Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Martiri i Ri, Shën Tadeu, Kryepiskop i Tverit

December 18, 2021 at 10:01 am, No comments


Hieromartiri i shenjtë Tadeu (sipas botës Joan Uspensku) lindi në vitin 1872 në fshatin Naruksonoti të zonës Nijni Novgorod. Babai i tij Vasili ishte protopresviter dhe kishte edhe dhjetë vëllezër të tjerë.

Studioi Theologji në Akademinë e Moskës dhe në vitin 1896 mbrojti edhe doktoraturën në Theologji.

U qeth murg në vitin 1897 me emrin Tade, ndërsa në vitin 1900 u caktua si profesor i dogmatikës dhe theologjisë etike në shkollën hieratike të Ufas. Më 21 Dhjetor 1908 u dorëzua episkop i Vladimir Volyn.

Në Nëntor të vitit 1921 arrestohet prej bolshevikëve në Zhytomyr me akuzën e pjesëmarrjes në kryengritjen e Volyn. Në Mars të vitit 1922 e lanë të lirë. E dërguan tek patriarku i Moskës Shën Tihoni që të caktohej në ndonjë zonë të Siberisë.

Pas diskutimit me patriarkun u vendos që të dërgohej në Astrahan ku arriti në vitin 1923. Patriarku Tihon i tha një banori të Astrahanit: “Episkopi juaj është një njeri i shenjtë dhe një mendje e rrallë. E ushtron shumë veten e tij, por do të duhet që të ketë kujdes për shëndetin. Duhet që t’i lutemi Perëndisë që ta ndihmojë”. Në Nëntor të vitit 1928 u transferua në Tver (Kalinin) si Kryepiskop i Kalininit dhe Kashinit, ku predikimet e tij  zemëruan administratën komuniste.

Në verën e vitit 1937 në Tver, por edhe në vende të tjera, filluan disa arrestime në burg. U arrestuan pothuajse të gjithë priftërinjtë e episkopatës. Në Tetor të të njëjtit vit, disa prej priftërinjve pas torturave ranë dakort që të nënshkruanin disa informacione të rreme kundër Kryepiskop Tadeut.

E arrestuan dhe e futën në burg. E torturuan. E vendosën që të flejë poshtë krevatëve. Një mbrëmje një nga protagonistët e kësaj sjelljeje çnjerëzore pa në gjumë të Tërëshenjtën. Ajo i tha që të mos e prekte më atë njeri të shenjtë sepse do të dënohej. Në mëngjes duke parë poshtë krevatit ku flinte episkopi pa një dritë verbuese. Që prej atëherë Shën Tadeun nuk e bezdisi më askush dhe të gjithë filluan ta nderonin.

Pak ditë më pas e ekzekutuan dhe trupin e hodhën në një gropë. Në pranverën e vitit 1938 disa besimtarë hapën gropën, e vendosën trupin e tij në një arkivol dhe e varrosën në një varr duke lënë një mbishkrim. Varrin e shkatërruan komunistët. Kështi trupi i tij qëndroi i harruar deri në vitin 1990 kur u gjet edhe varri i tij. Më 26 tetor 1993 u zbuluan edhe Lipsanet e tij të nderuara, që tani gjenden në Kishën Katedrale të Ngjitjes së Zotit në Qiell në qytetin Tver. Njohja e shenjtërisë së tij u bë në vitin 1997.



No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025

Shenjtorët që kremtohen në muaj dhjetor

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako