Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

HISTORIA KISHTARE (P.12). Turneu i parë i Pavlit (Veprat e Apostujve 13.4-15, 14.1-17)

October 31, 2022 at 9:35 am, No comments

Autori: Vasil Skiadha


Hierapostolia në Qipro

Në Antioki, anëtarët e Kishës, me lutje dhe kreshmë, donin që të mësonin se cili ishte vullneti i Perëndisë për të ardhmen e Kishës. Dhe Perëndia nuk vonoi që të zbulonte vullnetin e Tij. Me një zë misterioz, që u dëgjua gjatë Liturgjisë hyjnore, kërkoi që Pavli dhe Varnava të përkushtoheshin në hierapostoli. Besimtarët dëgjuan dhe pranuan me devotshmëri vullnetin e Perëndisë. Kështu me urimet e besimtarëve dhe me bekimet e Kishës filloi misioni i parë apostolik nga Antiokia në vitin 47. Apostujt Pavli dhe Varnava, bashkë me Markon e ri, nipin e Varnavës dhe Ungjillorin e mëvonshëm, nga qyteti bregdetar i Selefkisë lundruan për në Qipro. Arritën në Salaminë, qytet i vjetër bregdetar në pjesën lindore të ishullit.

Aty fillimisht predikuan fjalën e Perëndisë, për të mbërritur më vonë në Pafo, kryeqytetin e atëhershëm të Qipros. Në Pafo mes shumë besimtarëve që besuan dhe u pagëzuan, ishte edhe administratori romak i ishullit antipa Sergj Pavli. Ai si një njeri i formuar dhe i matur që ishte, kombinoi në mënyrë të mrekullueshme besimin me dijen, fenë e vërtetë me formimin.  Që këtej e tutje Sauli bëhet i njohur me emrin Pavli.

Misioni në Azinë e Vogël

Apostujt pasi u larguan nga Qipro, lundruan dhe zbarkuan në Atali, në bregun jugor të Azisë së Vogël. Më pas shkuan në Pergë, nga ku Marko i ri u kthye për në Jerusalem, sepse mesa duket ishte lodhur nga udhëtimet.

Apostujt me mundime të mëdha arritën në Antioki të Pisidisë. Aty predikuan në sinagogën hebraike dhe shumë njerëz besuan tek Krishti. Por disa hebrenj të tjerë nga xhelozia reaguan kundër Apostujve dhe i detyruan që të largoheshin për në Ikonë.

Armiqtë e besimit me pengesat e tyre bëheshin shkak që fjala e Perëndisë të dëgjohej edhe nëpër vende të tjera, thoshte Shën Joan Gojarti. Edhe në Ikonë pasi Apostujt predikuan, u detyruan prej hebrenjve që të largohen. Shkuan në Listra të Likaonisë, ku me predikimin e tyre shumë njerëz besuan tek Zoti. Mes tyre ishte edhe bashkëpunëtori i ardhshëm i Pavlit, nxënësi i tij i rëndësishëm, Timotheu.

Fundi i turneut

Në Listra për shkak të një mrekullie të Pavlit (kishte shëruar një person, që kishte lindur i paralizuar), nuk ngurruan që Apostujt t’i shpallnin si perëndi. Varnavën e quajtën Zeus dhe Pavlin, që fliste më shumë, e quajtën Hermes. Madje, po përgatiteshin që të bënin edhe sakrifica për hir të tyre. Apostujt me shumë mund arritën që t’i pengonin. Dhe ndërsa përpiqeshin që t’i bënin që të hiqnin dorë nga këto zakone të kota, qëndrimi i popullit papritur ndryshoi. Nga një ekstrem kaluan në ekstremin tjetër. Filluan që Apostujt t’i konsideronin si magjistarë. Nxiteshin edhe prej hebrenjve, armiq të Apostujve dhe një ditë, kur Pavli ishte vetëm, e goditën egërsisht me gurë. Por, Zoti me kujdesin e besimtarëve, shpëtoi Pavlin dhe i shëroi plagët.

Pastaj, Apostujt u larguan menjëherë dhe arritën në Derbi, ku shumë njerëz pranuan besimin e krishterë. Kishin kaluar rreth dy vite, që prej atëherë, kur hierapostolia kishte filluar. Tani po mendonin se ishte koha për t’u rikthyer në Antioki, nga ku kishin filluar. Preferuan që të ktheheshin nga të njëjtat qytete: Listra, Ikonë, Antiokia e Pisidisë, etj. Kështu do të forconin edhe të krishterët në besim dhe do të zgjidhnin të gjitha problemet që ishin shfaqur. Kudo besimtarët i pritën me gëzim të madh. Me një gëzim më të madh i pritën sapo u kthyen të krishterët e Antiokisë së Sirisë.  



No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025

Histori kishtare

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako