjykatë, si edhe vetë kadiun, që të mohonin Muhamedin dhe të ndiqnin Krishtin. E morën për të çmendur dhe e nxorrën jashtë ndërtesës.

Por dëshira e zjarrtë e martirizimit e bëri Qiprianin që të shkonte në Kostandinopojë. Aty në mënyrë spontane hyri në pallat dhe deklaroi me të njëjtin guxim Krishtin përpara Vezirit. Arkondi me joshje të ndryshme u mundua që ta tërhiqte në myslimanizëm, por pasi dështoi e dorëzoi atë tek Myftiu. Por edhe aty Qipriani pohoi dashurinë e tij për Krishtin dhe qortoi myslimanizmin. Me gëzim pranoi vendimin për ta ekzekutuar.

Kështu më 5 Korrik të vitit 1679, ditën e shtunë, i prenë kokën në Fanari. Për jetën dhe martirizimin e Shenjtorit shkroi Joani Kariofili.

Shën Mihail Honiati Mitropoliti i Athinës : 4 Korrik

4 Jul, 2022, No comments

Shën Mihaili ishte mitropoliti i fundit i Athinës (1182-1204) përpara pushtimit latin. Mitropolit i shquar dhe vëllai i historianit Nikita Honiati, adhurues i të shkuarës së lavdishme të Athinës, ishte ai që e mbrojti atë jo vetëm nga armiqtë dhe rrethimet, por edhe nga paturpësia e zyrtarëve të qeverisë. Letrat e tij janë një burim i pasur informacioni për Atikën në fund të shekullit të 12-të dhe në fillim të shekullit të 13-të. Në këto letra mund të dallohet një qëndrim kritik ndaj Athinës, megjithatë me një vështrim më të imët dallohet lehtësisht një dashuri esenciale dhe e thellë, si për qytetin, ashtu edhe për njerëzit e tij.

Në vitin 1203 pas Krishtit mbrojti me sukses qytetin i cili u kërcënua nga pronari i tokave peloponezian Leon Sgouros. Pak më vonë, në vitin 1204 pas Krishtit, menjëherë pas pushtimit latin, ai u internua në Kea, duke mos u ndalur as prej andej së mbrojturi dhe së kujdesuri për grigjën e tij. Më vonë, ai shkoi në Manastirin e Shën Joan Pararendësit pranë Thermopileve ku vdiq në vitin 1222 pas Krishtit.

Shërbesën e Shenjtit e shkroi Himnografi i Madh i Kishës së Aleksandrive z. Harallamb Busias. Gjithashtu kujtimi i tij tregohet bashkë me kujtimin e Andresë së Kretës në Kodikun e Vatopedhit me një Shërbesë të përbashkët.

OSHËNAR ANDREA I KRETËS, HIMNOGRAF : 4 Korrik

4 Jul, 2022, No comments

Read more »

Shën Gjerasim i ri Karpenisioti : 2 Korrik

2 Jul, 2022, No comments

Shën Gjerasimi i ri Karpenisioti ishte me origjinë nga Megalo Horio i Karpenistit dhe më parë quhej Gjergj. Në moshën 11 vjeçare shkoi në Kostandinopojë dhe qëndroi pranë një shitësi ushqimoresh.

Një ditë, pronari i tij i vendosi mbi kokë një tabaka bakri, e cila kishte kos nëpër enë balte. Por në një moment ai rrëshqiti, i ra tabakaja me enët e baltës me kos dhe ju rrëzuan të gjitha. Dhe ndërsa po qante në rrugë për fatkeqësinë që i ndodhi, e mori pranë vetes një grua osmane e shquar, e cila e ngushëlloi. Pastaj me trajtime të ndryshme, ajo e mashtroi dhe ia doli që ta kthente në islam.

Pas shumë vitesh Gjergji, kuptoi mëkatin e tij dhe u largua për në atdheun e tij. Më pas shkoi në Malin e Shenjtë, u qeth murg dhe u quajt Gjerasim.

Por duke dëshiruar martirizimin, u rikthye në Kostandinopojë dhe mohoi publikisht islamizmin. Më pas përpara zotërisë së tij të mëparshëm, deklaroi me guxim besimin e tij për Krishtin. Me gjithë joshjet dhe torturat, Gjerasimi mbeti i patundur në besimin e tij. Atëherë, më 3 Korrik 1812 i prenë kokën në vendin e quajtur Baba Humai të Kostandinopojës. Atëherë ishte 25 vjeç.

Lipsani i Shenjtorit, u varros fillimisht në ishullin Proti. Më vonë u transferua në Manastirin e Hirshëm të Prusës dhe prej andej në vitin 1971 në kishën madhështore të fshatit të tij, të cilën e ndërtuan bashkëfshatarët e tij Megalohoritë për nderimin e Shenjtorit.

Shën Llambro Martir i ri nga Samothraka : 2 Korrik

2 Jul, 2022, No comments

Shën Llambro u martirizua në Makri të zonës Evro më 2 Qershor të vitit 1835. Ai, bashkë me pesë bashkë martirë të tij, Theodhorin, Theodhorin tjetër, Gjergjin, Joanin dhe Mihailin, u shantazhua nga turqit dhe u islamizua. Por më vonë u pendua për këtë veprim dhe bashkë me të tjerët u martirizua për besimin e tij për Krishtin.

Oshënar Petro : 1 Korrik

1 Jul, 2022, No comments

Oshënar Petroja jetoi gjatë viteve të mbretërimit të perandorëve Kostandin dhe Irini (780).

Babai i tij quhej Kostandin dhe ishte Patric dhe gjeneral i perandorit. Kështu Petroja kishte mundësinë dhe studioi filozofi dhe shkenca të tjera, nëpër shkollat më të mira. Më pas u martua dhe pas vdekjes së babait të tij, u bë Domestik i shkollave dhe Patric. Atëherë perandor ishte Niqifori I. Por në një fushatë ushtarake të dështuar kundër bullgarëve, Petroja bashkë me 50 arkondë të tjerë arrestohet.

Më pas thuhet, se ju shfaq Shën Joan Ungjillori, e çliroi dhe e shoqëroi deri në atdheun e tij. Por Petroja përbuzi gjërat e botës, u ngjit në malin e Olimbit dhe u bë murg pranë Oshënar Joanikut.

Pas 34 vitesh, dhe kur vdiq jerondi i tij i shenjtë, u rikthye në Kostandinopojë (847). Aty pranë Kishës së Evandrit që kishte ndërtuar ai vetë, ndërtoi një kasolle të vogël. Brenda kësaj kasolleje jetoi për tetë vite me asketizëm dhe në mënyrë të pëlqyeshme nga Perëndia.

Oshënar Petroja vdiq me paqe në vitin 854.

Welcome post

30 Apr, 2022, No comments

This is some dummy text to demonstrate how a blog post will look. You can delete this dummy post and add your own real blog posts.

To edit a post, just click Edit post at the top of any post. To add or delete a post, open the full-fledged Blog editor from the left toolbar.

Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025


Rehe above right corner.

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako