Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

HISTORIA KISHTARE (P.14) Fillimi i turneut të dytë apostolik, Pavli tek Filipianët (Veprat e Apostujve 16.11-40)

November 2, 2022 at 10:19 am, No comments

Autori: Vasil Skiadha


Pavli nis turneun e tij të dytë

Apostull Pavli dhe bashkpunëtori i tij Sila, në vitin 49, u nisën nga Antiokia e Sirisë për turneun e dytë apostolik. Të krishterët me lutjet e tyre ju lutën Perëndisë për mbrojtjen edhe të këtij turneu. Apostujt pasi kaluan nga qytete të ndryshme të Sirisë, Kilikisë, Frigjisë, Galatisë, etj., arritën në qytetin bregdetar të Troadës, Troja e vjetër. Nga Listra Pavli mori si bashkpunëtor nxënësin e tij të zgjedhur Timotheun dhe që nga Troada, mesa duket, mori edhe Lluka mjekun. Në Troadë, Perëndia me anën e një vizioni ftoi Pavlin dhe bashkpunëtorët e tij për të shkuar në Maqedoni. Kështu Perëndia hapi derën e Europës për Krishtërimin.

Pavli me bashkpunëtorët e tij arritën me anije në ishullin e Samothrakës dhe prej andej shkuan në Neapoli, Kavalën e sotme. Por për më shumë sukses në veprimtarinë e tyre preferuan që të shkojnë tek Filipianët, në qytetin më të rëndësishëm nga kolonitë romake në Maqedoni.

Në Filipi hebrenjtë nuk kishin sinagogë. Por luteshin jashtë qytetit në lumin Gangit. Në atë vend Apostujt predikuan fjalën e Perëndisë për disa gra. Me ato që besuan dhe u pagëzuan, themeluan kishën e parë në Greqi, por edhe në të gjithë Europën. Mes tyre u dallua për vyrtytet e saj një grua e pasur, që quhej Lidia. Ajo prej mirënjohjes mori përsipër edhe mikpritjen e Apostujve.

Shërimi i të demonizuarit

Tek Filipianët disa njerëz pasuroheshin me anën e një vajze të re të demonizuar, e cila, e nga fryma e ligë parashikonte të ardhmen. Por një ditë kjo vajzë e demonizuar takoi Pavlin dhe Silën dhe fryma e ligë që ishte brenda saj thërriti: “Këta njerëz janë shërbëtorë të Perëndisë së Lartë dhe kanë ardhur këtu, që të na mësojnë rrugën e shpëtimit”. Kjo fjali përbënte një dinakëri të satanait, që donte të fitonte besimin e të gjithëve sa admironin Pavlin. Kështu më pas do t’i tërhiqte në punët e liga dhe në idhujtari.

Por Pavli e kuptoi këtë ligësi. Me fuqinë e Perëndisë dëboi prej vajzës frymën e ligë dhe e shëroi plotësisht.

Burgosja e Apostujve

Njerëzit që pasuroheshin nga e reja e demonizuar u zemrëuan me mrekullinë, që solli shërimin e saj, sepse humbën një burim pasurimi. Nuk ngurruan që të shpifnin për Apostujt, sikur ata po bënin rrëmujë në qytet. Dhe administratorët e qytetit i pranuan këto akuza. Apostujt i kapën, i goditën me egërsi dhe i burgosën të lidhur rëndë. Pavli dhe Sila, si të mos kishte ndodhur asgjë, himnonin Perëndinë. Dhe ja rezultati. Perëndia i plotfuqishëm u përgjigj. Gjatë mesnatës një tërmet i fuqishëm hapi dyert e burgut dhe liroi të burgosurit. Kur gardiani i burgut u zgjua dhe e pa burgun e hapur, i frikësuar mendoi se të burgosurit ishin larguar. Dhe me siguri ditën tjetër atë do ta konsideronin si përgjegjës të kësaj ngjarjeje. Për këtë arsye nxorri thikën për t’u vetëvrarë. Por Pavli e ndaloi dhe i tha: “Mos i bëj ndonjë të keqe vetes tënde, të gjithë këtu jemi”. Suprizimi i gardianit ishte i papërshkrueshëm kur u bind për këtë gjë. Në të njëjtën kohë u ndriçua nga Perëndia dhe pasi dëgjoi fjalën Ungjillore nga Apostujt besoi dhe u pagëzua bashkë me të gjithë familjen e tij dhe i mikpriti me shumë gëzim Apostujt.

Por tërmeti solli edhe rezultate të tjera. Ditën tjetër administratorët të trembur liruan nga burgu Apostujt. Por më shumë u frikësuan nga Apostujt kur dëgjuan se ishin qytetarë romakë. Të turpëruar ju kërkuan edhe falje. Apostujt, tashmë të lirë takuan bashkpunëtorët e tyre dhe besimtarët në shtëpinë e Lidisë. Pavli ju rrëfeu të gjitha sa kishin ndodhur dhe kështu forcoi besimin e tyre tek Perëndia. Pas disa ditësh Pavli, Sila dhe Timotheu u larguan për në Selanik. Llukai qëndroi në Filipi për të forcuar Kishën e re që gjendej aty. 


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025

Histori kishtare

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako