Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

HISTORIA KISHTARE (P.22) Turneu i katërt i Pavlit, vdekja e tij

November 18, 2022 at 10:31 am, No comments

Autori: Vasil Skiadha

Pas lirimit nga burgu

Veprat e Apostujve nuk na thonë se shkoi Pavli pas lirimit të tij nga burgu. Por nga ato që vetë ai shkruan nëpër Letra dhe prej informacioneve të shkrimtarëve të lashtë të Kishës, biem në konkluzionin se ai kreu edhe një turne të katërt. Atëherë nuk ishte më i ri. Vitet dhe mbi të gjitha vuajtjet e shumta e kishin plakur. Por zemra e tij kishte të njëjtën gjallëri edhe pse gjendej në perëndim të jetës së tij. Për këtë arsye vendosi që të vizitonte përsëri shumë prej kishave të tij të dashura. 

Turneu i katërt

Kreta, siç duket, ishte stacioni i tij i parë. Kretanët, që kishin parë mrekullinë e Pendikostisë, ishin hierapostujt e parë të ishullit. Por të krishterët e paktë, që gjendeshin aty, nuk dinin shumë për krishtërimin. Për ata mbi të gjitha predikoi Krishtin, bashkë me bashkpunëtorin e tij Titin. Madje, Titin e la edhe si episkop të Kretës, për të plotësuar dhe për të vazhduar veprën e tij. më pas, Pavli, pasi kaloi nga Korinthi, shkoi në Azinë e Vogël dhe vizitoi Miletin, Efesin, Trodën dhe qytete të tjera. Kudo të krishterët, pas kaq shumë vitesh e pritën me një gëzim të papërshkrueshëm. Por edhe kënaqësia e Pavlit ishte shumë e madhe, pasi po ritakonte të krishterët e tij të dashur. Por kuptoi se gjendej në perëndim të jetës së tij. Për këtë arsye caktoi bashkpunëtorët e tij për të vijuar veprën e tij. Këtë bëri, kur vendosi duart e plagosura të tij mbi kokën e nxënësit të tij të denjë Timotheut dhe e bëri atë episkop të Efesit. Më pas vazhdoi turneun e tij në Maqedoni dhe arriti në Nikopojë të Epirit, për të përfunduar përsëri në Romë.

Arrestimi i dytë i Pavlit në Romë

Pozita e të krishterëve në Romë ishte shumë e vështirë. Në vitin 64 kishte nisur një përndjekje e egër zyrtare prej shtetit romak. Perandori Neron, kishte djegur pjesën më të madhe të Romës. Dëshironte që të ndërtonte aty pallatin e tij dhe një qytet të ri, të quajtur “Neronopoli”. Por si pa zemërimin e popullit, me punëtorët e oborrit të tij ngriti mashtrimin sikur të krishterët ishin përgjegjës për zjarrin. Njëkohësisht thoshin për të krishterët edhe lloj lloj shpifjesh. Kështu zemërimi u kthye kundër të krishterëve. Të krishterët e pafajshëm u përndoqën shumë prej turmës romake. Atëherë Pavli u arrestua përsëri dhe u mbyll në një burg të tmerrshëm.      

Fundi martirik i Pavlit

Pavli, pas dy gjyqesh, u dënua me vdekje, sikur të ishte keqbërës. Dikur në Damasku uli kryet e tij përulësisht për të pranuar bekimet e Ananisë. Kështu edhe tani uli kokën e tij të bekuar, por për t’ja prerë shpata e xhelatit. Në vitin 64 apo 67 për disa të tjerë pas një lutjeje të zjarrtë drejtuar Zotit, Pavli, Apostulli i Kombeve dha frymën e tij të fundit. Me të drejtë e quajtën “I Pari pas Njëshit”. Me të drejtën thanë se rëndësia e veprës së tij ishte unike për historinë botërore. Kisha jonë e nderon apostull Pavlin bashkë me apostull Petron më 29 korrik.


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • Frytet e Shpirtit të Shenjtë !
    4 Oct, 2025
  • KU NA ÇON AXHENDA E INDETITETIT GJINOR (SHPREHJE GJINORE)
    1 Oct, 2025
  • Homelia XI mbi Ungjillin sipas Mateut
    30 Sep, 2025
  • Shpirti i Shenjtë: Drita dhe Forca e Jetës Ortodokse !
    30 Sep, 2025
  • FALJA: UDHËZIMI I SHENJTORËVE !
    25 Sep, 2025
  • Verbëria fizike vs verbëria shpirtërore !
    24 Sep, 2025
  • Homelia X mbi Ungjillin sipas Mateut
    19 Sep, 2025

Histori kishtare

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako