Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

HISTORIA KISHTARE (P.15) Apostull Pavli në Selanik dhe në Veria (Veprat e Apostuje 17. 1-14, 1Selanikasve 2.1-12)

November 3, 2022 at 10:22 am, No comments
Autori: Vasil Skiadha

Themelimi i Kishës së krishterë në Selanik

Pavli dhe bashkpunëtorët e tij, pasi u larguan nga Filipia, rreth vitit 50, prej rrugës historike “Egnatia” arritën në Selanik. Ishte kryeqyteti i Maqedonisë, të cilin dëshironin që ta vizitonin. Aty Pavli, siç e kishte zakon, e nisi predikimin e tij në sinagogën e hebrenjve duke arritur rezultate të mrekullueshme. Besuan dhe u pagëzuan shumë hebrenj dhe shumë prozelitë. Ata (prozelitët) ishin prej kombeve dhe kërkonin që të gjenin të vërtetën në fenë e hebrenjve. Kështu u themelua në Selanik Kisha e gjallë me shumë besimtarë dhe me dhurata të pasura të Shpirtit të Shenjtë.   

Episode në Selanik

Dhe përsëri u gjendën disa hebrenj, që reaguan pas këtij triumfi të besimit të krishterë. Vunë disa njerëz dembelë që rrinin në agora (pazar) që të shpifnin me zë të lartë për Apostujt. Madje i kërkuan edhe në shtëpinë e të krishterit të mirë Jason për t’i arrestuar. Por, pasi nuk i gjetën aty, përpara administratorëve të qytetit sollën Jasonin dhe të krishterë të tjerë.

Por administratorët i kuptuan shpifjet dhe i lanë të krishterët të lirë, pasi më parë morën garancinë për largimin e Pavlit dhe Silës nga Selaniku. Kështu të krishterët me shumë hidhërim u ndanë me ta dhe i përcollën për në Veria. Aty pas pak kohësh do të shkonte edhe Timotheu.

Pavli në Veria

Apostujt arritën në qytetin e bukur të Verias në Maqedoni, ku jeta rridhte paqësisht. Në sinagogën e vogël hebraike të Verias zhvillonin bisedat e tyre. Hebrenjtë dëgjonin me vëmendje Apostujt dhe silleshin ndaj tyre me më shumë fisnikëri sesa hebrenjtë e Selanikut. Shumë prej tyre besuan dhe bashkë me ata edhe shumë grekë dhe greke (idhujtar) të tjera, madje edhe nga shtresat e larta. Kështu u themelua edhe në Veria Kisha e krishterë e madhe dhe e gjallë. Kur përndjekësit e Pavlit në Selanik mësuan për këto të reja, shkuan në Veria për të nxitur rrëmujë në popull. Por, menjëherë, të krishterët e Verias për të mbrojtur Apostullin e nderuar, Pavlin, e ndihmuan që të largohej për në Athinë. Pavli udhëtoi për në Athinë me anije nga porti detar më i afërt. Në Veria la bashkpunëtorët e tij të dashur Silën dhe Timotheun, la një pjesë të zemrës së tij. Kisha e re kishte kaq shumë nevojë për prezencën e tyre.


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025

Histori kishtare

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako