Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Historia Kishtare (P.17) Pavli në Korinth, fundi i turneut të dytë (Veprat e Apostujve 18. 1-22)

November 9, 2022 at 12:55 pm, No comments

Autori: Vasil Skiadha


Pavli në Korinth, në qytetin e pasurisë

Pas Athinës, qytetit të urtësisë, Pavli shkoi në Korinth, në qytetin e pasurisë dhe tregtisë. Korinthi gjendej në mesin e dy porteve detare: Leheut në gjirin e Korinthit dhe Keghreonit në Isthmin e Korinthit. Nga lëvizja e pandërprerë e tregtarëve, që vinin nga të gjitha cepat e asaj bote, qytetin ngjasonte me një zgjua bletësh. Në Korinth dukej se nuk do ta pranonin predikimin e Ungjillit sepse në atë qytet mëkati ishte me tepricë. Por, Perëndia përsëri e bekoi veprën e Pavlit. Pranë tij solli dy njerëz të vyrtytshëm, Akilën dhe Priskilën. Ata ishin hebrenj, të cilët siç duket e kishin njohur Krishtërimin në Romë. Ata, pra me shumë dëshirë e pranuan Pavlin në punishten e tyre për të punuar, në mënyrë që të kishte gjithçka që do t’i nevojitej për të jetuar. Me mahnitje dhe me gëzim dëgjonin Pavlin që t’ju flasë për Krishtin. Për këtë arsye i krijonin edhe lehtësira që të shkonte shpesh në sinagogën heraike, ku bisedonte me judenjtë dhe me prozelitët grekë.

Fillimi i Dhjatës së Re

Pavli me gëzim të madh dhe me kënaqësi priti një ditë bashkpunëtorët e tij të dashur, Silën dhe Timotheun, të cilët erdhën nga Maqedonia. Këta e informuan Pavlin për vyrtytin dhe besimin e vëllezërve si edhe për disa shqetësime të të krishterëve të Selanikut. Atëherë Pavli në vitin 51, i nxitur nga lajmet që i sollën bashkpunëtorët e tij shkruajti “Letrën e parë drejtuar Selanikave”. Kjo Letër e frymëzuar nga Perëndia dhe kaq shumë didaktike ishte libri i parë i Dhjatësë së Re, që ishte shkruar deri më atëherë.  

Pavli merr guxim nga Zoti

Me fuqi të reja tashmë, Pavli vijon veprën e tij hierapostolike. Në mesin e atyre që besuan dhe u pagëzuan, shquhej Stefani, Justi, kryetari i sinagogës Krispi dhe të tjerë. Por fanatizmi dhe ashpërsia e hebrenjve e detyruan Pavlin të shkundte në mënyrë simbolike rrobat dhe të largohej nga sinagoga. Tashmë vështrimin e ktheu drejt idhujtarëve. Predikoi në shtëpinë e Justit, që ishte në krah të sinagogës. Atëherë vetë Zoti me anën e një vizioni i dha guxim Pavlit dhe i tha: “Prediko pa frikë, sepse unë jamë bashkë me ty. Mëso se në këtë qytet ekziston një popull i shumtë i imi”. Pavli vijon misionin e tij me zell dhe entuziazëm dhe qëndron 18 muaj në Korinth. Kështu me ndihmën e Shpirtit të Shenjtë dhe me veprimtarinë e Pavlit Kisha e Krishterë e Korinthit zuri rrënjë të forta.

Një episod në Korinth

Por ky përparim i Kishës bëri që shumë hebrenj fanatik të kthehen kundër Pavlit. Një ditë bashkë me Sosthenin kreun e sinagogës kapën Pavlin dhe e çuan përpara Galionit. Ishte antipa i të gjithë Greqisë Jugore, Ahaisë, me qendër në Korinth. Por ai ishte njeri i formuar dhe i matur. Te ky e sollën Pavlin me akuzën e shkeljes së ligjit të Moisiut.

Galioni, që kuptoi fanatizmin e tyre dhe pafajsinë e Pavlit, e liroi atë dhe dëboi hebrenjtë nga gjykata. Disa grekë, që ishin duke ndjekur gjyqin u zemëruan me ligësinë e Sosthenit dhe e qëlluan atë egërsisht me drunj. Por, mesa duket kjo gjë i bëri mirë, sepse siç vërehet më vonë, e bëri që të mendonte më mirë, të pendohej dhe të shpëtonte. 

Fundi i turneut të dytë

Greqia ishte bërë një tokë pranuese, në të cilën Pavli kishte mbjellë fjalën e Perëndisë. Tani kishte ardhur koha që të përfundote edhe turneun e tij të dytë. Bashkë me bashkpunëtorët e tij u largua për në Siri. Por qëndroi për pak kohë në Efes dhe më pas shkoi në Qesari të Palestinës. Prej andej u ngjit në Jerusalem, përshëndeti Kishën dhe u kthye në Antioki. Kështi mbyllet ky turne i dytë madhështor i “apostullit të kombeve” Pavlit rreth vitit 52.  


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025

Histori kishtare

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako